Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim 8 studentë, të akuzuar se hodhën disa vezë drejt kryeministrit Edi Rama në formë proteste kundër ligjit për arsimin e lartë – të cilin ata e kundërshtojnë sepse financon me para publike universitetet private.

Studentë të Lëvizjes për Universitetin, duke protestuar para Policisë së Tiranës kundër shoqërimit të aktivistëve që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama. Foto: LSA

Të mërkurën në gjykatën e Tiranës filloi shqyrtimi i çështjes së ngritur nga prokuroria kundër 8 studentëve, të cilët akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të forcave të rendit, gjatë një proteste simbolike kundër kryeministrit Edi Rama.

Ngjarja nën hetim gjyqësor ka ndodhur në 2 nëntor në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, në momentin që Rama po largohej nga një takim me grupe interesi të bizneseve të vogla. Pas hedhjes së vezëve, 8 studentë u shoqëruan në polici dhe u mbajtën të ndaluar për rreth 6 orë. Pas inicidentit, studentët e akuzuan policinë dhe rojet e gardës së kishin ushtruar dhunë gjatë shoqërimit të tyre. Policia nga ana e saj e mohoi ushtrimin e dhunës.

Studentët nën akuzë i përkasin Lëvizjes Për Universitetin, një grupim aktivistësh të majtë që gjatë dy viteve të fundit ka organizuar protesta masive kundër reformës së arsimit te lartë.

Sipas avokatit Dorian Matlija nga qendra Res Publica në Tiranë, i cili është përfaqësuesi ligjor i aktivistëve të akuzuar nga prokuroria, dy nga studentët akuzohen për goditje për shkak të detyrës të kryeministrit, ndërsa të tjerët për kundërshtim të forcave të rendit, sepse presupozohet se kanë bërë një lloj rezistence në momentin që kanë dashur t’i  shoqërojnë në makinat e policisë.

“Është e paqartë sa vezë janë hedhur, por në dosje kam parë vetëm një fotografi të një veze të rrëzuar në tokë. Ndoshta në filmim mund të duken më shumë se një,” i tha Matlija BIRN.

“Asnjë nga vezët nuk e ka prekur kryeministrin, por ligji parashikon dhe një vepër të mbetur në tentativë në qoftëse për rrethana objektive nuk është realizuar- për shembull në qoftëse nuk ka pasur nishan,” shpjegoi Matlija.

Në një deklaratë për shtyp të mërkurën jashtë Gjykatës së Tiranës- ku u mbajt dhe seanca e parë kundër studentëve – Lëvizja Për Universitetin ironizoi akuzat e ngritura nga prokuroria si të motivuara politikisht.

“Studentët nuk goditën kryeministrin për shkak të detyrës, por protestuan ndaj një kryeministri të katandisur në shërbëtor të diplomoreve private, për shkak të moskryerjes së detyrës nga ana e tij: mbrojtjes së interesit publik,” thuhej në deklaratë.

“Studentët nuk refuzuan t’u bindeshin urdhrave të ligjshme të policisë së shtetit, por u mbrojtën nga dhuna e badigardëve dhe policëve të ndërsyer, që në shkelje të ligjit i rrahën dhe i tërhoqën zvarrë në oborrin e fakultetit,” shtoi Lëvizja.

Klodi Hoxha, 22-vjeç nga Tropoja është një nga dy studentet që akuzohet nga prokuroria se ka goditur kryeministrin Edi Rama me vezë. Studentja e vitit të tretë në Departamentin e Shkencave Politike të Universiteti të Tiranës thotë se Fakulteti i Shkencave Sociale – auditorin e të cilit Rama zgjodhi për të mbajtur konferencën me bizneset – konsiderohet si vatra e rezistencës studentore dhe vendi ku është ngjizur Lëvizja Për Universitetin.

Klodi Hoxha, e akuzuar nga Prokuroria për goditjen me vezë të kryeministrit Edi Rama. Foto: Besar Likmeta

Hoxha kujton se në 2 nëntor, pasi kishin marrë vesh se “i gjati” kishte ardhur në Fakultet, aktivistët e Lëvizjes kanë tentuar të hyjnë në auditorin ku mbahej mbledhja, por janë ndaluar nga siguria me argumentin se ajo ishte e mbyllur për publikun.

“Rama asnjëherë nuk na ka dëgjuar gjatë dy viteve qe kemi protestuar dhe dërguar peticione dhe erdhi në fakultet për të folur për bizneset. Kjo ishte fyerje për ne,” tha Hoxha, duke shpjeguar vendimin e aktivistëve për ta goditur kryeministrin me vezë.

Pamje të incidentit të postuara në You Tube, të cilat janë filmuar nëpërmjet një telefoni celular, tregojnë një studente që i afrohet kryeministrit teksa ai largohet nga godina e Fakultetit dhe hedh diçka që nuk dallohet në drejtim të tij, ndërkohë që të tjerë studentë dëgjohen të thërrasin “hajdut” dhe “sharlatan.” Video mbyllet me forcat e gardës që i vërsulen studentëve për t’i neutralizuar dhe më pas i shoqërojnë me forcë drejt një patrulle policie.

