Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje, ka hedhur kritika të ashpra ndaj ish-partisë së tij lidhur me rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Blushi e ka cilësuar si të papranueshme protestën e zhvilluar në këtë qytet në mbrojtje të Rroshit, i cili dha dorëheqjen për shkak të një dënimi në Itali. “Kryetari i bashkisë ikën për shkak të ligjit sepse ka përdhunuar, partia del në protestë dhe e mbron. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Vetëm në Shqipëri ndodh që nga burgu ti vjen në detyrë publike. Rilindja është kthyer në vëllazërinë e vesit. Nuk do të doja të isha socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh krimin”, ka thënë Blushi.

Tahiri-Blushit: Ti nuk je më socialist. Akuzat e tua, fyese

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të Blushit, duke i cilësuar ato si të papranueshme. “I fundit nga i cili do të doja të dëgjoja akuza të tilla është Blushi. Të thuash se nuk jam socialist sepse kjo do të thotë të mbrosh kriminelët, unë ndihem i fyer. Edhe sipas meje, ti nuk je më socialist”, ka thënë Tahiri. 

Sikurse dhe herë të tjera, Tahiri ka thënë se kjo qeveri është e para që ka shënuar një qasje të re ndaj shtetit ligjor. “Nuk ka pasur kurrë më parë një qasje me shtetin ligjor si kjo që është sot. Ky Parlament është ngritur pas vitit 2013-s nga një rrënojë morale”, ka vijuar Tahiri. 
Duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Kavajës, ministri ka shtuar se, “këtu ndahemi kur përballë kemi fakte të pakundërshtueshme, sikurse ndodhi me Rroshin”.

Por Blushi nuk ka qëndruar pa iu përgjigjur ish-kolegut të tij. “Nuk mund të më tregosh ti mua që jam apo nuk jam socialist. Ti nuk mbrojte PS, por Rilindjen e falimentuar. Kush ka përdhunuar? Unë apo kreu i Bashkisë së Kavajës?! Nuk mund të jem socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mos mbrosh interesin publik. Unë nuk mund të jem socialist si Kokëdhima, Ndoka apo Rroshi”, ka thënë Blushi.

Ahmetaj-Blushit: Mos hidh baltë ndaj vesit të ndryshimit

Edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj i është përgjigjur ish-kolegut të tij socialist, duke i bërë thirrje të distancohet nga “hedhja e baltës”, e ngjashme sipas tij me atë të opozitës. 

“Vesi i vetëm që ka PS është ndryshimi i vendit. Mos e shkelmo vesin e ndryshimit të të bërit reformë. Një socialist nuk flet me gjuhën e Lulit dhe të Saliut. Mos hidhni baltë mbi partinë që ndryshon Shqipërinë sepse do të bëheni si dy pika uji me partinë që vetëm hedh baltë”, i është drejtuar Ahmetaj Blushit.

Dule: Blushi ka të drejtë, Rilindja ka falimentuar

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule është përfshirë në debatin parlamentar në qendër të të cilit ka qenë Blushi dhe akuzat e tij ndaj PS për mbrojtjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës. 

“Blushi ka mbetur socialist dhe nuk pranoi të bëhej rilindas alla Rama”, ka deklaruar Dule, duke mbështetur akuzat e Blushit se, qeveria ka dështuar në programin e saj. 

“Kjo qeveri nuk ka asnjë lidhje me programin qeveritar të prezantuar dhe ka falimentuar. Po fyeni qytetarët dhe momenti i dështimit politik ka ardhur. Nuk mund të jetë më Sali Berisha shpëtimi nga dështimi juaj. Duhet t’i drejtoheni me sinqeritet qytetarit, nuk është turp të pranoni dështimin. Jeni drejt humnerës së dështimit dhe nuk ka më alibi politike me Berishën”, ka thënë Dule.
 

