DAS MAGAZIN
Për fat të mirë futbollistët shqiptarë nuk kanë të njëjtin shtat si kryeministri i tyre. Përndryshe kjo do ta shqetësonte skuadrën zvicerane më tepër se ç’është ajo tashmë.

Edi Rama, 51 vjeç, 2 metër e 1 centimetër, ish-­lojtar i kombëtares së basketbollit, artist i njohur ndërkombëtarisht me ekspozita në Paris, New York, Venecia, São Paulo, për njëmbëdhjetë vjet kryetar i bashkisë së Tiranës dhe nga shtatori i vitit 2013, ai është Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Këtë mëngjes të butë pranvere ai kalon nëpër dhomën e Konferencave që ndodhet në ndërtesën e qeverisë e që të kujton një palestër, për t’u ulur në një tryezë prej druri masiv që ka përpara flamurin kombëtar me një shqiponjë të zezë me dy kokë. I ulur Edi Rama duket disa centimetra më pak.

Edi Rama ndoshta ka dhimbje shpine prej sportit, ose ka një Hangover (gjendje pas dehje) prej Artit, ose është me një humor depresiv nga politika. Në çdo rast, parapritja e tij e mban intervistën në kufijtë e limiteve.

Përmenden raportet e tij me shtypin botëror (“Financial Times”, “Neë York”, “Süddeutsche Zeitung” ), që të japin përshtypjen gjithmonë si shakatë e një ekscentriku, një lloj sjellje jo e zakontë e individit. Ai ka instaluar një kosh basketbolli në paradhomën e zyrës së tij dhe gjatë seancave të mërzitëshme në mbledhjet e qeverisë shpërndan vizatime (në tryezën e tij të punës janë dhjetra pastelë plot ngjyra).

Ai që i ka lyer me ngjyra të gëzueshme fasadat e zymta të ndërtesave të Tiranës – e quan këtë “sfidë
aestetike” për bashkëkombasit e tij. Edhe sot tek kolegu i Angela Merkel dhe François Hollande ndjenja për “ndërhyrje” anarkike është.

Përpara ndërtesës së qeverisë ndodhet një “Kërpudhë gjigande e trefishtë”, vepër e artistit belg Carsten Höller. Kërpudha me dimensione të mëdha dhe me tre koka është si një koment i politikës shqiptare, gumëzhin Rama si gati për t’i hipur një Harley Davidson: “Një pjesë është e tretshme, e dyta halucinogjene (me aluçilacione) dhe e treta helmuese.”  ende e trefishtë”, vepër e artistit belg Carsten Höller.

Das Magazin — Cilën skuadër do të mbështesni ju të shtunën që vjen në Kampionatin Europian
– Shqipërinë I apo Shqipërinë II?

Edi Rama — Pa diskutim Shqipërinë I. Paçka se dy vëllezër janë kundërshtarë, vërtetë bizare. (Granit
Xhaka luan për Zvicrën dhe vëllai i tij Taulanti për Shqipërinë). Situata pasqyron disi historinë e kohëve të fundit të dy vendeve. Më kujtohet një lojë në Zvicër, e cila praktikisht për faktin se stadiumi ishte i mbushur aq shumë prej shqiptarëve, dukej sikur Shqipëria luante në shtëpinë e saj.

Das Magazin: Kush fiton?

Edi Rama: E pra, kualifikimin për Kampinatin Europian ne e arritëm falë suksesit tonë. Në fushat jashtë Shqipërisë, kemi luajtur shumë fort. Por është e qartë, Zvicra ka një skuadër me shumë përvojë. Me një barazim 1:1, ne do të mbetemi të kënaqur.

Das Magazin: Nga aq shumë futbollistë me rrënjë shqiptare të Zvicrës, cilët do t’i deshët në
ekipin tuaj?

Edi Rama: Unë do të doja t’i shihja të dy vëllezërit të luajnë së bashku për Shqipërinë. Ata më kujtojnë
mua shqiponjën dykrenore në flamurin tonë: Njëra duket në Shqipëri, tjera në Zvicër.

Das Magazin: Futbollistët tuaj më të mirë janë me origjinë pothuajse të gjithë nga Kosova. Përse
kjo gjë?

Edi Rama: Ndoshta sepse ata kishin mundësi më të mira që të zhvilloheshin si sportistë. Populli i
Kosovës ka një histori shumë më të gjatë të emigracionit: breza e gjenerata të tëra që jetojnë jashtë vendit të integruar në shoqëritë e tyre përkatëse. Natyrisht ata që jetojnë në Zvicër apo Gjermani, në këto vende, sporti për futbollistët afron kushte shumë të mira profesionale për të mësuar. Emigrimi nga Shqipëria ka nisur shumë më vonë.

Das Magazin: Kosovarët versus Shqipërisë me skuadra kombëtare. A është kjo një temër pë ju?

Edi Rama: Nuk e kuptoj pyetjen.

Das Magazin: Ne flasim për tema të tilla. Partitë e djathta thonë se janë shumë emigrantë në skuadrën tonë kombëtare dhe shumë pak “zviceranë” – në kuptimin e zviceranëve me gjak të
pastër.

Edi Rama: Ndoshta se orët dhe e djathta ekstreme janë të vetmet gjëra reale, origjinale në Zvicër? Nuk
shpresoj të jetë kështu.

Das Magazin: A është futbolli një lidhje për popujt?

Edi Rama: Oh, futbolli mund t’i ketë të dyja: të jetë një urë fantastike, por edhe një e keqe përçarëse. Ju kujtohet ajo që ndodhi në vjeshtën e vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Bashkë me
homologun tim serb na u desh që të tejkalonim me shumë kujdes divergjencat. Unë isha Kryeministri i
parë shqiptar që e vizitoja pas 68 vjetësh Beogradin! Me keqardhje ndodhi diçka e paparashikuar, kur një fans i kombëtares tonë hodhi në stadium një dron me flamurin tonë kombëtar shqiptar …

Da Magazin: … Një referencë pak delikate me dëshirën shqiptare për një bashkim me hapësirën e
Kosovës pushtuar nga Serbia.

(Edi Rama zjen me zemërim.)

