Marsela Caushaj është gruaja e cila u dhunua barbarisht në publik nga ish-bashkëshorti i saj teksa në krahë mbante edhe fëmijët. Ngjarja ndodhi në Vlorë.

Kjo video bëri xhiron e internetit, duke krijuar një reagim dhe zemërim tek ata publiku.

Duke folur për “News24”, Marsela, ka shpjeguar se si ka rrjedhur dinamika e ngjarjes.

“Më kërcënoi duke më thënë “nuk do fillosh punë’, më tha “m’i jep fëmijët t’i mbaj unë”, është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici.Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar. Kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtje. Doja të gjeja një punë të rrisja fëmijët. Sot do filloja punë të mbaja një grua të moshuar”, ka thënë për mediat Marsela.

Pas videos që u bë publike, menjëherë ka reaguar policia e Vlorës. Mësohet se shtetasi që rreh gruan në rrugë, quhet Ilir Paja dhe është arrestuar nga policia.

Si ndodhi ajo ngjarje sot?
Sot kisha në plan të filloja një punë, të mbaja një plak dhe djali i plakës do të më hapte një llogari që të më dërgonte lekët. Sot do filloja një punë, thjesht të mbaja një plak që të ushqeja fëmijët. Aty më ndoqi ish-bashkëshorti im dhe duke sharë, duke ofenduar më rrahu më qëlloi. Është hera e dytë që kam bërë kallëzim, kam marrë 3 urdhër mbrojtje që nga divorci e deri më sot.

Çfarë ju kërkonte kur po ju dhunonte?
‘Nuk ke punë të fillosh punë ti atje’. Do t’i çosh fëmijët e mi jashtë shtetit o k***, o prostitutë. Kështu ka qenë gjithë kohën, i dhunshëm. Pi raki, konsumonte alkool.

Morët goditje në kokë?
Po, po për flokësh, më tërhiqte. E kam mbajtur djalin në krah që të mos më binte. Unë marr një asistencë 45 mijë lekë dhe asgjë tjetër. Shteti në radhë të parë të dënojë atë sepse po doli do më vrasë fare.

Kërkoni mbrojtje?
Po, po mbrojtje po dhe të gjej një punë të rris 3 fëmijët.

Nëna
Dhunën ndaj të resë e konfirmon edhe nëna e Marselës.

Nuk e di kë ka në polici që nuk qëndron në burg. Se të vesh një herë e dy herë e tre…Do ta vrasim vetë nëse shteti nuk reagon. Unë mezi i kam rritur djemtë e mi, përse t’i vras për atë. Të bëjë burg, shteti ka ligje. Vajza s’ka bukë. Unë po punoj në ndërtim, në mistri të ushqej atë.

/News24/

104 Komente

Cudi si ka mundesi qe kjo ngjarje te ndodhe ne zemren e Jugut?

Se ngjarje te tilla ndodhin vetem ne veri...sipas komentuesve te PPU-se.

Cudi si ka mundesi qe e divorcuar dhe burri i jep dajak ne qender te qytetit! Vetem burrat shqiptare i bejne keto pune. 

Jo shqiptaret por verioret.

Ne Jug nuk i bejne keto.

 

Jo ata te jugut jane dele te zeza jo te bardha smiley

Ke te drejte,jane shume te rralle.

Prandaj vriten njesoj si ne veri...

Korrento se cfare fyn kjo ndarje Veri Jug vetem kaplloqja juaj e kap.

Shqiptaret do civilizohen kur termi Veri-Jug te mos degjohet e te respektohet Realiteti Shqiptar ku  Kryeqyteti Tirana kishte 26 000 banore kur u shpall kryeqytet dhe sot ka 1 meleon e kusur banore. 

Deri atehere injorantet do vazhdojne te rrahin grate Shqiptare dhe grate Shqiptare do vazhdojne te largohen nga Shqiperia drejt Oksidentit ku trajtohen shume me mire.

ne jug te pakten del nje nga rruga dhe e ndalon, pa hyre ne gjak me dhunuesin. Ky eshte ndryshimi qe eshte folur, jo se s'ndodhin ne jug. Ne veri ke me shume idiote se ne jug qe thone "pale c'ka bere ajo, se s'te rreh burri kot". Ke ketu ate lamashen e shkodres qe mbronte pangon.