71 Komente

Po thone qe edhe ne videon e re qe pritet te dale nga momenti ne moment , pritet vetem firma perfundimtare e Likes , ne breket e Rilindasit gjendet perseri nje brime.

“Vesi i vetëm që ka PS është ndryshimi i vendit. Mos e shkelmo vesin e ndryshimit të të bërit reformë. Një socialist nuk flet me gjuhën e Lulit dhe të Saliut. Mos hidhni baltë mbi partinë që ndryshon Shqipërinë sepse do të bëheni si dy pika uji me partinë që vetëm hedh baltë”, i është drejtuar Ahmetaj Blushit.

me siguri ky Arben Ahmetaj eshte shkaba i peshkut 

Ncuq .......  akoma nuk e dini qe shkaba eshte Erion Brace ?

ah nuk e dija kam fatin e keq te mos njof  Erion Bracen.. tani do kerkoj ne google e keshtu me ne fund te shoh fytyren e vertet te shkabes

Shume mire do besh , pas kesaj , dmth pas parjes se futyres se Braces te siguroj qe do e dashurosh akoma shume me shume burrin , ose te dashurin ne qoftese nuk je e martuar.

o brad shkaba qeka i LGBT-se... ke te drejte sqeka   gjelle per mu

smileysmileysmiley

I pabesueshem niveli i ulet i ministrave, i tere ketyre politikaneve ne ane te asaj qe quajne Rilindje. Turp per mbeshtetesit dhe promovuesit e Rroshit qe ne rrethana me pak ballkanike do te kerkonin te falur per mungesen e gjykimit dhe arsyetimit te mire.

smiley

eshte pur tu admiruar Blushi shume i guximshem

Blushi erdhi deri ketu sepse Rama nuk e beri Minister , pra Blushi eshte kokrra legenit .

karrierist i pandreqshem!

P.S. Jo po na versulet shkaba pastaj ne emigranteve qe duam t'ia mbathim sa me larg  atij vendi dhe atij populli proRroshprotestues e kushedi ç'pro maskaralleqesh te tjera. Pis milet... smiley 

Mendoj se ne keto momente te veshtira qe po kalon Rilindja shkabes duhet ti qendrojme me prane , priten dy video te tjera te dalin , te dy me Ministra smiley

ah sikur te rrinit larg. cudi, perdhunim ne nje kamp emigrnatesh, dhe fjain e ka vendi. Nderkohe ne gjermani behen 26 raportime per perdhunim nga emigrantet ne nje koncert te vetem ne nje qytet me 140 mije banore.

Erion- ah sikur te kishte nejt larg edhe Roshi nuk do ta kishte perbaltur partine 

Videon e ka Topi? Nese po, kasen fiskale te hyrja e kane? Te marre dhe poplli pjesen e vet o vlla. 

Nuk ju ngjit per qamet.. Nje video ne kohen e PS opozite ngriti ne kembe nje popull te gjithe, sot dalin cdo jave video e qeverise i shtohen piket..  Opozita ka ngec te 30%. Populli nuk eshte i kenaqur me qeverine dhe ben me faj opoziten.. smiley

 

O Liqe... po rri atq, ca ngaterrohesh me pederaste e travestite..

Na nxorre bojen, te kemi dhe tonin, jo per gje...

2 melon paska shku ankandi i videos. Po s'hulli 5 aktori kryesor, thuhet se del te honen me rastin e kafeve te mdhoja.smiley

Nese fjalet jane te verteta, zyrtari i larte edhe mund te jete ngaterruar se transvestitja mund te kete bere operacione si psh. Bruce Jenner. U ngaterrua edhe ky dikur.

ma lodhen Shkaben me overtajm smiley

Per ca video behet fjale, kush i futi kujt ngjale, i doli cupe apo djale? 

Qenkerkerkershkan dy vidjo, subjekti A dhe subjekti B

smiley

 

mos eshte ai qe mori fanellen me numrin dhjete ne ameriken latine mor aman smiley

nuk e besoj dot, jo nuk dua ta besoj !

