Korrupsioni në drejtësi i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista, por shkatërron të ndershmit.

Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar i korruptuar e privoi nga fëmijët e saj. Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite dhe kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh plot vuajtje, ajo gjeti më në fund guximin ta linte bashkëshortin për hir të sigurisë së fëmijëve.

Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje. Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm dënuar për krime seksuale në të shkuarën, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj. Kjo gjë i theu zemrën. E pse do vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë? Një arsye e thjeshtë — korrupsioni.

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfrit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.

Sa nga ne kemi dëgjuar histori të tilla? Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi. Sinqerisht, kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe të elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë boll të zgjuar sa të kuptojnë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare.

Dhe nga e di unë se shqiptarët i kuptojnë reformat dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të shoqërisë civile. Për shumë vite, qeveria e SHBA-së, përmes USAID-it dhe tani përmes Programit të Komisionit për Demokraci, ka mbështetur këtë indeks për perceptimin e korrupsionit. Është kryer në mënyrë profesionale dhe me një numër të madh shqiptarësh nga mbarë vendi.

Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13 për qind të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.

Së fundi, dëshiroj të falënderoj Drejtorin e IDRA-s, Auron Pasha, dhe të gjithë personelin e tij që ka punuar për këtë sondazh të gjithanshëm. Një nga arsyet pse besoj që statistikat e korrupsionit po përmirësohen është aktivizimi i grupeve të shoqërisë civile si IDRA.

*Fjalimi i Ambasadorit Donald Lu sot gjatë Prezantimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit

21 Komente

Këtë javë pata një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk e kupton dot vërtet debatin për reformën në drejtësi.

Vetem nje te tille paske takuar zotni? Po ata jane te gjithe te tille o babam. Dhe ne mos e mendofshin qe nuk e kupton poplli, nuk e kuptojne vete.

Po dhe ju na hapet barkun me keto nderyhrjet tuaja "diplomatike" qe as te q@ni e as te leshoni. Ka filluar dhe Lu-ja me barcaleta si dy li-derrat e larte ("se me kan thene mue or zoterrie, po po ju siguroj une jue, absolutisht, ju siguroj une jue" apo "Se ka qën njiher njoni qe me tha se i kishte thene Saliu..., jo, prit-prit.." ). Keta dhe ne mos erdhshin te tille i mer ai shalet ne Albanié se i ulin e i ngrejne si zot. Per bese, s'eshte cudi qe edhe keta t'i quajne shqiptaret bageti, po cá t'i bejme "shtyhet jeta ne kete province ku na mbyten injorantet!"

Ambasadori nuk e di psh qe ka dhe nje forme tjeter per tja hudh ndeshkimit. Te shtrohesh ne spital si i semure. 

Ish Kryetari i Bashkise se qytetit antikomunist te Kukesit u shtru ne spital sot, mbas kesaj e ka arrestu policia.

Edhe ai piloti i Divjakes u semur sot e u shtru ne spital. Do ta shofim kur te kerkoje trajtim special e t'i kushtoje shtetit 1000 euro ne dite se ai do edhe krevat te mire, edhe tre roje 24/ 24 do edhe ilace speciale, po do dhe perkthyese ( femer ) per cdo komunikim.

Dhe doktoret jane me pak te korruptuarit sipas atij sondazhit.

Dihet tashme mentaliteti dhe "mendje ndriturit" e "zgjedhur" prej poplave..... Ne mendje kane $$$$ kur zgjidhen jo cfare eshte e dobishme per poplat dhe poplatoret....

Ka tashme 26 vjet qe ndiqet e njejta rruge....

Z. Ambasador, Mjaft me perralla dhe lutje!

Keta kriminela Majtas dhe Djathtas duhet te perballen me konsekuenca prej jush qe perfaqesoni demokracine boterore.

Nese nuk miratohet reforma zgjedhore duhet to permendni me emer dhe tju beni embargo te cfardollojshme.

Nese kane dosje kriminale duhet ti beni publike dhe sa me shpejt te jete e mundur.

Cdo dit qe kalon eshte humbje per vendin, dhe pasoja te keqija ne kurriz te popullit.

Kriminelat duhet te hidhen jashte politikes dhe posteve publike sa me shpejt.

Te drejte ka perderisa feministo-progresistet protestojne kunder largimit te nje perdhunuesi nga posti publik.

Pse flet kot ambasadori?

po kane 25 vjet qe i shkerdhejne dhe il popolua prap pd-ps-lsi voton!   keshtu qe perfundimi i politikanit per votuesit e tyre eshte i drejte.   loqe qe i terheqin per hunde jane.   edhe vete politikanet habiten me faktin qe ky popull u vjen akoma nga pas.   ne i marrim kthesat nje here ne 50vjet!      festen sipas kokes

Per zgjedhjet e fundit parlamentare nisi levizja kunder votimit te cdo krahu. Socialistet na thane qe kjo con uje ne mulli te Berishes. Ok, populli votoi qe te largohej Berisha. Po me 2017 cfare do na thone? Per cfare do t'i akuzojne atehere ata qe s'duan te votojne per asnje nga e tere kjo kaste? Uji ne mulli te kujt do shkoje pastaj?