Edi Rama: Ka pasur skena kaotike të dhunës, loja u anulua. Veprimi kërcënonte të gjithë përparimin e
marrëdhënieve tona ta kthente në hiç. Kaq i keq mund të jetë futbolli. Megjithatë, futbolli është diçka fantastike. Paramendoni se sa e mërzitëshme do të ishte jeta nëse nuk do të shkonim në stadiume apo kinema. Sikur të jetosh në një shtëpi pa dritare dhe dyer.

Das Magazin: Slavoj Žižek thotë: Të gjitha klishetë janë të vërteta. Cilat klishe për shqiptarët janë të vërteta?

Edi Rama: Ajo që është e sigurtë është se Žižek është bërë klishe e vetvetes.

Das Magazin: Cilat janë klishetë që shqiptarët kanë për Zvicrën?

Edi Rama: Në përgjithësi kanë vetëm ndjenja pozitive për këtë vend. Të atyre që e njohin, sepse
historinë e jetës së tyre e kanë të lidhur me Zvicrën dhe atyre që nuk e njohin dhe nuk ia kanë idenë se
si është.
(Për herë të parë këtë mëngjes u shfaq një buzëqeshje në fytyrën e tij)

Das Magazin: Keni thënë një herë se Zvicra është një vend i mërzitshëm.

Edi Rama: Duke e krahasuar me rajonin tonë, Zvicra është e mërzitëshme. Për vdekje e mërzitëshme.

Si kryetari i bashkisë të Tiranës, kur kam bërë një udhëtim nëpër Zvicër, kam menduar: Këtu nuk do të desha kurrë të isha kryetar bashkie, sepse këtu nuk ke se çfarë të bësh, nuk ka punë.

Das Magazin: Njerëzit jetojnë me qejf në vende të mërzitëshme, që ofrojnë siguri, kredibilitet,
punë.

Edi Rama: E kuptueshme. Në këtë drejtim duhet të jenë edhe objektivat tona, që ta kthejmë Shqipërinë
në një vend të mërzitshëm. Në një vend të mirë për të rritur fëmijët.

Das Magazin: Zvicra: e mirë për familjen, e keqe për Edi Ramën.

Edi Rama: Çmenduri! Për çdo ide që keni, ju keni për të kryer një referendum.

Das Magazin: Janë në Shqipëri të vetëdijshëm se bashkatdhetarët e tyre në Zvicër nuk gëzojnë
asnjë reputacion të veçantë të mirë?

Edi Rama: Sigurisht. Dhe jo vetëm në Zvicër. Nami i keq na ndjek prej vitesh. E keni parë filmin «Wag
the Dog» me Robert De Niro?

Das Magazin: Çfarë mund të bëhet në lidhje me imazhin e keq?

Edi Rama: Kush dëshiron të ndryshojë imazhin, duhet ta ndryshojë veten. Ne duhet ta zhvillojmë vendin, rajonin. Jemi duke e bërë, ngadalë, por në mënyrë të qendrueshme. Shqiptarët dhe Kosovarët e zgjuar që jetojnë jashtë japin kontributin e tyre të përditshëm. Situata nuk është e njëjtë si në vitet nëntëdhjetë, kohë kur janë hedhur themelet për këto stereotipe të tmerrshme në lidhje me shqiptarët.

Das Magazin: Žižek ka patur pak të drejtë. Të paktën ky stereotip është i bazuar në të vërtetën.

Edi Rama: Absolutisht. Ne kemi kontribuar në imazhin negativ. Këtë punë e kemi bërë vetë kryesisht.

Das Magazin: Ju thoni se imazhi i shqiptarëve po ndryshon, Shqipëria po ndryshon. Por statistikat nuk janë inkurajuese: 18 për qind shifra e papunësisë, pagat më të ulëta në Evropë, një borxh i lartë publik, infrastruktura e dobët, sa i përket korrupsionit, Shqipëria ka vendin e 88 në listën e Transparency International…

Edi Rama: Papunësia është një problem në gjithë Ballkanin. Në fund të fundit, ne kemi një nga normat më të ulëta të papunësisë në rajon. Korrupsioni nga ana e tij është një karakteristikë e vendeve me institucione të dobëta. Shqipëria sundohej më shumë se katër dekada nga një diktator. Ne kishim për të ndërtuar një shtet, funksionimin e institucioneve shtetërore, duke filluar nga zero. Korrupsioni nuk është faj i njerëzve, por i sistemit. Korrupsioni është një alternativë për një shtet joefikas, i cili nuk i plotëson detyrimet e veta. Nëse shteti nuk i përmbush shërbimet që prisni prej tij, atëhere do të shpifet për dikë. Edhe në këtë sektor kemi bërë progres. Në renditjen e korrupsionit jemi përmirësuar me 30 vende. Deri dy vjet e gjysmë më parë për shembull ishte diçka normale të korruptoje policinë, sot ne e kemi arritur ta
ndalojmë këtë gjë.

Das Magazin: Të qëndrojnë apo të emigrojnë: Çfarë këshille u jepni shqiptarëve dhe shqiptareve?

Edi Rama: Edhe polakët, rumunët apo hungarezët që largohen nga shtëpia e tyre janë me qindra
mijëra. Ata janë përqëndruar në Evropën Perëndimore, sepse perspektivat për të bërë diçka për jetën e tyre, janë më të mira atje. Ky është një proces normal që mua nuk më shqetëson. Së fundi, shumë kthehen edhe në shtëpi, në Shqipëri. Nga ky shkëmbim ne vetëm mund të përfitojmë.

Das Magazin: Ju dëshironi ta krijoni Shqipërinë si një destinacion pushimi Evropian. A është i
gatshëm vendi juaj për të pritur turistët zviceranë për shembull?

Edi Rama: Kjo varet nga çfarë kërkon turisti zviceran. Nëse kërkon ai të njëjtën mërzi që ka në shtëpi? Më mirë të qendrojë larg. Por nëse dëshiron të provojë diçka krejtësisht ndryshe – një udhëtim në botën e gjyshërve të tij – atëhere Shqipëria do të jetë një zgjedhje e mirë. Ne kemi bregdet dhe plazhe të bukura. Ato me më të bukurat janë në detin Adriatik dhe Jon.