Ku e ndaluan? Une pashe dy qe sikur bene ta ndalonin.

kafsha te futet ne kafaz dhe mos te dali me 

Kafaze duhet te kete vetem ne Veri.

Ne Vlore femra respektohet njesoj si ne Perendim.

Nuk eshte cudi qe edhe ky te jete verior i ardhur ne Vlore.

 

haha vlonjatet i kemi te zotet njesoj si verioret... i kemi guna permbi tela ...

fatkeqsisht kto lloj kafshesh i ndesh kudo 

Ajo qe po cuditem eshte hipokrizia e njerezve ne Shqiperi.
Te njejtet njerez qe dolen ne mitingun dhe ngriten ne krahe perdhunuesin Ervin Rroshi,sot bejne sikur jane ne anen e kesaj fatkeqes.
Nuk eshte cudi qe nese ky do te jete ndonje kusheri apo i aferm i atyre te Partise,do te lartesohej dhe te sulmohej kjo fatkeqja, sic ndodhi ne rastin e asaj vajzes ne Peshkopi....

nuk eshte hipokrizi, eshte thjesht injorance... vetem injorantet mbrojne perdhunuesit dhe kriminelet

edhe servilet 

hahaha shume e lezetshme sepse tek ky postim paskan komentuar vetem femra..Ajo qe me ben pershtypje eshte pse situata te tilla po ndodhin kaq shpesh kohet e fundit? a thua te jete me verte faji i meshkujve? 

Pervec laures dhe ty une me ACDC jemi cuna 

provoje

Une nuk jam femer.

solidarizohuni te gjithe sot #jesuisfemer

Te nxjerrim kemben si ujku? 

gati jemi ne shqiptaret per qerelez.. po mund te jepni nje mendim pse keto ngjarja po ndodhin kaq shume me se fundmi? 

Mendimet me mire se sa ju qe jeni aty ne terren ska kush tjeter te na i jap. Nga maja e amerikes ne smundemi te flasim per gjera konkrete reale te perditshme. 

ja copa tjeter e mishit. Neper bote mblidhen robt duke filmuar me celulare e bertasin "bjeri-bjeri" kur dy veta zihen, por te gatshmit per qerelez jane shqiptaret. Sepse duhet share populli shqiptar gjithe kohen, ne menyre qe te bejme viktimen gjithe kohen. Sidomos kur je ne opozite, duhet nxjerre beterr fare  populli, se ashtu ta ka spermosur koken politikani baba. Jeni tamam copa mishi.

Arsyeja (nuk po flasim tamam per kete por dicka e ngjashme).

Ka shume faktore qe ndodhin por keto faktore kane qene edhe me pare,por eshte shtuar nje dukuri tjeter.Celulari,Facebook etj.
E para, jo se nuk kane ndodhur me pare, por tani ka celulare dhe mund te kaloje video ne disa sekonda ne te gjithe Shqiperine.

Personalisht, mendoj qe rrahja e femres eshte pakesuar tani,pavaresisht se nga lajmet te krijohet pershtypja sikur eshte shtuar.

Nje rrahje qe ti tani e sheh ne video,eshte e barabarte me 100 rrahje qe me pare ndodhnin por nuk kishte celular dhe Facebook.

Fajin e ka teknologjia jo shaka smiley mentaliteti nuk ekziston me perderisa femra ka filluar edhe te kthej llaf ish burrit qe e kontrollon jeten e saj. 

Nuk thashe qe ka faj teknollogjia, por thashe, qe tani nje rrahje mund te dokumentohet dhe publikohet shume me lehte,se me pare kur nese nuk shkonte femra gjysem e vdekur ne spital nuk e besonte njeri...

Ketu teknologjia ndihmon.

