Një studim i ri i pesë tabelave nga Shekulli i Dytë të zbuluara në qytetin e Durrësit japin njohuri magjepsëse mbi rolin e grave në kulturën e lashtë ilire

Foto: Tabelat e fildishit me dyll, Eduart Shehi.

Kur arkeologu shqiptar Fatos Tartari gërmoi në nekropolin antik të Durrësit në vitin 1979, ai u përball me një zbulim magjepsës.

Në bazamentin me beton romak të një varri monumental u gjend një urnë xhami e mbushur me lëng të zi të ngjashëm me verën, ku gjendeshin mbetje organike farash bimësh, dy enë të vogla qelqi (unguetarium), një stilet kocke dhe një libërth dylli të ruajtur në gjendje shumë të mirë.

“Kompleksi monumental qe një zbulim i rrallë, duke filluar nga fakti që vera nuk kishte avulluar për gati dy mijëvjeçarë,” shpjegon Eduard Shehi, një arkeolog i Institutit të Arkeologjisë në qytetin e Durrësit.

“Fakti që tabelat e dyllit qenë ruajtur në gjendje shumë të mirë brenda lëngut është një rastësi e çuditshme kimike që duhet të analizohet dhe kuptohet,” shtoi ai.

Tabelat qenë magazinuar në muzeun arkeologjik të Durrësit për më shumë se 40 vjet, por vitin e kaluar, për shkak se kishin nevojë urgjente për restaurim, ato u dërguan në muzeun e Mainzit në Gjermani, një qendër e njohur botërisht për arkeologjinë.

Në Gjermani, restauruesit u habitën teksa zbuluan se poshtë shtresës së dyllit, tabelat nuk qenë me dru, siç mendohej më herët, por me fildish, gjë që rigjallëroi interesin për studimin e tyre.

Tabelat u kthyen në shtëpi pas një restaurimi të kujdesshëm ku arkeologë shqiptarë dhe gjermanë iu futën punës së ngadaltë dhe të lodhshme të deshifrimit të shkrimit mbi tabela, duke zbuluar detaje të reja mbi jetën e ish kolonisë romake të Dyrrahiumit në shekullin e dytë të Pas Krishtit.

Qyteti kryesor port shqiptar i Durrësit, i njohur në antikitet me emrat Dyrrahium apo Epidamnos, ka qenë vazhdimisht i banuar që nga shekulli i shtatë Para Krishtit.

Pas luftërave Iliro-Romake që përfunduan në vitin 168 PK me disfatën finale të ilirëve, qyteti kaloi nën sundimin romak, nën të cilin u zhvillua si një bazë e rëndësishme ushtarake dhe detare.

Zbulimi i tabelave me dyll ende të paprekur është shumë i pazakontë për shkak se fildishi tkurret kur humbet lagështi dhe shkëputet nga dylli, i cili me kalimin e kohës thërrmohet.

“Zbulimi i një tabele fildishi me dyll është unik për Shqipërinë, ka vetëm pak të tilla të zbuluara në Egjipt por asnjë tjetër të gjetur në Europën kontinentale,” tha ai.

Në antikitet dhe deri në mesjetë tabela të tilla përdoreshin për të shkruar me pendë.

Për shkak të krehërit dhe artefakteve të tjera të gjetura në varr, besohet se ai i përkiste një gruaje të pasur dhe ndoshta aristokratike.

Kur u zbuluan, tabelat besohej se qenë një kontratë martesore apo akt trashëgimie.

Gjithsesi, një analizë e mëvonë nga kërkuesit zbuloi se ato në fakt qenë libra borxhesh të shkruara në latinisht me data ekzakte se kur paratë qenë dhënë kredi si dhe shumat plus interesat.

“Në disa raste qenë regjistruar borxhe të mëdha, deri në 2 mijë denarii,” thotë Shehi.

“Në krahasim me pagën vjetore të një ushtari romak që në atë kohë qe vetëm 200 denarii – monedha romake argjenti,” shtoi ai.

Sipas Shehit, analizat e shkrimit kanë zbuluar se vetëm një person i regjistroi borxhet, ai besohet se është gruaja e varrosur në këtë varr.

“Megjithëse tabelat janë ende duke u studiuar, shumat kolosale të borxheve zbulojnë jo vetëm fuqinë ekonomike të qytetit por edhe sjellin një dimension të ri në rolin shoqëror që gratë luanin në qytet,” tha ai.

Shehi vërejti se në Greqinë dhe Romën e lashtë, gratë qenë kufizuar në shtëpi dhe shpesh konsideroheshin të rëndësishme vetëm për riprodhim.

Por tabelat e dyllit mbështesin tregimet e shkrimtarëve të lashtë që thonë se në Iliri, gratë qenë më të barabarta me burrat se gjithkund tjetër, sugjeron ai.

“Ka shkrime të lashta që tregojnë se gratë e Ilirisë shkonin bashkë me burrat nëpër festa, pinin me ta dhe madje edhe ngrenin dolli, diçka që qe e papranueshme për Greqinë apo Romën e lashtë,” tha ai.

“Kur një grua ka kontroll mbi financat e veta, ajo ka të drejtë të bëjë biznes, të drejtë për prona dhe trashëgimi, ajo nuk është skllave e burrit,” shtoi ai.

