Sajmir Alimehmeti, 22 vjeç kishte tentuar të udhëtonte dy herë nga SHBA drejt Lindjes së Mesme përmes Britanisë, por ishte ndaluar. Ai u arrestua nga një agjent i infiltruar, gjatë tentativës së tretë për t’iu bashkuar ISIS.

 

Një 22 vjeçar shqiptar me banim në Bronks të Nju Jorkut u arrestua nga një skuadër antiterrori e Byrosë Federale të Hetimit, FBI të martën, i akuzuar si simpatizant i Shtetit Islamik. Sipas Associated Press, i arrestuari është Sajmir Alimehmeti, i cili përshkruhet në dokumentet e gjykatës së distriktit të Manhatanit si “një mbështetës përsëritës” i ISIS prej vitit 2014.

Sajmir Alimehmeti, 22 vjeç me një flamur të ISIS në sfond, foto që gjendet në dosjen e tij në Gjykatën e Manhatanit.

Sipas autoriteteve amerikane, të cituara nga Associated Press, Alimehmeti u përpoq të kërkonte ndihmë për të udhëtuar nga Nju Jorku drejt Sirisë për të luftuar për Shtetin Islamik. Ai kishte tentuar dy herë të tjera të udhëtonte në drejtim të Sirisë, por nuk ia kishte dalë.

Mediat amerikane raportojnë se FBI kishte informacione të mëparshme për Sajmir Alimehmetin dhe përpjekjet e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Vitin e kaluar, ai ishte ndaluar dy herë në Britaninë e Madhe, prej nga mendohej se do të udhëtonte drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar ISIS.

Sipas tyre, Alimehmeti ishte ndaluar në Mançester dhe në aeroportin më të madh të Londrës, Heathrow dhe pasi i ishin gjetur në çantë rroba kamuflazhi dhe një pajisje që përdoret për artet marciale, ishte kthyer mbrapsht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i Alimehmetit, i cili njihej edhe me emrin “Abdul Qawii” u realizua pas infiltrimit të një agjenti të FBI-së në apartamentin e tij në Bronks të Nju Jorkut. Sipas një mediaje me bazë në Nju Jork, ABC7 NY, agjenti i infiltruar e kishte parë atë duke luajtur video të ISIS, për të cilat Alimehmeti thoshte se e “mbanin të motivuar ndërsa stërvitej”.

Para se të arrestohej, Alimehmeti i tha agjentit të FBI se kishte kursyer 2500 dollarë për udhëtimin e tij, por i nevojitej një pasaportë me një emër tjetër, pasi emri i tij gjendej në sistem. Sajmir Alimehmeti kishte thënë gjithashtu se së bashku me të vëllanë kishin planifikuar të udhëtonin nga Shqipëria në Raka, Siri, por i vëllai kishte përfunduar në pranga në vitin 2015.

Vëllai i Sajmirit, Erald Alimehmeti është arrestuar në Tiranë më 12 gusht 2015, sipas një njoftimi të policisë shqiptare. Ai u ndalua së bashku me dy vëllezër, pasi në çantën e shpinës iu gjetën 1 pistoletë, 2 fishekë dhe 4800 dollarë.

Në Nju Jork, Sajmir Alimehmeti akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik dhe deklarime të rreme në aplikimin e tij për të marrë pasaportën amerikane. Ai do të përballet me një gjykatë federale në Manhatan për akuzat.

 

16 Komente

"kapiten alimehmeti eshte i forte si bajloz deti"-cit. ky udhetonte me kete mjekerr dhe me rroba kamuflazhi neper aviona, sqenka treguar aspak diskret. te pakten te rruhej sa per rrugen dhe ti blinte rrobat ne turqi smiley

yt plere , u djegsh e u kalbsh burgjeve, vari vetes nje nuske ishalla te merr allahu me te mire tani , se tani ke merdhif . o do kalbesh burgjeve o do plasesh nga ndonje bombe.

u shofshi e u pervelofshi rrac e qelbur 

mjalte e ke gojen, mjalte. Me urime e paske nis diten

me banim në Bronks të Nju Jorkut 

 

bronks smiley

Po lerini ore njerezit te ikin ne parajsen e tyre te fese islamike! Lerini te jetojne ne shoqerine qe duan atje, e ti hane koken njeri-tjetrit se fundi! Me miliona prandaj po ikin nga Siria e zonave te ISIS-it!... Dhe vijne kendej per te jetuar, tek shoqerite jo-besimtare te Europes! Lereni ore tjetrin te iki e te jetoje i lumtur me Kuranin e tij ne Siri tek vellezerit! Ka ndrruar dhe emrin per kete pune. I jati u ka vene emra jo te bukur, Sajmir, Erald. Tani ai ka marre vete nje emer mjaft te bukur, Abdul Qavii. O Zot, c'mban kjo bote!