E rendesishme ishte qe ta besonte Partia. Partia te martonte, te divorconte vetem kur ishe armike e klases smiley 

une ndaj te njejtin mendim me ty persa i perket anes se teknologjise, por jo ne kete menyre. Meqe jam ne terren per momentin po tregoj nje histori te shkurter... isha 1 dite ne mengjes ne nje dyqan tradicinal byrekesh, edhe perpara meje kisha ne rradhe nje femer e cila bete ca komente te cuditshme edhe sillesh ne menyre te cuditshme.. kjo sjellje sme beri pershtypje vetem mua pasi shitjsja e moshuar nga ana tjeter e banakut vazhdoj me keto fjale: "ah, more djal kush qe ai qe shpiku lavatricen. Kishte lezet atehere kur i filloje te laje rrobat ne mengjes edhe perfundoje ne dark. Skishe kohe as per telenovela edhe as per instagram, apo snapchat".

Kjo rrahje meriton 5 vjet burg te rende...

Presim kunderpergjigjet me video nga liveleak.

Po ai qe boni ket video bashk me sehixhijt e tjer pse s nderhyn? ishin kolektivisht tu i ra me dor?

Eshte bere keq grupi e ha kot, ku i dihet ca i thote truri atij. Ti vete te ishe do e ndaloje kete tipin?

Po te bashkohen dy- tre burra e ndalon. Per me teper qe aty jane edhe femijet. Gjynah! Ky nuk eshte njeri, eshte kafshe.

Ing, se kisha ne aspektin fizik se e ndalon edhe nje, po njerezit mendojne po te jete i armatosur, po te jete i dehur e ze me mua me vone, me mire shoh punen time. Pak a shume si ne Evropen ku aspirojme te bejme pjese, nuk hyn njeri, marrin ne telefon policine.

Ne teori e ndalon, por s'ka shume njerez qe arrijne te shmangin plumbat. Sepse s'ka ndodhur aq rralle qe ai shkon ne shtepi, merr automatikun dhe kosit auditorin.

Jam dakort me rv-ene. Te denohet agresori me larje rrobash me dore. 

+1

Une do te shtoja edhe hekurosjen dhe larjen e pjatave. Nese gjykatesi eshte shume i rrepte le t'i shtoje dhe larjen e dyshemese me lecke te lagur. 

Kjo me siper nuk eshte shaka. Une mendoj se problemi nuk eshte se ky rreh gruan, problemi eshte se ka shume si ky. Dhe problemi me i madh eshte se dhe ata qe duhet ta arrestojne e ta denojne kete jane ne me te shumten e rasteve dhunues. Pra kjo gruaja fatkeqesisht nuk eshte se ka shume zgjidhje pervec ndonje veallai a cuni xhaje qe t'i jape nje dru te mire ketij bandillit. 

Jo burg, e as gjoba apo urdher mbrojtje. Thjesht, duhet te dale nje ligj qe kush i dhunon femrat duhet t'ju priten koqet. Dhe e di si behen pastaj, tamam si pulat; biles fillojne edhe butesohen sepse i bojne yzmetin bythes.

Sikur ta denonin dhe atje brenda te bente kamarieren apo kujdestaren e dhomes do ishte perfekt si ndeshkim!

here tjeter lexojme lajmin, meqe ligji nuk veproi , kunati vrau kunatin se i abuzonte motren. 

nqs ndodh keni nga nje pije te gjitheve ktu prej meje 

 

ps. flm zotit qe nuk e hapa ta shoh vidion 

 

 

Ne kohen e xhaxhit Enver kishte harmoni sociale familjare .kishte pune edukim strehim falas, mundsi jetese modeste edhe per keto lloje familjesh me probleme .

Tani kjo gruaja e dhunuar  kerkon pune, te ushqej familjen, por pune ska,  te ardhura ska, shkolle zanat ska,  burre ska , shtet ska ,  me cfare do te jetoj ajo me cfare do t rrise femijet  ?!!  Ja keshtu do te trashgohet mjerimi dhe skamja nder shqiptaret e gjore ! U dhjefsha ne demokracine e berishes! 

Shqiptaret po kthehen ne gabela !

