Me ne fund eshte bere publike lista e 23 futbollisteve qe do te perfaqesojne Shqiperine ne Euro 2016. Trajneri DeBiazi ka shpallur listen mbremjen e djeshme, duke u dhene fund dilemave ne lidhje me perberjen e skuadres. Ka patur disa polemika ne lidhje me lenien jashte te Rashices, Amir Rrahmanit, Herolind Shales dhe Gjimshitit por ne fund ai qe vendos eshte trajneri. Shqiperia luan ndeshjen e pare kunder Zvicres me date 11 Qershor, ora 15:00 ne Lens te Frances.

Kombetarja shqiptare ne Euro 2016 perbehet nga keta lojtare:

1. Etrit Berisha

2. Orges Shehi

3. Alban Hoxha

4. Elseid Hysaj

5. Lorik Cana

6. Arlind Ajeti

7. Mërgim Mavraj

8. Naser Aliji

9. Armir Lenjani

10. Ansi Agolli

11. Frederik Veseli

12. Andi Lila

13. MIgjen Basha

14. Ledian Memushaj

15. Burim Kukeli

16. Taulant Xhaka

17. Ergys Kaçe

18. Armir Abrashi

19. Odise Roshi

20. Bekim Bala

21. Shkëlzen Gashi

22. Sokol Cikalleshi

23. Armando Sadiku

150 Komente

Njani kros tjetri përdhos... Vetëm dy tere syresh mund t'meren në konsideratë.Duke lenë mënjanë nacionalizmat boshe dhe padyshim tifozllëkun, habitem si arritëm deri këtu në finale, shpresoj ta mbyllim grupin me një pikë së paku..

"nacionalizmat boshe dhe padyshim tifozllëkun..."

Mundesisht te lihen menjane edhe brockullat rreth fese.smiley

s'është çudi edhe feja, kemi parë në golat e paktë të shënuar prej kombëtares edhe festime me bythë përpjetë..

Une kam hall se mos na del njeri me bluze te ISIS-t nen fanelen e kombetares...

shanset per te ndodhur kjo jane 50-50

per shkak  te atyre qe ti habitesh arritem deri ne france.       

nacionalizmi bosh,,,, po ai plot si mund te jete vallesmiley     megjithate mund tu sugjerojme atyre qe do te vene ne france te mbajne flamure te be-se dhe bluza me fotografi ambasadoresh,,,, tu tregojme atyre evropianeve nacionaliste ,qe internacionalizmi rron ne shqiperrine e vogel ,se ne jemi evropiane,se ne duam te fitoje me i miri.se ne do te ishim te lumtur te shkruante ne fanella europa,ne vend te shqiperi!

Ai Memushaj sot i bie qe lu neshjen per kualifikim per serine A me Pascaren. E mbas kesaj ka dhe nje çift tjeter neshje. Behet per komtaren ky ?

Mu me pelqen si lojtar. Luftarak.

Me pelqe dhe ai i Napolit, Hysaj. Edhe Mavraj me pelqen. Edhe portieri i pare me pelqen se nuk me behet mare me ja zene emrin ne goje.

Ishalla demtohet Cana ne stervitje qe mos luje se do me heqe nga koka idene se ne humbasim neshjet se i shet ky.

Mo mire te mendosh qe i shesim se sa na zhdepin them une. smiley Pranej pervelohet dhe Cana, per ne. 

TE SHKOJME DREJT FINALES SE PARISIT!!

Aman mer.me.kete.gishtin ky! 

Rrezik as doren nuk do ti japi ministres. 

Lindites ? smiley

Normal, ndonese do me pelqente me shume te ishin nen ate te qyltyres. 

sh.mire.

haj tashi se ka dhe ma keq.

Ja psh: Gjermanija po shko me Podolskin dhe Gomez smiley

 

Ku Klose? smiley

TE SHKOJME DREJT FINALES SE PARISIT!!

Apo: Te shkojme drejt Parisit te Finales!

