Në “Panairin e Punës 2016” nuk reklamohet vetëm punë. Ndër 130 kompani pjesëmarrëse, ka edhe nga ato që reklamojnë zanate. Një ndër zanatet më të vjetra që është rikthyer nga duart e arta të vajzave dhe grave shkodrane,  janë punimet në tezgjah.

Kur Panairin e Punës e ka “zaptuar” teknologjia, në katin e dytë, në një nga stendat fundore me buzëqeshje dhe me mjaft mirësjellje të pret Lela, siç edhe e njohin të gjithë në Shkodër. Ajo është vetëm 24 vjeç dhe ka mbi 10 vjet që merret me punimet e leshit. Pranvera Qotaj vjen nga Zogaj i Shkodrës. Promovon punimet e e familjes në çdo panair dhe vazhdon me shumë pasion të tregojë një punë që e bën me shumë dashuri. Në Zogaj, të vetmet mundësi për punësim janë punimet e dorës dhe peshkimi. Vajzat dhe gratë tashmë e kanë gjetur mundësinë për të krijuar të ardhura për familjen dhe po mësojnë tezgjahun, qëndisjen, punimet në lëkurë dhe gjithçka që bëhet nga duart e grave dhe që kërkohet mjaft nga tregu.

Qilimat, sixhadet, çantat dhe punime të tjera të traditës vijnë nëpërmjet duarve të saj, të nënës dhe motrës që tashmë e kanë ngritur biznesin e tyre familjar. Nuk e ka problem të ulet në tezgjah dhe të punojë me porosi që vijnë nga shqiptarë e të huaj. Ajo ka filluar punën në tezgjah qysh në moshën 12-vjeçare. Edhe pse ka mbaruar mësuesinë në gjuhë dhe letërsi, vajza shkodrane nuk e lë tezgjahun, të cilin tashmë e ka pasionin e saj por edhe një mundësi të mirë fitimi. Shprehja e saj  me buzë a gaz është: “Një zanat ta bën jetën të begatë”.

Jeni vetëm 23 vjeç dhe punoni në tezgjah. Si e keni mësuar këtë zanat që është i vështirë e nuk preferohet nga të rinjtë?

Endja e qilimave më pëlqen dhe kam mbi 10 vjet që i punoj. Kam mësuar me nënën qysh në moshën 12-vjeçare dhe punoj në tezgjah edhe sot. Ne në Zogaj e kemi traditë endjen e qilimave. Sigurisht që është  një punë e lodhshme por edhe shumë e bukur. Tani që ja kam marrë dorën nuk ndjej asnjë sen tjetër përveçse kënaqësi.

Tezgjahu është traditë qysh prej gjyshes sime. Nëna n’a e ka mësuar si mua edhe motrës këtë zanat. Më pëlqen edhe pse kam vazhduar shkollën. Në fakt as mësuesinë nuk e le, por edhe zanatin e nënës nuk do ta le. Të rinjtë janë përgjithësisht indiferentë ndaj punës me dorë. Por mendoj se jo të gjithë do të punojmë në shtet dhe duhen hedhur sytë nga zanatet pasi një zanat ta bën jetë të begatë.

Në fakt punimet e familjes janë të njohura prej kohësh. C'punime realizoni?

Familja ime ka mbi 20 vjet që merret me punimet e leshit. Punët tona janë kryesisht me porosi. Njerësit i pëlqejnë produktet tona. Na kërkojnë më tepër qilima, çentro, rrugica, çanta dekorative, por edhe elementë të tjerë që ne i punojmë vetëm prej leshi.

A mund të jetohet mirë me një zanat?

Në zonën tonë ne nuk kemi mundësi të tjera veç artizanatit dhe peshkimit. Gratë punojnë në qilima. Ka filluar të rritet numri i grave dhe vajzave që kërkojnë të punojnë në tezgjah.

Në fakt është pak e vështirë por me mund dhe me shumë vullnet arrihet. Këtë punë do ta vazhdoj jo vetëm për fitimin, por edhe se më pëlqen. Këto janë produket e mia e dal me krenari dhe i promovoj kudo si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë.

Për ju është e rëndësishme edhe lënda e parë, apo jo?

Sigurisht që për produkte cilësore duhen përdorur lëndë të para cilësore. Tashmë kemi gjetur furnizuesit tanë. Marrim në vende të përzgjedhura. Të gjitha punimet tona janë vetëm me leshin e deles...

Çfarë ju kërkojnë më shumë?

Më shumë kërkohen qylymat e leshit. Tek ne është traditë që çdo vajzë ta marrë pajë një të tillë. Më vjen mirë që është një traditë që vazhdon ende. Ndërkohë vazhdojnë peshqeshet për familjarë e të afërm në dasma. Emigrantët e kthyer vazhdojnë të dhurojnë elementë të tillë të traditës tek miqtë e tyre edhe të huaj. Punimet tona si çentrot, rrugicat, çantat karakteristike kanë shkuar kudo nëpër botë.

E shikoni si një mundësi të mirë punësimi për gratë?

Ka interes sidomos nga vajzat apo nënat e reja që nuk e kanë një punë dhe duan ta mësojnë këtë zanat. Më vjen mirë që ka vajza që kërkojnë të punojnë në tezgjah,  pasi çdo ditë po bëhet më e vështirë çështja e punësimit. Duhet t’i drejtohemi më tepër zanateve dhe të sjellim gjëra cilësore që kërkohen pasi në këtë mënyrë kemi gjetur dhe punën që është aq problem sot.

Si i gjeni blerësit?

