Po uroja sot nje grup socialistesh te hershem dhe te ndershem. Por nderhyri nje socbiznesmen e me tha mua dhe na tha te gjitheve: “Kane ikur ato kohe”.

U perpoqa t’i them se koha e sakrificave nuk iken dhe as harrohet, se njerezit e ndershem do te respektohen perjetesisht, se kontributet mbeten vlere morale, se socialistet vleresojne para se gjithash dinjitetin…por, kujt po ja thoja? Murit apo gurit?

U detyrova me ne fund t’ia mbyll:” Degjo, or ti soc

ril, rilsoc a cfaredoqofsh, une dhe miqte e mi nuk te ndalojme te numrosh milionat qe fiton, por edhe ti harroje se mund te na ndalosh qe te kujtojme se si e kaluan ne kembe Vjosen e terbuar ne mes te marsit Arta Dade, Pandi Majko dhe Arben Malaj per te shkuar ne Vlore, ne varrimin e Artur Rustemit. 

Nuk na ndalon te kujtojme koburen mbi koken e Erion Braces, ne Berat, as turrjen e nje shteti te tere kunder Ilir Metes qe mbronte punetoret e Policanit, as perballjen e Luan Hajdarages me police bandite ne Kruje, as rrethimin me kallashnikove dhe granata te Maqo Lakrorit e Alfred Palokes ne Manati te Lezhes, apo te Ndre Legisit, Lush Perpalit e Sadedin Stankajt ne Dukagjin. 

Nuk na ndalon dot te kujtojme perballjet e Servet Pellumbit e te Gramoz Rucit me policine, as rrahjen e Musa Ulqinit, Ylli Bufit dhe deputeteve te tjere ne Libofshe, as plumbat e kallashnikovit kunder Rexhep Meidanit, rruges per ne Puke. 

Nuk na ndalon te kujtojme as burgosjen e Fatos Nanos dhe as rrahjen cnjerezore te Edi Rames ne mes te kryeqytetit, as masakrimin e grave socialiste qe u prinin protestave, as djemte dhe vajzat qe kurre nuk iu tremben dhunes dhe terrorit policor. Nuk na ndalon dhe as ke per te na ndaluar kurre qe te kujtojme deshmoret tane te 21 Janarit!”

GEZUAR, SOCIALISTE TE DASHUR, KUDO QE JENI!

26 Komente

O Namik, po Kacin pse nuk e permende? smiley

Ne 1996 numeroheshin votat ne Vlore ne mes te terrorit dhe presionit te shikut. Po te gjithe ata socialiste pa dashur te bejme emra u spostuan dhe keta qe jane ne krye harruan kush investoi per ta. (investim moral flas)

Gezuar diten Ps, ja u kemi borxh heqjet & mundimet, sic i numuron, e te tjera 

ja u kemi borxh heqjet & mundimet, sic i numuron, e te tjera 

Come again? (meqe preferon Anglishten). Ne emer te kujt po flet me kete "kemi?" apo pluralis majestatis?

ncnc nuk e paske kuptuar qe une e kisha si kopjim te komentueses/it qe po fliste ne shumes. Lexoje te gjithe dialogun respektues Jul. lol

as ti mua, po te lexosh pergjigjen pasuese prej fajtori

Namiku, me pelqen dhe eshte nga ata socialiste qe mendon te pakten per idealet dhe shtresen qe perfaqeson, krejt ndryshe nga shum aty qe mendojne vetem per xhepin dhe firmen e tyre.

Shko re pall , goca jote ngeli duke e share Ed Ramen .

Brado, po nese goca e Namikut e shan apo kritikon Ramen, do te thote se eshte ne rregull, dhe pall ne kete rast eshte Edi dhe jo Namiku, jo me kot ja kam ngjit emrin Pallosh une atij. 

gabimi i socialisteve si Namiku & Co eshte heshtja. Si i ndershem duke dash te mos ngreje kapital permbi nje vuajtje, ai merr pjese ne lojen e harreses, e nxitur & ushtruar kjo selektivisht prej djallezise se semure te parise se pd-se.

Vendet e tyre te deputetit dhe fitoret me te vogla, jane fituar me jete & mund supernjerezor sic pershkruhen mesiper (apo te tjera qe s'kane arrit te pershkruhen), perkundrejt klishese se ngushte mbi pd si monster gjeneruese vetem e 21 janarit, a Gerdecit.

 

 

25 vjet thote. Kam pa skam pa, po rrypa qi ulin vitet e punes per pension vetem keto jane smiley

 

smiley

Do bojn dhe nei operacion plastik, se vallai veshtire me mcef 60 vjet.smiley

Sa mu hap goja duke lexuar kete. 

PS-jane gjysma e idioteve pergjegjes per gjendjen e shqiperise

nuk me ra rasti t'a shof ndeshjen por flm per linkun.

 

  smiley  pergjegjesia pastaj, ti njifesh ca per pergjithesime kshu (zakonisht simpatike ) por pergjithesia thjeshton

Po jo o july te lutem shume .tos nano bridhte cdo weekend  kazinove e  buzuquve te athines  kur poplli ishte pa uje pa drita, njerzia mbyteshin ne det  duke u perpjek te iknin me gomone ,namiku me mburr therorine e shokut fatos.PS-PD jane dy banda hajdutesh.ajo lufta politike eshte thiatro , ne prapaskene ndajne paret e vjedhura.

....dhe as rrahjen cnjerezore te Edi Rames

 

Ed Rama aso kohe nuk ishte socialist, o Namik, edhe  rrahjen nuk e hengri per llogari te socialisteve.

25 vjeç u ba djali/vajza serbo jugor. po çfare pret namik nga nje pjelle serboshqiptare, eshte femija i partise komuniste 1941 , pjelle e shpifur, mbushur me kriminel te lindur , per hater mos te rrejme edhe te krijuar . 

Pjella e komunisteve, sot e quajtur socialiste, eshte e shpifur, ndjellkeqse, djali kristaqit, djali sulejmanit vogel, gramozit, me nje tog pjelle serbe. ptu race e keqe paskane qene kjo pjella enver miladin, ska ambasador amerikan qe i largon, do i kemi aty per jete. 

 

25 vjet ekonomia kombetare,  ne vend numuro 25 vjet akoma vend emigrantesh, pas sirianeve dhe pakistanezeve, 25 vjet importojme me shume se kurre dhe exportojme me pak se kurre ndonjehere ne historine moderne

kemi 25 vjet qe na qeverisin vetem horrat o Namik! Dhe per ironi te fatit, horrat vetem sa shtohen e kesisoj socialistet (ata/ato te vertetet) vetem pakesohen. 

socialistet (ata/ato te vertetet) vetem pakesohen

Si duket kerraba terheqka me shume ,  nga horrat !

Si ka thene Ali Asllani , erdhi koha e maskarenjeve !

__

Hakerrimi .

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

vijon

me pas..

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'
dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!
Ç'na pa syri, ç'na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Në pamundësi për të shtyrë Kampionatin Europian, Edi Rama ka shtyrë festimet e 25 vjetorit të Partisë Socialiste

Ec e mos e beso Fiqon kur thote qe ketij s'i rrihet me shume se 10 dite pa bere ca pushime larg Shqiperise.  

Dokle paska pasur goxha serenata per te kenduar me Nano e Brace, gjynah qe s'i kane dhene nje qithare kur e ka bere kete komentin ne Facebook a ku e ka bere. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).