Në fillim blenë një shtëpi në bregdet, në Durrës Vlorë apo Sarandë. Më pas u zhvillua tregu i vilave në periferi të Tiranës. Shumëkush nxitoi të blejë atje, (duke mbajtur për komoditet dhe apartamentin e parë në Tiranë) disa prej të cilëve nxorrën në shitje dhe shtëpitë në bregdet, që nuk po i shfrytëzonin sa duhet. Tani kanë dalë në modë vilat në Gjirin e Lalzit, apo shtëpitë luksoze në jug të vendit. Shumë ofertë, ndërkohë që blerësit e një shtëpie jo primare mbeten të kufizuar, (kategoria e njërëzve me të ardhura mbi mesataren) ndërsa interesi i të huajve nuk është ai i pritshmi edhe për shkak të krizës ekonomike globale.

Tregu i shtëpive të dyta të banimit është kthyer në një dhembje koke për ndërtuesit, një peng për “investitorët” në zonat pa kushte infrastrukturore dhe një kalvar për agjencitë imobiliare për të shitur sa më shumë.

Një situatë që vjen nga mungesa e analizës së tregut, pohojnë ekspertët, çoi drejt një bumi ndërtimesh të pashitura ende, e cila bashkohet me mungesën e dokumentacionit të rregullt.

Nga viti i fundit kur është bërë Censusi, rezulton që 22% e apartamenteve janë të pabanuara, një rritje e konsiderueshme duke marrë në konsideratë se në Censusin e vitit 2001 ky raport ishte 11.3% e tregut.

Nga të dhënat e fundit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, rezulton se stoku i banesave të pashitura në shkallë vendi është mbi 9 mijë.

Sipas Arben Dervishit, sekretari i SHNSH, banesat e pashitura ndodhen kryesisht në bregdetin e Durrësit, të Vlorës dhe Sarandës. Ndërsa, për kryeqytetin, në zona periferike si Kashar, Linzë etj., i pyetur për arsyet se pse kanë mbetur të pashitura, ai përgjigjet se bëhet fjalë për apartamente pa dokumentacionin e rregullt dhe në zona pa infrastrukturën e duhur.

N.q.s. u referohemi banesave brenda Unazës në Tiranë, sasia e apartamenteve të pashitura është thuajse e papërfillshme. “Objektet brenda unazës shiten të gjitha dhe çmimet për to janë rritur. Duke qenë se kërkesa është e lartë dhe sasia e ulët, janë rritur çmimet. Kjo pasi shumë pak leje janë dhënë në këto zona”,- tha z. Dervishi.

Ajo që po shihet si një filiz e re në sfondin e tregut të shtëpive të banimit është rritja e kërkesave të shqiptarëve: duan shërbime, infrastrukturë, kushte të mira. Dhe për këtë, jo pak syresh po bëjnë “kurban” investime të mëparshme në zona jo të mira dhe po drejtohen drejt shtëpive me të gjitha kushtet, sidomos në bregdet.

 

Golem e plazh, të gjithë duan të shesin

Sa i përket zonës së Durrësit, sekretari i SHNSH tregon se stoku i madh i pashitur ka ardhur nga mungesa e infrastrukturës dhe i ndërtimeve krejtësisht pa kriter.

“Sot nuk po shesin vetëm investitorët në këtë zonë, por edhe blerësit e parë, të cilët kanë nxjerrë në shitje apartamentet e tyre. Bëhet fjalë më tepër në zonën e Plazhit dhe atë të Golemit. Shumica prej shitësve janë emigrantë që kishin investuar kohë më parë për blerjen e një shtëpie të dytë dhe që tashmë e shohin si jo efektive këtë banesë.

Shqiptarët kanë nisur të kenë kërkesa më të larta, sidomos n.q.s. bëhet fjalë për shtëpi në bregdet. Ata priren të investojnë te rezidencat me kushte të mira”,- pohon z. Dervishi.

Ndonëse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë, arsyeja kryesore se pse shqiptarët sërish blejnë apartamente dhe dëshirojnë të kenë shtëpi të dyta është mungesa e alternativave të investimeve.

“Kryesisht shqiptarët që blejnë shtëpi të dyta janë ata refugjatë, por edhe banues në Shqipëri. Ndonëse ka rënë fuqia blerëse dhe ekonomia e shqiptarëve, duhet pasur parasysh se ato pak kursime që kanë, shqiptarët ose i depozitojnë në banka që të marrin interesa nga to, ose investojnë në pasuri të patundshme. Nuk kanë alternativa të tjera apo fond të mirëfilltë investimi sikurse ka në botë”,- sqaron z. Dervishi.