Plasi konkurenca e pandershme, "masazhi" kondra "sekretareve". smiley

Kuplara e bon at vend smiley

 

Munci e re biznesi, hotel me garanci kundra cimkave. Mos rreziko karieren per nje "pakujdesi" smiley

ca me thone me teper.. lexo titullin i thote te gjitha. ti nuk je socialist, tamam ja ka thone.

Po zv ministri i perbrendshem qe ka qene denuar per vjedhje makinash?apo dhe ai nuk e mban mend se ka qene ne burg?smiley

ne zyren e ministrit bohet masazh, ke e kryeministrit luhet basketboll.. smiley vallaj sesht e veshtire me e imagjinu Liken tu ngrejt shtangen e lame ne ar smiley

Partia Homocialiste e Shqiperise smiley

Kuazi yne ka harrue shijen e domates, nga ana tjeter rregjimi vuu sallatorin dhe pjeshken smiley

Jete virane smiley

se ku i gjejne keto milona euro qe perfliten, ec e merre vesh. me skandal se vete video e seksit do te ishte dokumentimi i vete pazareve me miliona euro. 

p.s zheji qe ka bo keto deklaratat publike normalisht tani duhet te ishte duke bo deklaratat perkatese ne prokurori.

Jo po kur thote rilindja eshte rrit mireqenia, jane skeptike dynjaja.

e kane humbur kontaktin me realitetin, politukane dhe analiste bashke. zheji hudh shifra serbes-serbes si me qene tek kafja/qebaptorja e lagjes. 

Ai po tregonte pazarin, si bicim brokeri. Thuhet se PPP* kuotohen se shpejti ne bursa.

Ty te vje inot qe nje minister kap 5-6 per mandat, tha. Icik konservator u tregu, me thone te drejten.

*Pellazg Political Porn

Thash se e kishe per pjeshken pa push. 

Me push pa push, ministrit s'ia prish kush. Te tjeret nuk e kane kete lluks, si t'i bjeri dmth.

ca shesin piktura ti squero, ca shesin fotografi, ca fotokopje.. smiley

dmth t'i futemi arteve pamore o fiqo? 

Premisat i kemi. Çna sheh syri na ben dora mooo smiley

 

lere se s'po mundem dot as te qesh. fajin e keni ju emigrantet qe sillni dollaro ketej se te jete per ne as 20.000 euro s'do kish vajt pazari.

e lejme e lejme se megjithmen sesh per tqesh. Ne fakt ska qene najhere per te qesh.

por ka nji arsye pse e kemi dasht si popull Çaplinin dhe Pitkinin po aq sa Naimin dhe Pushkinin.

Fuck it. U lodhem. Ne fakt u lodhem pa bo gjo smiley

Nejse. Deri sa ti shofi zari, kto ngelen llafe pazari.. Un i besoj ksaj http://transparenca.al/

Normalisht, po dhalla i ka vet allatet ne bige.

jane bere catenaccio. medias nuk i falet ama se te tjerave iu behet halli me vote.

Thuhet eshte D.B.

Rilindja e PS vetem brenda dy viteve te para te qeverisjes paska bere video pornografile me ministrat e saj, edhe hetereo edhe seksuale. Te ecim me shpejt tha (viktima nr 1 e cimkave qe tani qenka bere pimp cimkash), jo si me ata dembelet stambolliste te PD-se.

Zheji nderkohe nuk eshte i sigurt nese konsiderohet akt homoseksual (apo quhet heteroseksual? - pyet) kur nje burre ben seks me nje burre tjeter i cili eshte transvestit. smiley

P.S. Mua Meta me dergonte tek Fevziu per simite, kurse tani qe behet fjale per t'i hapur petet superlakrorit me ngjala ai dergon Zhejin! - kishte thene baba Taku i pasigurt nese kjo i shkaktoi me shume cudi apo zemerim. 

