Reforma në drejtësi është votuar në parim nga opozita dhe mazhoranca, që kanë arritur dakordësinë e parë.

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”. 

“Duhet të ecim me ritme të shpejta. Nëse ekziston vullneti, do e përfundojmë në kohë. Procesi është ndarë në 6 kapituj. Kam propozuar këtë ndarje: integrimi, Gjykata Kushtetuese, gjyqësori, institucionet e reja, prokuroria dhe i fundit me dispozitat kalimtare dhe vetingun”, u shpreh Xhafaj, i cili shtoi se pret që gjithçka të përfundojë shumë shpejt.

“Çdo ditë do të punojmë për të ezauruar çdo kapitull. Me vullnet, nuk ka arsye pse të mos përfundojë në kohë të shkurtër. Debatin e kemi ezauruar, kështu që ka shumë pak çështje që mund të kenë nevojë për vendimmarrje politike”, tha Xhafaj.

Ndërsa deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se “çështjet politike duhet të fillojnë të negociohen sa më shpejt”. 

“Procesi sot me votimin në parim mori një hap për diskutimin nen për nen. Nesër do të fillojë diskutimi nen për nen për amendamentet kushtetuese. Qëndrimi i opozitës është votimi pro për fillimin e diskutimit nen për nen”, shtoi Halimi.

Por, deputeti demokrat theksoi se “votimi pro nuk nënkupton dhe votën pro për amendamentet për çështjet politike”.
 

51 Komente

Nuk e ben kjo Qeveri Reformen ne Drejtesi .

Bëj një vrimë në ujë.

Populli.

sipas nje burimi qe nuk do te identifikohet.smiley , te shtunen qe shkoi Rama dhe Basha kane pasur nje takim sekret diku ne zonen e Golemit...  takimi pra, duhet te kete ndodhur perderisa e kane arritur njefare marreveshje, qofte dhe ne parim.

Paska rene shume pazari, nga Kokodrillua i dikurshem tek Zhapiku ne Golemit. smiley

ne Golem te restorant "Ngjala", po ngjala nuk hengren..smiley ama se kujt do tja japin ngjalen, kete nuk e dime ende... ja p.sh, Koqos ja dhane me lezet mandaten.smiley

Me jep Koqon, te jap ... Ca thua, nje Koqo vlen te pakte dy ... smiley   

PS. Nga nje bisht ngjale do ta hane dhe ambasadoret se rane telef per drejtesi ne Albani. smiley

po c'reforme leshi!   po nuk u zhduk nga skena partia e sales,edit dhe metes,kot lodhen.

duhet permbysje,qe te fillojne gjerat te kanalizohen pozitivisht per shqiptaret.

po permbyset statukuoja ne evrope  e amerike qe jetojne shume here me mire se shkaba,ndersa ne vazhdojme me ata qe na la ramizi ne 91-n!

Kjo duhet te jete ajo reforma: "Si mos te denohesh asnjehere ne Shqiperi". Kane 1.5 vjet qe i diskutojne gjithe skenaret e mundshem dhe duke i shtuar nga nje "escape clause".

Do bejme reforme de' more de'

Si lum ti popull, mezi na ke ...

Ne pergjigje te pyetjes se nje miku "C'te rejash kemi nga atdheu?"

1.Kryetari i bashkise se Kavajes “nuk mban mend” pse u denua dhe beri burg ne Gjermani
2.Ne pishe-poro rifilloi linja ajrore RIFORMATO prape nga persona te panjohur fare nga kusheriri I habilajve
3.Zyrtaret qe paguhen per te luftuar vjedhjet dhe korrupsionin korruptohen me shume
4.2 femije humben jeten ndersa po shkonin te vizitonin babain e tyre te BURGOSUR qysh prej 3 muajsh per “ndertim te paligjshem”. Ne kete vend koco shkel 10 ligje dhe 2 plane urbane me ndertime te paligjshme por jo vetem qe nuk burgoset por behet deputet, cakton kryetaret e bashkive, cakton tenderat dhe tregtine e naftes dhe ne fund tall edhe gjykatesit kushtetues. Ndersa Sadriu sapo perfundoi shtesen e paligjshme te katit tek pallati i 10 i paligjshem ndertuar tek serat e luleve te Tiranes. Keta qe shkelin disa ligje njeheresh jane deputete, perlajne miliona euro nga bashkite e Tiranes dhe Librazhdit, caktojne tenderat, por edhe shqyrtuesit e ankesave ndaj tenderave. Keqberesi ne kete vend eshte qytetari qe ben nje shtese, keta qe bejne 10 ndertime te paligjshme jane “perfaqsuesit me te spikatur te komuniteteve te tyre dhe qe e meritojne te jene deputet” sic na tha z. Rama ne TV para pak muajsh.
5.Lajmet e stacionit me te madh ne France TF1 deklaruan se ne keto 2 vitet e fundit ka nje trafik shume te madh droge qe vjen nga Shqiperia qe eshte shume veshtire te kontrollohen dhe po marrin monopolin e narkotikeve
6.Nje tjeter I vrare me 15 plumba me revole me silenciator prape ne Durres si gjithnje “nga persona te panjohur per motive te panjohura”
7.Ne Durres rifilloi rendshem trafiku i heroines dhe ata qe e kapin jane ata qe ju prishet monopoli I kanabisit
8.Ne Durres rrihet “nga persona te panjohur” presidenti I ekipit te futbollit qe po fiton kampionatin
9.Ne Tirane Partizani qe konkuron per kampionatin rrihet ne shtepi nga ekipi qe nuk donte te vinte fare te luante ne Tirane, dhe e gjitha kjo shfaqje kur raportet ne pikat e basteve ishin 9 me 1.2 
10.Futbollistet e Butrintit te Sarandes gjuanin topin gjithe lojen nga tribuna ku qendonte zuzari qe kish blere ndeshjen dhe qe ndan pazaret dhe prerjet e pyjeve te Librazhdit.

