Çdo familje shqiptare paguan në muaj 100 lekë taksë për tvsh

A është e drejtë që taksapaguesve shqiptarë t'u mohohet ndjekja me transmetim free to air i Kampionatit Europian të Futbollit. përse shqiptarët që paguajnë si taksë vjetore një shumë prej 1200 lekësh u mohohet një e drejtë e tillë, përse shqiptarët duhet të paguajnë Digitalb me një vlerë prej 2000 lekësh në muaj për ta shijuar evenimentin më madhor të kombeve të Evropës?!
Unë mendoj se kjo 'pyetje' vlen si temë diskutimi për peshqit në forum. Unë gjithashtu mendoj se pas gjithë kësaj duhet të fshihet ndonjë aferë e pistë e klienteliste nga ana e qeverisë, ju kujtoj se edhe qeveria e mëparshme ka vepruar pak a shumë në linjë të njëjtë edhe për veprimtari të tjera sportive, kulturore apo evenimente artistike.

15 Komente

E do pergjigjen e shkurter apo pergjigjen e gjate?

Apo ishte pytje retorike dhe nuk do pergjigje fare?

Eshte shume e drejte se ne leket nuk i paguajme per parazitarizma si ndeshjet e futbollit, por per emisionet emisionet shkencore e edukative qe TVSH pregatit...

 

Deklarata

Radio Televizioni Shqiptar me keqardhje njofton publikun shqiptar se ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit të vlefshme për fazën finale të EURO 2016 nuk do të transmetohen në Televizionin Shqiptar. Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t’i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtëpërdrejtë në kanalin e parë të Radio Tiranës, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale. smiley

....ndërkohë që në vendet e tjera transmetohej EURO 2016, në vendin tonë TVSH transmetonte teatër ku interpretonte aktorja Luiza Xhuvani, ish-deputete e Partisë Socialiste, e cila u dorëhoq më pas nga politika pasi djali i saj u përfshi në një vrasje të 4-fishtë. smiley

Teatri nuk eshte keq, aq me teper kur interpreton Luiza Xh. Do e ndiqja me me shume interes se futbollin.

kjo pyetje apo teme, nuk kish pse vihej ketu,  eshte nje rubrike e vecante per keto pyetje.

Pjer, ke filluar të bjerrësh në mendim, autori i VQ, nuk duhet të katandiset kësisoj dore..smiley

u mbyll minuta e pare e pjeses se pare, rezultati akoma zero-zero

 

rrofsh lungo smiley

Perderisa TCH po e jep falas ashtu si TVSH, nuk shoh proble,

Cdo, pa apostrof.

nje pjese e mire e ndeshjeve zhvillohen ne te njejtin orar. 

Cdo, pa apostrof

that's a nice surprise smiley

Humor antikomunist.

Ndeshjet transmetohen nga nje TV kombetar dhe jane falas.

Deputeti Demokrat, Luçiano Boçi ka treguar atë që është e vërteta e e mosdhënies së ndeshjeve të kombëtares së Futbollit nga TVSH.

Sipas Boçit “RTSH fsheh blerjen e realizuar me negociata, për të drejtën e transmetimit të kampionatit Europian nga TVSH.

Ish drejtori i komanduar Martin Leka, në seancën dëgjimore në Komisionin e Edukimit të datës 25. 11. 2015 e ka pohuar dhe mbrojtur një gjë të tillë, pas insistimit tonë”, shkruan Boçi.

Sipas deputetit. “RTSH e Gëllçit “gropos” dhe sakrifikon 1.5 milion euro (850 mijë Euro blerja + 700 mijë euro, nga të ardhurat e reklamave), para të publikut (Procesverbali i mbledhjes poshtë)

“ Gjithçka bëhet për interesat e “të tretëve”, për xhirot miliardere dhe fitimet marramendëse.

Po Kryeministri ku e ka vendin këtu?!!! Nuk e dinte?! Kam frikë se e ka urdhëruar vetë! Insistimi për të vendosur Gëllçin “e nxorri paksa kokën”! Ka dhe më!!!

Prokuroria duhet të nisë menjëherë çështjen, për të vënë para përgjegjësisë “killerat” e parave të publikut dhe të interesit të publikut sikurse dhe të emocioneve të tij.

Arsyeja fare e thjeshtë: TVSH nuk e transmeton, pavarësisht se drejtuesit e saj kanë pohuar e pranuar blerjen e kësaj të drejte, e cila është “grisur” për interesa klieteliste.

Një pjese të mirë të shqipatrëve nuk jua mban xhepi ta blejnë këtë shërbim. Nuk munden ekonomikisht.

Nuk mund të ndjekin nga pas kryeministrin me shpurën e tij në stadiume, mgjs janë tifozë më të mëdhej dhe më të sinqertë se ai.

TVSH si i vetmi tv publik dhe i vetmi tv me shtrirje gati 100% në territor refuzon ta transmetojë.

Megjithëse mbahet me paratë e taksapaguesve, drejtuesit e rinj të RTSH, kanë preferuar talljen publike me publikun. Sugjerimi tyre cinik dhe arrogant, ishte që ndeshjet mund t’i ndiqnin live nga Radio Tirana. D.m.th si dikur. Si dikur “në kohën e qepës”, kur Gëllci ishte kryeredaktor i “Zërit të popullit”.

Nxjerrje gjuhe më të plotë se kjo nuk ka!!!

Procesverbali i mbledhjes zbardh qartë blerjen me negociata nga ana e TVSH, arsyet e mossuksesit të parë, shumën e shpenzuar dhe atë që do të vinte si e ardhur nga reklamat.

Është e shkruar “e zezë mbi të bardhë” që ndeshjet do të transmetoheshin nga TVSH!!!.

p.s Skandali tjetër i rradhës, i 8.2 milion eurove për mirëmbajtjen po vjen….”, shkruan Luçiano Boçi.

 

Etikisht dhe moralisht kjo nuk eshte e drejte! Mirpo ligjerisht eshte e drejte, pasi eshte bere ne baze te ligjeve; dhe keto ligje shpesh jane paketa klientiste ne vende republikash banane si Shqiperia. Sado klientela te ndryshme te kete nje vend, keto evenimente si kampionati europian dhe ai boteror duhet te transmentohen te pakten ne 50% te ndeshjeve (perfshi ate hapese, te fundit dhe te ekipit kombetar te vendit) ne televizionet e hapura dhe te kapura nga cdo banor i vendit. Ndersa ne nje vend normal keto ndeshje duhet te transmentohen 100% nga TV e hapura, pasi kemi te bejme me kombetare shtetesh dhe vendesh, gje kjo qe e tejkalon kufirin e kuadrit te sportit te futbollit, ku televizione private marrin te drejta transmentimi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).