Letër e hapur publikut shqiptar, Kryeministrit, KD aktual të RTSH, Komisionit Parlamentar të Medias, Kontrollit të Lartë të Shtetit

Më takon si ish-Kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar t’i jap sqarime publikut (e me gjasë të vakët, edhe ndonjë institucioni të rëndë- sishëm shtetëror, të cilit ende mund t’i interesojë e vërteta), se pse papritur RTSH-ja hoqi dorë nga e drejta kushtetuese e sanksionuar në ligjin e kësaj medieje publike (ligji 8410), për të transmetuar Kampionatin Europian të Futbollit, Francë 2016.

E theksoj ndajfoljen “papritur”, sepse që prej ardhjes sime dhe kolegëve të mi në Këshillin Drejtues të RTSH-së (gusht 2006), ia kthyem ekranit të tij ndeshjet e futbollit shqiptar, të Kombëtares dhe kampionatet europiane e botërore, tok me sportet e tjera, të dëbuara padrejtësisht nga RTSH-ja në televizionet private. Por për të gjithë investiguesit, gazetarët, titullarët e audituesit shtetërorë a parlamentarë, unë kam një recetë më se të thjeshtë: shkoni dhe merrni në shqyrtim mbledhjen e KD të RTSH-së të datës 9/10/ 2014, në të cilën është diskutuar dhe miratuar blerja e të drejtës së transmetimit të Kampionatit Europian, Francë 2016, nga RTSH-ja, si gjithmonë, tradicionalisht nga EBU (Rrjeti i Transmetuesve Publikë të Europës) dhe aty pra, do të gjeni gjithë të vërtetën.

Kjo duhet bërë! Kjo është detyrë! Sepse qytetarit shqiptar, që paguan taksat, e ndër to edhe taksën për RTSH-në, i është vjedhur një e drejtë edhe njerëzore, edhe qytetare, edhe e ligjshme. Për më tepër, në mbledhjen e KD të RTSH-së në datën që cituam, diskutimet e të cilave janë të regjistruara, është diskutuar dhe miratuar shuma rreth 600.000 (gjashtëqind mijë) euro për ta blerë këtë të drejtë transmetimi.

Me interes edhe më të madh, madje them se kyçin e misterit se pse hoqi dorë RTSH-ja nga transmetimi i ndeshjeve të Europianit 2016, e përbën diskutimi rreth dy paketave të paraqitura si oferta për nënliçensim, nga dy platformat më të mëdha private: “Digitalb” dhe “Tring”.

Sigurisht që nuk është kohë e largët dhe ne nuk kemi kujtesë peshku. Pas diskutimit të z. Besnik Dizdari dhe në një linjë me të, kemi arsyetuar se nuk do të ketë nënliçensim për të drejta transmetimi për asnjërën paketë ofertash, për shkak se blerja jonë është një e drejtë ekskluzive e RTSH-së dhe se i përket me ligj kjo e drejtë e ndjekjes së ndeshjeve pa pagesë të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gjithësa deklaroj në këtë shkrim, mund të provohet.

Diskutimet u shtrinë dhe tek anëtarët e tjerë të Këshillit dhe në përfundim u votua unanimisht për blerjen e të drejtave të transmetimit dhe refuzim ofertave për nënliçensim, të paraqitura nga platformat mediatike “Digitalb” dhe “Tring”. Pas këtij vendimi, hartohet procesverbali i mbledhjes me vendimet e marra, nënshkruhet e vuloset, sikundër mund t’i gjeni në arkivin e KD të RTSH-së.

Por ja që fill pas nënshkrimit të këtyre vendimeve, pa kaluar as gjysmë ore, filluan telefonatat e thellësisht-të-shqetësuarve, të alarmuarve, të tërbuarve etj., etj. Mandej erdhën varg ndërhyrësit, negociatorët, rixhaxhinjtë, e domosdo edhe kërcënimet, me të cilat nuk ia vlen t’ia rrokanisim kokën lexuesit. Shkurt, deri në mes të nëntorit 2014, u provuan të gjitha metodat, kryesisht “të buta”, për të më bindur të mblidhja edhe njëherë KD që të anulonim vendimin e marrë më 9 tetor 2014.

Mandej, si duket u bindën, se nuk isha nga ai popull që ende shpresonin dhe ra heshtja. Dhe kjo heshtje zgjati për 15 ditë të plota, d.m.th., deri më 1 dhjetor AGRON TUFA * 2014, ku pa asnjë shpjegim lajmërohesha të dorëzoja numrin celular në RTSH dhe se KD i RTSH-së prej asaj date pushonte së vepruari, për shkak se fillonin procedurat për zgjedhjen e KD të ri Drejtues.