Klodi Hoxha kujton se hedhja e vezëve kundër Ramës nuk kishte për qëllim ta lëndonte atë.

“Shpëtoi, por nuk është e rëndësishme e kapi apo s’e kapi, se po të donim ta lëndonim ne e gjuanim me diçka tjetër dhe jo me vezë. Ne e kemi thënë vazhdimisht që kjo ishte protestë- një formë proteste brenda limiteve të shprehjes,” tha ajo.

Avokati Matlija bie dakord duke thënë që për sa i përket akuzës së ngritur nga prokuroria për “goditje për shkak të detyrës” kemi të bëjmë më një “veprim që është në kuadër të lirisë së shprehjes, edhe pse mbase në kapërcim të kufirit të lejueshëm.”

“Qëllimi i tyre nuk ka qenë ta dhunojnë kryeministrin, për t’i bërë atij dëmtime fizike… por ka qenë më tepër për ta bërë pis,” tha Matlija.

Sipas avokatit të të drejtave të njeriut, ndërhyrja e policisë dhe e gardës brenda ambienteve të universitetit për të shoqëruar studentët ka qenë e paligjshme.

“Ligji për Arsimin e Lartë i jep një lloj imuniteti territorit të universitetit dhe forcat policore mund të hyjnë aty vetëm me leje të titullarit ose kur është duke u kryer një krim në flagrancë e sipër,” tha Matlija.

Viki Çipi, një nga studentet e akuzuara për kundërshtim të policisë, i tha BIRN që forcat e gardës jo vetëm që i kanë marrë me forcë nga ambientet e universitetit, por kanë ushtruar dhe dhunë ndaj tyre.

“Ne na kanë tërhequr zvarrë truprojet civile dhe jashtë kangjellave jemi përballur me policë që ka ushtruar dhunë,” tha 22-vjeçarja. “Ne na kanë rrëmbyer nga fakulteti, ndërkohë na kanë vënë nën akuzë se kemi kundërshtuar forcat e policisë,” shtoi ajo.

Çipi i tha BIRN që me 2 nëntor, studentët ndjeheshin të provokuar nga kryeministri, i cili pasi kishte bërë një vesh shurdh ndaj protestave të tyre për dy vjet, kishte zgjedhur pikërisht fakultetin e tyre për të biseduar me bizneset.

Viki Çipi, studentja që po përballet me gjykim për “kundërshtim të forcave të policisë”. Foto:Besar Likmeta

“Në qoftë se kthej kokën mbrapa dhe të isha në të njëjtën situatë, prapë do ta bëja këtë gjë,” tha Çipi. “Unë po protestoja kundër kryeministrit për t’i treguar që arsimi nuk është e drejtë vetëm për të pasurit që i kanë xhepat plot, por edhe për të varfrit,” shtoi ajo.

Arlind Qori, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës i tha BIRN se sot i gjithë pushteti është investuar për t’i ndërshkuar këto studente në mënyrë shembullore, të cilat “nuk e cënuan fizikisht zotin Rama, por prekën pushtetin e tij simbolikisht.”

“I treguan atij që në oborrin e fakultetit ai nuk mund të jetë zot i pakufizuar, siç tenton të jetë në qeverisjen e vendit,” tha ai.

“Vajzat po tentohet të ndëshkohen, sepse tek organizimi i tyre, pushtetarët kanë parë farën ose potencialin e nje organizmi më masiv që do nxjerrë dobësinë e tyre në shesh,” përfundoi Qori.

22 Komente

Lereni drejtesine te beje punen e saj te pavarur. Nuk jemi ne kohen e saliut kur drejtesia dhe qeveria ishin nje trup i vetem. Ktea student ta kene per nder qe te denohen qofte edhe me ndonje gjobe se perndryshe na del qe nuk kane protestuar dhe as qe kane qelluar me veze. 

pale te kishin hedhur molotov, 

arsimin e larte qeveria por edhe opozita si inicuese e shikon te reformuar ne trendin e Reformes se Bolognes, qe nuk eshte gje tjeter vecse vrasja e perdorimit publik te arsyes, pra ideja qe nuk kemi nevoje per studime humaniste, intelektuale qe shtrojne pyetje dhe probleme reale, qe nuk hyjne ne pune praktikisht dikujt, ideologjia sunduese neoliberale thote ;ne kemi nevoje per eksperte teknike.

Kjo eshte gabim, sidomos ne nje shoqeri qe po humbet gjithnje e me teper sensin kritik te arsyes, dhe i duhet nenshtruar nje debati cka studentet me siper po tentojne ta shtrojne me largpamesi, qofte dhe duke terhequr vemendjen me hedhje vezesh.

gjithashtu protestat e studenteve kurajoze jane  ne vazhden e gjithe protestave studentore ne gjithe boten, jashte betejes partiake per pushtet, prandaj kjo padi penale eshte e e tepert dhe pse jo me efekt bumerang

tjeter gje protesta, tjeter gje sulmi fizik ndaj personit per shkak te detyres. E para eshte e drejte qytetare, e dyta eshte shkelje penale.