 

Panorama aktuale

Në vitin 2015, sipas agjencive imobiliare, çmimet e pasurive të patundshme arritën të stabilizohen, kërkesat për shtëpi në bregdet lëvizën drejt fshatrave turistikë, ndonëse një pjesë e madhe e apartamenteve ofruan edhe çmime të mira. Por, problematikat e tregut qëndronin te ndalimi i lejeve të ndërtimit, infrastruktura e dobët dhe mungesa e dokumentacionit hipotekor.

Këtë vit, të njëjtët aktorë tregu raportojnë rritje në kërkesat për blerje shtëpie në bregdet, sidomos në zonën e Durrësit, që çmimet e ulëta joshin më tepër.

“Në krahasim me vitin 2015, tregu i pasurive të paluajtshme do të marrë një rritje për shkak të lejimit të ndërtimeve, të cilat kanë qenë të bllokuara për një afat të tejzgjatur”,- pohojnë nga agjencia Century 21, duke shtuar se një dukuri që vihet re këtë vit më tepër është rritja e numrit të agjencive imobiliare që operojnë në Shqipëri, kryesisht në vijën bregdetare, që e bëjnë tregun e pasurive të paluajtshme me produktiv.

Nga e njëjta agjenci raportojnë për një rënie të çmimeve të apartamenteve në zonën e Durrësit, por diferencat në çmim vihen re sipas ndarjes: vija e parë – vija e dytë pranë bregdetit. Ndërsa zyrat e Century 21 në Sarandë tregojnë se rritja e taksës së shitjes në vlerën 15% rrjedhimisht pati ndikim në rritjen e çmimit të pasurive të paluajtshme, megjithatë, sipas tyre Saranda dhe Riviera në përgjithësi vijon të jetë atraktive, madje më shumë për të huajt, kryesisht europianoveriorët.

“Interesi më i madh për blerje pronash vjen kryesisht nga vendet nordike duke mos përjashtuar këtu dhe interesin që kanë treguar shtetasit rusë dhe ukrainas për bregdetin e Sarandës dhe jo vetëm. Me çeljen e sezonit turistik pritet që të ketë rritje të kërkesave gjithashtu nga shtetasit e Kosovës, të cilët preferojnë kryesisht Sarandën, Vlorën dhe Durrësin, për të kryer investime të ndryshme në fushën e real estate dhe të turizmit”,- tregojnë agjentët e Century 21.

Më tepër rritje për kërkesa në apartamente ka në zonat bregdetare të Vlorës dhe Sarandë, tregon ing.Xheni Jahja nga agjencia Tirana Real Estate.

“Janë në rritje kërkesat për apartamente në zonat bregdetare të Vlorës dhe Sarandës, ku interesimi ka ardhur më tepër nga blerës të huaj për shkak të çmimeve të favorshme që paraqesin këto prona dhe kushteve gjeografike e klimatike të favorshme që ofrojnë këto qytete bregdetare.”-tregon ing. Jahja.

Ajo shton se, duke qenë se stoku i apartamenteve është i konsiderueshëm, çmimet për metër katror edhe për këtë vit nuk kanë shënuar rritje. “Kjo situatë çmimesh parashikohet të jetë dhe në muajt në vazhdim. Mungesa e dokumentacionit hipotekor dhe infrastruktura e dobët përbën pengesë në shitjen e pronave”,- përfundon drejtuesja e Tirana Real Estate.

Ilir Konomi, nga Albanian Property Group, tregon për preferencat. Sipas tij, për apartamente vijon të pëlqehen zonat brenda qyteteve, pasi rrethinat nuk kanë shumë oferta me kushte të mira. “Plazhi i Durrësit ka kërkesë në të cilin ka njëfarë rënie çmimesh. Ka rënie krahasuar me 2-3 vitet më parë. Kërkesa më parë mbushej me emigracionin shqiptar, edhe nga Kosova, Maqedonia, tani janë më së shumti njerëz që vijnë nga vendet e veriut.”- tregon z. Konomi.

