Pronari i restoranteve "Era" dhe botuesi i revistes "Shije", Altin Bamllari" eshte i njohur ne Tirane ne rrethin e njerezve qe ka te beje me industrinë e restoranteve dhe gatimet e të ushqyerit në përgjithësi ka vendosur në faqen e tij personale një grup fotosh të shenjave të dhunës së ushtruar, sipas tij, nga oficerë të policisë. Ballari ka bërë një përshkrim të versionit të tij të ngjarjeve, që kanë ndodhur mëngjesi midis të shtunës dhe të djelës. 

 

"Kjo nuk është policia e shtetit, por banda e Arturo Uisë.

Sa herë që lexoj lajme për qytetarë të ndaluar me motivacionin e kundërshtimit të policisë së shtetit, unë prirem t'u jap të drejtë uniformave blu sepse e di që ne jemi popull gjaknxehtë dhe jo aq korrekt me respektimin e ligjit. 
Por duke e provuar arrogancën policore mbi kurrizin tim, sot dhe në disa raste të tjera, pohoj me hidhërim se nuk është tamam kështu. Fatkeqësisht, ne kemi në anën e mbrojtësve të rendit njerëz që e shkelin ligjin me të dyja këmbët dhe, më e keqja, në emër të tij. 
Ne kemi ende një polici të dhunshme dhe manipuluese, që shpesh herë më ngjan me bandën e Arturo Uisë.

Ndjesë për të gjithë policët e thjeshtë dhe drejtuesit e ndershëm, që me pafuqinë dhe mungesën e kurajos identifikohen pa të drejtë me ata që po përdhosin sot uniformën e tyre.

Rasti im mund të mos jetë aq i rëndë në dukje, por trishtimi im është i madh.
Unë e di që shumë prej jush nuk nuk do të zgjidhnit të lexoni një histori me dhunë policore para spektaklit të pritjes së ekipit kombëtar nga vetë ai, Arturo Ui.
Por rasti im është edhe rasti juaj, ndaj kërkoj mbështetje, të paktën morale.
………………

Ora 00:30. Një telefonatë më zgjon nga gjumi. Është im bir që kthehet nga dita e parë e punës në biznesin tonë familjar. E ka ndaluar patrulla e policisë për t'i bërë test alkooli. Sapo është mbyllur e shtuna, ai është 22 vjeç dhe në tubin e policit nuk ka asnjë shenjë sepse im bir, ndryshe nga shumë të tjerë, është mësuar të respektojë rregullat dhe ligjet. Megjithatë, patrulla e natës i kërkon dokumentat. Sërish gjithçka e rregullt. Pastaj polici shikon targat dhe merr qendrën. Pasi i konfirmojnë se mjeti ka një gjobë të papaguar, i shkëlqejnë sytë që qytetari gjendet në faj. "Makina do të bllokohet dhe ti do të vish me ne në qendrën e bllokimit." (Për ata që s'e dinë, burgu i makinave ndodhet në firifistun dhe të detyrosh me dhunë verbale e gjoja ligjore qytetarët, për më tepër mbas mesnate, të dorëzojnë makinën si ballistët e një filmi të njohur armët nën kërcënimin e partizanëve, është një fyerje cinike dhe e padrejtë.)

Im bir që sapo është kthyer nga studimet, që nuk përdor fjalor rruge, habitet fillimisht për gjobën, pastaj për masën ekstreme dhe më merr në telefon. I them t'u lutet policive që të tregohen të arsyeshëm dhe, nëse makina vërtet paska një gjobë, u thuaj që do ta paguajmë me të zbardhur, ndërkohë që nisem drejt tij. Por këtyre qenieve që ne i paguajmë me taksa dhe gjoba, u mungon arsyeja dhe as që ua ndien për qytetarët e mirë. Ata sikur lumturohen, njëlloj si tatimorët apo ata qindra kontrollorët e tjerë të Arturos, kur të zënë në gabim dhe si mazokistë u shkëlqejnë sytë teksa ta nxijnë jetën me aq sa kanë në dorë. 