Source : FB.

 

 

Tek a çift: o Dr Mortja o Ilir Floriri ne burg. Ishte vendos per te parin.
Ca t'bosh kur ta bo i joti...

Nuk eshte cudi qe te pelqejne kaq shume filmat, ti jeton ne movie land. smiley

Gjithe Shqiperise i vihet flaka sikur te denohet ndonje nga ata te dy.

Fitorja me e madhe e reformes do ishte sikur te ndrohet kurs ne te ardhmen. Por me sa kuptova, negociata jane si te kopsiten mire punet qe te vazhdojne te perfitojne edhe keta qe jane ne pushtet tani, edhe ata qe do te vijne.

Gjithe Shqiperise i vihet flaka sikur te denohet ndonje nga ata te dy

Saç ju vu kur denun Tos Nanien smiley (dhe ishin vitet '90, kupton ti?) 

Nje jave e beri xhiron ne publik valixhja e Xha Takut dhe u qepen gojet. smiley

Ndersa per komandantin lexhendar s'besoj se ka nevoje te diskutohet fare. Megjithate koha tregon gjithcka.

Filloi Reforma : Arrestohet ne Zvicer Rezart Taci.

ska nevoje fare per reforme, deri tani cdo gje po funksionon per bukuri dhe po shkulen githe derrasat e kalbeta vetem me dy veta:

1. Qytetari dixhital qe ben denoncimet, dhe,

2. Basha qe i le dosjen ne tavoline departametit te shtetit

 

 

Me ligjin demokratk i cili s'te thote cfare te besh, por vetem cfare te mos besh, mundet te akuzosh gjithkend, per cfaredo.

me perjashtim te kriminelit, sigurisht
(ne mos po te kthehet ky i fundit dhe akuzon viktimen)

Sot u shënuan dy ngjarje të rëndësishme politike.

E para ishte votimi në parim i drafit të ndryshimeve kushtetuese nga ana e të gjitha forcave parlamentare.

E dyta ishte heqja e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Por kreu i PD-së, Lulzim Basha, që i konsideroi këto dy ngjarje si fitore të opozitës, nuk ndalet me kaq por tani paraqet kauzen e re të Partisë Demokratike.

“Parametrat janë për një qeveri teknike, sepse Rama ka treguar se nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Pa një reformë zgjedhore, asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në vend”, tha Basha. 

ne opozite dhe shife sa efikas, energjik dhe i pushtetshem eshte, imagino kete kryeminister vitin tjeter sa shpejt do ecin gjerat

Me ket opozite vallaj Rama ska as pse me plotsu premtimet qe i beri popllit. Polit byro ka per ta bo kabinetin. Kryeminister gjer m'vdekje. 

Ne Albanie (mbase dhe gjithanej) asiher pushteti nuk nderrohet per merite te opozites, por kur e 10t qeverrija.

Varet kur ti doje trapi Bashes, ai Bashen ka vdekje smiley

Basha e zbythi nga bashkia.

Basha.

smiley

Qeveri teknike, Kapo , ishalla  smiley  ishalla 

C'e pyet per energji, shpertheu nje gerdec te tere plus nje lufte civile 97

Ho mi Rilindsja vogel , qenke merzit per Kocon kshu ?

tema e Kocos eshte ne tjeter vend po meqe pyet, jam merzit per Bashe Berishen se Koco dhe Taci e te tjere po iu hyjne pa rradhe

Mos u merzit te keqen se e ke jeten perpara , i kishte dergu sms bazes " Tani qe me hoqen nga Deputet do jem me prane jush , juaji Kocua "

smiley

Jo mo na vjen keq per shefin, pse t'ia kene me hile

smiley   ketu me zure ngushte , po , ja kane me hile smiley , po ka thene AI nuk vdes po su bera dhe njehere President.

e shof, rrembeni armet thote, me hir a me pahir dmth

smiley

Aaaa...jo me Arme , me vote , masnej nja tre here eshte bo President AI  , heren e fundit qe Veres qe kaloi , nuk i jepnin Jarit Shpi Pushimi keta te Rilindjes , si tja bojme , Komandant i thame , do te behesh ca dite President ? Po tha , Okay na jep celesat e Viles se Gjirit te Lalzit tja japim Jarit per pushime urno celesat e Presidences , kshu e bone ,Jari me Pushime , Komandanti ca dite President .

