Boldnews.al Bashkisë së Tiranës i kanë vjedhur…plehrat. Drejtori i Punëve Publike në bashkinë më të madhe të Shqipërisë ka bërë një kallëzim të rrallë në zyrat e Policisë dhe të Prokurorisë.

Taulant Tusha, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës ka dorëzuar pak ditë më parë një kallëzim, në bazë të të cilit kërkon nga autoritetet ligjzbatuese të zbulojnë dhe të vendosin para përgjegjësisë penale personat që vjedhin mbeturinat në koshat përkatës të shpërndarë në rrugët e kryeqytetit.

“Boldnews.al” ka siguruar kallëzimin, në bazë të të cilit Bashkia e Tiranës prezanton shqetësimin se, në mënyrë të vazhdueshme konstohet VJEDHJE nëpër kontenierët rrugorë të depozitimit të mbeturina, nga persona të paidentifikuar.

Po ashtu, në kallëzimin e saj, Bashkia Tiranë konstaton se këta persona që vjedhin mbeturinat, përdorin disa mjete jashtë standartit për përdorimin e rrugëve, të cilat përbëjnë shkak për aksidente rrugore, si edhe krijojnë konflikte me operatorët e autorizuar për mbledhjen e mbeturinave.

Në këtë kallëzim, Bashkia e Tiranës prezanton edhe një shqetësim të tretë; në shumë raste, autoriteteve lokale iu është nevojitur ndërhyrja për shuarjen e zjarreve në këto kontenierë, të cilët ndizen nga këta persona që vjedhin mbeturinat.

Dhe shqetësimi i fundit, i cili është më normali, është fakti që, me afrimin e stinës së nxehtë të verës, përhapja e mbeturinave mund të shërbejë si vatra infeksioni si për “hajdutët e mbeturinave”, ashtu edhe për pjesën tjetër të banorëve.

Duke renditur të gjithë këto shqetësime, Bashkia Tiranë kërkon nga policia dhe prokuroria të evidentojë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore personat që vjedhin mbeturinat, duke iu referuar edhe disa neneve të Kodit Penal dhe Kodit Rrugor. Për Bashkinë e Tiranës, këta persona duhet të ndiqen penalisht për veprat: “Vjedhje”, “Shkatërrim prone me zjarr”; dhe “Ndotje e ajrit”, parashikuar nga nenet 134, 151 dhe 201 të Kodit Penal; si edhe neneve 52 dhe 53 të Kodit Rrugor.

Në kallëzimin e saj, Bashkia e Tiranës sjell në vëmendje të autoriteteve hetimore se, në bazë të ligjit nr. 8094/1996, neni 2, përcaktohet se: “..të gjitha llojet e mbeturinave…, pas dorëzimit të tyre, janë pronë shtetërore” (në rastin konkret, të Bashkisë Tiranë).

Është e qartë se kallëzimi kërkon që policia të identifikojë personat, kryesisht të pakicës etnike rome, si edhe persona në varfëri ekstreme, të cilët kërkojnë në kontenierët e mbeturinave ushqime që mund t’i përdorin ose pajisje plastike e metalike, të cilat më tej i shesin në ndërmarrjet e vogla të riciklimit. Ky vrull ndaj këtyre personave është evidentuar edhe më parë, në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulëzim Basha. Në atë kohë, punonjës të Policisë Bashkiake ndërmorrën disa aksione serioze, kryesisht kundër romëve që mblidhnin mbetje plastike. Në media, në atë kohë, janë prezantuar pamje dhe foto groteske, ku dalloheshin furgonë të Policisë Bashkiake, të mbushur me bidona plastikë. I gjithë ky mall i sekuestruar nga bashkiakët, në atë kohë depozitohej në një fabrikë përpunimi në periferinë perëndimore të Tiranës. Opozita e asaj kohe e lidhte sulmin kundër ‘aktivitetit të paligjshëm” të romëve me një aferë klienteliste. Sipas opozitës së asaj kohe, Policia Bashkiake mblidhte bidonët plastikë, të cilat më pas i dorëzonte tek një kompani private riciklimi, e afërt me kryebashkiakun e asaj kohe.

Mesa duket, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Romët e kontenierëve do të jenë sërish objekt kontrolli të imtësishëm nga policia. Kjo, për shkak të kallëzimit të ditëve të fundit të Bashkisë së Tiranës.

23 Komente

Bashkia duhet t'i pajisi kazanet e plehrave me kamera te fshehta portable dhe zgjidhet ky problem ose te perdore kamerat perreth, sic i perdor sa here i teket per interesa me te ngushta. 

Ndersa dikush s'ka buke te ha dhe kerkon ke kazani i plehrave, dmth me ligj shqiptar vjedh pronen shteterore ?!?! dhe denohet?!?!!? 

 

U bone merak se kishte shku Eri n' pune me vonese , pasi u paraqit , ishte keqkuptim thane , Romet qene te pafajshem.

Ehh ç'budalliqe qe ndigjon ne Shqiperi, ja i perzune ciganet nga plehrat, po ku do hane ata pastaj. Nese mbledhin plastike, nuk bejne gje tjeter veç pastrojne kazanet nga plastiket dhe metalet, dhe ngelen mbetjet organike, te cilat groposen. Nuk mund te groposen plastiket dhe metalet, se ndotin token dhe jane te patreteshme nga dheu. Ehh, Shqiperi hesapi. 