 Deshtim total i  demokracise ,  shkerdhato-kracise shqiptare 25 vjecare !

 po semuren menderisht robt  nga varferia dhe mundesite e pakta per te mbijetuar po kthehen ne kafshe. me  kete lloj sitemi socialo-kapitalist qe eshte ndertuar atje . #

" Kafshat qe s`kaperdihet , asht  or vlla mjerimi , kafshte qe ngec ne fyt , dhe te ze trishtimi !

  

Si te gjitha mardheniet e shoqerise tone, te polarizuara edhe kjo mardhenie nuk mund te shpetonte. Shoqeri ku vellai vret vellane, komshiu komshiun se pulat kaluan gardhin, babai merr sopaten e ja mbledh te birit se nuk e degjon, normale dhe mardhenia burre-grua skish si te ish e qete. Gruaja qe merr sopaten dhe vret burrin, apo nazimja kallashin apo  ky tipi qe i hyn dru ne mes te rruges. Problemi eshte kultural ne te gjitha rastet, kur nuk artikulohesh dot, do e shprehesh me duar inatin. Jo per ta mbrojtur po do pare edhe cfare mund ti kete thene, se nuk merr tjetri ashtu ne sy te kalamaqve. Poplli yne i lavdishem ka probleme te forta me komunikimin, etiketen dhe perfundon qe ndan sopata...

Nuk eshte thjesht te kultura e komunikimit. Ajo mungon nuk diskutohet, po eshte edhe nje cike gjenetike. Populli yne eshte popull kolerik, shperthen direkt si pushke jevgu.

lol provinciali qe lidh gjithcka me veten, kujton se gjithcka ndodh rrotull tij dhe askund tjeter.

Meso o nari-nari qe ne cdo vend te botes, shoqeria ndahet me shtresa. eshte shtresa e atyre qe komunikojne dhe i zgjidhin gjerat me te bute, eshte dhe shtresa e atyre qe i zgjidhin gjerat me dajak. Ne cdo shoqeri te botes. 

Vetem trushkaperdhyerit si ju perpiqen te perfaqesojne gjithe popullin tone me shtresen negative dhe gjithe popujt e tjere me shtresen pozitive, ndersa per shtresen e tyre negative mbyllin syte. Disa e bejne per arsye viktimizimi te perhershem, qurravece hesapi, disa se aq u lejon injoranca te kuptojne nga bota. 

Kur shohin video te tilla nga vende te tjera ia vene fajin individit se popujt andej jane lule. Nuk i le nevoja per te qene viktime qe t'i shohin te keqijat qe ndodhin andej, dhe as te perfaqesojne vendin e vet me robt normale te Shqiperise.

 katunare te shkrete

Ta paskan lidhur prape rrogen? Po shyqyr se s'rrihej rrugeve.

Sepse ti, nje dava pleshti qe futesh ne forume per te share te tjeret nga motrat e vajzat, je aq i pagabueshem ne ide sa kushdo qe del kunder asaj qe thua ti, me siguri duhet ta kete paguar dikush. Sepse ndryshe s'mund te kete dikush ide te kunderta me te tuat. Dmth, dikush ne kete bote, qenka aq idiot sa paguan njerez qe te kundershtoje nje morr bythe si puna jote qe dine vetem t'u qepen robve nga pas, si maniake neper forume. lol

Pergjithesime te kesaj natyre mbi popuj jane te demshme.

Se ja, psh, ketej nga populli dedè italian, as agresiv, as violent, Pelicelli mnjllaf, njeri dogji te fejuaren, e karbonizoi ne mes te rruges.

 

Italianet nuk jane agresive? Prandaj ka mafie atje. Ata te jugut, terronet, vdesin te rrahin grate.smiley

Shiko.., se fillon e behet terkuze e devijojme nga tema. E kisha llafin qe dinamika te tilla kane te bejne me shume me psikopatine e problemet e individit, sesa me zakonet e traditat e popujve.

Apo e ke llafin per filmin Bottana Industriale?

paskemi shtresa pozitive dhe negative ne shoqerine tone. koncentrimi i shtreses negative qenka piketuar ndermjet te varferve, verioreve, emigranteve dhe cdo fryme njeriu jashte territorit shqiptar.