Tahiri ka thënë se kjo qeveri është e para që ka shënuar një qasje të re ndaj shtetit ligjor.smiley

......kurse Oficeri dixhital informon:

-Saje qorri dregoi sot ne prokurori pasi per 1 jave rrjesht fshiu dhe manipuloi te gjithe videot e rregjistruara ne “Çimken” qe i kishin vendosur ne zyre. Me kete rast i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te kontraktoje per ekspertize kompanine me te fuqishme te fushes per te rikuperuar te gjithe pamjet e regjistruara ne zyren e Saje qorrit, te cilat do t’u provonje shqiptareve serine e skandaleve ne zyren e tij, disa prej te cilave sipas oficerit dixhital jane aq te felliqura saqe Xhelili i bashkise duket lule ne krahasim me histerikun e ministrise! smileysmiley

o Pier, shkabaktu qenka Erion miushi.

Nuk ka munsi Zeqo, se Shkaba eshte i gojes, eshte azer-xhevap, siç i thone, ndersa Kone Miushi eshte rob i meçefet dhe krekoset ven e pa ven. 

Rilindja nuk ka vetem kloune dhe kriminele, ka dhe biba:

"Zoti Roshi është i gatshëm dhe operacional, më ka surprizuar me bashkëpunimin dhe aftësitë e tij menaxhuese. Unë i besoj kur thotë se nuk e mbaj mend pse është arrestuar në Gjermani."

The one and only Harito.

 

The one and the only Harito.

ministrja e innovation kjo.inovacioni ne shqiperi eshte si turizmi ne afganistan apo Somalismiley

smiley

Eshte bere Shqiperia per Vezuv. E rendesishme eshte ta fusesh diku, basta che abbia un bucco smiley

Sa per temen me pelqeu reagimi i Tahirit. Mu duk si ekumen a dicka qe e zhveshi priftin e ri nga detyrat hyjnore: "Ti nuk je me Socialist" 

https://www.youtube.com/watch?v=rsNEIjwd_Mk

PD sot duhet të kuptojë se dhe pak kohë e ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ku pjesa më e rëndësishme dhe ende e pazgjidhur është prezantimi dhe roli që do kenë ish- kasta e lartë që qeverisi për 8 vjet. E që përpëlitet ende nga zyrat e Shqupit tek ajo e ish- kryetarit, në përpjekje për të ruajtur me thonj ato pozicione që Berisha ua dhuroji sipas oreksit të vet e Basha nuk po ka vullnet as t’ua konfirmojë, por as t’a mohojë

 

 

Une i kuptoj ata qe luftojne permes blogjeve për të ruajtur karrigen e deputetit pas 2017 por nuk kuptoj peshqit qe eksitohen me porno imagjinare. Nje mendje më thote se duhet të jetë pune moshe: po më forcohet pershtypja qe ajo eshte relativisht e larte 

2.5 milion lek ja vle Stalker, gezoi.

Shpresoj te flasesh me të rejat Zeqo ! Apo ti je me të vjetrit ? smiley 

Opozita kunder martesave gay dhe adoptimit te femijve nga ciftet gay.... smiley 

 

Meqe jemi ne dite te pushtuar nga nje fryme qe udhehiqet nga aferat seksuale dhe tendeces per te qene sa me ne trend me udhezimet nga BE persa i perket repsektimit te te drejtave te individeve me shije seksuale paksa ekzotike.

Po shfaqet ,ka kohe, para nesh nje marredhenie incestuale midis vellezerve te cilet ndajne nje dhome dhe nje ideal te perbashket brenda familjes se madhe Parti.Vellai  dashur(B.B) Zoti(E.R) me ty eshte treguar bujar te ka bere DEPUTET , prandaj , vella hajde dhe behu perseri i sjellshem, na ndihmo dhe ti, jemi te njejtet qe kemi qene,na prek na shtrengo qe ta ndjesh perseri Partine brenda teje si dikur. Nuk ka ndjenje me te peshtire, sesa Seksi Yt te te quaj tradhetar.