Suksese skuadres se shqipeve dhe shijojeni kampionatin. Shqipet edhe kaq sa kane arritur eshte fitore dhe nese luajne me siguri tek vetja do arrijne dhe me teper. per sa i perket zgjedhjes te gjithe behemi specialista e ndihmesa te trainerit por i zoti e di se ku i pikon catia. Ai qe i nxorri deri ketu le t'i shpjere dhe me tej po qe se ju mbajne kellqet. ne te kundert, bereqavers dhe me kaq!

e ka mbushur me mesfushora shkaterruesa, De Biasi. pritej ne fakt. por qe nuk morri Berat Gjimshitin, me duket cudi. mbrojtja do jet nen presion ne France, e do kercasin kartonat, pa llogaritur ndonje demtim, krshtuqe nje lojtar shtalart dhe i fuqishem si Gjimshiti, do ishte alternative e mire dhe e ka deftuar ne fakt.. 

nejse, suksese Kombetares dhe me kembe te mbare !

 

p.s Blendo, eshte foto e vjeter kjo me kostumet adidas, ver ndonje foto me te perdiyesuar.. p.sh kete.... http://illyriapress.com/illyria_content/...

ideja eshte qe veseli me gjimshitin (hiq pjesen e pervojes me kombetaren) jane lojtare te njejte. pra te dy jane qendra qe mund te luajne dhe ne te djathe. mua me duket e tepert ajo shifra e shkaterrueseve ne mesfushe krahasuar me numrin e anesoreve. po gjithsesi, t'i mbeshtesim pa kushte!!

p.s. me duket se qellimi i fotos eshte paraqitja e atij me gisht lart smiley

epo ne kete rast,prape, Gjimshiti duhet te kishte prioritet sepse ka kontribuar me Kombetaren.

ndersa shkaterruesa behen nja 5 syresh me duket. shume fare jane. sikur te merrte cope 4.smiley, dhe njerin ta zevendesonte me Rashicen, lojtar  i nje natyre tjeter.. i shpejte, teknik,kreativ. ky duhet , kur duhet patjeter goli.

Dihet strategy.mullar ne mbrojtje .saken se nxirrni kemben jashte 16shes.topin cojeni per hatlla sa me larg andej nga tribuna.stimuloni sa te mundemi to kill some time.spektatoret e merzitur Le te fishkellejne sa te duan smiley

alba mbasi te stimulojne dhe te vrasin pak kohe do i thone dhe albitrit ti bjere birbilit smiley. gjithsesi kete loje nuk e bejme vetem ne. tek e fundit seshte se kemi ibren ne sulm, nje cikallesh te varfer kemi

Ajo dihet .pjesemarrja eshte sukses I madh.per mua nuk duhet bere presion mbi ekipin .beni aq sa mundeni djema .cdo gje e arritur eshte qelepir per nje levizje futbollistike ndeshjet e kampionatit te se ciles zakonisht perfundojne ne rrahje masive.

eshta pak milet impulsiv edhe ne kohe te mikut tend merhumit te tensionuara ishin ndeshjet...

Jo c'ne .5 police 40 qillo burra qe hanin fara per balle 20000 tifozeve.nashi 300 forca te renea per 100 tifoze e prape te rrahin si pa gje te keq ne sy te 6-7 policeve qe bejne sehir .smiley

Fiks. Nje i plotfuqishem mbante nje zone te tere jo me nje stadium me 5 mije veta. Gek nuk benin po ti vinte gishtin smiley

Suksese cunave!

Edhe mua me vjen keq per ate Gjimshitin qe se ka  grumbulluar. Per aq sa ka lozur ka qene shume me i zoti se Cana. Kam shume respekt per Canen dhe ate qe ka dhene me kombetaren po mendoj se ka ardhur koha te ulet ne stol.

Uroj qe trainer Abazi te boj me te miren.

...peshku i kuq - 1 Qershor 2016 - 11:51

Njani kros tjetri përdhos... Vetëm dy tere syresh mund t'meren në konsideratë.Duke lenë mënjanë nacionalizmat boshe dhe padyshim tifozllëkun, habitem si arritëm deri këtu në finale, shpresoj ta mbyllim grupin me një pikë së paku...

