Gjetjet kryesore të anketimeve të kryera nga IDRA

"Korrupsioni ne Shqiperi: Perceptime dhe Eksperienca”. Ky është studimi që u prezantua sot i cili është pergatiur nga  IDRA (IDRA ka zhvilluar 5 valë të Sondazheve mbi Perceptimin & Përvojat  e Qytetarëve me Korrupsionin në Shqipëri (nga 2006 – 2010)  të financuara nga USAID-i. Viti 2010 ishte viti i fundit në të cilin u zhvillua Sondazhi i Plotë i Perceptimeve & Përvojave me Korrupsionin)  me mbeshtetjen e Ambasadesse Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi.  Sipas studimit niveli i korrupsionit vazhdon te jete i lartë, ku organet e drejtësise, tatimet, doganat, etj. kanë nivel të lartë korrupsioni ku 1 në 3 qytetare mendojnë se korrupsioni është rritur në krahasim me tre vite më parë, kurse arsimi dhe media konsiderohen si struktura më shumë të ndershme nga qytetarët shqiptarë. Po botojmë më poshtë materialin e prezantuat sot “Korrupsioni ne Shqiperi: Perceptime dhe Eksperienca”. Anketimi është bërë në janar-shkurt 2016.

Permbledhje e rezultatve ne shqip (Shkarkoje)

Summary of results in English (Shkarkoje)

Prezantimi grafik ne shqip (Shkarkoje)

Graphic Presentation in English (Shkarkoje)

 

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë. Pothuajse 89% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ose “i përhapur” ose “shumë i përhapur” mes zyrtarëve publik. Pothuasje 1 në 3 qytetarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37% mendojnë që korrupsioni ka mbetur i njëjti krahasuar me tre vjet më parë. Ashtu si gjetjet e sondazhit te 2010, qytetarët e shohin shumicën e institucioneve në vend si të korruptuar, duke shënuar një mesatare prej 61 pikësh në një shkallë korrupsioni nga 0 deri në 100 ku 0= “shumë i ndershëm”, dhe 100= “shumë i korruptuar”.

PERCEPTIMI MBI KORRUPSIONIN

Mësuesit e Shkollave Publike, Drejtuesit Fetarë, Presidenti i Republikës dhe Mediat renditen mes institucioneve të cilat konsiderohen si më të ndershmet nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë, Punonjësit e Doganave, Gjykatësit dhe Prokurorët,  shihen si më të korruptuarit.

Pavarësisht faktit se vazhdojne te shihen si ndër institucionet më pak të korruptuara, Presidenti i Republikës, Drejtuesit Fetarë dhe Media, janë përkeqësuar në pozicionim krahasuar me sondazhin e 2010. Më specifikisht, rezultati i shënuar për Presidentin e Republikës është rritur me 13 pikë në (nga 30 pikë në 2010 në 43 në 2015) ai për Drejtuesit Fetarë me 11 pikë (nga 30 në 41 ne 2015) dhe ai per Mediat me 5 pike (nga 42 ne 47 pike) një shkallë nga 0-100 ku 0= “shumë i ndershëm” dhe 100=”shumë i korruptuar”.

Ndërkohë, perceptimi mbi Policinë e Shtetit dhe Mësuesit e shkollave publike është përmirësuar. Specifikisht, perceptimi i qytetarëve për Policinë e Shtetit përsa i përket korrupsionit tregon një përmirësim të konsiderueshëm prej 16 pikësh (nga 66 në 2010 në 50 në 2015), ndërsa për Mësuesit e shkollave publike, të dhënat tregojnë për një përmirësim me 7 pikë në shkallën e perceptimit të korrupsionit (nga 46 në 39 në 2015).

BINDJET POLITIKE DHE PERCEPTIMI PËR KORRUPSIONIN

Perceptimi i opinionit publik mbi fenomenin e korrupsionit në Shqipëri, ashtu si në sondazhet e mëparshme, duket se influencohet në mënyrë të konsiderueshme nga anësia politike të qytetarëve. Gjetjet tregojnë se në 2015 (koalicion i majtë në pushtet), qytetarët që anojnë djathtas vlerësojnë me 64 pikë perceptimin e tyre mbi korrupsionin ne institucione(mesatare e perceptimit të korrupsionit për të gjitha institucionet e vlerësuara në një shkallë nga 0 deri 100 ku 0=”shumë e ndershme” dhe 100= “shumë e korruptuar&rdquosmiley, ndërkohë që qytetarët me anësi politike të majta e vlerësojnë me 58 pikë. Ndërkohë, në 2010 ishte e kundërta, qytetarët me bindje të majta shënonin 67 pikë në të njëjtën shkallë, ndërsa ata me bindje të djathta shënonin 56 pikë.