Sa keq që im bir nuk është djalë deputeti, ministri, sekseri apo gangsteri qe t'ua përplaste në surrat ngërdheshjen, madje edhe t'i tallte me ndonjë barcaletë policësh. E sigurt që do të qeshnin e do t'i thoshin: "të fala babit!" Do t'ia toknin dorën garipçe dhe do ta nderonin si ushtar. 

Por im bir, që sapo ka mbaruar një nga universitetet më të mirë të botës, u tregua i sjellshëm dhe priti në makinë. Priti i dyzuar dhe i pasigurt në mirëkuptimin e policisë rrugore.

"Djalosh, nëse s'e lëviz b.... do të thërrasim ndërhyrjen e shpejtë." Dhe ashtu bëjnë. U flasin lodrave me valë radio dhe në "vendngjarjen e krimit" zbarkojnë rrugorë dhe rendorë të tjerë. Një tufë policësh që ngjajnë si çakejtë para një kërme. Të gjithë me sy inatçorë, gati për t’iu hedhur presë që rri e hutuar në makinë.

Kështu e gjej situatën dhe u prezantohem. Përpara më del një polic pa kapele e pa flokë (që me c'kuptova ishte kapoja e turmës) dhe më reciton me zë të lartë ca nene nga kodi rrugor. Makina jo vetëm do të shkojë në bllokim, jo vetëm që do ta çojë yt bir, por do ta marrim me vete edhe atë në komisariat. Arsyeja.., sepse nuk bëri atë që i thanë dhe kjo quhet mosbindje ndaj policisë së shtetit.

Fytyra e tij më ngjan me fytyrën e një fashisti në ekstazë dhe ligjërata e tij sikur ua ndez nga hici inatin ca policëve servilë. Nuk durova dot stërkalat e pështymës teksa më hakërrehej mbi fytyrë dhe i thashë me neveri se po sillej si një fashist ndaj dy qytetarëve të paqtë. I thashë tim biri të dalë nga makina dhe të dy qëndruam para një lukunie policësh që ishin gati të na zhdëpnin në dru, po qe se këtë donte qerosi.

Në rregull, u them. Nëse doni makinën, merreni! Por tim bir, nuk keni asnjë të drejtë."

Dhe kështu u kthyejmë kurrizin për t’u larguar. Por kapoja qeros dha urdhër të na ndalojnë, këtë radhë që të dy, dhe policët me të në krye na u vunë pas, derisa na shtrinë përtokë, dhunuan, gjakosën trotuarit dhe na shtrënguan prangat si kriminelë. Pastaj ndezën si nëpër filma policorë sirenat, i rranë kundravajtje një cope të unazës dhe me shpejtësi skëterrë, pa pyetur për semaforë, na degdisën në komisariat, drejt e në birrucë.
…………

Ora 01:15. Polici që na shtrëngoi prangat hapi qitapin dhe filloi të shkruajë në një gjysëmtavolinë në korridorin e komisariatit Nr.2. Emri, mbiemri, atësia, datëlindja, ngjyra e syve, gjatësia... Kur e pyeta nëse mbaruam, më thotë që s’të kam shënuar tatuazhet. E ka ligji, thoshte duke qeshur, ndërkohë që shenjat tona të dhunës ngjanin fiks me ca tatuazhe të freskëta me gjak. Ndërsa ai shkruan si në klasën e parë fillore, ne jemi të detyruar të futemi sërish në birrucë, në pritje të interesimit të miqve tanë. Largqoftë të mos kesh miq sepse mund të rrish aty edhe tre ditë e tre netë të mira.

Sidoqoftë, trajtimi në komisariat, përveç policit dallkauk të prangave, ishte korrekt.
…………..

Ora 05:00. Më në fund, dy “kriminelët” at e bir lihen të lirë. Dikush që na priste jashtë na tregoi imponimin që kapoja qeros e pa kapelë u bënte vartësve të vet për të bërë denoncime ndaj nesh, ndërkohë që ata ngurronin. Motivacioni: për kundërshtim të policisë së shtetit.

Më thanë që na kanë denoncuar në prokurori me arsyen që të jenë një hap para nesh.
…………..