Das Magazin: A jeni ju njeriu i dytë më i fuqishëm në Shqipëri – pas ambasadorit amerikan.
Korrekt?

Edi Rama: Kush e thotë këtë ? Unë e kaloj gjithësesi. Për sa i përket dimensioneve trupore apo jo.

Das Magazin: A mund që këtu të jemi dakord: Amerikanët janë një Aleat jo pak i rëndësishëm për
shqiptarët?

Edi Rama: Po, po. Shumë i rëndësishëm. Ne i duam amerikanët! Të paktën sot është kështu. Enver
Hoxha, diktatori ynë, ka bërë një gjysmë shekulli reklama pa pagesë për SHBA, duke i demonizuar ata çdo ditë. Në Shqipëri, edhe të luaje me saksofon ishte e ndaluar. Dhe ajo që është më tërheqëse, është të biesh dakord me djallin!

Das Magazin: Si Kryeministër, ju keni vendosur për të reformuar dhe modernizuar vendin tuaj . Çfarë do të vlerësoni pas gati tre vjetësh?

Edi Rama: Sipas mendimit tim modest, ka dy mënyra për të mbajtur një post të lartë: Ose ta përdorni fuqinë, ose fuqia t’ju përdorë. Ka shumë politikanë të cilët gëlltisin nga pushteti (dmth e keqpërdorin pushtetin – shënimi im E.B.). Ata janë të frikësuar nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, dhe përqëndrohen në aktivitetet e tyre në përputhje me rrethanat. Kredoja ime ka qenë gjithmonë: Ti je i zgjedhur, ushtroje pushtetin, kërko të ndryshosh diçka dhe pastaj lëshoje. Unë nuk kam ditë që të kem menduar për rizgjedhjen time. Prandaj unë jam krenar.

Das Magazin: Kritikët thonë se keni qenë një kryetar bashkie i mirë. Si kryeministër, balanca
anon nga keq. Çfarë saktësisht janë arritjet tuaja?

Edi Rama: Po ju jap një shembull: Ne kemi bërë një reformë në energji. Përpara kësaj reforme 42 për
qind e energjisë elektrike të vendit që konsumohej nuk paguhej. 42 % vidhej. Reforma jonë është
përgatitur që t’i japë fund kësaj vjedhje. Kjo jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, që është një hap i madh përpara, por edhe në aspektin e sundimit të ligjit. Ishte kjo një reformë që pati popullaritet? Jo
domosdoshmërisht. Sepse njerëzit ishin mësuar ta merrnin energjinë elektrike falas. Përfitimi i një mase të tillë shihet ndofta pas 10­15 vitesh. Deri në çfarë mase përfitoj apo dëmtohem unë si politikan prej kësaj reforme, nuk më bëhet vonë.

Das Magazin: Ku do të jenë shqiptarët pas dhjetë ose 15 vitesh?

Edi Rama: Unë nuk jam dikushi që ka shumë e shumë vizione. Për këtë rajon, unë kam vetëm një: që të jetë i integruar në Bashkimin Europian.

Das Magazin: Si anëtare me të drejta të plotë apo në formë asocimi?

Edi Rama: Anëtarësimi i plotë. Por askush nuk e di: Kjo nuk ka lidhje vetëm me faktin nëse ne i kemi
përmbushur kushtet për anëtarësim. Por nëse Bashkimi Europian është i aftë për të pranuar vende të reja. Apo madje nëse Bashkimi Europian do të ekzistojë në këtë formë që ka sot edhe pas 15 vitesh. “Angela Merkel është e vetmja që bën gjënë e duhur.”

Das Magazin: Kriza e Bashkimit Europian është përkeqësuar me krizën e refugjatëve. Ata janë
afër, por jo të përfshirë. Si i gjykoni ju zhvillimet e dymbëdhjetë muajve të fundit?

Edi Rama: Ajo që po ndodhte ishte gati që të kthehej një tragjedi e Evropës. Kjo ishte një provë, që Europa duhet ta analizojë si me letër lakmuesi, për të shqyrtuar dobësitë e veta.

Das Magazin: Ka vepruar ashtu si duhet Angela Merkel?

Edi Rama: Ajo është e vetmja që ka vepruar si duhet.

Das Magazin: Çfarë kontributi mund të japë Shqipëria në zbutjen e krizës së refugjatëve?

Edi Rama: Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë në një kuadër panevropian të përcaktuar edhe për
të marrë refugjatë. Por në qoftë se Evropa nuk është gati si e tërë për një veprim të tillë, e çfarë mund të bëjë një vend si Shqipëria ? Unë nuk shoh asnjë plan, përveç se thuhet vetëm me fjalë: ka mbetur problemi tek grekët apo tek turqit. Kjo nuk është ideja ime për një Europë të Bashkuar. Ky është një makth.

Das Magazin: Ju përmendët Ballkanin si rajonin më proevropian të kontinentit. Zvicra është shumë antiEuropiane, ose më mirë të themi mban qëndrim skeptik ndaj Bashkimit Europian. Çfarë do t’i këshillonit ju zviceranët…

Edi Rama: … Unë do të kujdesesha që të mos u japja zviceranëve ndonjë këshillë. Unë i kam zili, kjo
është e gjitha.

Das Magazin: I keni zili?

Edi Rama: Është e qartë. Për shkak se zviceranët kanë krijuar një sistem unik politik. Zvicra është prova  se mund të bëhet edhe pa BE­-në. Megjithatë, unë nuk mendoj se Zvicra mund të jetë një model për të tjerët. Modeli zviceran nuk mund të kopjohet.

Das Magazin: Në Shqipëri, rreth 60 për qind e popullsisë janë myslimanë. Të krishterët përbëjnë
pakicën më të madhe me rreth 20 për qind. Grupet e ndryshme fetare jetojnë në harmoni dhe pa
probleme. Rreth frikës nga islami, çfarë mund të mësojë Europa nga vendi juaj?

