Revista presitgjoze ndërkombëtare “Forbes”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë në të cilin theksohet se po rritet fuqia e kompanive Kineze të interesuar për vendin tonë. “China Klaus po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze po zëvendësojnë partnerët tradicional europian të Investimeve”. Kështu e nis shkrimin Forbes që thekson se disa politikanë shqiptarë janë të shqetësuar për investimet kineze, pasi ajo investon punën e vet në tregun e huaj. “Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë, që ka një shkallë papunësie 17.1%, pasi aty vendet e punës nevojiten tmerrsisht shumë”, shkruan prestigjozja amerikane. 

Ndërsa vazhdon me tej duke theksuar se Kina është bërë një partner tregtar drejtues për Shqipërinë, ku përmenden investimet e reja kineze si Geo-Jade Petroleum. Forbes ka marrë dhe prononcimin e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta. “Kina është një partner ekonomik i rëndësishëm për Shqipërinë, por ne kemi nevojë që të sigurohemi se po marrim një marrëveshje të drejtë që gjeneron rritjen ekonomike, dhe që krijon më shumë vende pune në Shqipëri”, u shpreh Meta. 

Sipas Forbes, vëmendja e Kinës drejt një vendi të vogël si Shqipëria erdhi pas dhënies me koncension të ndërtimit 200 milion erusoh të rrugës së “Arbrit”. 

Më pas në shkrim përmenden dhe investues e kompani të tjera Kineze që operojnë në Shqipëri si: Geo-Jade Petroleum që bleu aktivitetin e nxjerrjes së karburantit në Patos-Marinzë; China Everbright që mori me konçension menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për 10 vitet e ardhshme. Forbes shkruan se Kina është bërë një  parnter kryesor për Shqipërinë me 7.75 të eksporteve duke kaluar edhe partnerët e vjetër të Kinës si Greqia dhe Turqia. “Sipas Bankës Santander, investimet e jashtme  në Shqipëri tashmë përbëjnë 50% të GDP. Dashuria e re e kinës për Shqipërinë, është një burim jetësor për kapitalin e jashtëm”, shkruan prestigjozja. 

Gjithashtu përmenden dhe investimet e jashtme që kalojnë përmes Shqipërisë si gazesjellësi Trans Adriatik. “Shqipëri qëndron një nga vendet më pak të zhvilluara në Europë. Një e pesta e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë”, thekson Forbes.  

19 Komente

Ne muhabet me miq kam marr vesh se qeveria shqiptare eshte duke grumbulluar njohuri/ informacione te shumta rreth Kines. Behet fjale per materiale te shkruara sikurse dhe burime njerezore. Kush di rreth Kines (ekonomise,politikes, gjeografise etj) eshte zyra OTQKN prane min. Se ekonomise qe duhet kontaktuar. Mos thoni pastaj qe nuk iu dhashe informacion.

Mos valle kete zyre e drejton bredharaku?

Vlonjat: Ne muhabet me miq kam marr vesh... 

Qeveritaret tane i dine te gjitha per Kinen. Dine shume mire se Kina po kthehet ne nje shtet imperialist, si mjaft i militarizuar qe eshte, duke zoteruar te gjithe detin jugor me ishujt aty, panvarsisht se shume nga keto ishuj jane me prane Filipineve dhe vendeve te tjera. Vetem Vietnamit ia ktheu ca ishuj te vegjel nga presioni dhe demostratat e vietnamezve. Kapitali kinez do te behet ne te ardhmen akoma me agresiv. Shqiperia nuk do te arrije ti beje dot Kines as edhe kritiken me te vogel! Kjo eshte Shqiperia dhe politika e saj! Kjo eshte gjendja e saj!

kapo, 

Nuk e di a do ti pranoje qeveria keto levdatat e tua indirekte...

Po sikur Kines i kishte ngelur hatri me qeverine apo jane pajtuar prape smiley

Hahahaha..... i modh osht per zotin , nuk ka kryeminister tjeter ne bote qe te kete kreativitetin dhe te zoteroje dhe interpretoje imazhin dhe simboliken si Edi Rama. smiley kije inat , por jepi hakun smiley

presidenti kinez na vjen per vizite. Ne serbi, konkretisht

Jo vetem Shqiperia , edhe Afrika  eshte bere nje magnet per Kinen ! E bukura eshte se kudo qe shkojne kinezet sjellin me vete gjithshka, edhe puntoret edhe inxhinieret ! Nuk kane besim tek vendasit ! Si ka mundesi ?smiley

" ..... Kështu e nis shkrimin Forbes që thekson se disa politikanë shqiptarë janë të shqetësuar për investimet kineze, pasi ajo investon punën e vet në tregun e huaj...." 