Ora 12:00. Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen. Nuk e fsheh, sadoqë duhet ta mbaj përbrenda: “Nëse kapoja qeros Gerald Baka, ai që dhunoi djalin tim, nuk përgjigjet deri më një para ligjit, mos t’ju vijë çudi që një biznesmen, një qytetar i paqtë e kontribues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, të bëjë një ditë vetëgjyqësi. Unë s’mund të pranoj t’i paguaj taksa një shteti që inkurajon modele qerosash fashistë.

Le të shërbejë ky shkrim edhe si kallëzimi im për prokurorinë e Tiranës dhe shpresoj që ajo të veprojë sa më parë.

Nga ju…? Do të lëndohesha shumë sikur të thoshit: “Hëmo se edhe ti nuk je pa gjë.”

 

Nga ana e saj Ministria e Brendshme ka reaguar. Ja sesi informon gazeta Expres ne lidhje me reagimin e Ministrise:

 

Përmes një njoftimi zyrtar sqarohet se 30 minuta pas mesnate në bulevardin “Bajram Curri”, Bamllari ka qenë duke udhëtuar me djalin e tij 22-vjeçar në makinën me targa TR3884 U dhe nuk i janë bindur shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore për të çuar mjetin në pikën e bllokimit.

Ndaj tyre sqaron Ministria - ka filluar procedimi penal për "Mosbindje të punonjësve të policisë".

Sipas njoftimit, ata kanë pasur pa shlyer një masë administrative prej afro 1 viti, në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave.

Pas kundërshtimit të urdhrit për shoqërim të dhënë nga punonjësit e policisë, ministria e Brendshme thotë se ata kanë braktisur makinën përballë ambasadës ruse dhe janë larguar me vrap në drejtim të Piramidës. 

“Gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, shtetasi A.B. është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre afër Piramidës dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve, këta shtetas janë proceduar penalisht për "Mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë", parashikuar nga neni 242 i K.Penal”, thuhet në njoftim.

Në përfundim, thuhet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave vijon me verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë, në përfundim të të cilit do të marrë masat përkatëse. 

“Policia e Shtetit është e angazhuar t'i shërbejë publikut, duke kërkuar kontributin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari për të respektuar ligjin dhe rregullat”, - përfundon njoftimi zyrtar.

43 Komente

Ik mer tutkall se na cave bajthen, ke tre dite blah, blah. Nuk zgjidh gjo ne blogosfere... po te paten bo padrejtesi merr i avokat dhe zbythu.Policia ta ka fajin qe xerrohesh se je komshtremt - dystabon ? Perfito se policet e shkrete nuk dijne me u fut ne FB me shpjegu anen e vet ! Me te vjedh restorantin do kerkosh qe t'i kapin hajdutet pa dale pri dere nga keto polict. 

dakort mer dakort po nuk kuptoj, policia donte me blloku mjetin. OK, bukur, kta e lane mjetin e parkum te ambasada ruse, thuhet, sipas policise (kur do vije dita kur gazetare e polici do i referohen vendit me rruge apo kryqezim e jo me ndertesa e pallate?). Tani, pse nuk ja bllokun mjetin policet ktij qe e la aty po ju vune me vrap nga pas? bllokoja mjetin dhe mos ja jep derisa te vije me pagu gjoben e prapambetur + interesa a ku di une ca dreqin aplikohet. Pse me e kap ket, parashikon ligji burg?

Shyqyr qe sollen kete artikullin adminet, qe te marrim vesh se si eshte puna. Siç kuptuam dhe nga artikulli i gazetes ketu, makina paska patur nje gjobe per shkak te mos siguracionit te makines ;  

" .....Sipas njoftimit, ata kanë pasur pa shlyer një masë administrative prej afro 1 viti, në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave....." 

 Edhe ketu ne perendim, nese ke probleme me siguracionin, pra makina udheton pa siguracion, ta bllokojne menjehere.  

Ne rastin e ketij, mesa kuptoj une, policia ia ka kapur makinen pa siguracion, i ka vene gjobe, dhe keta kane nxituar ta bejne siguracionin, mirpo gjoba ngelet ne kete rast. E vetmja mundesi per keta do ishte te benin kerkese per falje ose pergjysmim te gjobes, duke paraqitur dokumentat e siguracionit, dhe eshte komisioni disiplinor qe e merr ne shqyrtim kerkesen, pergjigjia e se ciles mund te jete pozitive ose negative. 

