Të pasurit e një memorie të fortë është shumë e rëndësishme për punën e secilit nga ne, pavarësisht nga fusha e karrierës. Ekspertët e psikologjisë si dhe studimet më të fundit sugjerojnë se ekzistojnë mënyra për ta forcuar atë.
“Me kalimin e moshës, gjithmonë e më shumë vihen re probleme të kujtesës në njerëz të ndryshëm. Prandaj mënyra e jetesës që bëjmë ka shumë rëndësi. Duhen ndryshuar ato sjellje që e bëjnë kujtesën të lodhet dhe nevojiten më shumë sjellje që vendosin kujtesën në punë dhe e përforcojnë atë ”- thuhet në artikullin e gazetës mjekësore të Harvard Medical School.

Studimi në fjalë u bë me një kampion prej 250 njerëz me kapacitete kujtese të ndryshme. Pjesëmarrësit morën pjesë në këto lloj aktivitetesh: artistike (vizatim, pikturim apo skulpturë), artizanale (për shembull: qepje, qëndisje etj), apo edhe të tjera si vizita në teatër, në një koncert ose thjesht dalja me shoqërinë, aktivitete kompjuterike (video-lojëra, internet apo blerje online).

Sipas rezultateve, gjatë një periudhë 4 vjeçare, gati gjysma e pjesëmarrësve kishin përjetuar një rënie në performancën e tyre në punë, si pasojë e një ulje të kujtesës. Por, nga ana tjetër, u vu re se kur individët performonin në fushën e aktiviteteve si artet, rezultonte se kishin 73% më pak mundësi që të kishin problem me memorien. Studimi tregon se socializimi me shoqërinë respektive ul 55% rrezikun.

“Arsimimi i vazhdueshëm, të mësuarit e gjërave të reja ndikon gjithashtu pozitivisht në forcimin e memories” – shprehen autorët, por theksojnë se shpesh herë, memoria ndikohet edhe nga tipare gjenetike.

3 Komente

budalliqe, te keqen e gazetave dhe revistave mjeksore shqiptare, te cilat kane materiale shkencore disa here me te sakta dhe te qarta  se keto studimet shabllone.

keto metodat per permiresimin e kujteses me qendisje etj jane per femijet amerikane qe i kap adhd ne mase. e verteta eshte qe memoria e mire eshte ne perpjestim te zhdrejte me sa here i ke rene me dore kur ke qene i ri (ose dhe i vjeter) smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).