Por, ti, vella ke filluar te kesh deshira qe te vijne nga prapa dhe po bie pre e lojes se Vrimes se Zeze (s.b) ku te gjitha delet(LSI) bien brenda qe ti numeroj dhe pse ne moshe madhore tanime, qe ta zere gjumi.

E njejta (B.B) me te njejten (s.b) bashkohen me deshire !

Megjithate ti ke vendosur te ikesh megjithe deshirat e tua te prapme dhe mos na u hiq si moralist-socialist qe te ndrin Dielli ne fytyre se te gjithe e dime qe rrjedh nga Partia qe ti ka plotesuar deshirat nga para dhe prapa me vite.

Tashme dykembesh, te kane vene nje zinxhir ne qafe dhe po te drejtojne per te ecur dhe ti si gjithmone ke shkuar duke ecur mbrapsht drejt drejtimit te ri, derisa ne fund te Perkulesh perseri po kesaj here ndaj nje Zoti te Ri (s.b).

Levizja Blushiste-levizje Frociste..!!

Blushi ne disa qeshtje ka te drejte, por ky distancimi tani nga fundi, pra kur iu prene shpresat se mund te merrte ndonje portofol sikur nuk shkon.

E degjova dje qe tha qe une me disa shoke rrezuam me nje gazete Berishen heren e pare. Ky eshte delir jo gje tjeter. Sepse Blushi nuk kujton psh qe kur u be referendumi i 1994 dhe humbi keq Berisha... Pra, humbja ishte firmosur prej kohesh. Nuk do thote Blushi qe dhe amerikanet i nxiti ai me shoket e gazetes te xhindoseshin per zgjedhjet e 26 Majit 1996 ku rezultatet dolen 115 % ne disa zona.

Ne kete kuptim levizja e tij tani nuk sjell ndonje gje te re, pra nuk eshte levizje qe mund t'i ngjaje krijimit te LSI e cila nuk lakmonte qeverine, sepse Meta kur themeloi LSI sapo la zv.kryetarin e qeverise dhe ministrin e jashtem.

Besoj se ju kujtohet Blushi qe zevendesoi Et'hem Ruken si Minister Arsimi, po edhe si Minister i Pushtetit Lokal. E ka idene ky se eshte pergjegjes per ça ka ndodh ketu ne Shqiperi keto vite sa gjithe ministrat qe jane tani e po aq sa ish ministrat qe kane kalu ?

Rama vs Blushi, votoj Ramen. Ramen nuk e votoj nese shkon me Mirela Shqinen si ministre kulture, por Blushin prap nuk e votoj. smiley

Mbase shpejt eshte, po e kemi lene nje gjysem muhabeti per sot. Lere Blushin se e ka ne rregull ai

Po akoma nuk eshte marre vesh ne do luje Cana apo jo. smiley Po lujti qe ne fillim te neshjes e gjasat jane keshtu atehere deri ne minuten qe ai do jete ne loje do rrifemi. Pastaj vjen barazimi.

Mbasdite vone te them se ku do i ve 100 euro te neshja e sotme se ja u prishem temen ketyre antikomunisteve.

Blushi ka te drejte por eshte i vonuar ne revolten e tij. Mesa di une Roshi ishte ne mandatin e tij te dyte dhe nese duhej te distancohej duhej ta bente shume me perpara. E njejta llogjike vlen per mua dhe per "frroket e doshet". 

Kam pershtypjen se Blushi nuk ka per ti marre me shume se 10 perqind te 600 mij votuesve apo simpatizanteve te PS, pra rreth 60 mij votues, shto dhe nja 40 mij te te pavarurve apo asnjanesve, mund te shkoje aty tek 100 mij votues maksimumi.

Nga e nxore këtë? Apo Vizionet e Qarta kanë parashikuar dhe levizje të tilla Pjero?!

mundet peshku i kuq, pse ala nuk e ke lexuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).