 

Shume thjeshte arritem.

Zume vendin e dyte dhe grumbulluam 2 pike me shume se vendi i trete.
Perse ju duket kaq e cuditshme?
Mundem Portugaline ne Lisbone...

Merita ju takon ketyre lojtareve.

Urime cuna dhe paraqituni me dinjitet!
Kaq kerkohet nga ju.

ACDC1
U mundëm nga Serbia brenda në Elbasan, na zhdëpi Portogalia dhe vendosëm autobusin para porte me danezët, madje gojët e liga (unë se besoj) thonë se e blemë me armenët, këta të fundit kanë qenë si çifutët gjithmonë, komb pazarllëku..

E kujt është merita i dashur?! 

patem fat .si I thone kauret :better be lucky than good .pas 50 vjetesh ajo qe do mbahet mend se u kualifikuam e no si u kualifikuam.nese federata I len djemte rahat e ai pulaxhiu I federates te ruaje pulat ne kotec e te mos fuse hundet ne punet e trainerit mund to pull off another surprise.kombetrja luan me mire kur asgje nuk pritet prej tyre se sa kur u ve gjithe barren e historise kombetare mbi shpatulla .

E pabesueshme se si arritem kualifikim me keta lojtare. Nese marrim 1 pike do jete me Zvicren per arsye familjare. Lila dhe Cana nuk duhej te ishin fare aty. Gjimshiti luajti titullar dhe dukej mjaft i forte. Kushedi sa ka shku pazari per kta cunat qe u futen pa lujt asnje minute ne eliminatore. Hajt mo te pakten 3 ndeshje do i shohim me interes ne tifozet fukarenj te Holandes. Pres gallate me tifozet tane me qeleshe dhe xhamadane ne mes te vapes smiley Do e qelbin ne djerse stadiumin.

I vuna 10 euro bast une qe Shqiperia fiton europianin. 100 euro per 50100.

Ishalla fitojme!

Di ndonjeri nanji vend ku te vihet bast qe lojtari merr karton te kuq ose ben autogol ? Se i kam fiksu nja dy nga qunat tane. smiley

Paske vendosur te besh lek smiley

Me ndiq kur ta gjej si do dalim me Ukrainen pasneser. smiley Ishalla lu Cana.

Kam ca borxhe qe du t'i laj ne ket europian.

Kete here do ta loz dhe une parashikimin, vetem jepe pak me para smiley

po ketij qe i ka dal vetem balli kush eshte!

eshte foto e vjeter kjo Zeqo.. ky ballisti, qe thua ti, duhet te jete Debatik Curri.

 

p.s  dhe kur ben pyetje,  ver pikepyetje ne fund, jo pikecuditese..smiley 

Rrofsh Belul, se kisha degjuar me pare.

po edhe pikçuditse shkon...smiley

Nje pyetje:

Po policat ne shqiperi pse rrine me çarape te bardha? 

Po kryeministri pse rri me çorape te kuqe!

Nuk jane carape te bardha, jane leshi. Ti do lije leshte ti blije leshi ne Itali, do thosh shkaba.

Bame, kur mos kem njeri...jane pambuku, nga ato qe perdor une ne jogging.

Ja vije re kur ulet ndonje polic ne bisht!

smiley

 

Merr nje nga nje , Zeqo, se s'ke kapacitet per keto pyetje ti.

Se ne mund te ta nderlikojme, te themi:

po kryetari parlamentit pse rri me xhakete ngjyre veze?,

ti ca do na thuash?

Se i ben veze dhe gjeli a derzi. Lelka I si dukej sot? 

ballçekano po miushi (tm Pjer) ça çorapesh vesh?

Po ku di gje une o Zeqo kush eshte ky miushi...

