Pronari i anijes “Çelepia 2”, Florian Çelepia, ka pasur kontakte të vazhdueshme me Mohamed Salam, marinarin egjiptian që ka marrë peng peshkarexhën e tij me kapitenin dhe një marinar brenda.

Ata komunikuan disa herë me Whatsapp. Pasi Salam solli foton e marinarit Luan Mema me zinxhirë, pronari i kërkon me insistim të shikojë edhe kapitenin, Dhimitër Maljan (Mitin) si është, po ai nuk ia plotëson kërkesën dhe as reagon më për paratë, pasi “barkën e ka shitur”, shkruan Panorama.

Pasi Salam dërgon foton e marinarit të lidhur me zinxhirë, ja komunikimi:

Salam: Maksimumi 24 orë ka ero ka barkae

Pronari: O adel, ku I don leket? O adel, përgjigju! Ku I don lekët? Ku t’I çojmë lekët?

Salam: Egypt

Pronari: Okk. Mço foto të mitit dhe lanit

Salam: kur?

Pronari: Shumë shpejt po Iigrumbullojmë. Mço foto të mitit. Ça kërkon nga ne? Më thuaj vetëm ça kërkon. Ça kërkon prej ratit. Vetëm nxirr mitin të qetësojmë familjen.

Salam: Nesër let egjipt dhe 1 persona kuptova rrugen për hikin në shipri. Skaa foto.

Pronari: S’e kuptova.

Salam: Miti dhe lano do vi mbrapa me barka.

Pronari: ishalla allah. Kur do vinë? Po ti s’po mbjen foto të mitit që të qetësoj familjen. Ço foto të qetësoj familjen.

Pronari: O adel, o adel, lekët janë gati. Ku t’i bim? A i don lekët?

Salam: Unë shita bark person tjetër 100 euro. Ciao, ja flas prap.

Pronari: Po më ço foto të mitit. Nuk na intereson barka. Bo foto të mitit. Lekët janë gati.

Salam: Ka maru nuk bu bark shit.

Pronari: Ore, po njerëzit ku janë? Nuk e du barkën. Njerëziot ku jan? qetësohu. Ne ti bijm lekët, vetëm njerëzit mos I ngacmo. Bjer foto të Mitit të qetësojmë familjen. Ta dimë si është. Bjere foton.

Salam: S’ka foto vetëm 1 herë shumë flas.

Pronari: Msiguro që ata janë gjallë që tnis lekët. Lekët t’I nisim por pa fol me mitin s’ka gjo. A do ti bësh foto mitit që ti bojmë lekët?

Salam: Nuk du lek, bark shite.

Pronari: Po a kërkon lekët? Më ço foto të mitit. 

23 Komente

?

c'eshte kjo kllapì mor aman? Pak inglizi, po dhe marinarin egjyptian kishim borç?

Po ky eshte komplot i Ramiut me Islamin e Pepinin o ju marrte lumi, as kaq nuk kuptoni??

Ju ngeli mendja Miti, Miti...

Kjo eshte ceshtje shume e rendesishme por mua me duket se vemendja mbi te eshte minimale. Dy shqiptare, kapiteni dhe marinari i anijes thuhet se mbahen pengje kushediseku nga egjiptiani i pakenaqur. Dy qytetare te Shqiperise dyshohen se jane peng dhe s'duket se kjo shqeteson njeri vecanerisht shume...

Tani qe mbaroi festa e kombetares, do mobilizohet shteti qe ti sjelli marinaret qe jane peng i Adelit. Per Adelin duhet nje urdher arresti nderkombetar qe ta sjellin prape ne Shqiperi e te beje ca kohe ketu ne hotel e ti vine mend ne vend.

Te jene gjalle marinaret thuj. Gjynof i modh.

ka ikur truri miletit, po duhej nje urdher interpoli urgjent dhe ishte kapur se ka marre anije, nuk eshte biciklete, plus qe keta paskan komunikuar dhe me wapp, lokalizohej shume kollaj. Duhet sjelle ketu dhe te kalbet ne burg...

O lungo, po Adeli nga behet tani qe Po flasim? Ka dale ne ujra nderkombetare apo aty verdalle?