RRYSHFETI

Megjithëse perceptimi i përgjithshëm mbi korrupsionin si fenomen të përhapur gjerësisht në vend mbetet i pandryshuar mes qytetarëve, krahasimi mes sondazheve të 2010 dhe 2015 tregon një rënie të përvojave personale të tyre me korrupsionin. Specifikisht, ndërsa pothuajse 3 nga 5 (57%) intervistuar në 2010 deklaronin se kishin pasur përvoja me korrupsionin, vetëm rreth 2 në 5 (44%) qytetarë deklarojnë të njëjtën gjë në 2015.

Për më tepër, rezultati i sondazhit në 2015 tregon se ndërsa shëndetësia vazhdon të konsiderohet ndërmjet sektorëve më të prekur nga korrupsioni bazuar në vlerësimet e qytetarëve, vihet re gjithsesi, një përmirësim krahasuar me sondazhin e 2010 përsa i përket përvojave personale. Kështu, ndërsa rreth 1 në 3 (33.5%) të intervistuar të cilët kishin marrë shërbime në spitale në 2010 deklaronin se ju ishte dashur të “pagonin një rryshfet tek doktori apo infermierja”, vetëm 1 në 5 (21%) deklarojnë të njëjtën gjë në 2015.

Një përmirësim i konsiderueshëm vihet re gjithashtu në numrin e të intervistuarve të cilët deklarojnë se “u është kërkuar rryshfet nga një oficer policie” në 2015 (4%) krahasuar me 2010 (8.2%) si edhe në numrin e të intervistuarve të cilët deklarojnë se “kanë parë dikë ti jap rryshfet policit” (12% në 2015 krahasuar me 28.4% në 2010).

Gjithashtu, vetëm 13% e qytetarëve të intervistuar raportojnë se ju është dashur të paguajnë më tepër për të marrë dokumente zyrtare ( regjistrim biznesi, liçensë, leje ndërtimi), krahasuar me 20% në 2010.

LUFTA NDAJ KORRUPSIONIT

Organizatat ndërkombëtare konsiderohen të jenë në krye të luftës ndaj korrupsionit në vend duke shënuar 59 pikë, të ndjekura nga Policia e Shtetit me 53 pikë dhe Media me 52 pikë nga 100 të mundshme (në një shkallë nga 0 deri në 100 ku 0=”Nuk ndihmon aspak” dhe 100=”ndihmon shumë&rdquosmiley. Të gjitha institucionet/Grupet e tjera shënojnë më pak se 50 pikë në këtë shkallë (mesi i shkallës), që do të thotë që qytetarët mendojnë se ato nuk japin shumë ndihmë në këtë aspekt.

Krahasuar me 2010, roli i Medias në luftën kundër korrupsionit duket të jetë zbehur disi në sytë e opinionit publik, duke shënuar 52 pikë (nga 100 të mundshme) në 2015, krahasuar me 61 pikë në 2010.

Gjykatat shihen si institucionet të cilat ndihmojnë më pak në luftën ndaj korrupsionit sipas qytetarëve, duke shënuar 32 pikë në të njëjtën shkallë në 2015, një rënie me 8 pikë nga 2010.

TRANSPARENCA

Transparenca mbetet një çështje kritike për institucionet shqiptare sipas opinionit publik. Të gjitha institucionet e listuara shënojnë më pak se mesatarja e 50 pikëve në një shkallë nga 0-100 ku 0= “aspak transparente” dhe 100= “plotësisht transparente.”

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme shënojnë rezultatet më të larta (46 pikë secila) ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka rezultatin më të dobët me 35 pikë nga 100 të mundshme.