Ka shtet ktu tha... 

nga gjithkjo histori del qe pronari i eres dhe i biri ngaqe kane bere nje dore leke, nuk duan qe rregullat banale te qarkullimit rrugor te aplikojne mbi ta...

Le ta provoje biri i ketij mo ti bindet policit ne shtetin ku ka bere universitetin nga me te miret ne bote... kjo qe i ka ndodhur do ishte me e pakta... se mund edhe ti fusnin ndonje koqe plumbi kur ishte duke vrapuar...

 

fgm, koqen e plumbit ta fusin ne Amerike , por jo ne Europe. Shqiperia ndjek rregullat europiane. 

Morra vesh se ishe hedhur deri ne France, dhe nuk u ktheve dot deri ne Belgjike. 

Ku shkoji ajo tema ku sot e hongri Altini, neser une dhe pasneser sa krahu ... ?

Ne qender Qemolo, ne mes, tek shtypi. 

“Nëse kapoja qeros Gerald Baka, ai që dhunoi djalin tim, nuk përgjigjet deri më një para ligjit, mos t’ju vijë çudi që një biznesmen, një qytetar i paqtë e kontribues i rëndësishëm i buxhetit të shtetit, të bëjë një ditë vetëgjyqësi. Unë s’mund të pranoj t’i paguaj taksa një shteti që inkurajon modele qerosash fashistë.

 

Bamllari do ta veje vete nderin ne vend!

Fatimiresisht eshte ne Shqiperi e jo ne vend perendimor - do te thonte shkaba - ku kercenimet ndaj punonjesve te policise merren seriozisht.

Eshte mese e rregullt qe ligji duhet te jete njesoj per te gjithe, por nje polici e zgjuar dhe afer njerezve nuk duhet te kaloje ne keto ekstreme. Nese ke te besh me nje person te tille jo problematik, i pa skeduar, dihet kush eshte, e mbyll dhe me nje keshillim. Nese pastaj jane provokuar nga djali apo u ka folur ne menyre arrogante reagimi eshte i kuptueshem.

Duke mos patur as patente e as makine, nuk i di rregullat e bllokimit te makinave. Por kam pare makina qe bllokohen dhe thirret ajo kamiocina qe e ngarkon veturen siper, e cila niset tek vendi i makinave te bllokuara pa shoferin. Pra, ne kete rast nuk e di si e ka ligji shqiptar, duhet te shkonte patjeter i zoti i makines (djali) apo jo! Por nje avokat i di keto gjera patjeter! 

Problemi tjeter aty eshte goditja e policve ndaj djalit dhe te atit. Nese shenjat e trupit provojne dhune policore, atehere ne kete rast prokuroria eshte e detyruar te hetoje, sado pretendimeve te policise per largim te te dyshuarve! Sic duket nga shkrimi, shancet e denimit te dhunes policore ne kete rast nga organi gjyqsor jane te vogla, por shancet e denimit te dhunes policore nga ana administrative mund te jene me te medha, cfar do te thote qe ai shefi i policave te haje ndonje kritike me shkrim deri ulje ne detyre apo ne gradacion. 

Ne Amerike dhe shume vende te tjera jo-europiane, nje rast i tille mund te perfundoje edhe me keq! Panvarsisht kesaj, dhuna policore nuk ka pse te ekzistoje tek njerez jo agresive.

Eshte i frikshem militantizmi shqiptar...ca reagime idiote se po te ishte ne amerie te fusin plumbin, a thua se ne amerike vdesin robt lum nga policia...boll me keto krahasime injorante a thu se keni monopolin e drejtesise...ngjarja eshte flagrante nga ana policise. Kane operuar ne kundershtim me ligjin, kane cituar nje urdher qe eshte ne kundershtim me ligjin, dhe kan kerkuar ta zbatojne pikerisht urdherin e tyre ne kundershtim me ligjin. Babe e bire kane lene makinen dhe kan tentuar te ikin. Policia i ka dhunuar pse nuk e kane cuar makinen vet ne piken e bllokimit. Nese makina eshte pa siguracion, makina nuk mund te qarkulloj me ne rruge, duhet te hype ne karrotrec. Nese makina eshte me siguracion por ka nje gjobe te prapambetur, cfare ligji po zbaton policia???

konkluzioni eshte qe policia po reflekton arrogancen e qeverise dhe tani po shohim pasojat qe kane zbritur der tek "cifuti" i fundit. se shpejt sdo ngelen me cifut per te dhunuar dhe do fillojne me abuzimin e rilindasve. Ishalla e shoh ate dite shume shpejt.

