Numri i qytetarëve shqiptarë të pajisur edhe me nënshtetesi italjane rritet me hapa te shpejte nga dita ne dite. Ata jane sot disa dhjetera mijera dhe mund te marrin pjese ne jeten politike te vendit fqinj. Pjesemarrja e tyre eshte vecanarisht me peshe dhe e kerkuar, kur rezultatet zgjedhore jane te pasigurta dhe kandidatet kane nevoje per cdo vote ne favor te tyre, si ne rastin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne kete kontekst, Qendra e Kulturës Shqiptare organizoi në Torino një takim të bashkësisë sonë me kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, z. Piero Fassino, njëkohësisht kandidat i koalicionit të qendrës së majtë në zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen 5 Qershorin e ardhshëm. Në takimin e drejtuar nga Benko Gjata, gazetar dhe president i Qendrës së Kulturës, morën pjesë shumë qytetarë shqiptarë, të cilët kanë edhe nënshtetësi italjane dhe mund të votojnë në shtetin fqinj.

Fassino kujtoi angazhimin dhe përpjekjet e administratës së drejtuar prej tij, si edhe të forcës politike së cilës ai i përket, në drejtim të proçesit të integrimit në shoqërinë italjane të qytetarëve të rinj, me prejardhje nga vende të tjera të botës. Torino është shpallur së fundmi një prej 5 qyteteve më të suksesshme në Europë, i pari ndër qytetet italjane dhe ato të shteteve të Europës Jugore, përsa i përket integrimit të qytetarëve të huaj. Mbi bazën e kësaj përvoje mjaft pozitive, kryetari Fassino theksoi rëndësinë e vijimësisë në rrugën e politikave të integrimit, sidomos në situatën aktuale politike të karakterizuar nga forca dhe prirje ksenofobe.

Torino është gjithashtu edhe një prej qyteteve europjane më aktive përsa i përket nismave të bashkëpunimit me Shqipërinë, kjo edhe falë pranisë së bashkësisë shqiptare dhe të Qendrës së Kulturës. Në fjalën e tij Fassino kujtoi disa prej bashkëpunimeve të shumta e të suksesshme  kulturore, sociale, ekonomike dhe institucionale mes Torinos dhe Shqipërisë dhe konfirmoi gadishmërinë e tij për të vijuar në këtë rrugë edhe në të ardhmen. 

Gjatë bashkëbisedimit me publikun pjesëmarrës Fassino ju përgjigj edhe pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët në lidhje me disa nga problemet më akute të bashkësisë shqiptare në Itali, si çështja e papunësisë rinore dhe e grupmoshave më të moshuara, përfitimi i pensioneve në Itali, e drejta e votës për të huajt që nuk kanë marrë ende nënshtetësinë italjane, etj.

Takimi i Torinos është një shembull i pjesëmarrjes përherë e më aktive të shqiptarëve në jetën politike të Italisë dhe i vëmendjes në rritje të forcave politike italjane ndaj këtij elektorati të ri. Vetëm në Torino, në zgjedhjet e ardhshme vendore do të votojnë rreth 1.500 shqiptarë. Numri është shumë më i lartë, disa dhjetëra mijëra, në rang kombëtar. Ky fakt e shndërron bashkësinë e madhe shqiptare që jeton dhe punon në Itali në një faktor të rëndësishëm dhe me peshë edhe në marrdhëniet dypalëshe mes vendeve tona.

Veprimtaria u organizua nga Qendra e Kulturës Shqiptare, një prej organizatave më aktive të bashkësisë shqiptare në Itali. E angazhuar prej  kohësh në fushën e diplomacisë publike, Qendra promovon kulturën dhe imazhin e Shqipërisë, mbështet proçesin e integrimit të bashkësisë shqiptare, nxit pjesëmarrjen aktive të qytetarëve shqiptarë në jetën kulturore, sociale, ekonomike dhe politike të Italisë dhe bën përpjekje për zhvillimin e konsolidimin e marrdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve. Falë veprimtarisë së dendur dhe cilësore, Qëndra e Kulturës Shqiptare është shndërruar në një pikë referimi si për qytetarët shqiptarë, ashtu edhe për organizatat dhe institucionet e territoreve ku vepron.