Edi Rama: Një nga kërcënimet më të mëdha të Evropës është injoranca ndaj myslimanëve. Ne duhet të luftojmë këtë injorancë aq me vendosmëri sa të jetë e mundur, pasi ajo është lojë që luhet nga
ekstremistët e të dyja palëve ­nga ekstremi i djathtë sikur edhe ekstremistët islamikë. Pa njohuri të thella të fesë për të rinjtë, për të vlerësuar në mënyrë korrekte, Europa rrezikon të përmbytet nga deklaratat kontradiktore rreth islamit, nga akuzat dhe dezinformatat. Prandaj, ne jemi gati për futjen në shkollat tona edukimin fetar. Ky edukim fetar nuk ka të bëjë me mësimin e ushtrimit të fesë, por vetëm me dijet fetare. Adoleshentët nuk duhet të jenë të pambrojtur kur ata dëgjojnë propagandë nga gjithfarë idiotësh.

Das Magazin: Tingëllon qartë, por pak e thjeshtëzuar. 

Edi Rama: Shikoni në Amerikë. Donald Trump është një shembull jashtëzakonisht alarmant i asaj që
mund të shkaktojë injoranca. Suksesi i tij është i bazuar në shfrytëzimin e ndjenjave krejtësisht
irracionale anti­myslimane të simpatizantëve të tij. Ka 1.5 miliardë myslimanë në botë. Nga këto, vetëm
150 000 janë të mbledhur në grupime të rrezikshme aktive. Kjo në shifra është vetëm 0.01 për qind. Faktet dhe shifrat mund të jenë bindëse. Por së pari duhet të merren parasysh, duhet të njihen. Në boshllëqet që krijon injoranca, aty lulëzon urrejtja.

Das Magazin: Dhjetë vjet më parë, një miku juaj i ngushtë kishte thënë për ju: “Edi është i dashuruar me politikën. Ai flet për politikën me të njëjtin entuziazëm që flet për një grua, me të cilën ka rënë në dashuri.” Si është marrëdhënia juaj sot me politikën? Dhoma gjumi të ndara ? Apo gati për divorc?

Edi Rama: Jo, politika është fantastike. Është një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Fakti që ajo mund të shkaktojë dëme, nuk ndryshon asgjë. Politika nuk është më pak e rrezikshme për shkak se ajo mund të krijojë iluzione. Sidomos vetë politikanët janë të ndjeshëm. Për pjesën time, unë shpresoj se do të jem mirë nga mendja, kur të heq dorë.

Das Magazin: Revistës “Neë Yorker” i keni thënë se kalimi juaj nga Arti në Politikë, ka qenë “sikur të kesh ndryshuar seks, gjini”.Çfarë ka mësuar politikani Edi Rama nga Arti?

Edi Rama: Arti më ka ndihmuar të kuptoj fuqinë e imazheve që e kanë prejardhjen nga kultura. Dhe unë e di se duhen shumë e shumë mënyra për të komunikuar me njerëzit. Në të kundërt, shpresoj që të mos kem përfituar si artist nga politika. Sepse do të ishte pastaj një katastrofë e vërtetë.

Das Magazin: Si e konsideroni veten një artist apo një ish­artist?

Edi Rama: Jeta më ka përqafuar në një mënyrë të tillë, që ma bën gati të pamundur të them me një
përcaktor të qartë se kush unë jam. Jam në një gjendje skizofrenike midis artit dhe politikës dhe
shpresoj shumë që të ketë një jetë të tretë për mua.

Që të mos jetë nevoja e kontradiksionit midis dy
poleve të tjerë. Por për të shkuar tek ajo jetë, mua do të më duhej që të ndahesha nga politika.

Das Magazin: Thuhet se pushteti e ndryshon njeriun.. A vlen kjo për ju?

Edi Rama: Shikoni fotot e mia gjatë fushatave elektorale. Dhe më shihni mua tani. Ju shikoni një person që është plakur me shpejtësi. Kjo nga ana tjetër është një reflektim i asaj që po ndodh brenda meje. Më ka bërë politika mua një njeri të keq ? Nuk mund të jap unë përgjigje për këtë. Shpresoj që jo.

Das Magazin: Ju keni qenë anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit shqiptar dhe fizikisht keni
qenë shumë i përgatitur, por megjithatë nuk keni mundur ta parandaloni dhunën fizike që është
ushtruar ndaj jush gjatë periudhës të lëvizjes demokratike. Ajo eksperiencë çfarë përvoje ka
qenë për ju?

Edi Rama: Një përvojë e tmerrshme. Ju humbni një pjesë të autonomisë. Kur besimi në trupin tënd
është tronditur.

Das Magazin: Niklaus Meienberg, gazetari më i rëndësishëm zviceran në vitet shtatëdhjetë dhe
tetëdhjetë, me një staturë gjigande, i ka përshkruar pasojat e një sulmi shumë të ngjashëm. Ai kurrë nuk është shëruar me të vërtetë nga kjo dhe më pas kreu vetëvrasje.

Edi Rama: Këtë unë e kuptoj… dhe shpresoj që një ditë të mos e vras veten. (Ai shikon orën dhe ngrihet nga tavolina). Tani me keqardhje më duhet t’ju flakë përjashta.

*Intervistë me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë bërë nga Bruno Ziauddin dhe Mikael Krogerus

*Fotografitë nga Armin Smailovic. Ai jeton në Mynih dhe me origjinë është nga Sarajeva.

*Shqipëroi nga gjermanishtja Elida Buçpapaj

72 Komente

Problemi me shume nga keta gazetare, me zvicerianet eshte edhe me e theksuar, vuajne nga kompleksi i superioritetit.Trazuar me injorancen dhe dembelizmin e tyre eshte fatale ne perballje serioze intelektuale. Kur dalin perballe me njerez si Rama qe eshte brutal me realitetin e tyre hutohen dhe zemerohen. Eshte si puna e atyre peshqeve te kuq qe jetojne ne akuarium e tyre dhe oqeani/deti per ta eshte akuariumi.. Problemi me kete eshte se te gjithe te shohin nga jashte.

 

 duhen shumë e shumë mënyra për të komunikuar me njerëzit. Në të kundërt, shpresoj që të mos kem përfituar si artist nga politika. Sepse do të ishte pastaj një katastrofë e vërtetë.

Edi me qafsh ,na cave bythen.

Nje interviste e kendshme. Gezohem qe eshte perkthyer dhe publikuar e plote ne ndryshim me disa burime te tjera qe per tituj kishin citime nga intervista, kryesisht pjesen me gjendjen skizofrenike... 