Sidoqoftë, kjo procedurë zgjati diku rreth një vit a më shumë deri në miratimin përfundimtar, kohë gjatë së cilës Radio Televizioni Publik ka qëndruar pa Këshill Drejtues.

Çfarë mund të ketë ndodhur gjatë kësaj kohe vallë? E kam fjalën për vendimin unanim që RTSH e vetëm ai do ta përdorte të drejtën televizive të blerë nga EBU, në përputhje me ligjin, në përputhje me të drejtën e padiskutueshme të qytetarëve taksapagues, ndër to edhe të taksës për RTSH-në?

Jam i detyruar të sqaroj se prita deri në fillim të Europianit me shpresën se fjalët dhe propaganda reklamuese nëpër platforma private nuk do të ishte e vërtetë për sa i përkiste ekskluzivitetit të transmetimit dhe përjashtimit absolut të RTSH-së.

Përveç shumë arsyeve të tjera që tashmë shpjegohen më sipër dhe mbi të gjitha, nisur nga e vërteta, më shtyu t’i shkruaj këto radhë edhe reagimi zyrtar i RTSH-së, që sqaron, me gjasë, shkakun e mostransmetimit: pjesëmarrja në tender, por (ah!), se oferta e RTSH-së nuk doli fituese!

Një alibi e verbër, naive, por fatlumnisht dhe lehtësisht e verifikueshme. EBU nuk vendosi “papritur” të mos ia shesë RTSH-së të drejtën. Ajo nuk e ka bërë këtë për asnjë televizion publik të Europës dhe që nga emërtimi që mban, ai shpreh në radhë të parë e vetëm interesat e transmetuesve publikë.

Përkundrazi, në rregulloren e RTSH-së, neni 231 (EBU) e kallëzon qartë marrëdhënien e RTSH-së me EBU, sikundër citohet: “EBU (European Broadcasters Union) është Bashkimi Europian i Transmetuesve, organizatë ndërkombëtare në të cilën RTSH-ja bën pjesë me statusin e anëtarit aktiv. Tërësia e të drejtave dhe detyrimeve që ka RTSH-ja karshi EBU, ndiqen nga Sektori i EBU për pjesën që i takon Drejtorisë së Televizionit Shqiptar”.

Pra, në RTSH ka dhe një sektor që harmonizon marrëdhëniet me EBU! Përse atëherë EBU të mos ia shiste, si gjithmonë, RTSH-së të drejtën e transmetimit, sikundër një radhë të pafundme të drejtash për prodhime të tjera? Apo mos është bërë ndonjë akrobaci gjatë menopauzës kur RTSH-ja ishte pa Këshill?

Prej gjithë kësaj historie precipiton fakti fyes e i hidhur: qytetarët shqiptarë, edhe pse kanë të drejtë të shohin Kampionatin Europian e Botëror të Futbollit, sikundërse Kombëtaren e tyre pa pagesë, kur këtë ua garanton ligji përmes Televizionit Publik, janë të detyruar ose të ndihen të huaj në këtë festë ku merr pjesë Kombëtarja e tyre, duke hequr dorë nga pamundësia të blejnë aparatet dixhitale dhe abonimin, ose të shesin lëkurën për t’iu nënshtruar platformave private dixhitale, pra, ta blejnë shtrenjtë me varfërinë e tyre atë që u takonte me ligj.

Përse drejtuesit e RTSH-së bëhen folje ndihmëse të TV-ve të fuqishme private? Pse gjithçka që mund ta fuqizonte këtë media publike, vendoset nga pazaret e politikës me biznesin dhe i shkon shëndet propagandës qeveritare dhe monopoleve private mediatike?

Prandaj nervi im qytetar i drejtësisë bën apel, të hetohet kjo çështje në rrënjët e saj, deri në përfundimin logjik të saj. Sepse nëse ia heqin RTSH-së edhe këto shenja të identitetit, ai s’ka pse të quhet më publik, por një shtojcë e kasnecërisë qeveritare dhe dallavereve të tregut televiziv.

Pjesa tjetër, siç po e shohim, është propagandë, bashkë me emisarët e informacionit, ku mbizotërojnë komisareshat e tipit Laje (“Kur hidheshin themelet” ), që kanosin, kërcënojnë, ndalojnë e persekutojnë gazetarët sipas oreksit politik. Atëherë, përse duhet qytetari të paguajë taksë televizive? Për lavazh propagandistik?!

* Ish-kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH, 2006-2014

16 Komente

Prej gjithë kësaj historie precipiton fakti fyes e i hidhur: qytetarët shqiptarë, edhe pse kanë të drejtë të shohin Kampionatin Europian e Botëror të Futbollit, sikundërse Kombëtaren e tyre pa pagesë, kur këtë ua garanton ligji përmes Televizionit Publik, janë të detyruar ose të ndihen të huaj në këtë festë ku merr pjesë Kombëtarja e tyre, duke hequr dorë nga pamundësia të blejnë aparatet dixhitale dhe abonimin, ose të shesin lëkurën për t’iu nënshtruar platformave private dixhitale, pra, ta blejnë shtrenjtë me varfërinë e tyre atë që u takonte me ligj.

