Një ish-oficer zbulimit shqiptar e ka analizuar në një pikëvshtrim krejt të veçantë dështimin e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Hajro Limaj, sot drejtor i institutit për Politikat e Sigurisë Kombëtare, ka akuzuar rëndë liderët e politikës shqiptare që sipas tij janë vënë në shërbim të agjenturave të huaja.

“Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur sa herë që Shqipëria është në udhëkryq, sa herë që SHBA investohet vetë për të zgjidhur një çështje madhore në Shqipëri, liderët tanë politikë nuk merren vesh duke dëmtuar interesat e kombit. 

Dhe sa herë që ka një situatë në Prishtinë, ajo transferohet në Tiranë apo Shkup. 

Dhe sa herë që ka situatë në Tiranë ajo më pas transferohet në Shkup dhe më pas në Prishtinë. 

Mua më lind e drejta të them se këta politikanë janë në shërbim të agjenturaës serbe, se ndryshe nuk ka asnjë shpjegim tjetër” tha Limaj.

Pyetjes së gazetarit Qafoku nëse kishte prova për këtë akuza kaq të rëndë Limaj iu përgjigj duke treguar dy histori.

E para kur gjatë kohës që Limaj shërbente në Turqi, një oficer i zbulimit turk i kishte thënë se UDB hedh vallë në Tiranë.

Dhe e dyta lidhet me një histori të vitit 1997, kur Limaj tregon se një oficer i lartë i shërbimit sekret shqiptar pati një debat të ashpër me kreun e SHIK të asaj kohe, Bashkim Gazidede në orën 23.00 dhe fjalët e oficerit ishin: “Zoti kryetar, përse i keni lënë të livadhisin agjentët e UDB. Ata janë ulur këmbëkryq dhe po hedhin valle në Tiranë”, tha Limaj, duke shtuar se nga ajo ditë ai oficer nuk ishte më pjesë e shërbimit secret shqiptar dhe aktualisht jeton në SHBA.

Më tej Limaj shtoi:

“Mua më lind e drejta që të them se duke qenë se asnjëherë ky shtet nuk është marrë me veprimtarinë e agjenturave të huaja dhe kryesisht të UDB-së, duke bërë që ky shërbim të hedh valle në Shqipëri. Është antikombëtare – shtoi Limaj – që liderët tanë politikë nuk bien në një mendje për të vënë interesat e tyre në shërbim të kombit, por vënë interesat e kombit në vend të tyre dhe kjo i bënë ata që të jenë në qetë”.

“Si ka mundësi edhe pse ka tre vjet që është shtyrë një reformë me interes të madh kombëtar dhe liderët e politikës shqiptare janë në qetë? Si ka mundësi që diplomatët amerikanë dhe ata të BE-së shprehen se nëse kjo reformë nuk do të miratohet tani, negociatat me BE-në do shtyhen edhe tre vjet dhe liderët e politikës shqiptare janë të qetë? Si ka mundësi që gjendja e popullit është shumë e keqe dhe këta politikanë janë kaq të qetë? Ka vetëm një përgjigje sipas Limajt: Janë në shërbim kundër interesave kombëtare duke i shërbyer shërbimit sekret serb” – tha Limaj.

Prandaj sipas tij në mënyrë urgjente lidershipi politik, ai i përgjegjshëm duhet të marrë masa që të eliminojë këto lidhje dhe të vërë interesin e kombit si çështje parësore.

35 Komente

Kjo akuze eshte pak e veshtire te vertetohet, ndersa ajo tjetra qe, sa here ndodh dicka ne Kosove, vemendja zhvendoset ne Tirane, apo sa here qe dicka ndodh ne Tirane, do ndodhi dhe dicka ne Prishtine apo Maqedoni, kjo gje eshte e vertete dhe e kan vene re plot njerez. 

O moj Serbie, o murin ta prisha...

Ore zotninjër...Po e ka thene ai i mënçmi: S'ka me Udb, morè si t'ua thote i ziu njeri, ka qe ne '66 qe eshte hequr emertimi..

Sdb, Sdb...hani pyka ju a jo?

Mo u merr me varakun, lyje sa te dush ti, dore te pare, dore te dyte...o zotni. 

Ore zotni...Flamur Noka ca thoshte sipas jush, Udb apo Sdb?

Po na plaset shpirtin...po pse skizofren ishte sherbimi jugosllav, do shkruante Udb ne '91??

Apo meqe na ishte shoke Gramoz Ruçi e futja si te na vije, sipas jush?

Sipas kujt or zotni? tek pull jam ketu, anash lavapjatit. Sipas teje skam pune boll me pjatat, po do rri ti bej analize fjales se Flamur **ockes? Mo u mer me varakun them une, kaq. Edhe meru po te duash, ngacmoje, ngacmoje nga nje cik. 