O Liqe...po ca ben atq, se na merove...pse ushqen kultin e Individit

Po ca brutali atqudht..ai zvicerani po i thote: Boll ore mo na u fry si kaposh, se ty te rrahen   dhe maloket,

Ai vazhdon mban fjalime! 

Kaposh, pordhac, snob..

Kulturalisht i pasur, si artist qe eshte, s'ke ci thu..

ok, zizek thote qe kena nevoje per nje margaret thacher te se majtes,  por ky eshte nje thacher i rruges se trete.

Fakt rjetet interesant qe e pranon se e ka plak politika para kohe.

 

fakti qe te erdhi papritur ai pohim (plakja prej politikes) tregon goxha per siperfaqesine ne perceptimin e jashtem mbi figuren e tij. Klishene.

eshte tu lon gjurme ne histori, me keto intervistat.

Edi Rama: Jo, politika është fantastike. Është një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Fakti që ajo mund të shkaktojë dëme, nuk ndryshon asgjë. Politika nuk është më pak e rrezikshme për shkak se ajo mund të krijojë iluzione. Sidomos vetë politikanët janë të ndjeshëm. Për pjesën time, unë shpresoj se do të jem mirë nga mendja, kur të heq dorë.

 

1- instrument per permiresim jete- 

normalisht gjithe hajdutet dhe kriminelet po kenaqen pa mase fale politikes

2- fakti qe shkakton deme nuk ndryshon asgje 

sa te jemi ne fuqi ska njeri te na preke, ju te tjeret ngrohuni ne diell

3-te krijon iluzione

fuqia jone dobesia juaj

4-politikanet jane te ndjeshem

te fus njeher, por ta fus prap me lojra fjalesh qe te mos maresh vesh nga te erdhi

5-do jem mire nga mendja kur te heq dore

ka gjasa psikopatie , por kjo varion si e kuptoni ju 

 

perfundimisht lojra fjalesh , dhe me to ben karriere , por ne Shqiperi me nje dallim me te madh , behesh milioner 

te tjeret ne diell, ose te hija 

vetem se milioner behesh edhe kur s'je politikan.

pastaj ky toçi, nuk eshte politikan por kryetar shteti. piktor ka pasur si zanat. si dhe milioner ai ishte perpara se te behej kryeminister. u bo qe kur ishte kryetar bashkie.

Eeehh, ajo dadoja e shkrete ne zyre thuj smiley

 

kushedi sa here zbret poshte qyqa kur bie topi nga dritarja ec e mos e merr po deshe 

rrofsh admin

po ben milionera ata te veriut ky jugori. sala bente milionera ata te jugut. 

thenie vjeter shqiptare : kush t'i qit syte dhe te hedh ne gremine, I YTI !

bile dhe Askushi i famshem te Homeri eshte perkthyer keq thote D'Angely, sespe behej fjale pikerisht per kete I YTI. keshtuqe kur e pyeten Ciklopin, ata te tjeret, se kush ja nxori syne, ky u pergjigjet I YTI, dhe jo Askushi. keshtuqe ata nga sherri i mundshem u larguan, sepse kujtuan se ai po i akuzonte direkt. ndryshe do t'i jepnin ndihme, nuk kishin pse largoheshin.

vei menien punes, jo shtypit shqiptar. se do ta humbesh ate, ose s'do qullosesh gje kurre.

do qullosim s'do qullosim gje, do e marrim vesh pas 1015 vitesh, duhet me qene largpames 

Edi Rama: Po ju jap një shembull: Ne kemi bërë një reformë në energji. Përpara kësaj reforme 42 për
qind e energjisë elektrike të vendit që konsumohej nuk paguhej. 42 % vidhej. Reforma jonë është
përgatitur që t’i japë fund kësaj vjedhje. Kjo jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, që është një hap i madh përpara, por edhe në aspektin e sundimit të ligjit. Ishte kjo një reformë që pati popullaritet? Jo
domosdoshmërisht. Sepse njerëzit ishin mësuar ta merrnin energjinë elektrike falas. Përfitimi i një mase të tillë shihet ndofta pas 10­15 vitesh. Deri në çfarë mase përfitoj apo dëmtohem unë si politikan prej kësaj reforme, nuk më bëhet vonë.

 

10-15 vjet kalojne shpejt.shqipot got nothing but time.smiley

rregullohet edhe me nje vit, ta garantoj. Do diktature !?

ne 90 mund te rregullohej me nje vit sepse kishte shume shprese , idealizem, vullnet per te ndryshuar vendin .Gjithe ai potencial u shperdorua. ..Nashi kombi eshte i lodhur , i kalbur moralisht.Masa kritike e nevojshme per ndryshim ne historine e kombit nuk krijohet perdite .

tek ajo pjese qe ke cituar ti, rama flet gjepura. nuk eshte i bindur as vet, pranej dhe jep shifra me mijera vjeçare. 

populli i tij po emigron apo kerkon  te emigroje MASIVISHT. ate energjine qe nuk i vidhet, le ta fuse ne bithe te vet. se ajo popullit te tij, nuk i sherben. ai kerkon TE IKE.

ne une fjalen e kisha per ty si individ, sa merresh me artikujt e shtypit shqiptar, veji mend vetes tende, punen tende (ju te amerikes shkruani ketu ne orar te punes), se jeta iken shpejt. 

populli i tij po emigron apo kerkon  te emigroje MASIVISHT

Po shkaba thote se vetem qylaxhinjte inferiore kerkojne te largohen .dhe shkaba eshte burre i ndercem.smiley

ne fakt nuk eshte keq dhe jetohet persmari (vellai im erdhi sot, prej atje, dhe me tha fjale te mira), po populli kerkon çuditerisht te ike. hajde kuptoje sepse.

siduket u duket qe ketej behet jete me e mire. e kane propaganden me efikase keta oksidentalet.

Kerkojne te ikin shume kategori:

Njerez me potencial qe Shqiperia si permbush dot

Njerez me nje zanat si elektricist hidraulik qe andej e nxjerrin me kollaj lekun.

Qylaxhinjte skane pse ikin se andej se ha dot buken qyl.