BESIMI NE INSTITUCIONE

Besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet shtetërore vijon të mbetet shumë i ulët. Gjetjet e sondazhit tregojnë se të gjitha institucionet, përveç Policisë së Shtetit, shënojnë më pak se 50 pikë në një shkallë nga 0 deri në 100 ku 0= “nuk kam aspak besim” dhe 100=”kam shumë besim”. Policia e Shtetit (54), Banka e Shqipërisë (47), INSTATI (47) dhe Media (46) shënojnë rezultatet më të larta; Partitë Politike (24), Sindikatat (26), Parlamenti (27) dhe Gjykatat (28), shënojnë rezultatet më të dobëta krahasuar me institucionet e tjera. Krahasuar me 2010, vetëm Qeveria Lokale kanë treguar një përmirësim të ndjeshëm (nga 39 pikë ngë 2010 në 42 pikë në 2015) në këtë klasifikim. Pavarësisht faktit se sistemi gjyqësor është një nga instrumentat kryesorë në luftën kundër korrupsionit, si Gjykatat, ashtu edhe Prokuroria e Përgjithshme shënojnë shumë ulët me 28 dhe 30 pikë respektivisht në një shkallë besimi nga 0-100.

Anësia politike duket se influencon gjithashtu në nivelin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Bazuar në gjetjet e sondazhit të 2015, vihet re se se qytetarët me bindje të majta u besojnë institucioneve (si atyre qeveritare dhe atyre jo qeveritare) më shumë se ata me bindje politike të djathta (43 pikë me 32 pikë respektivisht )

TOLERANCA NDAJ KORRUPSIONIT:

Krahasuar me sondazhet e mëparshme ku qytetarët tregoheshin më tolerant me ata që “jepnin” rryshfetin krahasuar me ata që e “merrnin” atë, në një ndërveprim korruptiv, anketa 2015-2016 tregon se peshorja e vlerësimit ka ndryshuar disi. Rezultatet e 2015 tregojnë se tani ka më shumë gjasa që qytetarët ti shohin më negativisht edhe palët “dhënëse” në situata të tilla. Një “nxënës që i dhuron mësuesit një këmishë me shpresën për të marrë nota të mira” konsiderohet nga 47% e të intervistuarve si i “korruptuar dhe duhet të ndëshkohet”, krahasuar me vetëm32% në 2010.. Po ashtu, një nënë e cila paguan një punonjës publik për të përshpejtuar lëshimin e një çertifikate” konsiderohet si “e korruptuar dhe duhet ndëshkuar” nga 42% e të intervistuarve krahasuar me 28% në 2010

PIKËPAMJET MBI SITUATËN EKONOMIKE

Situata e përgjithshme ekonomike në Shqipëri shihet si e zymtë nga shumica e qytetarëve në vend. Gjetjet tregojnë se pothuajse 3 nga 5 (59%) e pjesëmarrësve e shohin situatën në këtë aspekt si të “keqe” ose “shumë të keqe”. Krahasuar me 1 vit më parë, shumica e qytetarëve (53%) mendon se situata ekonomike në vend është përkeqësuar.

Megjithatë, të pyetur mbi pritshmëritë e tyre për situatën ekonomike gjatë vitit të ardhshëm, të dhënat e sondazhit tregojnë se 1 në 3 qytetarë (35%) beson se situata ekonomike në vend do të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që vetëm 1 në 4 (28%) beson se situata ekonomike do të përkeqësohet.

Shumica e qytetarëve presin që aksioni anti-informalitet i ndërmarrë nga qeveria shqiptare të ketë një efekt pozitiv në ekonominë e vendit. Pothuajse 1 në 2 të intervistuar (50%) presin që iniciativa të ketë efekte pozitive, ndërsa vetëm 1 në 5 (22%) mendojnë se ajo do të ndikojë negativisht në situatën ekonomike të vendit.

24 Komente

e rendesishme eshte qe po ulet

E hengri Gjermania, doli ne vend te dyte.

Apo nuk e terhoqi dhe ambasadorin Turqia sot per qeshtje morali kombetar.

Media 46 %? 

Qenkan tall te anketuarit!

0 deri në 100 ku 0= “nuk kam aspak besim” dhe 100=”kam shumë besim”. Policia e Shtetit (54), Banka e Shqipërisë (47)...

Ha ha, dmth qytetaret i bie me mire t'i "fusin leket ne polici" se t'ja japin Fullaneve t'i investojne. Nderkohe qe del dhe pse Tahiri (nder ministra me i ...) eshte ne shenjestren konstante te opozites.