 

Cathe, eshte rregull ne Amerike, jo se duan te te vrasin, po nuk iu binde urdherit/fjales se pare te policit, ha plumbin. Eshte rregull, ligj, veprim,   jo me the e te thashe. Si duket nuk i ke lexuar statistikat se sa vriten nga policia ne vit ne Amerike. 

Ka nji arsye per ate Pjerin. I ke lexu statistikat sa polica vriten ne krye te detyres ne vit ? Njerzit jane me te armatos se polici. Jane 340,000 guns ne qarkullim, me teper se koke per koke me popullsine. Polici te afrohet sjellshem dhe me respekt, por po fillove te bosh kakerdhia do ta gjesh veten duke u puth me asfaltin e me byzylyk ne dore per shume pak sekonda. 

E di Qemolo e di, po thuaj atij me siper, Cathe, se ai nuk e beson qe policia ne Amerike nuk ta zgjat shume, ha koqen e plumbit sapo leviz 1 cm, jo 2 cm. 

smiley

Pjero. Kam jetu sh po shume vite ne amerike se jam shtetas. Edhe me ka ndaluar policia. Me ka ndaluar edhe per siguracion te skaduar (gabim sistemi qe e kontestova gjoben dhe fitova ne gjykate) por polici asnjeher nuk sillet si rrugac. Per kete te jesh i bindur. Krahasimet me ameriken jane po aq te ngjashem sa eDrama me Obamen. 

Ceshtja ne fjale, nese qytetari ka siguracion te skaduar, si mund ti kerkosh qytetarit ti jape makines der te pika e bllokimit? Po nese ben aksident? Faji i kujt eshte? Po nese eshte gjobe e prapambetur si mund te pretendosh ta bllokosh qytetarin? Pasi eshte deshtim i shtetit per te mbledhur gjobat. Ndaj ca do lloj krahasimi nuk qendron. I vetmi argument eshte ai rilindas bolshevik...mire ja ben pordhacit se ka lek ai!!!

" ....I vetmi argument eshte ai rilindas bolshevik...mire ja ben pordhacit se ka lek ai!!!..."  

 Une nuk jam me kete mentalitet, se para ligjit jane (dhe duhet te jene) te gjithe te barabarte. 

Per kete handikapt qe vihet re ketu (ne Shqiperi), kendej ne perendim eshte zgjidhur nga ide-projektet e siguracioneve, te cilat qeverite dhe parlamenti i kane shqyrtuar dhe aprovuar, me ndryshime apo amandamente te vogla/perkatese. Mirpo ne Shqiperi, marrin ne shqyrtim -fatkeqesisht- vetem ide-projekte nga qeveria. 

Prandaj doja te takohesha me Kone-Miushin, per te diskutuar per te gjitha keto gjera, mirpo per fatin e keq te tij, ai u zbyth. 

Pjer. Nuk po flasim me ca mentaliteti jemi une apo ti, po flasim me ca mentaliteti eshte polici dhenpastaj militantet

pse ofendon ore zotri? edhe thua qe ke mentalitet perendimori. Shqiptar konservator, ja cje ti!

Bredho. Falemderit per komplimentin

ju drejtova Pjerit, ne fakt se ofendon ne cdo mundsi qe i jepet

Bredharako, po tani, Kone Miushi, eshte kushuriri jot apo i Vlonjatit, se s'po mirret vesh, apo ti dhe Vlonjati jeni i njejti person smiley

PtH ngele ne nivelin e qebabtores, nuk u ngrite aspak ne nivelin akademik. Nejse, ti vazhdo ne kete rruge, vete e ke zgjedhur. 