Ai thekson se Vlora vijon të jetë më pak e pëlqyeshme, sepse është larg Tiranës dhe larg Korfuzit. “Riviera ka probleme, aq pak ndërtime sa janë bërë në Dhërmi, Himarë, kërkesën e huaj e kanë problematike për kushtet që ofrojnë. Nuk ofrojnë shërbime. Jashtë sezonit janë “të vdekura” ndaj njerëzit nuk duan të investojnë te pasuritë e patundshme aty.”- tregon z. Konomi.

 

Atraktiviteti i fshatrave turistikë

Ndërsa vitin e shkuar mori “hov” blerja e një banese pranë një fshati turistik, këtë vit, drejtori i shitjeve pranë Mane TCI tregon se, infrastruktura dhe dokumentacioni janë arsyet kryesore që këto rezidenca i bëjnë tejet atraktive. Ajo ndiqet më pas nga ofrimi i shërbimeve, blerja e tyre si investim, mirëmbajtja dhe çmimet e konkurruese nga stoku i ofruar.

“Projektet Vala Mar te Gjiri i Lalëzit dhe Green Coast në Palasë, Dhërmi po zhvillohen sipas një masterplani të zhvillimit turistik të miratuar nga qeveria shqiptare. Ato po zhvillohen në zona të paprekura nga turizmi masiv me koeficiente të ulëta ndërtimi që nuk kalojnë 14.8%. Këto projekte do të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit dhe do të kthehen në destinacione. Projektet kanë filluar ndërtimin në 2015 dhe parashikohen të përfundojnë brenda qershor 2018”,- tregon Emon Sila.

Sa i përket çështjes se cilët janë më të interesuar për blerjet në fshatra turistikë, z. Sila tregon se kur projektet nisën, u mendua që duhej të “shënjestroheshin” personat dhe familjet me të ardhura të larta dhe shumë të larta, por sipas tij, u pa që shumë shpejt edhe familjet me të ardhura të mesme janë kthyer në blerës.

Ndërsa për çmimet, agjencitë imobiliare tregojnë se kanë arritur një pikë stabiliteti, kreu i shitjeve të Mane TCI pohon për ‘Monitor’ se çmimet pritet të rriten nga 10 deri në 20%. “Rritja do të vijë për disa arsye si p.sh.: kërkesa e shtuar, ecuria e ndërtimit, ndryshimi i paketave fiskale, zhvillimit të zonës, si dhe ofrimi i shërbimeve. Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura dua të theksoj që tani është koha më e mirë për të blerë”,- përfundon ai.

Nga ana tjetër, duke iu referuar rritjes së kërkesave për rezidenca, sekretari i SHNSH, Arben Dervishi, tregon se shqiptarët po kërkojnë komoditet dhe duan zona të mira nga ana infrastrukturore dhe e aksesit. Ai përmendi zonën e Golemit, sipas tij, “katastrofë”, shembulli i mungesës së infrastrukturës, kushteve, stokut të lartë të apartamenteve të pashitura, si dhe e ofertave për rishitje.
Arben Dervishi këshillon se një politikë e mirë me taksat do të ulë çmimet, si dhe hapja e lejeve të ndërtimit do të japë një frymë çliruese sektorit. Por, thekson ai, jo në zonat ku është ndërtuar gabim. Një këshillë nga eksperti është që qeveria t’i përdorë këto zona ku kanë stok të konsiderueshëm për të pastrehët, kështu realizohen dy qëllime në një.

 

Këshilla e Shoqatës së Ndërtuesve

Një politikë e mirë me taksat do të ulë çmimet, si dhe hapja e lejeve të ndërtimit do të japë një frymë çliruese sektorit. Por, thekson Arben Dervishi, jo në zonat ku është ndërtuar gabim. Një këshillë nga eksperti është që qeveria t’i përdorë këto zona ku kanë stok të konsiderueshëm për të pastrehët, kështu realizohen dy qëllime në një.