 

Se sipas teje eshte e perqendruar vetem ne Shqiperi, e? lol

Sigurisht qe zonat me te varfra, me te izoluara gjeografikisht, jane me te prirura per te zhvilluar mendesi te dhunshme. Dhe sigurisht qe ata qe jetojne pa familjen prane, larg vendeve ku i njohin te gjithe, kane me pak arsye qe te frenojne sjelljen e dhunshme. Po te kishe lexuar pak me shume, qofte ne shkolle, qofte jashte saj, do t'i dije dhe ti keto dukuri te njohura boterisht.

t'i vura ne dukje se ke fol si Duka i Uellingtonit. Nuk ka shtresa pozitive dhe negative, as brenda, as jashte shqiperie. 

Cdo specie gjallesash ne kete bote ka mes tyre te gjitha llojet e nentipave, agresivet, meshkujt alfa, te nenshtruarit, te zgjuarit, budallenjte, te dhunshmit... Keto jane shtresa, jo shtresa banale parash apo kastash si te mesonte xhaxhi enver apo shkrimtaret qurravites te viteve 1800, me te cilet eshte frymezuar mendesia e brezit qe qurravitet ketu.

Mesoni qe bota ka me shume se mesimet e komunizmit apo te Dickensit. Varferia, izolimi dhe mungesa e tabanit familjar ben qe te shtyhen me shume tipa drejt dhunes se ata qe jane ne mireqenie, por shtresa e dhunshme eshte e dhunshme dhe ne mireqenie, ne cdo vend, te pasur a te varfer. Ne cdo grup njerezish, edhe brenda familjeve mbreterore disa jane te dhunshem e disa jo.

dmth je dakord qe nuk ka biologjikisht shtresa negative dhe pozitive?

Jam dakord qe nje nga shtresa biologjike eshte ajo e atyre qe nuk kuptojne dot thelbin e dickaje edhe sikur te perpiqen, dhe proven konkrete e kam te shprehur shume prane ketij postimi.

shtresa e dhunshme eshte e dhunshme dhe ne mireqenie, ne cdo vend, te pasur a te varfer. Ne cdo grup njerezish

+1

une them se shqiptaret nuk e kuptojne c'eshte martesa. nuk jam i sigurte per statistikat por di qe divorcet kane marre dhene (edhe pse kjo po ndodh relativisht kudo). njerezit martohen sepse "duhet" te martohen dhe ne shume raste perfundon ne skena te tilla apo fatkeqesisht ne menyre edhe me tragjike. 

Me lejo te shkabezohem ketu e te te kerkoj te me thuash nje popull a komb qe e di c'eshte martesa. Pyet edhe Heretikun te te tregoje per krizen e marteses ne epoken retromoderne jo vetem te shqiptaret.

ke te drejte, prandaj dhe ajo pjesa me kllapa te komenti im eshte nje lloj pergjigje per pyetjen tende. po kriza ne martese eshte retromoderne vetem dmth? vallai s'e besoj. 

sa per pjesen e shkabezimit: "Reddite quae sunt Caesaris Caesari"

Tani qe martesa mund t'i kete rrenjet e krizes qe ne zanafille, kjo ka te ngjare te jete shume e mundur. Por qe kriza po shfaqet me tere ngjyrat e saj ne kete boten ngaretromoderne, edhe kjo me duket se eshte shume e qarte. 

varferia, sjell edhe plage te tjera.

Nje popull i varfer qe ka humbur busullen morale. 

Shkabe je kokrra injorantit. 

Eshte kokrra injorantit po komentet e tij nuk fshihen. E lene te bej trollin ketu bq-i. 

Jane fshire shume here por nuk ka admin qe te mund te censuroje fjalen e lire te shkabes! Nje llogari e shkabes mbyllet, qindra te reja krijohen. O do qe te degjohet ne nje forum per te cilin nuk ka respektin me te vogel dhe e shan ne cdo koment o s'ka!

Te 10 shteton thuaj. Kjo kishte 3 urdhera mbrojtje, po policia ishte e zene duke pergju dashnore ministrash. Debile e kriminele ka gjithandej, sic ka dhe burgje. 

smileyprandaj dhe ajo pjesa me kllapa te komenti im!