Une dhe saçin e mora e se kam vene asnje dite ne perdorim.

smiley

 

pse jeni kaq shpirtligj per rilindjen e kombetares? Nuk kemi cfare te humbasim, vetem te fitojme. Sikur te rrahin Francen do jete madheshtore, vetem te shoh surratin e prishur te francezeve per 5 min ja vlen..  smiley 

Shiko,

ta marresh hakshe, shpirtkazem ne kete meselè, eshte nje takem ku ben pjese dhe ti, qe cdo muhabet e keni me politike e me rilindje, thua ti neve Po na rruhet ca tha veliu, elvisi apo berishi.

Bile, mua personalisht as per kombetaren. Qekur s'moren V. Rucin, i kam hequr vijen.

smiley

i modh je ballçekan!

qe eshte shpirtkazem duket edhe nga lloji i te shprehurit, gezon fitoren vetem per te pa surratin e prishur te francezeve.

 

Lind pyetja pse nuk do me pa edhe surratin e prishur te rumuneve dhe zviceranve!

o zeqo pyka, e kam dobesi ndaj francezeve..  nuk besoj te ngelet hatri ty.

e jo a derebardhe.. se te kam dhe nga lagjia jo per gje o ballcekan. smiley

Since when suksesi I kombetares eshte sukses I qeverise?

dekriminalizimi: berisha dhe basha ne France, rama ne shpi. 

...de-terslliku-zimi smiley

Nga Andi Bejtja

Kjo që po ndodh me shqiptarët në raport me kombëtaren e tyre që së shpejti do të përballet në sfidat e Euro 2016, nuk besoj se ka ndodhur më parë në ndonjë vend tjetër, në ndonjë kontinent tjetër, në çdo kohë të shkuar dhe në çdo kohë të tashme.

Parrulla e vjetër komuniste “I gjithë populli ushtar “, sot është zëvendësuar me një parrullë që u formësua sa hap e mbyll sytë, “ I gjithë populli trajner”. Të gjithë i madh e i vogël, në çdo klub lagjeje, në çdo kioskë, në rrjetet sociale i japin këshilla dhe mend Trajnerit të Kombëtares De Biazi se kë duhet të lërë në stol e kë duhet të fusë në fushë, i japin skema loje me aq detaje e me aq hollësi, sa që psiqikisht është e frikshme. Është një histeri kolektive, që në fakt, fatkeqësisht tregon gjendjen e pjekurisë në të cilën ndodhet populli shqiptar në përgjithësi.

Thuhet se popujt për të mbërritur në të ashtëquajturën pjekuri kombëtare kalojnë në disa faza: në atë të folklorit, pastaj në atë të poezisë dhe më pas jo pa vështirësi, në fazën e prozës, e cila quhet dhe faza e pjekurisë. Pa dyshim, nga të gjithë treguesit, jo vetëm nga këto tregues që nxjerr marrëdhënia e shqiptarëve me kombëtaren e tyre, duket qartë që jemi në fazën e folklorit.

Kemi një kombëtare që në letër, në shifra në aspektin komercial, kushton në rastin më të mirë sa dy lojtarë të çdo ekipi kundërshtar dhe jo vetëm në ëndrra ne pretendojmë jo veç të kalojmë grupin por të shkojmë edhe më larg. Në futboll mund të ndodhë gjithçka përderisa topi është i rrumbullakët dhe rasti i Leicester është i freskët si triumf i të voglit dhe proletariatit, po kjo si për mua ashtu edhe ndoshta për shumë shqiptarë të tjerë që nesër do ti kthehen përditshmërisë dhe rutinës nuk ka shumë rëndësi, përveç gëzimit dhe haresë momentale. E gjitha çka po ndodh nuk ka sesi të reduktohet vetëm tek dashuria që kanë shqiptarët për futbollin apo tek shpresa që kanë shqiptarët tek kombëtarja e tyre.

Pyetja është përse ndodhi e gjitha kjo? Ndodhi si rrufe në qiell të hapur, apo e gjitha kishte kohë që flinte në një shtrat të vjetër disa dhjetra vjeçar? Personalisht, mendoj se është një lloj paraereksioni kolektiv që zgjogjet herë pas here dhe sidomos nga disa arsye. Le ta fillojmë nga fundi.
 