Nuk tallesh, pretendon dhe me vote, interesant... Prandaj falangat e zeza te rinise, pohojne njerezia

Qurrasher qe te rruajne mender...

ashtu qofshin, gezohem te jem gabim

Ai vend ka marre rrugen e ....  e dreqit.aty krimi prodhohet si produkt,  aty nji  bie, mira ngrihen  dmth politikan kriminel  deputet kriminel , ordiner,kriminel, 

Shqiperia sot eshte vendi me i izoluar ne bote, kjo per shkak te krimit ordiner, dhe mungeses se shtetit, dhe pa sigurise 

Hajde mbushi mendjen shkabes se.

Nje vend qe e mban gjall droga, dhe aktivitet kriminale ... me ta cpif, aty te ngrihet shpresa se mund te rregullohet shteti, dhe jeta normale aty zhgenjehesh, e gjithe media flet vetem per krime, vjedhje, konflikte prone e huha ..aty prishesh nga mend ! 

Bravo opozites ! E kuptoi me në fund se pa vra Baben, nuk rivihet në pushtet (kshu ndodh në gjithe boten xhanem).

Rikthim i PD ne pushtet pas 3 mandatesh (dhe jo 4 à me shume, siç ishte parashikuar)

smiley

Stalker muvi,

ti si komunist fallco, dmth komunist francez qe e ly me livando, je edhe racist gjinor qe nuk repekton dy felat klasike te tragjedise se lashte greke, akoma avangarde e historise tragjike botrore.

Ke harru qe Edipi erdhi ne fuqi mbasi vrau Baben, por edhe mbasi palloi Mamane. Ose nuk ke harru, por nese vrasje e Babes e pëllisni, pallimin e Mamase e blegërini, e fshihni. Megjithse edhe ne tragjedine eskiliane, Edipi vone e kuptoi qe kishte pallu edhe Mamane e tij.

 

kamunizmi ka probleme botekuptimi me kete pjese te historise shume-felore-gjitheperfshirese analo-kaluese botekuptimore shumefjalore te historise. si nje liber gatimi qe kur i grisen fletet, nga antipaste, del recel arre me trandofil. nuk ju ha palla shume kamunistave per histori. historia ju vjen nga prapa. 

Domethene pedeistet duhet me pallu edhe Jozefinen qe te vijne ne pushtet.Jo keq,ne mos i pallofte ajo e para.

ai grupim s'ka det qe ia lan te zezat. Por me falangat e zeza si perspektive e tyre, do e kurseja dyfish optimizmin.

rendesi ka qe qeka votu ne parim, pastaj nese nuk votohet nen per nen, nuk ka problem. ne parim, ka mbi dy vjet qe bertitet. 

Veliaj hakmerret ndaj policit bashkiak që e denoncoi për falsifikim

Polici Bashkiak, Besmir Karaj, i cili u bë i njohur për shkak të gjobës ndaj Partisë Demokratike është pushuar nga puna nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Pushimi nga puna i policit bashkiak është hakmarrje e Veliajt pasi “Karaj pati integritetin dhe kurajën që ta denonconte publikisht se firma e gjobës jo qe nuk ishte e tija, por se ishte falsifikuar nga Veliaj”.

Prej 5 muajsh, prokurori Ardian Dyrmishi, mban të mbyllur në sirtar këtë kallëzim, ka provat dhe faktet e mjaftueshme dhe nuk ndërmerr asnjë veprim ligjor ndonëse mediat raportuan se edhe laboratori shkencor i policisë konfirmoi falsifikimin e firmës nga Bashkia.

...ne mos sot neser,edhe ket pushtin ka per ta zene ajo reforma ne Drejtesi 

Kot bejne llap llap se asnje reforme nuk do votohet kete mandat. Vetem po fitoi pa Ilir Meten heres tjeter PS-ja, edhe jalla.

Reforme qe mos kene politikanet shqiptare fjale ne gjykata e prokurori? 

A keni lujte mend? smiley

Jam i sigurte qe Fondi Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit ka fillu me lujte tekst qe kete Lune ta zevendesojne. Seriozisht kjo.

o pereni smiley

reforme me barona e me brekgris

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).