Qyfyre o qyfyre...vetem ne peshk degjohen te tilla, te tipit "lashe nje koment aty"

 

Ej...se mo na acaroheni ore, se aq mend keni, popull burdalla, popull barbar 

kjo me duket si dicka qe e kam shkruajtur une. po s'arrij te kuptoj pse po smileyesh, ti u smileyeshke shume lehte ballcekan. 

Dicka qe e ke shkruajtur ti?

Rri atqv se tallesh..

o ballcekan o kokerr smiley

se gallata madhe e 80% te peshkut ketu, eshte se kur shkojne ne darke ne shpi, i pyesin:

he, ca bere, vure gje ne kllapa sot apo jo?

kurse ti je te 20% (me rregull treshi). ty te pyesin a vure gje ne italik?

 

Po ca presin ta internojne ne Gjermani mor aman? Cojeni legenin atje se atje e meriton te degdiset

Ohu sa ka si puna atij ne Shqiperi...problem i shtreses se ulet...po ashtu ne fakt.

He si te duket hoteli? Po deshe me dite rreth vendit, popullesise, kyltyres, kriminalitetit etj etj. te vendit ku je, kemi njeren ketu (enciklopedia britanike) qe te sqaron deri ne detaje, bile dhe me imazhe si fakte.

Ps. Aman mer sa pjata ke la kshu jashte orarit te punes qi ke pas mundesi me shku me pushime?

Po per balenat di gje ajo?

trop tard trop peu.

1 vit e gjysem qe i binte me qaf smiley shume shume gjate e kane lene.

A mund te mbijetoje martesa me ligjet e sotme?

Martesa pesoi goditjen vdekjeprurese ne vitet 1970 dhe tani po i bejne funeralin....

Keshtu qe mos u qurravitni,se gjoja ju vjen keq per institucionin e marteses.

Keto qe shikojme jane pasojat se shkakun nuk e shkruan askush,pasi jemi skllever te korrektesise politike.

 

shkakun nuk e shkruan askush,pasi jemi skllever te korrektesise politike.

+1

 

Po ja tregoje ti shkakun, meqe nuk je skllav i korrektesise politike.

Që kur po interesohesh për ligjet që mbrojnë femrat ti? Apo këtë punën e mbrojtjes së martesës e kishe për burrat? smiley

Por edhe ne kete rast,edhe pse ne e dime se kjo eshte keshtu,ne nuk jemi vertete aq sa duhet te tmerruar me kete menyre te jetes.

Jo ... ne njerezit e sotem mendojme se e mire apo e keqe  ne njefare menyre ne do ta gjejme rrugen per tja dale,e dime fare mire qe mund te na ndodhin shume gjera te keqija, por jo te tmerrshme. Keto gjerat e tmerrshme I ndodhin gjithmone njerezeve te tjere. Jo neve. Neve jemi te mbrojtur nga nje aparat celulari qe ka kamera.Ne te vertete neve jemi  nje fare menyre te mbrojtur,nga nje flluske informacioni virtual qe shtremberon perceptimet tona bindese.Pikerisht kjo menyre e te menduarit na shtyn te besojme dhe mendojme qe gjerat nuk shkojne edha kaq keq sa keto pamje te tmershme,keshtuqe ne nuk kemi nevoje te ndryshojme strukturen e sistemit tone shoqeror,sepse kjo strukture dhe pse kaq shume difektoze nuk shkon dhe aq keq,ne fund te fundit.

Faji eshte i te gjitheve ne, qe ajo video dhe ajo grua keqtrajtohet ne menyre aq mizore ne sy te femijeve te saj, te cilet fatkeqsisht jane viktimat e ardhshme te kesaj shoqerie dhe qe shume shpejt do te kthehen dhe ato ne agresor ne rastin me te keq ndaj gruas apo krijesave te tyre.

Nga del ne kete perfundim qe keta femije do te kthehen ne agresore?
Apo me rregull treshi?