duhet te ndryshoje qasja qe ka populli ndaj politikes.  nqs popullit do te vazhdoje ti pelqeje roli i evgjitit,perseri do te genjehet me rrugen brukselsmiley ne kamez,e perrallat me integrim,be, e ambasadore.   me kete lloj qasjeje nuk ka shprese.  ne mos ps-pd ,do kete psd dhe lskmd.   nqs populli  behet me shume kombetarist dhe me pak duartrokites,do te dalin forca te reja me kete orientim.

por kjo nuk eshte shume e lehte ,se sistemi ps-pd-lsi kontrollon edhe shtypin e propaganden.  te gjitha mjetet e informimit mbeshtesin variantin e rruges bruksel  ne kamez.     keshtu qe pas periudhes 50 vjecare komuniste,do te kemi ,me sa duket,edhe nje 50 vjecar me integrimin!    vetem nese be-ja prishet me shpejt!     prandaj edhe rame-ziu i lutet anglezeve te mos dalin.

i kemi marre kthesat gjithmone me nje vonese faze 20-30 vjecare, dhe kjo po na kushton shume.   kjo perkthehet ne prapambetje.ne cdo fushe.

Prandaj duhet me i nejt larg ujit

                                             I Modhi

 

Eh mer Lu, ku msun keta korrupsionin, nga ju t, perendimit, pse s,kish me perpara korrupsion.

Një nga arsyet pse më intereson kaq shumë korrupsioni dhe reforma në drejtësi është historia që kam dëgjuar për një grua shqiptare dhe se si një gjyqtar i korruptuar e privoi nga fëmijët e saj. Ajo ishte martuar me një burrë që e kishte rrahur për shumë vite dhe kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale. Pas vitesh plot vuajtje, ajo gjeti më në fund guximin ta linte bashkëshortin për hir të sigurisë së fëmijëve.

Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar për të kërkuar drejtësi, gjeti vetëm më shumë vuajtje. Gjyqtari i dha bashkëshortit të saj, një krimineli të dhunshëm dënuar për krime seksuale në të shkuarën, të gjithë pasurinë dhe kujdestarinë për dy nga tre fëmijët e saj. Kjo gjë i theu zemrën. E pse do vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë? Një arsye e thjeshtë — korrupsioni.

mu ky Ambasadori i ri po me ngjasoka me personazhin kryesor te Irrational man, te Woodi Allen, nje te deshperuari qe kish humb motivin e gezimit te jetes dhe pasi degjon historine e nje gruaje qe kish humbur kujdestarine e femijeve per shkak te nje gjyqtari te korruptuar, befas jeta e tij merr nje kuptim te ri pasi kryen nje akt ekzistencial. Duket se Lu'ja ka gjetur eksperimentin e tij frymezues krim dhe ndeshkim.

skena ne fjale minuti 28

Well, duhet pranuar qe neoliberalizmi eshte me mire i ngritur ne sistem ne usa sesa aty, megjithe perpjekjet...

sipas filmit mbetet te ekzistencializmi sartrian shpetimi smiley

Lu beson ne sistemin e shtetit te vet si ideal per ndryshim paqesor te rendit ne shq.

profesori filloi te besoje ne radikalen per te ndryshu sistemin e Lu-se

Lu beson ne moralin kantian revolucionin juridik, profesori ne aktin individual te zgjedhjes, por qe prape eshte brenda sistemit, mbetet i linjes egsistencialiste kirkegard-sartre, si dhe fiksimi i allen me rastesine.

...problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët.

Po zoti Lu, konstatim i sakte,.  presim  zgjidhje .nga ju ! 

  Ka 25 vjet qe populli i di  shume prej kohesh , qe , politikanet, prokuroret gjykatsit dhe doganieret jane te lidhur si mishi me kosken, dhe nuk cahen dot,  Duhet Bicak zoti Lu. vetem Bicku  e sitemon drejtesine, politikanet, doganieret, gjykatsit prokuroret, vetm Bicaku zoti Lu,!

Kur do te filloni nga operacioni ?

Presim Solution, zoti Lu !

Ju lutemi filloni nga operacionet  kirugjikale, mjafte me llafe koha s ` pret  osht gjithe ai qelb aty qe duhet t` pastru ! 

Falimnderit ! 

lideret shqitptar bejn cmos ta zvarrisin reformen ndersa ky i huaj vret mendjen si ta ndihmoi shqiperin... popull seprapthi

Il popolo del ne mbrojtje te sindacos te denuar per perdhunim ..

Mr. ambasador edhe pse ju e dini shume mire qe *problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike", keni 26 vjet qe uleni mbas dyersh te mbyllura per kompromise po me keta "udheheqes" qe njihen publikisht si kriminele, pimps dhe hajdute. Ky *pasazh pervec se kontradiktor si argument eshte edhe fyes kundrejt intelektit shqiptar. Cut the crap ; we've had enough already.

 

Keto dite i pashe me imtesi shume materiale per kete reforme, ndaj shoku Lu te prese shkrimin e radhes, per ti sqaruar disa probleme me kete reforme. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).