Është e paqartë se pse kjo grua e lashtë nga shekulli i dytë Pas Krishtit i mori borxhet në varr për t’u varrosur bashkë me to.

Shehi tha se kjo mund të lidhet me idenë e vijimësisë së jetës pas vdekjes.

“Nëse roli i saj në jetë qe fajdexhesha, mund të jetë perceptuar se ajo do të vijonte të bënte të njëjtën gjë pas vdekjes dhe ndoshta do të mblidhte borxhet që i kishin në jetën tjetër,” sugjeroi ai.

14 Komente

Kemi te bejme me epoken e matriarkatit ose me ndonje virgjereshe te perbetuar.

Kjo epoka e matriarkatit, Edisono, eshte nje perralle me bisht. Do t'kete qene ashtu siç thote artikulli, qe ne Iliri, burrat e grate kane qene te barabarte, grate gezonin po aq te drejta sa burrat, ne shum fusha, e kjo gje -barazia- i ka ekzaltuar disa profesoruc, dhe kane shpikur ; Kohen e Matriarkatit smiley

Barazia gjinore eshte nje perralle Pjer. Kete e kuptuan femrat dhe nga feminizmi kaluan ne female supremacy.

 

burrat vdisnin nga luftimet e shpeshta. keshtuqe qe femra martohej me disa burra, i zevendesonte. kjo e sjell matriarkatin.

pastaj llogjikisht vetem femra dihet si nene (ajo te qit), mashkulli nuk eshte asnjehere i sigurte. mund te kesh babe (biollogjik) komshiun, apo thjesht nje turist, qe te ka pallu nonen dhe e ka lone me barre.

pra realisht matriarkale eshte shoqeria. tek çifutet psh, nga nena vjen origjina dhe jo nga baba.

Duhet te keshe parasysh qe gruaja ka patur jetegjatesi me te shkurter se burri per shkak se vdiste. gjate lindjes. Te pakten deri ne mesin e shek XIX burrat jetonin me gjate, mesatarisht kuptohet.

ke ndonje lidhje ? nuk di pse por mu mu ka fiksu e kunderta, gjithmone femrat kane jetegjatesi me te madhe. lindin dhe me shume femra sesa meshkuj, per vete faktin e mbijeteses se llojit. 

ne nje  raport qe kam lexuar para disa vitesh, lindin me shume meshkuj se sa femra. ne nivel boteror raporti i bie 104 meshkuj, 100 femra.

por  me pas raporti kalon ne favor te femrave, pra ka me shume femra  e jetojne me gjate, sesa meshkujt.  kjo per faktin se meshkujt  vdesin me heret e me shume sesa femrat.   meshkujt:  vriten ne luftera e konflikte.. meshkujt vriten me shume ne askidente automobilistike, se qarkullojne edhe me shume. apo edhe per shkak te stilit te jetes: marrin droge, alkool. marrin pjese ne aktivitete kriminale, vrasin njeri tjetrin etj..

Gjenetikisht femra jeton me teper se mashkulli per shkak te 2 kromozomeve X qe ka, por lindja ka qene per shume kohe aktiviteti me rrezikshem, edhe me vdekjeprurese se lufta.

Ketu ke nje tabele permbledhese te jetgjatesive te sekseve nder shekuj. Dhe femra ka jetuar mesatarisht 3-5 vjet me pak se mashkulli deri nga 1850.

http://www.beyondveg.com/nicholson-w/ang...

Burimi me i mire per antropologjine e epokes klasike eshte Lawrence Angel, megjithese vleresimet e sotme jane cik me te larta per te dyja sekset.

 

Ça the? Ça the? Matriarkati??

Po Bënça?

Labi vdekjen e perbuzë,

për gryke e zë topuzë

Jane Selamë, jane Tafil Buz, jane Gjolekë

edhe Jonuzë

Është e paqartë se pse kjo grua e lashtë nga shekulli i dytë Pas Krishtit i mori borxhet në varr për t’u varrosur bashkë me to.

Shehi tha se kjo mund të lidhet me idenë e vijimësisë së jetës pas vdekjes.

“Nëse roli i saj në jetë qe fajdexhesha, mund të jetë perceptuar se ajo do të vijonte të bënte të njëjtën gjë pas vdekjes dhe ndoshta do të mblidhte borxhet që i kishin në jetën tjetër,” sugjeroi ai.

 

-ose  kemi te bejme me gruan e ndonje fajdexhiu çifut,  qe si te thuash ndihmonte burin ne pune, bente llogaritaren..

tashi, kushedi si ka qene situata;  p.sh  borxhellinjte kane dashur ta vjedhin, ta zhdukin qitapin e borxheve per te mos paguar borxhet .. dhe meqe aso kohe ska pasur notere apo banka  ku mund te ruaje dokumenta e sende te cmurara,  fajdexhiu çifut  ka gjetur nje zgjidhje te zgjuar, ka fshehur librin e borxheve ne varrin e gruas.

vetem se neper varreza jane gjetur pothuaj te gjithe thesaret  antike, qe nga faraonet. si dhe ka mundesi qe kjo mos kete qene fare ilire, por nga tjeter popull.

iliret me duket se i digjnin te vdekurit. nuk i varrosnin. prandaj dhe nuk kane lene shume gjurme sot.

Para ardhesja e Sudes

BIRN-i qenka shume mbrapa. Ka folur me kohe Marin Mema per kete ceshtje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).