Shume qe ikin jane mire ketu, por mendojne per femijet. 

femijet e shqiptarve i ke te gjithe ne Youtube, duke kliku miliona here mbi klipet me muzike shqiptare. ngaqe bejne jete te mbyllur siç dhe vendalinjte vete. internetin kane pernxheren e vetme me boten.

nji kete perspektive u krijojne po te vijne dhe shperngulen ketej. ke me shanse te arrish diçka ne shqiperi sesa ketej. 

per momentin kete e tregojne faktet. te gjithe shqiptaret qe njihen boterisht aktualisht, jane prej shqiprie, jo prej emigracionit te saj.

Femijet e shume doormen ,pastruesve ,bojaxhinjve etj shqiptare ne New York Kane mbaruar shkollat ketej e kane zene punera te mira profesionale ne firmat e Wall Street etj.keshtu qe edhe aq kot nuk eshte emigrimi per tu siguruar femijeve nje te ardhme me te mire .

Ne shqiperi ka akoma me shume qe i kane shkolluar femijet ne perendim. Njof nje fierake qe pasi u diplomua filloi pune ne nje banke a shoqeri asurancash. Pa qene emigrante fare dmth.

Ndersa nje durrsak me te shoqen pasi u dipllomuan per mjeksi u kthyen ne shqiperi se jetojne si krajla atje.

Po ka shume, qe me leket e bera ne Shqiperi shkolluan femijet ne Evrope dhe numri i studentave me prinder ne Shqiperi eshte shume i larte kundrejt femijeve te emigranteve te lindur andej,

Tani lind pyetja, te kujt jane keta trima, qe prinderit me rroga ne Shqiperi bejne shkolla andej pa ju dridhur qerpiku fare...

Ndoshta ju keni shifra por duket e cuditshme qe numri ne universitet I femijeve te emigranteve te cilet jJane lindur e rritur jashte ,Kane mbaruar shkollat e mesme jashte ,Kane me teper akses ndaj bursave te jete me I vogel se I atyre me prinder ne shqiperi.

smiley me akses ndaj bursave, burgjeve, bandave me zezake e arabe, etj. lol

Jane 2 realitete te ndryshme Amerika dhe Evropa. Ne amerike eshte sic thua ti, kurse ne Evrope shumica e studentave jane nisur nga Shqiperia.

 te kujt jane keta trima, qe prinderit me rroga ne Shqiperi bejne shkolla andej pa ju dridhur qerpiku fare...

Keta e kane nisur diferencimin qysh ne premise te edukimit, me parashkollorin privat, 9 vjecarin + te mesmen gjithatshtu, aq sa vjen natyrshem universiteti privat, apo jashte.

Diferencimi i femijes varion ne spektrin e vet, se ka edhe femije te pajisur me tituj pronesie qysh ne ate moshe, vec shkollimit qe s'diskutohet. Flasim per Shq. gjithmone.

Ti mesiguri e ngre pyetjen per segmentin vetem me privilegj shkollimi, dhe jo kete me privilegje te avancuara te cileve iu merret i mireqene burimi financiar (dhe pse s'ka perse). Dhe brenda ketij segmenti, i referohesh n/segmentit vetem me privilegj arsimin e larte.

Sa per t'a vene pyetjen ne perspektive, kjo.

 

Dhoma e fluturave!

Po bona tre kosha rresht e qepa reformen. Me pese s'bohet Trumpi president.

Ti m'duket ma bo ters. Boj i xhiro ke kerpulla.

E ke ne terezi byrazer. Hallin e kam me keta qe te vine pas e komentojne mbi renien e atyre qe te varen.

Nje interviste e merzitshme kesaj radhe, si dhe vete jeta e gazetarve zviceriane dhe ajo e nje vendi pa zhvillim, si Shqiperia! Mes tyre duhet te dilte ne fakt dicka e re, interesante, (ligji i mohimit te mohimit), mirpo sinonimi i kerpudhes, kopja e kerpudhes ne oborr, dy-metroshi, duket eshte ne fund te jetes se tij politike! Kjo eshte cereku i te keqes. Cereku tjeter eshte se edhe zyrtaret e tjere duken te plakur. Dhe, edhe ky popull vete duket i plakur! Duhet insuline e re! Dhe kete per momentin e ofrojne vetem fetaret myslimane, cfare ne fakt eshte helmi vdekje-prures total.

ti ben teori te kote. shko bej nje xhiro ne shqiperi te shohesh qe poplli eshte dinamik, nuk eshte fare popull i plakur. ose pastro syzat.

Mire me mire boj kosha ne zyre, po Shqiperia mbetet  akoma vend me i korruptuar ne rajon !

E c`vlere ka topi i basketbollit ne Zyre ?

kjo e ben origjinal (rob me personalitet) jo si politikanet e tjere te botes, qe jane çuna mami shumicat. 

Me ose pa gazetare zvicerane, Edi po te njejtat brockulla thote ose do te thoshte. Na e mbushi mendjen...Nuk e kuptoj ka gjithe ate tup, ben figure pozitive fizikisht po s`ka tru. Nejse...

Intervista me pelqeu, nga te dy anet smiley  vec ajo pergjigjia qe dha per politiken se i pelqente ngaqe permisonte mirqenien e njerzeve, kjo ishte nje fiasko e Palloshit, se varferia eshte ulur kembekryq, dhe njerzit po ankohen per gjendjen.

Nuk e ke lexu fjale pas fjale me duket:

 

Das Magazin: Ku do të jenë shqiptarët pas dhjetë ose 15 vitesh?

Edi Rama: Unë nuk jam dikushi që ka shumë e shumë vizione. Për këtë rajon, unë kam vetëm një: që të jetë i integruar në Bashkimin Europian

pergjigja e drejte, do te ishte : ne zvicer. po qe se nuk ndertoni mur.

E lexova Fiqo, e lexova, ishte e vetmja pergjigje e sinqerte e tija, e pranon qe nuk ka shum vizione.

Sa turp .

