Në Shën Gjergjin shqiptar, një veprimtari mes komuniteteve italo-shqiptare dhe Shqipërisë më 7 maj kishte një rëndësi të veçantë, si nga ana gjuhësore, ashtu dhe antropologjike-letrare dhe vë në qendër një çështje lidhur me identitetin kulturor. Historia e një populli arbëresh (italo-shqiptar) është një histori që e gjen tek identiteti i kulturave mesdhetare, një çelës leximi bazë. Janë realitete mesdhetare që kanë pasur gjithmonë një kontakt me detin, pavarësisht vendosjeve të brendshme të popullsisë arbëreshe. Në fund të fundit shqiptarët, si dje dhe sot, vinin dhe vijnë nga deti. Vendet që regjistrojnë doke, zakone, gjuhë traditë dhe histori arbëreshe në Itali janë 50: 3 në Pulja, në Kalabri janë 33 komuna arbëreshe. Të mirat kulturore (trashëgimia kulturore në kuptimin e përgjithshëm) të këtyre vendeve, përfaqësojnë një çelës leximi për një proces, jo vetëm të njohjes, por mbi të gjithë të vlerësimit dhe përfitimit si në planin shkencor, ashtu dhe didaktik-pedagogjik.

Njohja e trashëgimisë së tyre është njohje e territoreve në elementet e tyre të lidhjes mes së shkuarës dhe së tashmes dhe së tashmes me zhvillimin kulturor nga tradita e proceseve informuese. Një rrugëtim që lidhet me identitetin e tyre dhe praninë e lashtë dhe të sotme në troje. Këto prekin krahina si Puljan, Kalabrinë, Siçilinë, Bazilikatën, Kampanian, Molizen dhe Abrucon.

Ka një lidhje të ngushtë në të mirat kulturore të komunave me shqiptarë në Itali, midis trashëgimisë arkitektonike (trashëgimia historike dhe kulturore), gjuhës dhe kultit. Kjo do të thotë se të mirat kulturore përfaqësojnë në këto troje një shprehje të gjendjes liturgjike që shfaqet në simbologjinë e strukturës. Duhet saktësuar një fakt që është kuptimplotë për këto komunitete dhe lexohet si një e dhënë laike. Qendra historike është gjithmonë e banuar dhe kjo ndodhet gjithmonë në qendrën historike.

Një vizion i tillë i shkëlqyer, regjistrohet në Çivita në Shën Gjergjin shqiptar, por edhe në Fameta, në disa mjedise në Shën Marcano, të Shën Xhuzepes dhe në disa vende të rrafshit siçilian. Mendoj për peizazhin-grazhd të Shën Palit në Bazilikatë, apo Ururi. Pra, të mirat kulturore që perceptohen në historinë e banesave, bëhet një manifest i jetës dhe një manifest i përditshmërisë dhe kurrë një trashëgimi antropologjike. Është fakt pozitiv që ndikon në katër aspekte: sociologjik, historik, artistik dhe dokumentar.

Por historia e këtyre komuniteteve është përjetuar si dekodifikim i një procesi artistik. Në fakt kishat dhe manastiret (Shën Dhimitri me Shën Adrianin dhe Qendrën e studimeve, në Specano shqiptare, apo në komunitetet e Rrafshit të shqiptarëve) janë mbrujtësit, jo vetëm të një aparati historik dhe arkitektonik me rrënjë dhe model oriental, por përbëjnë mbi të gjitha një imazh të një projektimi artistik.

Kalabria është në qendër të këtij itinerari: nga provinca e Kozencës tek e Krotones dhe Katanxaros. Një itinerar që prek peizazhin dhe kulturën, ritet dhe format e traditës. Një udhëtim mes arbëreshëve të Kalabrisë është një udhëtim që na vendos në qendër të një raporti mes Perëndimit dhe Lindjes. Kisha e Shën Mërisë së Firmos është fotografia tipike që bashkon thjeshtësinë e strukturës dhe kultin e qytetërimit albanofon. Ndërsa Katedralja e Lungros është takimi midis stilit të rafinuar të Lindjes së Mesme dhe dëshirës për perëndizim të artit. Një kulturë e llojit kryesisht bizantin, që zhvillohet në një kryqëzim mes romanikut dhe barokut: nga thjeshtësia e kishës së Firmos te tepria dhe masa e katedrales së Lungros; nga thjeshtësia lineare e Makias te format baroke të Shën Dhimitrit; nga bizantini i restauruar i kambanores së kishës së Shën Pjetrit dhe Paolos së Specanos, te sheshi i zbukuruar i fushës së Bariles. Aglomerate urbane që deklarohen artistikisht përmes një tradite që ka si një të mirë bazë kultin. Pasuri kulturore në pjesën më të madhe në këto vende, janë ato të kultit.

Që të qëndrojmë në Tokën e lashtë të Otrantos, ku ka disa nënvizime të skalitura. Në Pulja ka tri komunitete arbëreshe (italo-shqiptare). Një në provincën e Tarantos, Shën Marcano i Shën Xhuzepes dhe dy të tjera në atë të Foxhës: Kieuti dhe Kastekvekio të Puljas. Këtu gërshetohen kultura popullore dhe identiteti etnik-gjuhësor. Një proces qytetërimi që ka si themel historik vlerën e traditës. Janë territore që rezultojnë të prekura nga një kulturë minoritare, por që kanë një vlerë të madhe antropologjike.