 

Çmimet e apartamenteve në bregdet, sipas zonave:

Shëngjini: 350 – 500 euro/m²

Durrësi (zona e plazhit, Golemi): 350 – 500 euro/m²

Gjiri i Lalëzit (fshatra turistikë): 900 – 1200 euro/m²

Qerreti (fshatra turistikë): 800 – 1100 euro/m²

Vlora: Mbi 800 euro/m²
Saranda: 780 – 1100 euro m2

Uji i Ftohtë: 450 – 700 euro/m²

Orikum – Radhimë: 650 – 1000 euro/m²

Dhërmiu: 800 – 1100 euro/m²

Himara: 700 – 900 euro/m²

(Burimi: Agjencitë kryesore imobiliare në vend)

 

46 Komente

Kush ti bleje ai qe ka vetem nje ? apo ai qe ska fare dhe pse po i shesin keta qe kane nga dy ?  pse nuk i blejne vetem keta qe kane nga nje ? po keta qe skane fare pse nuk ja blejne ketyre qe kane nga nje dhe keta te fundit tja blejne atyre qe kane nga dy dhe qe keta qe kane nga dy te ngelin pa gje fare ? nuk ngelin ? pse po i shesin athere ? se kane nje rezerve ? Po nuk e dine kta qe kane nga dy qe po iku njera iken dhe tjetra prit Permbarimin kur te trokase tek dera ?

Mire tju behet vete ja dhate voten.

Cfare eshte ky pesimizem zoti Brad? Shiko cfare thote zoti Sila, kryeshitesi i Mane TCI:

Sa i përket çështjes se cilët janë më të interesuar për blerjet në fshatra turistikë, z. Sila tregon se kur projektet nisën, u mendua që duhej të “shënjestroheshin” personat dhe familjet me të ardhura të larta dhe shumë të larta, por sipas tij, u pa që shumë shpejt edhe familjet me të ardhura të mesme janë kthyer në blerës.

Familjet me te ardhura mesatare po blejne vila pushimesh ne Gjirin e Lalzit

Si dhe...

Ndërsa për çmimet, agjencitë imobiliare tregojnë se kanë arritur një pikë stabiliteti, kreu i shitjeve të Mane TCI pohon për ‘Monitor’ se çmimet pritet të rriten nga 10 deri në 20%. “Rritja do të vijë për disa arsye si p.sh.: kërkesa e shtuar, ecuria e ndërtimit, ndryshimi i paketave fiskale, zhvillimit të zonës, si dhe ofrimi i shërbimeve. Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura dua të theksoj që tani është koha më e mirë për të blerë”,- përfundon ai."

Blini tani se cmimet pritet te rriten me 20% smiley

nuk ka akoma taksa mbi banesat. kur te fillojne keto, do t'i shesin te gjithe banesat qe i kane bosh, ose do t'ja u marre shteti per mos pagim taksash.

Te gjitha taksat qe ngrihen bien ne kurriz te qeraxhiut, keshtu qe skane pse ti shesin.

e kisha fjalen per banesat bosh. se per kete flet edhe ky artikulli lart, me duket.

 

kreu i shitjeve të Mane TCI pohon për ‘Monitor’ se çmimet pritet të rriten nga 10 deri në 20%

Po normale, kjo eshte fraze standarte e cdo agjenti patundshmerish, bleje tani se cmimi do rritet. Traplliqe! Cmimet ketu do rriten aq sa po rriten ne Greqi, ku nje apartament ne Athine e gjen per 50,000 euro, dhe ne Selanik 20,000.

Banka e Shqipërisë njoftoi pare disa ditesh  se vlera e kolateraleve në pronësi të bankave, pasi kanë dështuar shitjet nga përmbaruesit, është rritur ndjeshëm më 2015. Nga 5 miliardë lekë më 2012 zotërimet e bankave në formën e pasurive të paluajtshme në fund të vitit të kaluar janë mëse katërfishuar në rreth 22 miliardë lekë.

Bankat në Shqipëri zotërojnë 22 miliardë lekë pasuri të patundshme (rreth 160 mln euro), të cilat janë duke denatyruar rolin primar të bankave në ndërmjetësimin financiar, duke kthyer një pjesë të funksioneve të tyre në “real estate”.Në kushtet kur stoku i banesave të pashitura në shkallë vendi është mbi 9 mijë dhe atyre te pa banuara arrin ne 22%,marja ne pronesi   e kolateraleve nga bankat perben nje rrezik shume te madh qe rjedh nga  përputhshmëria me kuadrin ligjor që rregullon administrimin e pronave.Një bankë është ligjërisht përgjegjëse për sa i takon marrjes në pronësi, veprimeve dhe administrim/mirëmbajtjes së këtyre pronave, të cilat mund të rrjedhin në detyrime monetare dhe ligjore të pa parashikuara.

Sikur te vendosej ajo taksa e rritur per shtepite e dyta, besoj nuk do ishte keq! Apo ekziston nderkohe?... 