Tek pulle, tek pulle, po harrove me duket Tabellen Sinoptike te "Titistet"...aty qendron kleçka, kot s'dha udhezim Enveri...Udb jo Sdb, gjasme na hodhi hi syve..Po luftonj agjenturen serbe, mirepo me ke i flet? Me te reja apo me te vjetra?

smiley Jom qun i ri un; se kam pas fatin te vulos tabelat sinoptike te Titisteve ne levozhge te trurit. Lum si ju!!! Prandaj dhe ju hap rrugen ketu. Hiqja varakun, ngaje!!!

Qun, qun ti Bomje, Po per te marr vesh, merr sa ky Ymi!

Pranej ju kemi ju qe ti rrini njit neper kacube ati tujit e te na sillni lajme me per nje S qe ti se ve...

OBomje...ik puno o shejtan, se po tallim koqet

dmth Beqiri qenkësh finok e Kadriu qenkësh leshko?

Mehmet Shehu e gënjeu Kadri Hazbiun?! Po pse nuk na gënjeu edhe ne Mehmet Shehu e të thyente vijën e Partisë?
 Ai nuk na gënjeu dot, se kishte frikë nga Partia, kishte frikë nga udhëheqja e saj, por nuk kishte frikë nga njerëzit e tij.

"sa herë që SHBA investohet" Cudi kjo dashuri i ish sigurimsave per SHBA, se Partia i pat stervitur per tjater gje.  Po ku pyet dashuria thuaj.

Dashuria per atdheun eshte gjo e modhe. A se ke pa e se ke nigju zotni Trumpin?

Dmth tani keta duan atdheun e dikur e paskan urryer, apo ndrerroi pozicion SHBAjti, e kuptoi gabimin si imperialist i poshter. 

Se di a e ke kap nje artikull te BBC keto dite. Robi e paska te detyrushme nderrimin e shokeve pergjate jetes thoshin (ose vlera e vlersimi i shoqnise ndrysho). Ne jemi cik me ndryshe, icik sado mazokist ne fakt. Ca nga ne, akoma menjen ke baba.

Ashtu eshte, shume nga ju, e tha dhe Blushua, ka 70 vjet qe votojn bab Enverin, bile dhe kur lu basketboll ne zyre. 

E kam akoma pashaporten shqiptare, e pranoj. Ti shof qe e paske dorzu. 

Qeke rond ti quno. Dmth barazo shqiptarzmen me verizmin. 

PS. Pranaj dhe Rama shaloi ps-ne, dhe e korrektoi icik pllanin, fillimisht e kishte per te var kamunistet neper shtylla korrenti ... 

Per pasaport ... Llafosim noi her tjatersmiley

Ti cito Blushin, une jam ronde? Solle dhe Enverin e ta anashkalova se mu duk si rreshqitje nga ana jote, po ti paskesh qen lodh shume me bo barazimin duke mos qen fare ne loj. 

Flasim kur te dush.

Ruçi je bezbednost državna uprava špijun smiley

Sec eshte nje burre  i nje fare sllobodankesmiley,qe gjendet kudo qe ka probleme  shqiperia.     mos valle rastesisht smiley      e vrate tenente pelegrinin !

po sikur vetem serbet!   2

Keto ceshtje qe jane trajtuar ketu, i kam trajtuar une para shum vitesh, mund ti lexoni tek VQ.  

Unë e dija që VQ ishte libër për ekonominë e jo zbulimet e huaja?
smileysmileysmiley

peshkuikuq, VQ, ka me shume se 1 mij tema, dhe natyrisht qe trajton edhe kete temen ketu.

Me shume se 1 mije tema. Po sa faqe? As Enclikopedia Britannica nuk ka kaq shume.

Pjero, kot e ke, s'pjerdh njeri per spiunllik, boje liber seksi mos te bjeri m'toke. 

tituj te sugjeruar: 

seksi dhe bursa.

69 keshilla ekono-erotike

c'fshihet poshte tavolines se marreveshjeve ekonomike?

Seks ne kohe reformesmiley

- një oficer i zbulimit turk-  dhe,  - nje officer ne 1997qe ,  i ka thene Zhullalit, qe UDB hedh valle ne Shqiperi !! 

Kaq ?!! Me the te thahe me tha ai  dhe une po te them ty , Land Qafoku, patoku rroku ! 

Po cjane keto lajme budallalliqe  oridineresh,  ne media mer jahu ! pa pike profesionalizmi !

Si lajme rrugesh, te pa konfirmuara seriozisht dhe nga njerez serioz! Me vjen cudi se sa posht dhe  sa ulet percillen lajmet aty  ! 

Ne Shqiperi nuk ka nevoje te thote njeri se kush hedh valle , SEPSE aty te gjithe hedhin valle

,Shqiperia eshte vend qe nuk ka asnje sekret, 

Ish oficeret e sherbimimeve sekrete ose ata te zbulimit para 1990 jane inegzistente, dhe pa asnje autoritet vlersues nga qeverite pasardhese per tu marre ne konsiderate , sepse nuk ka me vazhdimsi, stradegjike ,  ne lidhje me interesat e kombit tone,

Ato jane hedhur poshte e jane shkatruar nga Partia Demokratike dhe simotrat e saja ! Pra ne qoftese do te flasim per hedhje valle te sherbimeve te tjera, pergjegjsia kryesore eshte ajo e Partise Demokratike dhe Sali Berishes, Kete e di dhe bufi ! 