Pulja, si Kalabria në veçanti, apo Bazilikata, Siçilia, Molize dhe dy krahina të tjera mbrojnë trashëgiminë e minoriteteve, duke mos harruar vlerat e Bashkimit të Italisë dhe identitetit të një tradite që tregon historitë e veta të ndryshme. Arbëreshët janë histori, traditë dhe kulturë. Trashëgimia e tyre futet në një vizion të gjerë në planin e identitetit. Mbetet themelor raporti mes vendeve që e praktikojnë gjuhën arbëreshe dhe atyre vendeve që i humbën doket, zakonet, traditat, përveç gjuhës.

Italia është një komb që ka shpërndarë një kartë gjuhësore heterogjene në të gjithë territorin e saj. Nga katalanasja e pranishme në Sardenjë, te greqishtja në Pulja dhe Kalabri, nga shqipja e gjallë në shtatë krahina, te sllovenishtja në Paraalpet Xhulie, në Kars dhe në afërsi të Goricias, Triestes, nga serbishtja në Istria dhe Molize, në franko-provencalen në Alpet piemonteze, në Kalabri, në Vale d’Aosta, në Pulja. Janë 12 komunitete etnike-gjuhësore të njohura sot në Itali dhe të mbrojtura nga ligjet në fuqi. Një hartë e gjuhëve që ka pas faktorë të rendit historik.

Arbëreshët u mbajtën deri tani, sepse ndjenja komunitare ishte dhe është mjaft e thellë. Nga ana tjetër, veprimtaria e tyre është drejtuar gjithmonë ndaj faktorëve kulturorë që përfaqësuan referime vlerësuese. Problemi është të rikuperohen identitetet përmes një njohjeje më të madhe që prek aspektet heterogjene, që shkojnë nga format antropologjike te gjuha, nga të mirat kulturore te zakonet. Në fakt, një prej raporteve themelore luhet te gjuha, të folurat dhe dialektet.

Rasti i komuniteteve arbëreshe është emblematik. Arbëreshët janë një realitet, si për trashëgiminë gjuhësore që ruajnë prej pesë shekujve, ashtu dhe për dëshmitë historike që janë një dokument dhe jo vetëm një çelës leximi themelor, që nxjerr në pah shenjat e një përkatësie. Në Itali përfaqësojnë, jo vetëm një diversitet, por tregojnë praninë e një dygjuhësie origjinale të rrënjosur thellë dhe të strukturuar në zonat e ndryshme të Italisë. Formojnë një urë thelbësore me kulturat e padukshme të botës ballkanike dhe funksioni i ritit është dëshmia e transmetimit të një tradite fetare të rrënjosur thellësisht në ndërgjegje.

Sot riti grek shprehet në 26 prej 50 komuniteteve. Bëhet fjalë për një të dhënë që thërret në kauzë jo vetëm faktorë të rendit fetar, por pas tij, është një përfitim i thellë i vlerave kulturore të origjinës. E njëjta formë e strukturave fetare të çon në dimensione etike dhe estetike të formimit lindor. Ka një kulturë italo-shqiptare të transferuar, por ka dhe një traditë kryesisht arbëreshe. Janë mbi 100 mijë arbëreshë sot në Itali, edhe pse në heterogjenitetin e tyre kanë një ndjesi të përbashkët për territorin. Këta arbëreshë thithën një formim të dyfishtë, përveç të shprehurit në dy gjuhë, që krijoi rrjedhoja të dy modeleve kulturore. Pikërisht nga kjo pikëpamje, funksioni i pasurive kulturore mbetet themelor, pasi bëhet shprehje e një dëshmie të qytetërimit që duhet trashëguar dhe transmetuar.

Mes vendeve arbëreshe ka një fjalor që, edhe pse qëndron në bazë homogjene, dallohen, ndonjëherë në lidhje me zonat territoriale. Këto vende në realitet, edhe pse ruajnë një koherencë gjuhësore, thithën modele të pranishme në një territor me ndikime, jo vetëm gjuhësore dhe heterogjene. Pra, ka pasur një përthithje të modeleve kulturore popullore dhe institucionale.

Dygjuhësia e përforcon në fakt ndjenjën e përkatësisë. Arbëreshët janë ata që e lanë atdheun, e humbën atë dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm për vuajtjet e diasporës. Në historinë e tyre ka elemente që e përcaktojnë origjinën e kulturës së Mesdheut. Një Mesdhe, që realizoi një takim mes qytetërimeve. Një takim, që në letërsi është nënvizuar mes popujve të detit dhe tokës.

Përgatiti: Arjan Th. Kallço

4 Komente

Kam pershtypjen, se arbereshet kane filluar te asimilohen rreth fillimit te shekullit te 20, kur filloi arsimimi i detyruar, asimilim qe u thellua me tej, me futjen shtypit, radios dhe tv me vone. Tani kemi vetem disa syresh qe flasin akoma arberishte, nje shqipe te vjeter te perzier me italishte. Une do kisha shum deshire te shkoja ne Kalabri, per te pare shqiptaret e italianizuar smiley 

Do ishte me interes qe tv shqiptare, te jepnin programe ne gjuhen arberishte. 

Un kam shkuar me shume deshire ne Shqiperi ne vitet 70-te kur u pajis njerzia me televizor dhe pashe shqiptare te italianizuar qe ndiqnin te uritur dhe te zhuritur kanconisima, iparei gustavo selva, kanzoni per estate. Kjo eshte baza intelektuale e shquar e elites shqiptare ngambrapa.

 

Shumë interesant ky realitet që i ka qëndruar kohës si ky i arbëreshëve të Italisë që fundja-fundit, mund të konsiderohet si model grupi, etnologjik e kulturor.

Hajde dé, që ky model mund të cilësohet si antropologji.

Por që të mund të konsiderohet edhe si shqiptari, aty i qoftë autorit, përkthyesit apo botuesit të MAPO-s!

 

 

Po pra dhe une kujtova se mos beheshe fjale per neandertalin shqiptar.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).