Kane qit nji Pa Censure taze, e ke vone re ?

" ......“Sot nuk po shesin vetëm investitorët në këtë zonë, por edhe blerësit e parë, të cilët kanë nxjerrë në shitje apartamentet e tyre. Bëhet fjalë më tepër në zonën e Plazhit dhe atë të Golemit....." 

Qe do te thote se qeveria, duhet te marri masa ne radhe te pare per rendin, qetesine, dhe punesimin e njerzeve ne 4-5 muajt e veres. 

 

" ......Në vitin 2015, sipas agjencive imobiliare, çmimet e pasurive të patundshme arritën të stabilizohen, kërkesat për shtëpi në bregdet lëvizën drejt fshatrave turistikë, ndonëse një pjesë e madhe e apartamenteve ofruan edhe çmime të mira. Por, problematikat e tregut qëndronin te ndalimi i lejeve të ndërtimit, infrastruktura e dobët dhe mungesa e dokumentacionit hipotekor....." 

Shum konçiz, e permbledhur me duket kjo analize e sakte, megjithate duhet te shtoj se ndalimi i lejeve te ndertimit duhej, per te stabilizuar disi amulline.  

 

" .....Një këshillë nga eksperti është që qeveria t’i përdorë këto zona ku kanë stok të konsiderueshëm për të pastrehët, kështu realizohen dy qëllime në një...." 

Pikerisht ate qe kisha e kam ndermend une po te isha ne qeveri. Do zoti, ndergjegjesohen edhe qeveritaret tane pisa, per kete gje. 

kom pershtypjen qe ne Tirane po te behet bilanci i shtepive te pashitura flluska del me e fryre, ka plot pronare qe kane nga 4 a 5 apartamente dhe i japin me qira ne Tirane, qe ne nje moment do te fillonin ti shisnin.

Kur flasim per apartamente te pashitura flasim per nje krize potenciale ne financa, qe nje dite do ja beje bam sic ja boni ne USA

Shtepi te dyta..... Me cfare infrastrukture? Rruge, Uje, Drita, Telefon, Internet, Shkolla, Qendra tregetare......

Ne Shqiperi behet turizem si ne Afganistan...... Pastaj aty egziston frika se ta marrin shtepine me force dhe si nxjerr dot robt nga shtepia pastaj.... Eshte edhe me alarmuese nese nuk jeton aty se te shkon investimi ne favor te ndonje kodoshi qe e shet shtepine tende ke 2-3 te tjere dhe hajde gjeje pastaj....

Daniel, kjo qe thua, mund te ndodhte ne 1995-96-97-98, por jo pas vitit 2000, ku çdo vit e me teper ndihet konsolidimi i shtetit dhe rregullave te pranuar nga te gjithe. 

çoku ka ndodhur noi marrje shtepie keshtu si thua ti, por mos harro se pas verifikimeve, jane arrestuar noteri/ja dhe punonjesi i hipotekes. 

Sic e thua edhe vete "Coku ka ndodhur"

Kush i ka paret dhe kohen e tepert te investoje ne nje katrahure te tile?!?!?!?!?!

Nejse, s'eshte bisnes per mua jo smiley

Tani qe nuk do investosh ti mor yankee, katastrofa e pret vendin tone.smiley

Robo, une edhe mund ta kuptoj, endrra e cdo emigranti eshte qe mungesa e tij te ndjehet shume ne vendin nga iku, qe te gjithe ta lusin "aman kthehu", qe ta presin me tapetin e kuq sa zbret nga avioni, etj, etj. Dhe keto mund te jene edhe te verteta per pjesetaret me te afert te familjes se tij. 

Po "get real"! Ti plako s'e ke haberin ca ndodh ketu, e vetmja gje qe kupton eshte ato artikuj vari tr*pin qe lexon me ndonje gazete te lire, dhe te duket se po kupton cfare ndodh. A thua se ne USA-n tende nuk ndodhin ndonjehere mashtrime me pronat, apo te tjera histori te fortesh. S'me ka ndodhur mua, apo asnjerit nga te njohurit e mi qe t'na nxjerri njeri perjashta nga shtepia kot, e pse qenka katrahure ketu?