Ka shume raste kur agresoret jo vetem nuk jane keqtrajtuar nga prinderit, apo nuk kane ardhur nga familje ku babai keqtrajton mamane,por nga familje teper te rregullta.

Ca hipokritesh jane disa ketu. Kane votuar per nje kryeminister qe dhunon grate dhe po e mbeshtesin akoma sot kur po mbron tutore prostitutash dhe perdhunues. Sa mire ua gjeti ate etiketimin mustafa nano.

fenomeni i rrahjes is getting out of hand duke filluar qe nga parlamenti e deri poshte tek populli I thjeshte .lexova njehere ne lajmet se edhe grate e shoqates se mbrojtjes ndaj dhunes kunder grave u rrahen ne mbledhje me njera tjetren .nje amerikan den baba den me theshte njehere se KKK perpara se te degjeneronte ne organizate raciste merrej kryesisht me deadbeats te cilet ishin piranece apo abuzonin grate e femijet .burrat e lagjes vinin kapuce ne koke te mos njiheshin dhe I thyenin brinjet qe te vinte mend .

Fukaralluk, maskaralluk.

Ne fakt, pamje te tilla i shikon neper rruget e qyteteve Angleze cdo fundjave.. Burra qe rrahin femra, femra qe rrahin burra, burra qe rrahin burra e femra qe rrahin femra. Ajo qe ben dallimin eshte se ka zgjedhje per ate qe eshte viktime e dhunes.. Pra, nese nuk do te jete viktime e dhunes ka shume mundesi qe te afrohen per ti ikur dhunes. Nuk e kuptoj se cfare i kushton shtetit ti dale ne mbrotje nje femre me 3 femije? Edhe sikur ajo femer apo mashkull te jene nga fshatrat e KORCES qe kane pushtuar rrethinat e Vlores e rrine si bageti rrugeve ( kete e kisha me kunje per kete gomarken e peshkut se jane nje cik te trashe si natyre e nuk e kapin smiley).. Mobilizohet nje polici, gykate e si perfundim burgu qe te gjitha kane kosto shume te larte, me te larte se te strehosh viktimen me femijet ne nje qytet tjeter e ti japesh nje pune.

 

 

Nuk ka qytet ne Shqiperi qe nuk ka fshatare korce. Edhe ne lagje jevgjish te shkosh dot e gjesh jevgj korce.

 Nuk e kuptoj se cfare i kushton shtetit ti dale ne mbrotje nje femre me 3 femije? 

Shteti lexon "The Economist" tere diten. Gjithcka e zgjidh tregu me doren e padukshme.

Nuk e kuptoj se cfare i kushton shtetit ti dale ne mbrotje nje femre me 3 femije?

Kur s'e di ti qe je #rilindas, nga mund ta dime ne? Ndoshta policia e shtetit eshte e zene me shitesit ambulante.

Shume probleme mendore andej

burrecat qe benin sehir "trimerine" e kodoshit.

Shok,keto veprime jane te pa pranueshme,ato nuk kane asnje lidhje me moralin e shoqerise sone,ato minojne rende dinjitetin e gruas nenave e motrave tona,gruaja shqiptare eshte nje shtylle e forte e shoqerise sone,ajo gezon respektin e gjithe shoqerise! Keto veprime duhen denuar rende,pa hezitim..ftoj shoket te mbajne qendrim! Propozoj qe shokun ne fjale pasi te mbaroj denimin e merituar penal te dergohet per pune riedukuese ne fshatin Kërrnajë të rethit te Tropojës,aty ku vendi ka nevoje.. jo me pak se 2 vjet ,ne gjirin e saj ai te edukohet,,sigurisht shokut ne fjale nuk do ti mohohet e drejta te rikthehet ne qytetin e tij nese deshiron,kjo varet nga sjellja e tij,vlersimi i banorve te fshatit,organeve drejtuese e sigurish me leje te posacme te leshuar nga autoritetet ligj zbatuese ne terren! 

ore cdmth injorant mashkull shqiptar  ??

Këta lloj burrash duhen tredhur, që të fillojnë të arsyetojnë me tru, jo me k@qe

+100%

Grave duhet tu behet lobotomi me kete logjike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).