Kampi i refugjatëve në fshatin grek në kufi me Maqedoninë është mbyllur, megjithatë përjetimet e një grupi të rinjsh nga Korça, të cilët për muaj me rradhë shërbyen si vullnetarë për refugjatët e luftës nuk janë fashitur akoma.

Kur shkuan për herë të parë në Idomeni një grup të rinjsh nga Korça pjesë e Fondacionit Kenedi, u përpoqën të merrnin me vete sa më shumë ndihma, por në kampin e refugjatëve të luftës në Greqi, ata kuptuan se më shumë se sa batanijet dhe ushqimi duheshin njerëz për të lehtësuar jetën e refugjatëve dhe fëmijëve.

Lysiena, Kristina, Floriani dhe Alda janë një pjesë e grupit prej rreth 10 të rinjsh 20-25 vjeç nga Korça, të cilët u bënë vullnetarë të përjavshëm në kampin ku mijëra të ikur prej luftërave në Siri e Irak e zona të tjera ndalonin para se të ndërmerrnin rrugën për më në veri të Europës në atë që u pagëzua “Korridori Ballkanik”, apo edhe për ata që u bllokuan kur nuk mund të shkonin përtej.

“Kontakti i parë ishte me dy fëmijë të cilët sapo panë jelekun që mbaja veshur vrapuan drejt meje dhe më përqafuan”, thotë Florian Adili. Çdo të shtunë pas kësaj, deri në mbylljen e kampit të refugjatëve, Flori siç i thonë shkurt dhe të tjerët shërbyen në kamp duke ndarë ushqim, zbavitur fëmijët dhe ndihmuar si të mundeshin refugjatët.

Idomeni sot është i evakuuar, pas një marrëveshjeje mes BE dhe Turqisë që rezultoi me mbyllje të kufijve dhe rrugës për refugjatët nga Greqia drejt Gjermanisë e vendeve të tjera. Greqia i shpërndau refugjatët e Idomenit në kampe ushtarake, edhe pse kjo nuk i ka dhënë fund gjendjes së rënduar humanitare.

Vullnetarët nga Korça thonë se po presin deri në fund të qershorit për të mësuar se ku do të mund të vijojnë punën e tyre prej vullnetarësh. Ata i thanë BIRN se presin të caktohen në kampe të vogla pranë Selanikut.

“U bënë muaj tashmë dhe sigurisht që hera e parë ishte ajo kur ne u nisëm për të dhënë ndihmën tonë pa e ditur qartë se çfarë do të bënim. Morëm veshmbathje dhe ushqime për t’ua shpërndarë, por  hasëm në vështirësi për t’i kaluar në kufi pasi punonjësit ishin dyshues,” kujton në një bisedë për BIRN Ian Loring i ardhur nga SHBA më 1991 për të ringritur Fondacionin e krijuar prej Fines Kenedi (Phineas Kennedy) më 1908.

Loring kujton se atje nuk mungonin ndihmat, por kapacitetet njerëzore që t’i shpërndanin. “Kishte organizata të shumta që punonin me vullnetarët e tyre për t’i ndihmuar ata njerëz dhe përsëri nuk arrinin të shpërndanin çdo gjë që kishin ndaj ne vendosëm të mos çonim ndihma të cilat nuk mund t’i shpërndanim, por vendosëm të ndihmonim organizatat e tjera për t’i shpërndarë dhe të ndihmonim fëmijët që kjo ngjarje t’u dukej si një ëndërr e keqe,” tregoi ai.

Loring dhe bashkëshortja janë rithemelues të organizatës jo-fitimiprurëse dhe vijues të traditës së familjes Kenedi, historia e të cilëve për shkak të diktaturës pak njihet në Shqipëri edhe pse bëhet fjalë për misionarë protestantë që morën në mbrojtje dhe mbështetën shkollën e parë shqipe në Korçë.  Ata po ashtu si shumë të huaj që u ndodhën në atë kohë në Shqipëri u bënë zë i përpjekjeve të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre.