Me Bredhin na lidhin ca interesa dhe miqesira po ky nuk eshte vendi per ti thene. Dhe jo, nuk jemi i njejti person. Hajt tungjatjeta o dashnor i qoftes se zeze dhe birres se verdhe!

dashnor i qoftes se zeze dhe birres se verdhe!

smiley

qe policia ne shqiperi ka qene nga me te korruptuarat dhe me abuzivet, kjo nuk diskutohet.   kete lloj sjelljeje,policat karagjoze ta tregojne me banditet qe kane lidhje me politiken.

marrja e masave te skajshme per shkele rutine eshte ajo qe revolton qytetaret.   si gjithmone mungon sensi i mases

Fiks

Paradoks i modh ! 

Biznesmeni s`kishte paguar siguracionin per 1 vit, dhe akuzon policine per dhune !!! he.he,he..smiley shet ne p...  ne media, sikur kjo te jete nje hale !  Ne qoftese i eshte prekur qimja, ti shkruaj Prokurorise dhe jo medias ,  te ndjeki rrugen ligjore  apo jo se gjera qe ndodhin jane ,... por meqense Media eshte bere hale dhe politike , , pse mos te botoj nje ankese me leter ne gazete !! Ja keshtu paguan pronarin e gazetes, dhe ben nje carcaf me rreshta, po kujt i plasi?   fjala vjen, po mua qe me vuri gjob, per rripin pse nuk shkruaj ne gazete ?  Si u kruake ti me policin ? Te ishe ne Amerike do haje plumbin ballin ! smiley Kto qe thote ky biznesmeny i perkedhelur, me policat e Berishes,  nuk osht hic asnje gjo, dhe ata policat jane zotnrinje , duke i permend te gjitha shkeljet e ligjit ! Ti pse i kundershton ? Se ne nuk kemi pare variantin e historise nga Policia cfare thote policia per kete rast ?  Pse duhet te besojme biznesmenin ?  Se po e zgjas, ne Shqiperi beznesmenat, aktoret, gazetaret, ata qe kane nje gjo ne dore, pushtet ose fame, . kujtojne se kane ndonje status te vecante, para policit  kur shkelin rregullat !!

Plasi trapi qe s'kishte pagu sigurimin, e ce pastaj!? 

Bllokoji mjetin, gjobite merri erzin, po nuk pagoi brenda afatit, me permbarim bllokoji llogarite bankare dhe merrja leket!

Ky eshte shteti ligjor. Elementare!

C'puna ka polici i nates me ket mesele!?

 Ja shikojeni biznesmenin i cili na kishte bo nje hartim per dhunen e policise, se ky na paska qen engjeell por policia e paska pat fajin.... dhe keni bo mire qe ja keni fshi postimin attij Kel Demit... Seç eshte nje solidaritet pervers mes ketyre vipsave tane....

Tani kuptohet pse dhe si i kane marre plaget nga komet dhe duart ! Jane rrezuar ne toke, kur kane ik me vrap, dhe  kane deklaruar se jane godit nga policija  ! smiley

Ishalla te kapin edhe ty kshu si kta, do zoti!! smiley 

Ju qe jeni jashte seçkeni sa paravolira seketu policet jane bande,jane hajdute,jane kriminele .. e ku di une. Harroni se policet jane njerez si ne, jane ca hallexhinj qe luftojne per buken e familjeve te tyre... jane njeri prej nesh. Polici ka dale te beje detyren dhe kur te ndalon duhet te sillesh me qytetari. Po more Obi po edhe mua me kane ndaluar disa here,por nuk kam bo karderrin, e as si pi*ke e qute... por me edukate i jam pergjigj diku ma ka fal e diku ma ka fut per gabimet e mija...Por asihere nuk i jam gafurr policit, se nuk kom as pare e as miq. Kurse keta fryhen se kon pare mer daj, e kujtojne se parja e modhe te shpeto nga te gjitha gjonat...Dhe po ta shofesh vetem keta lloj robsh  bojne nomin per policine...se nuk u ec e tyrja...

Pasi i konfirmojnë se mjeti ka një gjobë të papaguar, i shkëlqejnë sytë që qytetari gjendet në faj. "Makina do të bllokohet dhe ti do të vish me ne në qendrën e bllokimit."