Me lejo te te kthej une nje pergjigje ne emer te shumices albaneze qe s'ka kohe te merret me ty: koha dhe parate e tua nuk i hyjne ne pune njeriu, dedikoja z. Trump dhe gjithe pislliqeve te tjera qe ka "your land of dreams". Ne fakt eshte lajm i keq per ty, se parate e tua do blenin mesatarisht 8 here me shume mall dhe sherbime ne Shqiperi se ne USA, po kjo eshte ekonomia jote, dhe sic thashe "nobody gives a shit"

nuk e di, po un po nigjoj qi parelijt e shqipnis po i blejn shpite e dyta ne Amerike. Ta kam fjalen z.Trump do i mbledhi ato taksa smiley falemnderit.

tashi per pune te emigrantve mos shko me larg se 36 ore, e lutet mor e lutet drejtorin e ri te RTSH, apo s'esht kshu ? smiley

Mbijte qe mbijte peme e re. Pse dole ferre e nuk dole lule!!!

Ca me te thane une i shkreti. ti nuk meriton pergjigje. Faj kane refugjatet qe nuk e presin rubinetin.

Ti nuk e njeh dimensionin e lirise.

Ti rubinetin nuk e ke hapur per mua, ne rastin me te mire e ke hapur per ndonje prind apo familjar tjeter. Nese ata ta vleresojne mjaftueshem apo jo, kjo nuk me hyn ne pune, po prape nese e paguan ate para apo jo, e vetmja jete qe do ndryshoje eshte jeta e familjarit tend, jo e imja apo e tjereve. Per mua plako, ti dhe te tjeret, rubineti i pares tende eshte i neglizhueshem, ndersa rubineti i p*rdhes eshte i padurueshem.

E gatshme kjo fraza e fundit?

Atje ne albanie e keni mendjen aq te holle sa ne 10 fraza, 9 i keni te gatshme.

Ca po te duhet Albania ty, eshte ceshte e albanezeve. Te holle apo te trashe mendjen, s'eshte problemi yt. Ti shijoje te vetmin moment "intelektual" te dites tende prej proletari, duke bere snobin kot pa lidhje. Se ca shkolle kam une albanezi krahasuar me ty, dhe sa e holle eshte mendja ime krahasuar me tenden, me mire mos ti hyjme ketij hesapi.

Kam vene re qe sa here shkoj ne Itali, per pune ose turizem, dhe me qellon te takoj ndonje shqiptar, shumica bejne sikur nuk kuptojne shqip. Shpjegimi ka mundesi te kete lidhje me te njejtat dinamika qe ndonjehere verej ketu ne PPU, ju eshte mbushur mendja jeni me "cool" se ata qe nuk cane ferren dhe zgjodhen rrugen e mbijeteses ketu. Dhe sa here ju del perballe ndonje qe jua kthen permbys kete fantazi, beheni agresive. "Deal with it", ata qe cajne ferren nuk jane automatikisht me "cool", flamuri italian prane emrit nuk te jep status social.

Ksaj radhe nuk kam pergjigje. Ma hoqe edhe nenshtetesine.

Te rujt zoti. Nuk dua te jem si ti

Sjane keshtu cunat qe rrine ne Itali, cuna me zemer do kesh rastisur ndonje te lodhur qe u gjen rendom e ne shqiperi.

ca do me thene kjo se s'po kuptoj? je i njejti por me nickun tjeter ?

 

e kam per komentin siper  te goldman ku thote qe shqiptaret ne itali nuk flasin shqip...

Varet se kë ke përballe dhe menyra sesi ta drejton pyetjen. Jo te gjithe njerezit meritojne pergjigje apo respekt. S'kena ardh ne Itali per cuna te mire e as per me ba si trima. Kena ardh per nje jete ma te mire, gja te cilen vendi ku kena lind nuk na e ka garantuar. Jo te gjithe njerezit kane te njejtin parameter vleresimi.

Normal qe nuk futen te gjithe ne nje kallep dhe nuk tregohesh dashamires kundrejt cdo shqiptari qe takon,  flas per komunitet qe kam pasur rastin te njoh per pak kohe, ate universitar si ne shkolle si ne konvikte shqiptaret e flisnin pa problem gjuhen me njeri tjetrin ku rrinin, pastaj italia nuk ushtron presion si greqia per keto gjera eshte stad tjeter qyteterimi.

Vendi qe na ka lindur nuk ofron mundesite qe ke andej, por kjo sdo te thote qe duhet hedhur poshte. Nuk hidhet poshte nena se linde fukara smiley

Lungomare paske qef muhabet. Po tash u ba vone e une du me shku me ba nina nana.