O shkabë qurraveci, e ke lexuar shkrimin o posaqi, o llum osumi 

Agron Tufa nuk e paska kuptuar fare qe kur #rilind duhet te besh gjithcka ndryshe dhe pjesa "social" ne "socialiste" do te thote jepja te gjitha privatit.

Fakt eshte se edhe ne malet me te largeta,kerkush nuk e ka lene veten ne dore te TVSH-se,kur vjen puna me pa TV. Goncja qe paska qan Kryetare, te kishte kishte luftu qe ato taksa qe ne pagujme,ne radhe te pare, te sherbenin per t'a ba TVSH-n e shikueshem.Topi shifet edhe ke TOP-i pa problem,po TVSH-ja te mos ishte lan si top i shfrym pergjate viteve qe edhe ky paska qan kryetare. Dhe s'i thone pak,por 8 vjet.

Cinizëm..
I shfryrë apo i fryrë mua s'më duhet fare, krejt problemi është që unë, ti dhe gjithë familjet shqiptare paguajnë taksë 1200 lek në vit dhe ato lek nuk kthehen në benefite për shikuesin, i thonë rreth 8.5 milionë euro në vit e jo shaka..

Kete po them, pra,me kaq shume lek qe mblidhen me taksen e qeverise qe vuni Gonin kryetare,ne radhe te pare, Goni dhe shoket etij te ngrenin TVSH-n ne nivele te pranueshme profesionale dhe te ishte konkurrent ne treg, e jo te katandisej si ndermarrja e ujsjellsit ku strehohen militantet me marr nje rroge. Shikuesit e kane zgjidh hallin dhe e kane gjet ku me pa europianin,kurse TVSH - ja, duhej te kishte zgjidh hallin me gjet shikuesin para se te vinte evropiani. Gjithsesi per pjesen korruptive te problemit i jap te drejte Tufes.

Tvsh e kane lene si top te shfrym interesat e privatit. 

Klases politike perfaqsuese e interesave private dhe ideologjise sunduese nuk i intereson dhe as i ka interesuar ndonjehete nje media publike e forte.

Rasti konkret e verteton gjithe me siper

Mire qe s'ju vejne kusht ta shifni duke shijuar kokoshka Topi. 

Sidoqofte fajie e ka ... 

Saliu 
smiley

lereni RTSH me halle te veta !

Une cuditem sa pak shqipe etnike udhetuan per France, ( sepse fatkeqsishte nuk u pashe fotot ne FB siq dine te me ekspozohen dhe kur paguajne nje machiato&nbspsmiley se lere  kur e kujtoj dhe ketej nga Peshku mjafte te pasur me tregohen..

Vërtetë ke të drejtë, gjithçfarë fotosh gjen në fcb por jo ato në stadium 

Vendi nuk ka më një transmetues publik 

 

...Në fakt RTSH ka dështuar ti përmbushë këto kërkesa të ligjit.

 

Ka dështuar për shkak se pushteti që e ka uzurpuar, nuk është i interesuar për një transmetues në shërbim të publikut dhe ja ka arritur qëllimit.  

 

Çfar është RTSH sot ?  

 

Një institucion me identitet të paqartë, në fakt as publik e as privat, një mjet propagande në duart e pushtetit.

 

Është modeli tipik i raporteve të pushtetit të sotëm me institucionet e pavarura, modeli uzurpimit.

Programi ynë është I qartë, jemi të vendosur për një ndryshim thelbësor në vizion e sjellje ndaj Transmetuesit Publik sepse ne çmojmë lirinë e medias dhe të drejtën e njerëzve për informacion të pa anshëm, edukim, kulturë e argëtim si një detyrim ndaj tyre.

Thuhet në komentin e zonjës n/kryetare të Kuvendit..smiley, plehrat 

nuk quhet.

Cikli quhet i mbyllur me sukses kur te jepet reportazhi per viziten qe i beri Europjanit Kreu i Shtetit smiley

Le ta shofin ne Radio evropianin shqiptaret, thote qeveria. 

Po thuaj mire qe solli PD internetin ne Albanie se me te vertete ne radio do e shikonin robt e shkrete.

Agron Tufa engjell i rene nga qielli! Ta propozojme per shenjtor!

Jo vetëm për burg, por për t'i vrarë me bukë në gojë. Rrezik jemi i vetmi vend ku ndeshjet e kombëtares nuk i transmeton televizioni publik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).