Nuk kam arrit te kuptoj kontradikten e ketyre cunave gocave me pushtetin, dot.

mbase sepse do kuptuar c'ndodh me reformen ne arsim ne rradhe te pare, ku edhe aty personalisht informimi ka qene i keq. 

Pershtypja keshtu nga siper eshte qe grupi preferon dhunen si metode te pare. Ndoshta ky perceptim edhe i ka ndeshkuar sic po lexojme ketu.

Eshte e vertete qe ne shqiperi veshtire akoma te lidhesh nyjet institucionale ku te mund te kanalizosh problemin demokratikisht - nuk e kemi strukturen dhe kulturen. 

Por grupimi, si progresist radikal qe eshte dubet te kish gjetur nje menyre inteligjente per te mberritur tek pushteti, karriget e influences, per te shtruar e mbrojtur opsionin e tyre. Une mendoj se kjo nuk eshte konsideruar fare si rruge, jo vetem prej preferences per dhune apriori, por edhe prej paragjykimeve vetjake ndaj qeverise, e cila nuk i meriton sepse faktikisht eshte me pozitivja qe i ka bere vaki atij vendi qysh prej kohesh - cunat nuk duhet ta neglizhojne kete mundesi per te lobuar per interesat progresiste qe perfaqesojne. Une besoj se jane nje nga grupimet qe do kish gezuar mbeshtetjen me maximale nga qeveria aktuale krahasuar me te tjere.

 

Flm

Vetem kur pashe simbolet ne veshjet e tyre me erdhi neveri.

pjellin, thote, sikur keta marksistat e vegjel nuk e kane konsumuar me te vertete krimin por ua kane sajuar te tjeret. lol Mire qe s'ua hodhen sales se do i kishte pushkatuar ne bulevard

Me gjithe ato kriminele qe kane kapur majat e pushtetit, edhe terroristet e vezeve iu duhen shqiptareve tani...

Me pelqen absurditeti qe sjell mendesia juaj, qe ka favorizuar shpellarizmin keto 25 vjet. Doni qe gjithe kategorite e tjera te ndeshkohen, kategoria te ciles i perksini doni qe te lejohet te beje cfare t'i doje kokrra e trapit.

Doni qe kategoria juaj te lejohet shese produkte neper lulishte femijesh, dmth te zaptoje hapesira publike per biznes, nderkohe qe budallenjte e tjere paguajne taksa neper dyqane per ate lulishte.

Doni te vidhni drita e uje nderkohe qe budallenjte e tjere paguajne per sistemin qe sjell drita e uje. Ndersa me kategorite e tjera doni qe ligji te funksionoje. Vete ama doni te vidhni e ta shkelni ligjin me kembe, t'i qr gjithckaje. Dhe habiteni pastaj pse te tjeret sillen njesoj si ju. lol

Ndersa mua me pelqen urtesia juaj (per hir te formalitetit), por njehere tjeter do ta shtjelloj kete pelqese. 

para ca kohesh ndodhi qe disa veze dhe lecka te lageshta (nje zot e di se ku ishin lagur), u hodhen ne parlament drejt kryeministrit, ne tentative per ta goditur. ngjan i njejti rast, ndryshon vetem kauza. A eshte ngritur padi penale per kete rast? nese po, gjykimet duhet te prodhojne te njejtat rezultate identike.

Duhen sa me shume veze. Duhen gjuajtur sa me shpesh me veze. 

Ben mire per te dy palet. Edhe ata qe gjuhen do ndihen me rehat se sdo jene me ne faqet e para te gazetave, te paktene me fytyre te ndotur, dhe te ata qe gjuajne ben mire se praktikimi I ben te permirsojne shenjestren

Te majtet ne shqiperi si zezaket ne usa. Urra per obamen, headshot policia.

Duhen hetuar dhe pulat qe i kane pjelle vezet. Ka shume mundesi te jene pulat e Saliut. 

Në Shqipëri nuk mund të nisë një procedim penal pa pasur një padi. Shkrimi thotë shumë gjëra, ca mund edhe t'i kursente, por nuk thotë se kush e ka bërë padinë që ka vënë në lëvizje sistemin. Dhe kjo gjë është element kyç në këtë histori.

A nuk mundet prokuroria vete te inicioje nje padi?

Prokuroria s'e ka zakon.

Si stenda emulacioni dukeshkan ne pamje.

Qe ketej e tutje ndalohen pulat bythen e te cilave s'e ka inspektuar personalisht Artan Lame ose Artan Shkreli.

Rilindje = Bananeshtet qe te procedon penalisht per mbajtjen e vezeve pa leje, por ama te ben deputet ose kryetar bashkie nqs ke qene trafikant droge dhe prostitucioni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).