 

Po pse perendimi a nuk ka investuar ne Kine punen e vet ne treg te huaj, eehhh ç'politikane budallenj, nuk e kuptojne se ç'do investim i huaj, hap vende pune e shton GDP/PBB. 

kane nevoje t'ja u shpjegosh ti ne fakt.

 nje ivestim i huaj, i pa kontrolluar dhe jo i favorshem ne raportet e fitimit per vendin  eshte nje investim i gabuar .Zakonisht te gjitha investimet qe jane bere ne Shqiperi kane rezultuar te pa favroshme, dhe ne dem te shqiptareve , kam parasysh burimet nentoksore dhe mbi toksore, si pasuri te rendesishme kombetare  dhe vlerat e ulta te pagesave sa per nje cap buk !

Nuk me duket shenje e mire, vendet e afrikes ku ka investu kina i ka kolonizu e shtyp me keq se sa ua ka bere evropa kolonialiste me vaktit. Kapitalizem i egjer aziatik, sweat shop.

Nuk eshte hic shenje e mire, eshte zgjerim influence biznesi dhe dominim tregu per interesat e kinezeve ,  duke perfituar nga vende te pa zhvilluara me qeveri te dobta dhe te korruptuara ,ku kane shume lehtesira per te manovruar dhe mashtruar ! 

eshte tamam nje neokolonializem ne kohet moderne, qe eshte ne favor vetem te kinezeve dhe per kinezet, dhe e gjitha kjo nen petkun e `investimeve` ku thelen me te madhe e marin vetem kinezet !

 

Si u be ai muhabeti I kinezces ne shkolla?

duke qene te vegjel dhe shume te dobet ,  genjehemi me nje karramele me shume dhe shume me te lire njikohesish se karamelet e tjera, por qe ne se kuptojme ose s kemi cbejme se nuk kemi alternative tjeter ne gjendjen qe kemi arritur,   si themi ne shqiptaret me mire m.. se te jesh i vogel, dhe per me teper me nje pari vendi qe mendon  " O Mete, per Vete !" 

Ne qelbasan i kan pas thon "tqifte kina nanen"

se atje kishin eksperience me kinez

 

Rrofte miqesia shqiptare kineze
Përshkrimi: Ne aeroportin e Rinasit punetoret dhe fshataret presin delegacionin ushtarak kinez, te kryesuar nga Li Tan Shen, Kryetar i Byrose politike te K.Q.P.K. Kineze dhe drejtor i drejtorise politike te ushtrise kineze. Duken portretet e Enver Hoxhes dhe Mao Ce Dunit. Miqte i pret Petrit Dume, anetar i Byrose Politike dhe Shef Shtabi i Ushtrise Popullore te Shqiperise, Hito Cako, R. Perllaku, Reiz Malile, Ambasadori kinez Liu Xhen Hua dhe Atasheu ushtarak kinez Din Shan. Delegacioni i shoqeruar nga Petrit Dume vendos kurora me lule ne verrezat e deshmoreve. Ata vizitojne Muzeumin e Luftes Nacional Clirimtare te shoqeruar nga Hito Cako. Delegacioni viziton N.B.SH 10 korriku Lushnje. Delegacioni, gjithmone i shoqeruar nga Petrit Dume, niset ne Berat per tek Ura Vajgurore. Atje delegacionin e pret Sekretari i pare i Partise se Beratit, Gaqo Nesho, dhe Kryetari i Komitet Ekzekutiv te rrethit Llambi Shella. Pamje e Beratit. Kalaja. Pamje e jashtme e kombinatit Mao Ce Dun. Miqte i pret drejtori i kombinatit Kristaq Dollaku. Miqte vizitojne kombinatin. Bisedojne me tezgjahistet prane makinave. Miqte shikojne ritmin e prodhimeve te kombinatit.

Valvitja e flamureve shqiptare dhe kineze. Qitje me top. Aeroplane reaktive. Pamje te stervitjes komplekse ne repartet ushtarake. Tanket ne levizje. Qitje me top tanku. Duket H. Cako, Gogo Nushi dhe Petrit Dume. Ne nje takim me popullin e zones flet Li Ten Shen. Nje pjese e delegacionit viziton bazen detare ne Vlore. Duken anijet me flamure. Masa silurehedhes ne lundrim. Li Ten Shen viziton Korcen. Ai shoqerohet nga Petrit Dume. Atje i pret Sekretari i Pare i Partise se rrethit Mihallaq Zicishti. Ata asistojne ne nje stervitje taktike ushtri popull. Delegacioni viziton kooperativen bujqesore "Miqesia Shqiptaro Kineze". Nje grup pionieresh te veshur me fustanella kercejne valle devollce. Delagacioni duke ecur ne rruget e Korces.

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu priten ne Durres delegacionin ushtarak kinez te kryesuar nga Li Ten Shen. Asistojne Beqir Balluku, Haki Toska, Petrit Dume. Per nder te miqve ne Tirane u organizua nje miting.Kishin dale gjithashtu Petrit Dume, Hito Cako, R. Perllaku dhe Reiz Malile. Aeroplani turboreaktiv ngrihet nga pista.

Shenim
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re"
Viti: 1971

Vape...eshte shume vape shok e shoqe !!

Vallai kinezet vetem tuj ba çelsa per bashkine e tiranes e nuk po ja dalin smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).