Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Iv Lezhano” në Perros Guirec para ndeshjes së të shtunës me Zvicrën. Pas disa ditëve të ngarkuara fizike, pasditen e së enjtes skuadra kreu stërvitje me ngarkesë të ulët fizike, me shumë ushtrime relaksuese.

Në pjesën e dytë, larg syve të kamerave, trajneri kreu disa ushtrime taktike duke përdorur dhe disa nga skemat që mund të aplikojë përballë Zvicrës.

Kuqezinjtë do të lejnë hotelin në orën 11:00 të të premtes, ndërsa do të niset nga aeroporti i Lanion rreth orës 11:30 për në Lille, qytet që gjendet pranë Lens ku do të luhet dhe sfida e debutimit të Shqipërisë në Europian, shkruan TCH.

Stërvitja në stadiumin “Bollaert Delelis” është programuar për në orën 18:30 ndërsa në orën 17:45 përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana.

4 Komente

Nice, nice. Me kembe te mbare! 

Ne po sna puno reformatori ju e keni mendjen ke sporti smiley

Ma shpifi kjo bluza e makaronit Fiqo. Shume cilsi e dobet per 80 evro. 

As 80 usd ke outleti i makaronit ktu ke ne. Shall included. E drejt, ka i gjo qi sshkon.

45 minuta na la tegeli te ija djathte smiley. Rrnofte peri dhe gjilpëra. Cilësi nejloni se leshit i vjen anash smiley

 

Po ja, do veshim kto fallsifikòtë dhe do i rujm origjinalet poshte xhamit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).