Policia e Tiranës ka zbuluar dhe identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit Elton Çiço pak javë më parë në një lokal mes stadiumit “Selman Stërmasi” dhe shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”.

Kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, në një deklaratë për shtyp, ka treguar emrat e autorëve të dyshuar, që sipas tij janë: Jani Naim Alia, 39 vjeç, lindur e banues në Tepelenë dhe Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, të dy me precedentë penalë.

Sipas Hodajt, janë mbledhur një sërë provash të vlefshme që kanë ndihmuar në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë. “Aktualisht janë arrestuar dy persona të tjerë që rezultojnë se kanë penguar të dhëna mbi të vërtetën. Ndërkohë që autorët e dyshuar janë me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore”.

Policia e Tiranës i ka kërkuar ndihmë qytetarëve që nëse kanë informacion të vlefshëm mbi autorët e dyshuar të vrasjes së Çiços, të telefonojnë në polici dhe për çdo gjë do të shpërblehen me 5 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë, për Alian dhe Milloshin, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg”.

Renato Milloshi, rezulton se është djali i Hysni Milloshit, ish-kryetait të Partisë Komuniste. Policia e Tiranës nuk dha informacion mbi arsyet e vrasjes së Çiçës, pasi konsiderohet ende një çështje në hetim.

5 Komente

Ky qenka Jani i biri i Naimit mo!!?

Zbulohen vrasesit apo te dyshuarit , apo te dy .

Tani kemi arrit me tamam ne post-postkomunizem.

Djali i kryetarit te partise komuniste behet vrases dhe askujt nuk i ben pershtypje.

Sic mora vesh, i vrari kishte tentuar tre here per te vrare vrasesin, pra Jani Alia. Dhe sigurisht mbas tre deshtimesh te vjen edhe ndeshkimi. Eshte si ne futboll qe po nuk i shfrytezove rastet per gol e peson vete golin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).