Të gjithë i keni parasysh studio tona televizive, ku të ftuar me shkollë të mesme apo dhe me institut fiskulture, kritikojnë jo vetëm skemat e trajnerëve shqiptarë të futbollit, por marrin guximin të kritikojnë dhe skemat e Kapelos, Murinjos e Guardilës me një lehtësi paranojake. Dhe po ky debat nuk ka si të mos zbresë  më pas në çdo kioskë e në çdo klub, ku të tjerë “eksperta” kritikojnë këta që kritikojnë trajnerat në studio dhe trajnerët të kalibrit botëror bashkë e njëherësh. Dhe jo vetëm kaq. Po ashtu të gjithë i kemi parasysh analistët tanë “universalë” nëpër studio që komentojnë e japin zgjidhje si për problemet e trafikut e deri te menstruacionet e zgjatura të grave. Kjo është një “kulturë” e madhe, një “bagazh” i madh që kontribuon shumë në këtë drejtim.

Mund të shkojmë kollaj dhe me thellë dhe më larg. Diku, andej nga vitet ’80 dikush nga Shqipëria do të shkonte me shërbim pune në Itali. Siç ishte zakon, një ditë përpara se të nisej vinin për vizitë miqtë dhe të afërmit jo vetëm dhe thjesht për t’i uruar rrugë të mbarë, por edhe për t’i porositur diçka që ai t’i sillte kur të kthehej. Midis të tjerave, dy nga shokët e tij i dhanë dhe një zarf të mbyllur, për të të cilën i thane: – “Hape kur të arrish”- , në Itali. Dhe kur ky mbërriti dhe e hapi gjeti këtë letër me këtë titull: “Formacioni i duhur i Kombëtares Italiane të futbollit”, ku ishin shkruar të gjithë lojtarët që dy miqtë kishin caktuar të luanin dhe në fund shkruhej: “Të lutem, jepja Trajnerit të kombëtares Italiane Bearzotit në dorë”.

Kjo nuk ka nevojë për shumë koment dhe flet shumë. Kam vënë re se në morinë e atyre që bëjnë kritika, hartojnë skema të hollësishme loje e u japin mend trajnerave të botës, se trajnerit tonë të kombëtares po e po, shumica janë njerëz pa profesion të mirëfilltë. Mentalisht një kimist në laborator as nuk e ka relenë e guximit t’i japi mend një profesionisti të një fushe tjetër, e aq më shumë një trajneri futbolli. Kjo është e vërtetë dhe për një profesor matematike, fizikant apo dentist. Fatkeqësisht, për dhjetra arsye historike, por dhe një sistemi eklektik arsimor ndër vite, eklektik televizv, etj jemi një popull që kur na pyesin çfarë pune di të bësh përgjigjemi “ të gjitha”.

 

Duhet të ndërgjegjësohemi se fakeqësisht si popull jemi akoma në fazën e folklorit, ndërsa fatmirësisht Kombëtaren e futbollit e kemi në Fazën e prozës. Kështu që thuajini “ Faleminderit” në partencë si De Biazit, si djemve të kombëtares, si Dukës, dhe lërini të luajnë futboll. Dhe për ne është më mirë parrulla “I gjithë populli tifoz” se sa “ I gjithë populli trajner”.

Po edhe bejtja me nje cope filoqyl te kohes se Dulles i jep mend dunjase qe nga armet kimike e deri tek reforma ne drejtesi ...

ndersa une do te pyesja: 

ku i gjeni gjithe keta gjytyryme qe shkruajne kot, qe shkojne kollaj,me thelle e me larg?

Sipas ketij dybekut njerezit nuk duhet te flasin per futbollin, duhet te shikojne Koracaten Potjomkin me Fantozin?

Hiqjani buken e gojes ketyre se po ju marrin ne qafe!!

Nënteksti është i qartë..