Edhe ndihma ndaj refugjatëve nuk është e re për fondacionin. Në një letër të publikuar në revistën e “Boys Life” (Një revistë skautësh) në SHBA më 1913 Finej Kenedi pasi tregon situatën e rëndë të refugjatëve shqiptar që iknin nga fshatrat e djegur gjatë luftës Ballkanike prej ushtrisë greke shkruan se “mezi prisnin të merrnin leje të bënin punë ndihmëse, sepse vuajtjet ishin shumë të mëdha”

Një shekull më vonë aktivistët e Fondacionit Kenedi u bënë pjesë e grupeve vullnetare të kujdesit për refugjatët në Idomeni, duke i oganizuar fundjavat e tyre krejt ndryshe nga sa bëjnë moshatarët.

“Atje puna nis nga ora 8.00 e deri në 17.00 ku kujdesi ynë fokusohet tek nevojat njerëzore të tyre, kohë gjatë së cilës ne përfitojmë që të vemë në zbatim edhe qëllimin tonë që është të kujdesemi për fëmijët,” na thotë Lysiena Topi. Lysiena vullnetarizmin e ka nisur herët në adoleshencë dhe përveç kësaj tashmë është edhe punonjëse e fondacionit.

3. Vullnetarë në ish kampin e refugjatëve Idomeni në Greqi

PrevNext

Vajza tregon se për ta ka qenë e pamundur të mos lidheshin me historinë e njerëzve që takuan në kamp sidomos fëmijët për të cilët ajo thotë se pavarësisht se nuk e kuptojnë çfarë po u ndodh, kanë më shumë nevojë për ndihmë. “Mes asaj hapësire pafund ku mbahen mijëra njerëz ne krijuam hapësirën tonë që këtyre fëmijëve t’u japim mundësinë të argëtohen pak dhe t’i shpëtojmë nga kthetrat e kësaj historie që u parashtroi fati,” tregon Lysiena. Ajo thotë se ka dëgjuar shumë histori të dhimbshme, por pavarësisht kësaj grupi ka arritur të lidhet me ata të cilët nuk arrijnë të flasin për luftën sepse “rrëmbehen nga entuziazmi i lojës dhe argëtimit”.

Sipas Lysienës në Idomeni kishte një luftë nervash, jo vetëm për refugjatët por edhe për vullnetarët të cilit kishin shkuar për t’i ndihmuar.

“Ditën e nisin duke pritur në rradhë për ushqimin dhe ende pa arritur të marrin njërin vakt duhet të shqetësohen për qëndrimin në rradhë për të marrë vaktin tjetër,” na tregojnë vullnetarët.

Për ta çdo ditë e jetuar në Idomeni është një gjurmë. “Çdokush që takohet me ata njerëz, profesionistë të cilët kanë lënë karrierën, vejusha që me foshnja kanë marrë rrugën për të lënë pas luftën, fëmijë që përshkruajnë si nëpër filma skenat me raketa që u kalojnë mbi kokë, pasi ndahet prej tyre vlerëson atë që ka,” na thonë ata.

Kristina Gocllari nga Korça, studente  në vitin e I-rë, prej 8 vitesh ka nisur punën si vullnetare që ndihmon njerëzit në nevojë, por edhe pse është përballur me histori nga më të dhimbshmet, eksperiencën në Idomeni e sheh si një mësim që i ka lënë të kuptojë se me fat është që luftën nuk e ka përjetuar.  Kur tregon Kristina shmang kontaktin me sytë dhe kapërcen lotët.  “I jam përgjigjur menjëherë thirrjes që na u bë për të shkuar atje. E plotësova formularin pa u menduar gjatë dhe shkova. Një javë atje nuk mjafton, ajo çfarë ti arrin të bësh duket aq e vogël përballë nevojës së atyre njerëzve”, tregon studentja.

Atje ditët i kalon duke shpërndarë ushqim nëpër çadra, duke organizuar lojra për fëmijë.