Kam bindjen se eshte diskutim i gjate, po meqe s'kam gjume sot po e vazhdoj. Nuk thashe te gjithe, ndoshta me pak se gjysma, ne eksperiencen time modeste gjithmone. Mund te kete prej tyre qe kane lene prapa ne Shqiperi nje jete plot halle e te veshtire, dhe kjo eshte menyra e tyre per ta hedhur pas kraheve ate pjese te jetes se tyre. Mbase nuk eshte gjithmone e pelqyeshme, po mund te jete e kuptueshme (fakti qe bejne sikur s'kuptojne shqip).

Po nga ana tjeter, kjo s'do te thote qe ne te tjeret, qe vendosem te provojme te ngreme nje jete ketu te trajtohemi si qenie me inteligjence te ulet. Shume prej nesh nuk paten pasuri apo perkrahje, po paten shpatulla dhe nerva per te bere dicka dhe per te qene dikushi. Kjo meriton me shume respekt mendoj une, eshte me e veshtire te rrish sesa te ikesh.

Peshku mesa di une i ka nxjerr mire te palarat e vendeve ku ne jetojme. Nuk eshte se po publikohen qellimisht gjera te keqia per Shqiperine, po nuk ke se cfare i ben realitetit. Ai eshte ashtu sic eshte, na pelqen apo nuk na pelqen. Dhe thjesht debat shoqeror po bejme ketu. Ti cke qe reagon si i ofendum? E te lutem shume hiqni dore nga ato taktikat, se gjoja ne jashte s`ia kemi haberin Shqiperise se shume prej nesh vijme rregullisht vit per vit dhe e shikojme gjendjen. Nuk kemi ikur qe ne shek. e 17-te mor djale e nuk e dime se cfare revolucionesh kane kaplluar ate vend. Te keqen!

Nuk e kam se dua patjeter te polemizoj me ty, po te vish dy jave apo nje muaj ne vit (sado te gjata t'i keni pushimet) nuk besoj se eshte njelloj si te jetosh perdite realitetin shoqeror te nje vendi. Une kam jetuar ne USA per me shume se c'kemi ardhur ju per pushime keto 5 vitet e fundit, po prape nuk e ndjej veten mjaftueshem te informuar per te kuptuar jeten sociale atje. Eshte ndryshe te jetosh perdite ne nje vend dhe te investosh jeten tende aty dhe te vish si turist.

Peshku mesa di une i ka nxjerr mire te palarat e vendeve ku ne jetojme.

E di gabim. Drejtuesit e vjeter refugjate te peshkut nuk futen te gjithe dhe keta qe jane tani pertojne te merren. Por peshku vinte ne pah tema nga halelares qe shkruanin nga kuinsat e bronkset e nju jorkut e thoshin qe kane frike te vijne per pushime ne shqiperi ngaqe njeri qelloi njerez pa lidhje ne plazhin e vlores, dhe kur une vija linke te vrasjeve ne mase te amerikes, tek PACENSURA, fshinin komentin. edhe te pacensura. lol pastaj qepeshin me sharje nga te mundeshin deri ne mesazhe private dhe nxirrnin foto te manipuluara te bisedave ne privat. 

Ti or mik paske j@rdhur">pj@rdhur prej koke e prej b@the.....

Edhe emrin e paske vene Anglishe edhe fraza Anglish na paske mesuar dhe i perdor shpesh....

Kam frike se te gjitha ato qe ke konstatuar ne pergjigjen tende jane per ty sepse ndihesh inferior mor trim dhe mundohesh te dukesh superior ne mediokritetin tend.

Aty te rrish qen bir qeni se me ate mendje qe ke paske per te vuajtur shume....

Te reklamosh uje dhe drita akoma pas 25 vjetesh "demokraci" eshte vertete "zhvillim"

Ti s'ke per ta kuptuar asnjehere demokracine e vertete dhe jo me ta jetosh ate..... My Land of Dreams eshte e prekshme dhe jo enderr e keqe si ajo qe jeton ti cdo dite qe kur cohesh ne mengjes dhe deri sa mbyll syte ne darke pas nje dite rraskapitese plot pluhur dhe kafeneve nga blloku i qelbur dhe plot "siguri"

Ti mund te kesh edhe dy apo tre shtepi por asnjera nga ato nuk ta jep dot endrren Amerikane.... Mua edhe sikur te ma falin nje shtepi apo qymez pulash ne Tirane as qe do ta konsideroja ta merrja.....