Kryemikryeministri 43 opozita 32 smileysmiley keshtu eshte kur ben politike me sajesa cdo dite me shpresen se do mbetet ndonje gje. ja ca mbetet

43 % . Bravo KM. Shifer goxha e larte.

Zhgabe, amon mos e krahaso KM me Sal-Facebook-un, se ne vend ta mbrosh, e varros me keq..

ti kujton se shkaba di te lexoje? paragrafi flet per opinionet e ndryshme mes votuesve te majte e te djathte, jo per besim te km apo opozita

Bazuar në gjetjet e sondazhit të 2015, vihet re se se qytetarët me bindje të majta u besojnë institucioneve (si atyre qeveritare dhe atyre jo qeveritare) më shumë se ata me bindje politike të djathta (43 pikë me 32 pikë respektivisht )

Nuk thashe Sala, thashe opozita. lol 43% e robve kane besim te kryeministri, vetem 32% te opozita, qdmth sale, bashe, e me ca tjeter mban pragu i opozites. smileysmileysmiley

 

 

/ër më tepër, rezultati i sondazhit në 2015 tregon se ndërsa shëndetësia vazhdon të konsiderohet ndërmjet sektorëve më të prekur nga korrupsioni bazuar në vlerësimet e qytetarëve, vihet re gjithsesi, një përmirësim krahasuar me sondazhin e 2010 përsa i përket përvojave personale. Kështu, ndërsa rreth 1 në 3 (33.5%) të intervistuar të cilët kishin marrë shërbime në spitale në 2010 deklaronin se ju ishte dashur të “pagonin një rryshfet tek doktori apo infermierja”, vetëm 1 në 5 (21%) deklarojnë të njëjtën gjë në 2015.

Fakti shkencor qe gjerat po shkojne ne drejtimun e duhur, la luce ne fund tynelit rilindas.

Shqiperia po ndryshon, alleelujaa...shendetsia pararoje.

nga anketimi shohim qe korrupsioni dhe rryshfeti ngelen akoma, gje qe do te thote se ka akoma pune per tu bere, pune jo vetem me luften kundra te korruptuarve, por me shume pune per hapjen e fronteve te reja te punes, dhe ne fillimin e reformes Sociale.

Qe prej vizites se fundit ne albanie ke fillu te flasesh si rilindas, mos ndoshta ju mikluan dhe juve mesju Pjer.

i nderuar, njerezit e afte kudo i kerkojne. Por, nga aq sa di une, Pjerit nuk i eshte ofruar ndonje pozicion ne ekzekutiv

smiley  jo Albano,  te le Roni me Bredharakun, qe gjer dje haheshin si Rama me Meten, dhe vec kur nje dite te bukur i sheh nen cadren e Rivdekjes, m,fal Rilindjes smiley

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfrit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat.

Po zoti Lu you keni shume te drejte, presim nga ju zgjidhje sa me te shpejt ! 

smileysmileysmiley

 

smiley Ishalla mase eshte ai miushi!!

pse ofendon or zotri? mos u nis nga thashethemet e njerezve te Berishes. Per fat te keq, edhe Pjeri "i pavarur" duket qe i eshte bashkuar ketij grupimi

smiley Pjeri shkrete u merua varavingo per memedheun, keta e paskan mendjen per t'u q***re me travestita!! 

Kone Miushi, nuk eshte minister djema, eshte nje shkalle me siper, por ai vete nuk e kupton, kujton se eshte nje shkalle ,e poshte se ministri smiley ke te qaj me pare tha i pari smiley njeri me budalla se tjetri.

Shokë e miq na iku Roshi
S’do këndojë mbi pleh kokoshi
Iku Roshi simpatiku
Do thoni, s’na plasi miku

Mos e thoni n’paçi fe
Se luftoi veç për atdhe
Luftoi për të mirën tuaj
Sa këtu sa n’dhe të huaj

Për fat t’keq nuk e mban mend
Di veç faktin që I dhëmb
I dhëmb barku e kurrizi
Se në luftë trupin e grisi

Per Edin kjo është hata
Iku dhe I treti vlla
Iku dhe Roshi I ziu
Si Koçoja e Shukriu

Iku dhe Roshi për lesh
Gjithë njerëzia ta marrë vesh
Iku Roshi simpatiku
Askërkujt s’i plasi miku.

Populli ( Jo kavajs )

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).