" Shume zhurme per asgje "  Ate vend e mori lumi ! 

Si gjithnje Hajro Limaj "i zbulon" me vonese disa ngjashmerira! Mirpo i perkedheluri i Ankarase e di shume mire se UDB-ja jugosllave (apo serbe), dhe cdo agjenture tjeter u shkaterruan teresisht nga Enveri, pasi ishte ai vet qe i mbante lidhjet me jugosllavet, francezet, italianet, e ndonje tjeter. Edhe kollona e peste turke ne Shqiperi nuk u ndje fare gjate regjimit te Enver Hoxhes, se ia tridhte koqet ai kujdo qe leviste bishtin. Sapo ai iku dhe sistemi po merrte tatpjeten, kjo kollone u zgjua dhe u hodh ne sulm me ardhjen e "demokracise", ca dhe me ndihmen morale amerikane, sa arriti te vendoste per kryespiun nje nga pinjollet e kesaj kollone, Bashkim Gazideden dhe kryetar shteti nje simpatizant te kesaj kollone, Sali Berishen. Si fillim (fillimi i 90-ave), Turqia respektonte akoma marrdheniet reciproke dy-palshe, por perhere e me teper duke i shkelur ato me ane te parase nen dore, e tani me kercenime te hapura. Mund te thuash sot, ajo ka blere jo vetem Hajron me shoke, qe na flet pallavra, jo vetem shtetin shqiptar te tere, qe ia ka hapur dyert Turqise kanata, por ka blere edhe shumicen e popullsise se mbetur shqiptare, e cila as qe guxon te flase ndonje fjale kunder Turqise se sotme erdoganase. 

Qe Bashkim Gazidede mund ta kete pushuar ndonje llapaxhi ne sektorin e tij, kjo nuk ka te beje me animin e Gazidedes tek jugosllavet, por ka te beje me mosnxjerrjen e ndonje sekreti shteteror, pra pergjimin qe sigurimi shqiptar i bente ndonje te dyshuari si agjent i jugosllaveve, e pse jo edhe pergjimin qe u bente Gazidede te gjithe pasuesve te Enverit, te cilet kane vazhduar deri me sot te ruajne ato marrdhenie dhe marrveshje Shqiperi-Jugosllavi, per hir te vendit te tyre, duke llogaritur ketu edhe shitjen e informatave nga Jugosllavia drejt perendimit, fenomen ky i bere qysh nga Enveri e deri (besoj) me sot.

Gazidede dhe Kumbaro kane vrare, dmth zhdukur pa lene gjurme, Remzi Hoxhen i cili eshte shpallur deshmor i Atdheut ne Kosove.

Te kujtohet kur qonim nafte diten per diell ne Serbi gjate luftes me arsyetimin qe kjo ndihmonte vellezerit kosovare ?

Serbet kane bere qef ketu dhe ne jo pak raste edhe nepermjet vellezerve tane kosovare.

Mos ti bejme gjerat corap! Benxinen dhe naften e kane shitur shkodranet tek malazezt per te mbijetuar. Qe, nga ajo benxine dhe nafte ka perfituar edhe popullsia serbe, apo ndoshta edhe maqineria luftarake e Jugosllavise se mbetur kete kohe, kjo edhe ka mundesi. Por nuk mund te thuash se Sala i ka shitur Miloshevicit nafte, si agjent i serbve qe ka qene! keto jane budadalleqe! Keshtu, serbet nuk kane bere qejf e Shqiperi, por qejf kane bere trafikantet kosovare (shpesh ne bashkpunim me ata shqiptare, etj.), qe kane me dhjetra restorante e pika shitje ne Shqiperi. 

Ndenjia shume gjate e Hajros ne Turqi, duket e ka budadallepsur te shkretin ushtarak. Hajro do bente mire ta kthente koken me shume nga perendimi, (te cilin po e kapin me shpejt serbet se shqiptaret), e jo ta mbante vetem nga jug-lindja! Idete e drejtesise dhe te lirise kane ardhur me se shumti nga perendimi dhe jo nga lindja. 

Por nuk mund te thuash se Sala i ka shitur Miloshevicit nafte, si agjent i serbve qe ka qene!

Une jam duke thene Gazidede dhe Kumbaro kane zhduk nje njeri qe eshte shpall deshmor i Atdheut ne Kosove. Shqipe e paster me duket kjo e imja, nderkohe qe une nuk kam fol per Sali apo agjent.

Indirekt kam thene qe ndermarrja Shqiponja e PD-se ne ate kohe bente kontrabande nafte me shkodranet antikomuniste dhe vellezerit tane kosovare. Pajk.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).