Vajza që e përshkruan kampin me detaje thotë se atje “kutitë e kartonit shërbejnë si krevat për foshnja” dhe se mungesat ishin mjaft të mëdha, por se ajo sërish kishte parë njërëz të gatshëm për të ndihmuar. “Fillimisht ne nisëm të pastronim ambjentin dhe menjëherë dhjetra prej tyre nisën të na kërkonin qese dhe pastruan me ne. Teksa shpërndaja ushqime kishte fëmijë që më shoqëronin, hynin në çadra dhe bënin përkthyesin, u jepnin ushqim nënave për fëmijët e tyre më të vegjël madje ata më të rriturit shprehnin dëshirën të ishin staf me ne. Gjithë kohës kam krahasuar atë çfarë kemi ne dhe çfarë kanë ata,” thotë ajo.

Florian Adili thotë e ka mësuar nga fëmijët atje edhe disa fjalë arabisht, por “ajo që më ka impresionuar ishte korrektësia e tyre. Kur ne shkonim në çadra për t’u dhënë ushqim nëse ata kishin marrë njëhërë ata refuzonin të merrnin përsëri pasi mendonin se mund të kishte familje të tjera që nuk kishin mundur të merrnin vaktin e tyre”. Studenti 21-vjeçar Shkencave të Natyrës thotë se ishte prekur shumë kur fëmijët ofronin të ndanin ushqimin për të cilin kishin ndenjur në rradhë. “Fëmijët e shprehnin dashurinë duke ndarë me ne ushqimin e tyre. Në një moment ne ishim duke luajtur kur një djalë i vogël më tërhoqi dorën. Ktheva kokën dhe pashë se ai më zgjati një gotë me çaj dhe disa biskota. Kishte qëndruar në rradhë për t’i marrë ato dhe erdhi m’i solli mua. Nuk doja t’ia merrja, por ai nguli këmbë derisa u ulëm diku dhe i hëngrëm së bashku,” kujton ai.

Vullnetarë nga Korça në ish kampin e refugjatëve Idomeni në Greqi

Alda Nuri është e vetmja nga grupi në moshë për të mbajtur mend Shqipërinë në ditë të ngjashme. Punonjësja sociale  ka lënë punën, familjen dhe ka shkuar si vullnetare në kampin e refugjatëve në Idomeni. Ajo thotë se prej vitesh punon dhe përkujdeset për fëmijët me probleme shëndetësore, por në Idomeni është ndjerë ndryshe.  “Unë kam qenë e vogël, por sot kur i rikujtoj ato muaj të vështirë, perceptoj çdo të thotë të jesh në mes të luftës. Pak rëndësi kanë rrethanat e saj, arsyet, politikat, rëndësi ka çfarë bie mbi shpatullat e këtyre njerëzve, sesi nga zotër të jetës së tyre kthehen në “robër” të fatit rastësor qoftë edhe për një vakt ushqim”, thotë ajo duke bërë krahasimin me shumë shqiptarë që kaluan kufijtë në vitet ’90 për një jetë më të sigurtë në “perëndim.”

18 Komente

Po t'i shohesh me kujdes fizionomite e fytyrave dhe llojin e te qeshurit te dy vajzave ne foton e pare, vihet re qe nuk eshte lloji i zakonshem i kurvickave qe e kan menjen vetem per ate pune, me bo qef, gallate.

Shembull qe kush ndihmon tjetrin, ndihmon veten e vet ne radhe te pare!

 

smileysmiley

ato t'mdhojat ?

smiley

E kuptoj te qeshmen e ballçekanit ne vazhdim te batutes se Dinit (megjithse nuk e aprovoj), por nuk kuptoj te qeshmen e peshkut te kuq.

 

Nuk të qesh ty heretik, entuziasmohem për mënyrën se si i thua gjerat gjithmonë në komente, megjithatë nëse s'të pëlqen unë sigurisht që s'do ta bëj më 

Ndersa une u entuziasmova si e tha Din Pyka  ti ku!