Po faqen vesselfinder.com e keni kontrolluar apo dhe per keto do na shqetesoni neve ketej?

ore mos e keni per plazh ne liguria a toscana, ku je ti?

aty u kane rene egjiptiane te urte i bejne fettuccinet me mire se italianet, ne na rastisen nevriker, rrembejne shqiptare ne toke te tyre...

 

Po konsulto faqen o lungo..aty do me gjesh dhe mua ku jam

une kam ujkun, ti thua ndiq gjurmen

" Une shita bark person tjeter 100 euro "

Po pak mer i paske shit.

" Une shita bark person tjeter 100 euro "

Mua po me duket kjo si e kurdisor nga pronari i 'bark' per te marre leket e siguracionit. kush merr peng nuk ben gallate ne whatsupp. Ky tallka dhe nallonet me pronarin. Pastaj Egjipti nuk eshte ne lufte qe hyn e del si te duash (mabn njecike ere kjo pune). A ka ndonje prononcim nga organet "kompetente" (cere fjale kjo), apo, ç'e deshe?

Mos u tallni o njerez se eshte gjynah. Do zoti i madh 2 fakiret shqiptare jane gjalle. Familjeve do jete duke i ikur truri. Ku i gjejne keta budallenj qe i marrin per marinare mer zot? Nuk paska pat Vlora 2-3 jevgj shqiptare per pune argatesh? 

Tallemi me Peshkun qe na servir lajme te tilla, jo me njerezit ne hall. Te perserisim ne kor sa gjynaf, me duket ofendim inteligjence, prandaj thame te hapnim temen shkencore:

si kapen piratet ne dite te sodit?

Me dy llafe per ne qe s'e dijme historine: Si ka qene puna qe >>> S’ka foto vetëm 1 herë shumë flas <<< se une hera e pare qe po e nigjoj c'ar ka ndodh ? C'er mutin ka pas Selomi qe i ka rremby barken pronarit ? flm.

Selamit ti rrujn bolet, qemolo.

Çelepia s'eshte i yni.

ceshte kjo kompani shiptare qe punson  arab.

Kanë kaluar tre ditë nga zhdukja e peshkarexhës “Çelepia 2” dhe ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, të cilën ndodhen në bordin e saj.

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam, dy ditë më parë kontaktoi me një bashkëkombasin e tij në Durrës, duke thënë se kishte marrë peng dy shqiptarët, Dhimitër Malja dhe Luan Mema dhe se do të fundoste anijen, nëse nuk i paguheshin 70 mijë euro.

Për ta bërë sa më të besueshme pengmarrjen, egjiptiani dërgoi dhe një foto të një nga marinarëve shqiptarë, të cilin e kishte lidhur me zinxhirë dhe litar.

Kjo foto, sqaron pengmarrësi është bërë në portin e Aleksandrisë në Egjipt, aty ku ndodhet edhe peshkarexha sipas tij.

Autoritet shqiptare nuk mund të përcaktojnë se ku është anija, pasi është fikur aparatura e “blue box-it”.

Ndërsa autoritetet egjiptiane sqarojnë se nga kërkimet e bëra nuk kanë mundur të gjejnë anijen në portin e Aleksandrisë.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në dorë hetimet për veprën penale të gjobëvënies. Ka dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë të egjiptianit, për motive që janë ende të paqarta.

/Tvklan

o p.i kuq i ke qr ke sjelle gjithe portalet ketu lol robt vijne ne ppu per te lexuar ppu jo per portalet e tjera o pk

Ky është thjeshtë informacion, shkaba e dhjerë!

Kjo histori ketu, tregon se sa te "kenaqur" jane puntoret me pronaret shqiptare. Kam nje shok  ketu ne antwerpen qe mirret me ndertimin, rikonstruksione, riparime etj, dhe thote se kur punoj tek shqiptaret, turqit, arabet, çifutet, gjithmone ka probleme me pagesen, o te japin pak, o ta vonojne pagesen, gjithmon probleme, thote, ndersa kur punon tek belgjit, ngelet gjithmon i kenaqur. Dhe kjo pune, ndodh me shume specialiste. 

Jepi ore tjetrit hakun e punes. 

ktu po fut uje La Manshi, ti thu qeverija anija

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).