Këshilli i Lartë i Drejtësisë është takuar në një mbledhje jashtë radhe këtë të shtunë për të vendosur kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në njoftimin e publikuar përmes faqes së internetit thuhet se mbledhja është thërritur nga kryetari i KLD-së pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

“Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti, por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari Arjan Aliaj është vendosur në qendër të kritikave të ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit Rama pas vendimit të tij për të pezulluar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe lënë në arrest shtëpie dy efektivë të Forcave Operacionele në lidhje me çështje e pajisjes përgjuese.

3 Komente

Si rane me kete gracke te pd-se rilindasit?

 

Duan drejtesi te pavarur por kur heton dhe denon me fakte socialistet direkt e sulmojne. Turp per be dhe usa qe po ulen ne kete nivel.

E kush po e vret menien per keto gjera ne Shqiperi, asnje, te gjith kane hallin si te gjejne noi pune apo te ardhura.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).