18 Komente

Torino eshte qyteti me misterioz i Evropit, qytet ezoterik. Kundeshtaret e Risorgimentos e quanin qytet satanik. I Savoia per t'ju kundervene Romes nxiten kultivimin e lloj lloj kultesh satanike. Rezultati eshte FIAT-i, fiat luks.

https://www.youtube.com/watch?v=Xj06Ym6CmuE

 

U angazhuan ne dege te tjera te se njejtes gjini te ciles i perket politika (prostitucion, vjedhje banesash, mafia). Pse jo dhe ketu?

Kemi numrin me te madh te studenteve te huaj ne universitetet italjane, nje pjese e konsiderueshme e te cileve me bursa studimi, numer jashtezakonisht te larte sipermarresish, ne teresi nje nder bashkesite e huaja me te integruara nga pikepamja sociale dhe kulturore, ne 2015-en kemi kontribuar me +125 milione euro remitanca ne ekonomine e Shqiperise (+5 mln vetem nga Torino), pa llogaritur parate qe kane qarkulluar dorazi... . 

Pse te vjen nder mend vetem 'mafia'!?

  

e shkreta itali ku u katandis, ti bejne politiken shqiptaret...

Jemi burra me te mire se italianet, qarr do kene prej nesh.

Po ca flet ti, te na pish ne kupe...

Ti e ke me ironi ndoshta, por ketu ku jetoj une, nje francez e ven re kollaj diçka te tille. Ka ketu plot italiane qe jetojne me ne. Bile ka shqiptare te martuar me italiane. Shqiptari impresinon, italiani jo. Shqiptari eshte origjinal si individ. Popujt e tjere, ke pa njonin, zere se ke pa te gjithe. Kjo ben diferencen.

Shqiptaret jane t'gjith origjinale si individ, ke pa njonin, zene se i ke pa t'gjithe.

 

Psh ke pa profilin e ketij timit, zene se i ke pa te gjithe ketij timet! T'gjith "i ketij timit" jan! T'mdhej!

                                                                                                                       i Modhismiley

 

çfare ka qe s'kupton mer tyç ?

veç ty me te marre per shembull, je me kari ne dynja. s'ke shok te dyte. impresionon forcément. 

ke pa ndonje kryeminister te dale me top basketbolli ne zyre ? impresionon dhe ai. ke pa ndonje kryebashkiak me breke te grisme qe qin goca te reja ne zyre ? impresionant ! po ndonje hajdut dhe perdhunus qe behet kryetar bashkie qe t a doje i gjithe populli ke pare gje dikund tjeter ti koqja ? me asnje vend perveç librave, si Pirati behet Pape (shqiptar ky per me teper). impresionant gjithashtu.

deri neser ne mengjes po deshe te numeroj qindra fakte te tjera si keto. çdo shqiptar te impresionon, se eshte i befasishem. duke nis nga ti kari dhe deri te i fundit. secili sipas nje menyre origjinale, TE TIJES. nuk gjen dy njesoj.

 

Ta bejme torinon si komuna e parisit .smiley

Gjynaf se shqiptaret u angazhuan pak vone, delegatet iken...Fassinua e ka ne sum!

Une i uroj Mirela Kumbaro Shqines me rastin e pashkeve agjerim te lehte ! Ka lidhje me temen se torinez sjell here pas here edhe fundjavat e zonjes Shqina ne Itali.

smiley

Me rastin e pashkeve duhet ti urosh festen e hashures...

Fasino fitoi raundin e pare me rreth 42% te votave. Do te shkoje ne balotazh me kandidaten e M5S te Beppe Grilos me nje avantazh rreth 11%. 

Shqiptaret votues ne Torino ishin kete here rreth 1.400 vete. Disa prej nesh mbeshtesnin Fasinon dhe qendren e majte, te tjere M5S, te tjere akoma (me te pakte) disa kandidatura te tjera te se djathtes.

Rendesi ka fakti qe pjesemarrja jone ne jeten politike italjane rritet vazhdimisht.

 

He mer torinez?

Po shume mire qe votuan e kane te drejta dhe mendoj qe ju takojne te gjithe shqiptareve ( mendoni gjithmone si inferiore )

Angazhohen fale edhe ngjashmerise se dy popujve si dhe gjuhes se bukur e te paster italiane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).