Marrim pjesë thuajse në të gjitha panairet dhe siç na shikoni edhe këtu në panairin e punës. Panairet na ndihmojnë shumë si brenda ashtu edhe jasht vendit. Ne jemi në treg kryesisht nga porositë që na bëjnë klientët tanë dhe i vlerësojmë shumë pasi ata vlerësojnë punën tonë. Ne jemi shembulli se si me punën e dorës mund të jetohet mirë dhe shembulli se si zanatet nuk vdesin kurrë. 

 

tesheshi.com

26 Komente

Bravo Lela! Une di te bej papuce, pulovra, qendisje, punime me grep, te gjitha i kam mesuar vetem se kam qen kureshtare per te bere gjera qe me terhiqnin. Ketu ne Amerike po bej vite dhe vite qe nuk i kam kapur me dore. Por do kisha shume deshire te blija nje qilim dhe ta sillja ketu...

Hallall! Ne mungese te ndonje ndihme e nisme te organizuar nga mafio-qeveria, do benin mire te organizonin vete ndonje infrakstrukture tip faqe interneti ku te reklamojne dhe pranojne porosira e pagesa, dergesa me poste jashte, etj. Me te tilla mundesi do benin goxha para krahasuar per kohen qe punojne, sidomos nqs bejne punime me porosi (custom made).

P.S. Perfytyro p.sh. nje Shqiperi ne nje univers paralel ku Kryeministri ne udhetimet jashte shtetit promovon e reklamon nje nisme te tille te organizuar me punime autentike dhe jo pikturat e gjelave te cilat i ben gjate orarit te punes. 

Si ka mundesi edhe te tjerr lesh edhe te mesoj nxenesit ? Di qe dy kunguj ne nje sqetull,  nuk mbahen po hajde thuaj se ne Shqiperi edhe mbahen !

Kohen  qe t` studioj, te pergatit , e te korigjoj, provimet e nxenesve,  e  shfrytezon per te tjerr lesh ! smiley  

Po i qani hallin goces tani si e gjen kohen? Mos harroni qe ne shqiptarkat jemi si flutura smiley 

Ne ju es ej , s`ma merr  menja se,  mund te besh  mesim edhe te tjerresh lesh, njekohesisht smiley gjithnje flasim ne se punon me kohe te plot 

Mbas punes mund te bejne cfaredo lloj pune edhe ketu, si pune te dyte, nuk eshte turp! 

nuk eshte ceshtje turpi eshte ceshtje kohe , per kete eshte fjala smiley

gjynof per zotin.. alamet goce shkon e harxhon jeten me tredhjen e leshi

e para here qe shoh te besh koment normal kapo

Ja urime, ne koke te komenteve te tjera tashi.

Bardha Nergjoni - > sa autentik ky emri

A jane te regjistruara si biznese keto aktivitete artizanale? Dhe a presin kuponin tatimor kur shesin prodhimet e tyre? Po lendet e para dhe kryesisht leshin a e blejne kundrejt leshimit te fatures tatiomore nga ana e leshshitesit? Po energjine elektrike tek dhoma e punes a e kane me sahat me vehte? Pra a e paguajne energjine elektrike me cmimet e biznesit? ka dhe shume ?????? te tjera por boll me kaq per sonte. Hajde noten e mire!

Seriozisht e ke ti?

Te cojme tatimoren te sekuestroje tezgjahet.

Lipset qe policia ta sperkase ambientin me parfumin "Era shtet".

Tezgjahu s'ka nevoje per energji elektrike se punon pa elektricitet keshtu qe kursejua ate viziten e tatimoreve se atje ne Zogak ku jetojne ato shyqyr paskan gjetur nje mundesi per te fitu ndonje lek.

Bravo i qofte vajzes ketu, ku tregon se vertet zanati s'te le pa buke. 

femer persmari, qe ka kuptu çelsin e jetes.

24 vjec. Nuk ka sot 24 vjecare te dhene pas punimeve te tilla, artizanale. She's special. I lumte.smiley

siç thote dhe vete e kane familjarisht zanatin ne gjak. pra s'ka lidhje mosha sesa tradita familjare ne kete rast.

bile dhe shkolla ketu duhet te synoje, te ZANATI. ti lidhi kalamojt me PUNEN qe te vegjel. qe te perfitojne ata femije qe nuk e kane punen, tradite familjare. 

dhe iu futen shkollave kot, sa per nje dipllome, nje cope leter dhe duke shpresuar te perfitojne nje vend kot ne administrate ku te fitojne paret prej saj.

 

Femiu ndikohet edhe nga trendet e kohes, pervec se nga familja. Dhe ne nje pike te caktuar, zgjedh cfare te marre dhe cfare te lere.

poetet ndikohen edhe prej henes. por po flasim ne lidhje me kete temen.

Po app-in per ket pune ku e ka gjet? smiley

shembull

Gje e bukur, sidomos kur e ben punen me qejf! Vetem se ne te ardhmen, keto lloj profesionesh shtepiake, ka shume mundesi te pajisen me bileta taksimi nga bashkite, qe jane mjaft simbolike dhe me se shumti sezonale, (sipas praktikes se vendeve te tjera). Keshtu p.sh. nje punetore e tille, qe punon per qejf dhe don te shesi per periudhen e veres, do te paguaje taksen sezonale ne Bashki, e cila cmohet afersisht dhe ne nje minimum. Per rastin e kesaj duarartes me qylima, mund te shkoje nga 500 deri 1000 lek te reja ne muaj, apo 1000 deri 3000 lek te reja per gjithe sezonin e veres. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).