Pra behet fjale per nje gjobe te pa paguar dhe jo per mospasje siguracioni makine! Ne kete rast, nese drejtuesi i mjetit nuk pranon te shoqeroje mjetin per ta bllokuar deri ne pagimin e gjobes, atehere polici njofton karotrecin dhe ngarkon makinen per ne vendin e caktuar. Kuptohet, krahas gjobes drejtuesi i makines duhet te paguaje edhe shpenzimet e karotrecit nese do qe te rimare makinen. Ja kaq e thjeshte eshte. 

Terrori psikologjik mbi qytetaret fatkeqesisht eshte metode pune e qeverise aktuale. 

S'paguan dritat? Burg! Nderton kotec pa leje? Burg! S'ke paguar gjoben e makines? Prape burg! 

Fryma dhe permasat e reagimit shteteror ndaj shkeljeve qe kudo ne bote konsiderohen minore, te ndeshkueshme max me masa administrative, jane absurde dhe groteske! 

Por mbi te gjitha jane te urryera ne nje kontekst qe toleron, mbron dhe ushqen bisha te kalibrit te metes & ko. 

Sa per rastin konkret, faktin qe policia e ka katerciperisht gabim e deshmon qarte vete vendimi per ti lene te lire dy qytetaret, ne oret e para te mengjesit; po te kishin kryer edhe me te voglen rezistence ndaj policise, keta do qendronin brenda shume me gjate, sipas famekeqit 'burg pa afat'.

Nuk e njoh fare personin ne fjale, por i njoh mire punen, si qytetar i Tiranes. Lokalet i ka te shkelqyera, ne nje vend ku mbreteron kitch-i dhe mediokriteti. Puneson, mesa kam pare, dhjetera vete, paguan taksa rregullisht (s'kemi dale kurre prej aty pa kupon tatimor nder vite), pra nje sipermarres i ndershem si ata qe na duhen per nje shoqeri normale. 

Nuk e njh, e perseris, por e falenderoj qe e ka bere publike kete ngjarje shume te shemtuar, duke deshmuar kurajo qytetare, qe aq shume na mungon!

Kjo ngjarje eshte rezultat i nje zinxhiri zullumesh i shoqerise se eger shqiptare. Zoteria nuk ka paguar gjoben por ka frike te bllokoj makinen sepse ndoshta i kerkojne leke(kuptohet bakshish) per ta leshuar. Policia teper e zelleshme me nje qytetar jo te rrezikshem per shoqerine por qe mbyll syte para krimineleve. Nje djale i ri qe studion jashte por qe nuk i bindet policise (gjeja me elementare) se vendit te tij. Deshira (ose mungesa e besimit te drejtesia) per ti zgjidhur ceshtjet ne mejdan pa respektuar ligjet, te gjitha keto jane ingredientet per situata te rrezikshme qe mund ge dalin jashte kontrollit. Kur humbet besimi te.drejtesia (siç ka ndodhur keto 25 vitet e fundit) nuk eshte çudi qe njerezit te reagojne me instikte.

Po pse duhet qytetari te ngase makinen per ne piken e bllokimit?Nese e bllokon dmth qe makina nuku lejohet me ne rruge derisa arsyet per te cilat u bllokua te mos ekzistojne me.pra duhet te vije tow truck ta coje ne qendren e grumbullimit dhe qytetari e merr ne posedim prape pasi ka mbushur kriteret.

Kam pas shume eksperienca me police legen ne Shqiperi, police qe donin te nxirrnin sezben kafen. Por asnjehere nuk kam qen ne faj.

Ne ket rast te kapin pa sigurim, te japin gjobe, se paguan, te kapin prap, ta vertetojne qe se ke paguar dhe ne fund qenkesh polici legen? Po ti cje qe pas ketij kalvari i bo dhe si gango policit, dhe i iken me vrap? Shtoji kesaj dhe sperdredhjen ne shkrim... 

 

U ka hyp cik vetja be qejf ketyre bixnesmeneve, a thu se pa keta nuk do ecte qerrjave lodhur shqiptare. Keq me gjet picashites, nuk e shef.

Arrogance e shfaqur gjithandej. 

Skandal.

Pas "Policimit ne komunitet" paska filluar programi "Policimi ne internet"... Cfare grade ka marre peshku?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).