Diku, andej nga vitet ’80 dikush nga Shqipëria do të shkonte me shërbim pune në Itali. Siç ishte zakon, një ditë përpara se të nisej vinin për vizitë miqtë dhe të afërmit jo vetëm dhe thjesht për t’i uruar rrugë të mbarë, por edhe për t’i porositur diçka që ai t’i sillte kur të kthehej. Midis të tjerave, dy nga shokët e tij i dhanë dhe një zarf të mbyllur, për të të cilën i thane: – “Hape kur të arrish”- , në Itali. Dhe kur ky mbërriti dhe e hapi gjeti këtë letër me këtë titull: “Formacioni i duhur i Kombëtares Italiane të futbollit”, ku ishin shkruar të gjithë lojtarët që dy miqtë kishin caktuar të luanin dhe në fund shkruhej: “Të lutem, jepja Trajnerit të kombëtares Italiane Bearzotit në dorë”.

smileysmileysmileysmileysmiley

mire e ka dinua. po ky qe komenton per keta qe komentojne cfare i bie te jete? ky jeten e ka bazuar ne koment te gjerave e ketej jep mend. po i luhatet vendi. e ndjen qe do e rrezojne smiley

Peshkuikuq, ne pergjithesi Andi Betja shkruan bukur por ketu e ka 10 re , se ai nuk e di ose nuk i shikon se ekipet e medhoja ne thojza, sot luajne ibret, te dhemin syte kur i shikon ekipet e atyre trainerve qe ai permen. Edhe lojtaret femij te mij loznin me mire se keto ekipe qe ne i shohim per kupen e kampioneve, uefa, etj. Vete ter sistemi i futbollit eshte ne krize profesionale, vete drejtuesit e federatave te futbollit dhe ekipeve te futbollit, nuk kane aftesi profesionale, shifi tek shit=blerjet, shifi tek koncepti mjeran qe kane per trajnerllikun ku ne vend qe trainerin e mire, profesional, ta cojne tek ekipet e moshave te vogla 11 , 12, 13, 14 vjec, mosha baze e formimit te nje futbollisti,  e cojne tek ekipi i te rriturve, moshe ku je si ajo pema e rritur shtrember qe nuk e drejton dot me. 

Traineret e ashtuquajtur te medhenj, nuk jane gje tjeter vec matrapaze e parellinj, futbolli eshte pasion dhe luhet me tru, jo me kemb. 

" Une nuk do te jem me Shqiperine ne Kampionatin Evropian. Per mua shprehja" Kosova eshte Shqiperi" do te jete po aq provokuese sa edhe thenia : " Kosova eshte Serbi ".Per mua Shqiperia eshte nje vend i huaj. Haptaz do ta them, pa pike hezitimi : Shpresoj qe Shqiperia te humbi ne Kampionat dhe qe Serbia prap t'i mundi shqiptaret ... "

Mirlind Shala , vellai i Herolind Shales ( who ever the fuck he is) pse ia la De Biasi jashte kombtares vllain.

O sa mire me qene Shqiptar ??? 

 

Ta martofsha ate maloken kom shtremete, e di ti qe De Biasi osht Italion apo jo ? Si e ka emrin motra Bucelinda ?

Atdhetarë të mëdhenj këta kosovarët, ky birbua, edhe shqipen se shkruante mirë me ç'pashë unë në faksimilen e statusit të tij në një nga blogjet shqiptare në internet..

Gjithsesi mbetet mëmë q**ë! smiley

Keto qe llafosni, bashke me Qemol Kopetentin jane karlliqe.

Jane çuna te rinj, aq me teper te lindur e rritur ne Norvegji, keshtu qe dhe memedhetarizmi eshte fakoltativ, jo i detyrueshem.

I vellai psh, meqe na u acaruat juve shokeni, ne momentin e  Under-21, megjithate zgjodhi Albania e Babs ne vend te Norvegjise.