Nuk eshte keshtu si shkruan. E para mund 'te hane' e te rrojne si te gjithe shqiptaret e tjere, kush me mire e kush me keq. Shume syresh p.sh., merren me tregtine e rrobave te perdoruara, qe i blejne me shumice, me peshe, nga jashte. 

E dyta, kur i nxjerrin ato kanacet, apo kartonat, apo cdo gje tjeter me materiale te riciklueshme, plehrat e tjera qe nuk ju duhen perfundojne pertoke, perreth kazaneve, ushqim per qente dhe mizat, duke u shnderruar ne vatra te rrezikshme infeksionesh, pa fol per efektin estetik dhe ate kundermues. 

E treta, Bashkia po shkon (sipas meje me te drejte) drejt adresimit bashkekohor te probemit te mbeturinave, permes krijimit te kompanive te posacme per mbledhjen dhe riciklimin (mos gaboj kane marrveshje me nje bashki diku ne Itali e kam lexuar ne shtyp). Ne kete kontekst, keta qe germojne neper plehra jane te patolerueshem.

  

Obi-Wan, nese duan ta disiplinojne kete punen e riciklimit siç kam folur une para shum vitesh tek VQ, athere po, por artikulli nuk thote shume per kete gje. 

Njerez qe kerkojne ne plera ke dhe ne perendim sa te duash dhe nuk i fut njeri ne burg. Thjesht mbyllet nje sy.

Duhet te kuptosh qe burgu ose policia nuk eshte zgjidhje e problemit po thjesht perkeqesim se po i fute ne burg, neser ata do nxjerrin femijet, qe policia nuk i arreston dot e as ka ku ti coje, dhe fenomeni do vazhdoje biles shume me shemtuar se me pare.

Fakt eshte qe sa here shteti (jo vetem Veliaj) ka tentuar kerbacin per te zgjidh problemet sociale nuk i ka funksionuar. Eshte pa kuptim te presesh rezultate te ndryshme me te njejten metode.

 

I ka vu Sala romt kondra bashkise.

Skandal smiley

 

Shume normal dhe shume e drejte, per cfare skandalizoheni!?

vjedhje ? smiley

Duhet te lajmerohet menjehere NATO qe te veje avionet e saj me kamera nate, e te kapen hajdutet. Dikush po prish imazhin e Shqiperise!

E para punes, ata/ato qe grumbullojne mbeturina nuk jane vetem rome. Jane njerez si ne te tjeret qe jeta dhe keqmenaxhimi i ketij shteti i ka detyruar te bejne kete pune mizerje per te siguruar vecse buken e gojes per mbijetese minimale. Bashkija ka policine e vete dhe fare mire mund ti mbroje vete kazanat e plehrave. Une kam kohe qe shishet plastike i vecoj nga plehrat organike ne menyre qe grumbulluesit ti kene kollaj per ti marre. Nuk e di, por besoj se numri i ketyre punetoreve te ndershem duhet te jete shume i madh, ndoshta mbi 5 mije dhe vetem per Tiranen. Ti quash hajdute sic ben perfaqesuesi i bashkise eshte minimumi maskarallek. 

Cdo dite kur nisem per ne pune ne 6:30 shkembehem me nje djale qe mbledh shishe plastike naten. Ai duket nja 20 vjec dhe ecen me 2 meter kub shishe plastike ne shpine. Eshte menyra e vetme e jeteses per mijera qytetare shqiptare, rome apo tjeter etni, e vetmja menyre per t'i ikur urisë.

Dhe kur nje dite papritur, puna jote kthehet ne krim, kur detyra jote ndaj femijeve te tu kthehet ne krim, duhet te jete shume deshperuese.

Blendo, sikur e lam "C'do" pre mo' smiley

qeveri e majte dhe ndjeshmeria ndaj shtresave te margjinalizume,zerro ! mire qe s'te nimon,po te ven shqelmin. keta te krijojne pershtypjen se i urrejne te varfrit.per homoseksualet m'duket se po ban perjashtim,ka venos me ju kushtu vemenjen ligjore perkatse.

qeverine e kemi te stilit nordik. Popullin e kemi cik afrikano-lindor. E kemi thene qe ky popull nuk e meriton ket qeveri. Popull mistrec e dembel!

po vjedhin plehratsmiley si shpjegohet  ...........

duket qe artikullshkruesi eshte ojq-ste  arixhioambasadorist!          eh , dikur edhe  erjon integrim velia, i merrte arixhinjte ne dore e i conte ne spital

 

Poshte arixhinjte! Poshte te gjithe pervec races se paster e te kulluar Arjane Shqiptare!

gjemb, arixhinjte nuk i ngacmon njeri ne shqiperi.      po kjo perpjekja per te dramatizuar  gjasme diskriminizimin  e tyre eshte njelloj si me bythqiretsmiley,  apo si u thone ne shqip geismiley

dmth reagime per marrje fondesh per ceshje te paqena.

me kto pergjigjet e prera "arixhinjte nuk i ngacmon njeri ne shqipri" po ngjan me profilin dhe shkaben dita-dites. Ai miku ka hedh ne gjyq per vjedhje plehrash, ti thu, nuk po i rref ose i vret njeri ndaj duhet te jene te lumtur...hajde llogjike, hajde

Se mu kujtu , ajo Shoqeria Civile ca boni me ate kendin e lojnave tek Liqeni ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).