Ky eshte idiot, ndryshimi me hoxhen , ai e dinte, ky beson se eshte gjenio.

zvicera eshte e merzitshme, nuk doja te isha kryebashkiak. 

idiot- ne zvicer nuk ka komunist , pinjoll komunistesh, keshtu qe nuk ke asnje fare shansi te zgjidhesh kryetar bashkie.

shiko reformen per energjine .

idiot - nuk eshte reforme, eshte mase e marrun nga qeveria " gjithe ne burg ato qe lidhin telat" hoxha e kishte gjithe ne burg ato qe prisnin telat. nuk din ndryshimin midis nje reforme me nje vendim qeverie.

jam politikan, me pelqen teper politika.

 ne fakt me roshin, tahirin, ballen e rucin, ben politike , hata smiley

sa idiot eshte kryeministri yne.

ka te drejte aty ku flet per zvicren. jete te trishtuar bejne ne fakt.

Nji holla prej ktij profilit tim, o profil-im

Ik or katnar se s'ke qene ndonjehere ne zvicer.

pasi ka vene gjithe punet e momdheut ne terezi lartgjatesia e tij eshte hedhur pertej detit per te frimezuar kombetaren e futbollit me mendjen e tij fort te ndritur.

Edi Rama me Bashkim Finon vizitojnë papritmas ekipin kombëtar në Itali

Tersi thuaj.

De biazi duhet ta marre ne pune si asistentin e vet smiley

he me i lumte. Ja paska çue mallin me doren e vet.

shpresojme te dallohet cilesija smiley

smiley

Gjithë intervista është një mut i madh. Kuotat e këtij njeriu po shkojnë me shpejtësi drejt zeros, ashtu si vlerësimi i njerëzve për të. Por fundi i intervistës është shqetësues. Në mos qoftë lajthitje në kapërcim të profesionalizmit gazetaresk (gjë që falet), ngjan si kërcënim i fshehur.

Ju qe e keni lexuar intervisten, thuhet gje aty per luften shqip-civile PS-LSI me video bregegrisurish rilindas dhe shantazhe Zhejiste me video tranvestite? Po per infektimin e ministrive me cimka (ishalla s'jane duke pergjuar breshkat kryeministrore)?

Po per ndihmen monumentale qe keto ngjale-intrigat politike i japin mirqenies se popullit shqiptar i cili eshte duke vrapuar per ne Evrope thjesht per arsye fiskulture dhe per ti dhene mendje shtet-berese gjermaneve me shoke?

Pas Amerikes,Anglise dhe shumices se vendeve te BE-se,lideri global fshikullon Zvicren smiley

 

p.s.

 

Das Magazin: Futbollistët tuaj më të mirë janë me origjinë pothuajse të gjithë nga Kosova. Përse
kjo gjë?

Edi Rama: Ndoshta sepse ata kishin mundësi më të mira që të zhvilloheshin si sportistë. Populli i
Kosovës ka një histori shumë më të gjatë të emigracionit: breza e gjenerata të tëra që jetojnë jashtë vendit të integruar në shoqëritë e tyre përkatëse. Natyrisht ata që jetojnë në Zvicër apo Gjermani, në këto vende, sporti për futbollistët afron kushte shumë të mira profesionale për të mësuar. Emigrimi nga Shqipëria ka nisur shumë më vonë.

Sa pergjigje artistike dhe intelektualisht e thelle .S'ka rendesi aspak qe,shumica e ketyre futbollisteve  kane lindur apo kane emigruar me vone nga koha kur Edi Rama jetonte si emigrant ne France.

 

Shume interesant ky koment. Po diskutoja me nje koleg pune (serb i bosnjes) kete punen e kombetares se Shqiperise me lojtare Kosovare.

Si shpjegohet gjithe ky talent?

Dhe ky serbi me tregonte per traditen dhe investimin ne sport ne ish-Jugosllavi, kur ne Shqiperi ne vuanim per ushqimin baze. Kur shqiperia ishte nje nga vendet me te mbyllura ne bote, Jugosllavia ishte vendi me i zhvilluar i lindjes. Ata dilinin gjithmone ne boterore e Europiane e kishin nje kampionat kombetar me cilesi shume te larte. Plus hapja me boten ta rrit shume nivelin. Edhe Kosova pati zhvillimin e sportit si pjese e federates, pavaresisht problemeve te rracizmit e shovinizmit serb kunder shqiptareve.

Nga pak kerkim me google del qe prinderit e disa yjeve kosovareve te kombetares vijne nga shkolla e futbollit jugosllav. Psh Loriku mund te jete rritur jashte po eshte djali i Agim Canes, ish futobllist me kombetaren e Jugosllavise. Edhe Ragip Xhaka babai i dy Xhakave te famshem paska qene futbollist ne rinine e tij te hershme. Tradita familjare qenka gje e madhe ne zhvillimin e talentit. 

Une e besoj kete lloj shpjegimi. Tani me shpjego ti se pse kosovaret jane gjenetiksht superior nga ana atletike ne krahasim me Shqiptaret e shqiperise...

Po ne peshengritje qe kemi qene te paret. smiley

Nuk krahasohen dy Xhakat me njeri tjetrin. Njeri vlen 50 milion euro , tjetri 500 mije.

Tani me shpjego ti se pse kosovaret jane gjenetiksht superior nga ana atletike ne krahasim me Shqiptaret e shqiperise...

Ma do mendja qe e ke fjalen per Shaqirin. Gjenetikisht e kam fjalen. smiley

Per mu renditja e futbollisteve qe kane lujt jashte e mrena nga Kosova e Shqiperia jane :

Vokrri, Sul Demollari, Altin Lala, Xhaka i Arsenalit, Hysaj.

Te shofim si po shkon me kete gjeneraten tjeter qe po stervitet andej qe kalamaj.

Hallexhinjte merren me sport per te shpetuar nga varferie.kombetaret e evropes Jane te mbushura me bij emigrantesh,ganeze,turq,boshnjake,arabe shqiptare.

ku ka varferi ne vendet perendimore te europes moj ? apo çiqitomen flit ça te dali. 