Keshtu qe mos pellisni kot.

ky eshte nje kosovar nga 4 milione te tille, keshtu qe ti u pikase direkt per bindjet e tua ;p. keto jane si ato reagimet e te dashures se nasrit apo benzemase kundrejt frances. njehere qe nuk u grumbulluan filluan te akuzonin forcat rraciste te frances, keshtu dhe ky zoteri Shala. gjithsesi vellai i tij asnjehere s'ka treguar ndonje vlere kush e di

E cilat na qenkan keto bindjet e mia, na llafos ti degjojme!

ballcekan kini vemendjen ne mesim, komenti i drejtohet peshkut te kuq. shume keq e ka kete formatin kjo faqja, te ngaterron shume.

smiley

do dalim me tre fitore ne grup. 

U gjet defekti i Zvicres. Portjeri i tyre fle gjume ne porte. Sapo hengri nje gol nga 35 m me Moldoven. Neshja eshte 1-1

Kush ka mundesi tja coje Gani Abazit kete informacion ne dore, bashke me 11 e duhur per kete strategji? smiley

Duka eshte peshk i vjeter, pranej japim keshilla ne ketej. smiley

Lungo, Kosova vs Ishujt Faraoe plus 3 smiley Fillon tani me 8.

E dhiu vllau nga Kosova, dul me te kuqe. Neshja e pare nderkombetare dhe vu shqelmi nga gezimi.

E hengrem te parin. 0-1 Sulmi i pare.

pthuuuuu

jazik

e cuditshme, si hame gol ne minutata e para...

lujn me pathos. u mungon qetesia.

kur ndodh gjithmon ska asgje per cudi - jemi akoma amator

duhet shkri ministrija e mbrojtjes smiley

1-1

gooooool

Gooooool

 

ec sadiku ja kojsha tezen

1-1 bravo

gje e mire qe moren golin e barazimit kaq shpejt... rrespekte..

e kapi  vendin ne formacion Sadiku, me duket.. ka nuhatje dhe timinig te shkelqyer, eshte ne forme..  edhe ne rastin pak para golit, vetem nje fragment ishte offsite...

Forca shqipe. Nuk zhgenjehen bashkatdhetaret qe kane.mbushur stadiumin.

Komentuso kemi gje?

E vuna, une gol gol, 2 gola ndahen behen, , 2-2.5 behet gola siper, mora barazimin kur ndeshja vajti 0-1 dhe kam vu dhe qe ka 9 korne. smiley

une e vura qe albitri do kete bluzen e verdhe...

9 korne? smiley

Po si ekip sulmues qe jemi ne, lujm nga krahet. smiley

Leqe ju i thoni qoshka, jo korne. smiley

ukraina qenka 19 ne fifa ranking... deri tani loje e barabarte... ne mos keta tanet po lujane pak me mire...

per here te pare po bindem qe e meritojme te jemi ne evropian...

/ o sa mire me qene shqiptar oe oe

po lujn me shpirt

Deri tani loja me e bukur qe e kam pare kombetaren ne 30 vitet e shkuara...

jane ekip i mire ukraina, dhe dukemi njesoj bile po dominojme ndeshjen.

ai qe lun ne greqi e mabn pak shume topin

kaurri i mutit

e ka prej futbollit qe behet atje ne fakt. 

fizikisht po me habisin tanet

bucet stadiumi: Berisha Berisha Berisha

imagjino kur te futet the crown jewel Basha

perfundimisht,  Andi Lila nuk duhet te jete ne formacion se stonon shume.. ja, duket diferenca sot qe mungon po funksionon shume  mire ekipi ne mbrojtje dhe sisdomos kur ben presing..

 

ja e nxorri ne nxemje o belul

po mire, kshtu rezerve le te jete, po jo ne formacion...

nderkoh edhe Berisha eshte i pasigurte sot ne porte.. 3 topa i kane vajtur, 2 i hengri gol.. sidomos ky goli i dyte, duhej te kish bere me shume..

gabim mbrojtja jone prape...gjynaf per gjithe ate loje qe po ben mesfusha e sulmi...

E mer lungo, nuk me degjon ti mu. Urno. 7 mrojtsa nga tanet , 3 sulmus nga ata, e topi shkon tek sulmusit e tyre.

e hidhur kjo shtylla...