Ke pare ndonjehere ne TV jeten qe bejne Amerikanet? Miami, NY, Boston, Chicago, Los Angelos etj......???

Po pushimet qe bejne Amerikanet i ke degjuar ndonjegere o debil mesjetar. Karaibe, Hauai, Aruba, Mexico, Ne te gjithe ameriken latine dhe mbare boten??????????????

Ti je nje debil qe ashtu do te vdesesh si qente e rruges ku shkon cdo dite dhe ata te shikojne ku tju hedhin ndonje cope buke......

 

A mund te te pyes ca jete ben ti, jo amerikanet? Me ler ta gjej: ben dy ose tre pune, te nivelit pjatalares, fshesaxhi ose te ngjashme, nuk te del koha per te fjetur gjume, nqs je me shans ben 2 jave pushime ne vit, parate mezi te dalin te paguash qerane dhe shpenzimet mujore te domosdoshme. Me siguri nuk ke sigurim shendetesor, pra rri si BQ me frike se mos te kap ndonje semundje. Kursen gjithe vitin dhe jalla te dalin parate per te ardhur nje here ne vit te shohesh prindit dhe njerezit.

Ti me tregon mua Boston, Chicago, etj. E kam bredhur Ameriken, rrezik me shume se ti. Ti e ndjen veten me te sigurt se une aty? Po pse? Une ketu nuk kam as kredi shtepie per te paguar, as kredi makine, ushqimet i blej me 1/3 e cmimit tend, pushimet me cerekun e cmimit tend, nuk kam frike mos semurem, punoj pa stres dhe shume e rendesishme: flas shqip gjithe diten, nuk kam frike te flas shqip, nuk kam frike te jem mysliman, prinderit i shoh shpesh dhe kujdesem per ata se pleqeri jane, etj, etj. Une Ameriken tende pata mundesi ta zgjidhja dhe thashe: jo falemnderit. Pra une dhe ti jemi nivele te ndryshme njerezish, dhe une nuk dua te jem si ti.

Ti qenke l@*qe fare......

Gdhe qe do te vuash shume mbase jo per para se ato mesa shikoj i ke mbledhur me lopaten e korrupsionit pushtetor por do te vuash shume nga ana shpirterore dhe mendore......

Te prifte mbare o k@qe kandari qe e ditke se cfare bej une e cfare bejne Amerikanet...... Zoti te ruajte nga mendte e kokes! Mblidh kallaballekun trap!

Faik Konica mire e ka thene: "Me mire po dal te shes m%t sesa te debatoj me ty" - proletar amerikan qe po jeton endrren amerikane. Kopilat amerikane konceptin e endrres amerikane per truthare si ti e kane shpikur.

Ai e tha per rrota si puna jote or panxhar....

medemek po bohen shpite e dyta si bunkerët smiley

sektori i ndertimit eshte mafie. Mafia nderton, gjykatesit dhe politikanet blejne e u pastrojne keshtu parate njeri-tjetrit, te korrupsionit dhe te krimit. 

Menyra me e mire eshte te rriten drastikisht taksat e shtepive te dyta, sikur ne bote. Dhe ose do i shesin lire, ose do i japin me qira. 

Atehere do te merret vesh se gjykatesit kane nga 10 shtepia ne emra te ndryshem. 

Koha mesatare qe nje shtepi e pashitur qendron ne treg - 2.4 vite 

Rrethet e ulin mjaft mesataren

(burimi http://shitet.net/ )

Te blesh shtepi per ca dit pushime sikur ska kuptim.

Une me cader kampingu duke nderruar vend cdo dite e vjen nje pike qe merzitem.

Ti,  por kjo s'do te thote se jane te gjithe si ty. Jo te gjithe preferojne çadren ne kurriz. 

Me teper se te cadra e kam te ndryshimi i vendit per pushime. Mund te rrish dhe ne hotel.

Ahh, keshtu po, por mos harro se per te pare sa me shume vende, sot ne Shqiperi, ekzistojne fugona dhe autobuza, qe te çojne brenda 3-4 oresh ne destinacionin me te larget,  keshtu qe ne darke kthehesh tek shtepia jote e dyte, apo me sakte tek "hoteli" jot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).