Me kete motivacion qe po thu nuk ka perse te mos me pelqeje, por meqe jemi bo me hije nga lloj lloj sulmesh e nga lloj lloj budallai halldup, thash se po tallesh me ate qe po thoja seriozisht. 

 

E ore..., ne po na zien koka per neshjen, aty po na rref neve, te sirianet!

Bravo. Dilbert shume serioz. 

Te rinj te tille na bejne krenare.

Korca gjithmone e para ka qene ne shume gjera.

Thjesht Enveri kur e mori nga inatet personale qe kishte me korcaret,e coi nga qytetin e pare qe ishe ne 1938 ne qytetin e 7-te per nga rendesia ne 1990.

Po Korca prape eci mire me stilin e saj pas viteve 1990,ndoshta i vetmi qytet ky te majtet dhe te djathet nuk jane ne lufte por ne shume raste votojne sebashku.

Korca prape do te jete ne krye te qyteteve shqiptare,sepse jetoj nje popullsi e nje lloji tjeter atje qe edhe perse nuk eshte as afer detit as afer mbretit,ka arritur te krijoje nje respekte tek te tjeret.

Vetem shikoni se sa mire punon bashkia e Korces ne keto 25 vjet,nje shembull per bashkite e tjera.

Po inatcinje dhe cmirezinjte e Tiranes nuk e marrin si shembull kete bashki,por promovojne bashkite ku sharlatanet,ngacmuesit seksuale,betonaxhinjte dhe drogaxhinjte jane ne krye si ne Tirane,Durres,Kavaje,Kamez apo Elbasan.

Persa kohe do te "frymezoheni" nga keta dhe jo nga Korca,probleme do te keni si Shqiperi dhe si shqiptare.

Me ndje o babam Po pjesa derrmuese e birose ishte nga korca.kolera e kuqe nga korca filloi .

Grupet komuniste u krijuan ne Korce dhe Shkoder,sepse atje kishte klase punetore.

Ku prisje ti se do te krijohenin?Ne Laberi? Apo ne Malsi te Madhe?

Fakti qe disa injorante pashkolle nga Korca u bene anetare te Byrose nuk tregon gje fare.

Te mencurit qe nuk arriten te largohen ose i pushkatoi Enveri ose i syrgjynosi me kuc e me mac,sepse e ndihmote fakti qe e njihte qytetin personalisht.

O karabush marksist me fele te pjerrta djathtas qe pa dashje pjerdh vazhdimisht majtas, nuk shpjegohet nepermjet teorise se burrit te Xhenit lindjen e komunizmit ne Korçe me dy kokrra e gjysem klase puntore, por nepermjet shpirtit intelektual progresisht te Korçes, dhe me thelle, shpirtit ortodoks te Korçes qe i ka mbet ora tek lufta kunder myslimaneve turke qe na kane lene 500 vjet ngambrapa (plus komunistet myslimane te çunit te Hoxhes na ka lene 40 vjet ngambrapa).

Si kudo komunizmi eshte ngjizur nga fryma iluministe, pra nga fryma intelektuale (per me teper konviktore). Eshte tjeter gje se çfar lloj intelektuali (i llojit parisian Stalker muvi, Korça eshte Parisi vogel, dhe Monpeljeja e modhesmiley). Gjithashtu eshte tjeter gje qe nje Levizje kur konfirmohet, protagoniste behen persone te veprimit, te cilet mund te mos jene intelektuale kalibri, ose mund te mos jene intelektuale fare, biles me mire, jane me te lire te veprojne pa peshen e diturise mbi supe. Nje politikan nuk eshte e thene te jete intelektual, shembulli me banal per te kuptuar kete eshte krahasimi midis figurave Nol dhe Zog.

Me tej ta shpjegon finisterre qe eshte duke studju tripletat e Pitagores dhe Hegelit.

 

Prandaj eshte e majte korca? Ngaqe te mencurit jane larguar ose pushkatuar?

bravo ju qoft. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).