Alimehmeti ishte ndaluar në Mançester dhe(!) në aeroportin më të madh te Londres(!)pasi i ishin gjetur në çantë rroba kamuflazhi dhe një pajisje që përdoret për artet mar.....

 

s quhet kshtu, Aeroporti Manchesterti toleron vetem rrobe Pedofilesh, Aeroporti i Londres osht ma tolerant ,do vetem rrobe transvestitesh.

 

 

 

 

Shkrim me kontradikta midis cdo Fjalie po hajt, vari K....  mjafto me turbullu miletin qe e kan  IQ poshte temperatures trupit. 

 

Djali do ishte mire, te izolohej nja 1 vit, te lexonte me detyrim literature te ndryshme, te angazhohej me shoqata sociali ne ndihme te shoqerise, mjedisit apo te te varferve, dhe pas 1 viti mund te shpresonim te ishte sheruar nga indoktrinimi.

Sahati 12 iu rri ketyre martireve...i kane dhene jetes karar.

Si ka mundesi qe islamiket dhe komunistet shkojne te jetojne ne vendet kapitaliste te krishtera dhe vetem ankohen se sa te keqinj jane keto shtete, sa te gabuar e kane rrugen qe ndjekin dhe vetem flasin pa pushim qe islami APO komunizmi jane rruga e duhur?

Hajt mo... Do ja bojne brimen e bythes sa koka e muhamedit ne burg...

ti flet nga eksperienca tende ?

 

 

Spartak Ngjela: ISIS ka sunduar 45 vjet me Enver Hoxhën në Shqipëri

9:05, 23 Nëntor 2015

Spartal Ngjela e ka krahasuar frikën aktuale nga Shteti Islamik me ish-regjimin diktatorial në Shqipëri të Enver Hoxhës. Në një analizë të tij, ISIS-thotë ai- ka 45 vite që jeton në Shqipëri, duke iu referuar “regjimit titanik të Enver Hoxhës”.

Analiza e Spartak Ngjelës

Ne shqiptarët sikur po harrojmë shumë, sikur nuk i dimë se çfarë jënë krimet shtetërore, dhe të gjithë janë shqetësuar këto ditë se do të na godasë ISIS-i. Nuk flas për merakun dhe për lajmin, i cili nuk më duket fare se ka gjasë të ndodhë, por dua të vë në dukje një fakt tjetër: NE SHQIPTARËT KEMI JETUAR PLOT 45 VJETË NËN THUNDRËN KRIMINALE TË ISIS-it. Kush ju tha që ISIS-i që po shihni në vendet arabe nuk është i njejtë me regjimin tiranik të Enver Hoxhës? Pse, ju mendoni se Enver Hoxha ka qënë më pak kriminal, më pak patologjik dhe më pak antiperëndimor sesa Abu Omar al Bagdadi që drejton sot shtetin e ISIS-it? Al Bagdadi është një fëmijë kriminal para Enver Hoxhës. Pse, ju mendoni se në vitet e para të vendosjes së terrorit shtetëror ideologjik në Shqipëri, Enver Hoxha me bandën e tij ka vrarë më pak se bandat e ISIS-it në këta tre vjet? Në asnjë mënyrë. Enver Hoxha vrau të gjithë intelektin e lartë shqiptar, i cili ishte i barabartë në vlerë me intelektin e lartë perëndimor, tamam me mllefin individual kundër lirisë perëndimore, njëlloj si bandat e ISIS-it sot. Vrau të gjithë firmëtarët e Pavarësisë Shqiptare në Vlorë: të gjithë ata që i gjeti gjallë. Vrau të gjithë ekspertët apo njerëzit e kulturës me shtetësi perëndimore në Shqiopëri. Por, ai vrau gjitmonë çdo element perëndimor. Vrau pronarë shqiptarë dhe tregtarë të ndershëm për t’iu grabitur arin.

 

Kush ka kuriozitet te njoh simpatizantet e isis , mjafton te kujtoje policin e lagjes , sekretarin e partise , etj, etj.

z.Trump na bon me qesh praaa, tha.

 

smiley

dashket shum ju , edhe te qut edhe trim. 

iFiqo, thuj z. Trump po e ve braven mrapsh, dmth ai s'do me i lon me hy kto dun me dale. E hutun fare ish dashnoret e Billit mo. S'osht me inot ajo pun thuj. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).