Edhe dy qoshka une dhe te dale si te doje ndeshja. smiley

smiley rri se do te akuzojne per tradhetor

puuuuuu

Po çer pu mor burr se ndeshje miqesore eshte dhe Ukraina nuk ka asnje impenjim. Dy here ka shku ne porte te ne dy gola, ndersa ne vijne verdalle si pordha neper breke.

Po nje barazim i ben entuziastedhe tifozet qe do shkojne ne ndeshjen me zvicren per ti rras ate petllen atij portjerit qe fle gjumi te Zvicres. smiley

Ukraina ka te njejtin impenjim si neve... per ate pune...

Dakort, po Ukraina e ka tejkalu deri tani objektivin e vet per te dale ne barazim e per t'u mos u lodh. Plus qe ne stadium 13 tifoze nga Ukranina jane e te 13 jane kurva qe punojne neper trotuare dhe per 1 ore u shkon orari i punes e ikin, ndersa ne kemi 8000 tifoze.

ne i mytem me presing, pranej dyket sikur ata s'po lujn.

evolucioni yne eshte presingu qe kemi filluar te bejme. perpara i leshim me lujt, tani presojme fort dhe nuk i leme me. duhet vetem me kujdes ne zone, dhe nuk jemi keq.

Mbrojtje për spital, edhe Berisha copë - copë, me këtë mbrojtje që kemi s'kemi gjë në vijë. Klasi i tanëve janë pordhët e tepërta, 
E fundit na çau trapin Shakohoxha..smiley

e keqja eshte se pa top vrapojme me shume sesa kur kemi topin. behemi te ngadalte. pastaj dhe nderrimet e shumta e prishin ne fakt nivelin sesa e ndreqin.

Po tani ?

Te mira ukrainset smiley

13 cope jane e me 11 u fillon turni trete. smiley

Gooooooooooooooooooool 1 - 3

E mora bastin 4 plus smiley

edhe gjermania u rraf 3-1. dmth ne finale gjermani-shqipni

hajt me... prape mire luajten.. kishin goxha ritem..

Prape them nuk i dihet ne tre ndeshje cdo gje mund te ndodhi. Me e keqja do ti humbim te treja 3-1 ... prape nuk do ishte kaq keq... smiley

po asgje ska kjo humbje, se miqesore eshte dhe prandaj jane miqesoret, te rregullosh difektet eventuale..

mire lozem edhe volum loje beme, por duhet pak me shume eficence. pastaj  pjesa e dyte ne ndeshjet miqesore  eshte gjithmone me e dobet,  nga nderrimet e shumta disbalancohet skuadra dhe  loja..

 

na mungo ai skela. na mungo cim muca dhe demollari per at pune

eshte pjese e taktikes humbja. psh sot asnje set piece nuk kishte skeme, dmth qe ruhen surprizat per europian. 

balaj do beje gol si van basten psh

Resultati nuk pasqyron lojen fantastike te kuqezinjeve.Jam optimist.

p.s.

Po prisja duelin Memushaj-Yevhen Seleznyov,ku Lediani do te thoshte:Zheleznov,do te godas smiley

 

 

Degjova qe Kosova fitoi!

kosta rika rikakarikarikarika rrafi italine

Po te kishte fut Shalen rezultati do fliste ndryshe ...

Vamos Estados Unidos !!!

me kom te marë

booooooje mor tu boft

Bull penalty smiley

 

make america great again

Mir po lujn, jo keq, pun shonci, ske çi bon smiley

 

R.I.P. Cassius Clay !  ... Jurgen Klinsmann i ka ardh fundi gjithashtu. Nuk luhet mo me Bradley dhe Dempsey ...

 “Impossible is just a big word thrown around by small men who find it easier to live in the world they've been given than to explore the power they have to change it. Impossible is not a fact. It's an opinion. Impossible is not a declaration. It's a dare. Impossible is potential. Impossible is temporary. Impossible is nothing.”

- Muhammad Ali ( 1942 - 2016 ) 

Rest easy Champ !

5☆

+ 1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).