Si ore s'ka varferi .shiqo gjithe sportistet e cquar me pak perjashtime vijne nga shtresat modeste .

nuk vijne per arsyen qe ti permend (varferine), po sepse rriten VETEM, ne natyre (obor, lagje, rruge) me shoqni. shtresat e larta, i mbajne femijet NEN DIKTAT, qe te behen si duan prinderit dhe jo si te duan vete. ne keto kushte s'ke asnje shanc te behesh sportist cilesor. kur rritesh ne natyre, midis shokesh qe i vogel, ti meson shume gjera, fiton shume vlera, kryesisht guximin, sesi t'ja dalesh ne krye vete, sepse nuk i ke prinderit pas te te mbeshtesin. kjo te ndihmon pastaj kur rritesh dhe ne ambientin e sportistit profesionel, sesi te tejkalohesh, te besosh ne aftesite e tua, etj. 

pra eshte thjesht çeshtje EDUKIMI dhe jo klase sociale. duhet qe te edukohesh vete, te te hedhin ne detin e jetes qe te vogel dhe ta mesosh notin vete. jo te mesojne Prinderit sesi te ngasesh varken familjare.

ps: qe kur u zhduk futbolli i rruges, nuk ka me brazili futbollista te medhenj. jane bo edhe ata me qendra edukimi te femijve si gjermania. pranej dhe hongren 7 gola nga kjo e fundit. duhet me qene gjermon, ta marresh efikasitetin prej qendres stervitore. jo brazilian.

Sporti profesionel eshte sakrifice ,Pune e rende iu shkaterron femijerine kalamaqerve.eshte si ti fusesh te punojne ne ndertim qe ne moshe te njome.per cdo xherdan shaqiri ka 1000 te rinj qe Kane sakrifikuar e punuar Po aq shume e nuk Kane arritur gje .prandaj shtresat e mesme I lene femijet te shijojne femijerine  e hallexhinjte I ngarkojne si mushkat.

po ti lesh femijet te rriten vete, ne rruge, te gjithe sportista apo artista behen. (se loja dhe arti jane te vetmet gjera qe i terheqin femijet, qe nuk i lodhin)

pra ata qe i ngarkojne si gomar nuk jane prinderit, por jane formacionet e te rinjve ku ata regjistrohen per tu bere profesioniste (qe te paguhen, te fitojne leke dmth)

pranej tek pergjigja me poshte qe i jap atij gjakovarit, i them qe duhet te jesh pak loqe, qe te perfundosh profesionist. se e humbet lirine, je nen urdhra, si ushtar per vite me radhe. 

por kete nuk jane prinderit qe te detyrojne por ti vete, ngaqe deshiren per sportist e morre nga rruga dhe te mungon forca e karakterit ta lesh stervitjen dhe te perfundosh serish ne rrugen e madhe, siç ishe ne fillim, kur ishe i vogel fare.

talentet me te medhaja ne sport apo art te lagjes time, kur ishim femije, jane te papune dhe kalojne kohen tek kafja e lagjes, akoma sot.

Tani me shpjego ti se pse kosovaret jane gjenetiksht superior nga ana atletike ne krahasim me Shqiptaret e shqiperise...

fgm,

te kerkohet dhe te flitet per ndryshimet gjenetike brenda nje populli ,eshte sikur puna e Sizifit.Une thjesht e kisha me autizmin e z.kryeminister,i cili nuk kuptonte gje nga intriga e gazetarit.Gazetari ne menyre terthore po aludonte ne cilesine e futbollisteve ne Zvicer(aty ku perqendrohet emigracioni i shqipetareve nga Kosova,demek,Zvicra i beri yje),kundrall cilesise te futbollisteve nga shtetet "PIGS"(pra,Italise dhe Greqise, ku perqendrohet 90% e emigracionit te shqiptareve nga Shqiperia).

Sa i perket shkolles jugosllave,Kosova ka dekada qe eshte e shkeputur prej saj.Doren ne zemer,Xhakat nuk i njoh,por per Lorikun e di se ai ka  ndjekur akademine e futbollit ne Zvicer.Sa per Agimin dhe traditen familjare...hmmm.Fundja,edhe Tuna Sejdiu eshte e bija e nje mundesi te shkelqyer olimpik,por,ne vend te mundjes,ajo zgjodhi t'i beje gazep zogut smiley

p.s.

Bej te fala atij kolegut boshnjak(serb,kroat apo musliman,me beso,boshnaket nuk e kane asnje dallim ne mes vete).Kane qene ikone e humorit,poashtu te njohur si popull pa asnje rrudhe ne tru smiley

 

jakove, pergjigja e sakte, eshte: se kosovaret jane me kara. duhet me qene pak kar me u bo sportist. nuk di a ke lujt ti i vogel apo jo, por po te kishe luajtur me shoke te tjere, do ta kishe vene re, qe perfundojne profesioniste jo ata qe jane me te talentuarit. 

duhet me qene kokulur, te besh sportist profesionist. te perballosh DISIPLINEN E GRUPIT (si ne ushtri). nje rob me talent, nuk e pranon disiplinen. talenti eshte ana kundert bile. ai qe vrapon shume s'ka nevoje per talent, se ka vrap. talent ka ai qe nuk do apo nuk eshte i afte te vrapoje shume. etj, etj.

po ti shohesh kosovaret jane lojtare pa talent ne fakt. jane me te disiplinum vetem. dhe kjo vjen prej TRADITES TUAJ atje. juve jetoni nen urdherat e Babes, Gjyshit, Farefisit. kjo ju ben me te organizuar. edhe mafjen bile e keni me shef suprem. neve te shqiperise e kemi edhe mafien te pa organizume, pa shef, pa superiore. jemi me te hallakat, por kemi njekohesisht me Talent se juve te kosoves, kudo, jo vetem ne sporte. se jemi me INDIVIDUALISTE.

Ekscentrizmi i rames nuk eshte ndonje cudi, por edhe qe perpiqet te duket jashte kornizave ne keto lloj intervistash.

Produkti politik ka rendesi ne politike.

nuk perpiqet ndoshta ai vete, por ashtu e nxjerrin intervistuesit, sepse prandaj dhe shkojne ta intervistojne, ngaqe e konsiderojne eksentrik  ne lidhje me politikanet e tjere te botes. (basketbollist profesionist dhe piktor profesionist para se te behej tjetri kryeminister. rast i ralle tek politikanet)

ata duan te shesin artikullin ne fakt. te beje sa me buje. qellimi çdo gazetari ky.

O përkthyes, o tradhëtar!

Por prapë, më pak keq se cungimi i intervistës nga dialogplusi para ca ditësh.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).