Në shtatë muajt e fundit kreu i Kuvendit dhe LSI Ilir Meta ka shkelur tre herë në tokën amerikane. E ka bërë këtë ndërkohë që edhe Rama e Basha kryenin vizitat e tyre në SHBA. Për hir të së vërtetës axhenda e tyre kishte një profil dukshëm më të lartë sesa vizitat e Metës, por mesa duket kjo nuk e shqetëson shumë kryetarin e LSI. Zëra të besueshëm thonë se një tjetër vizitë e tij e katërt në Uashington mund të ndodhë në një afat jo të largët. Duket se kompanitë e lobimit kanë punuar fort këto muaj.

Gjatë mungesës së tij në Tiranë, është konsumuar një takim i rëndësishëm i dy krerëve të PS e PD, i cili ka dështuar në gjetjen e një kompromisi për reformën në drejtësi. Çka është pasuar me reagime të forta nga SHBA dhe BE, të cilat kanë fshikulluar publikisht opozitën, për refuzimin e ofertave konkrete që ekspertët e huaj kanë bërë disa ditë para takimit Rama-Basha.

Meta dhe LSI kanë qenë aktorë të interesuar nga afër të dramës politike që luhet prej një viti e gjysëm me reformën në drejtësi. Thuajse në të gjitha rastet, aleati i vogël i PS ka qenë hezitues, dyshues dhe ka preferuar dy herë që të shkojë para Komisionit të Venecias me propozimet e tij. Si për t’u thënë ndërkombëtarëve (por edhe opozitës), se nuk pajtohej me ato që thoshin Rama dhe Xhafaj. Nga ana tjetër, ndërrimi i “kuajve” në mes të rrugës (ikja e Naços dhe ardhja e manjanit), dha pikërisht mesazhin që Metës i leverdiste në atë moment: nuk jam i kënaqur me punën e Komisionit.

Këtë qasje të veçuar, e cila ka kërkuar gjithmonë që të krijojë pozitën komode të atij që është prezent, por që flet vetëm kur i teket dhe i intereson, LSI po vazhdon ta ndjekë edhe këto orë, kur Meta është kthyer nga e treta vizitë në SHBA. Shpallja me urgjencë e futjes së draftit të reformës në axhendën e Kuvendit si një “defekt teknik”, ishte e vetmja mënyrë që ai ta kthente edhe një herë rrotën e reformës, në pikën ku i duket se mund ta influencojë procesin.

Takimi i kërkuar me Bashën, pasi një i tillë ka dështuar mes kreut të opozitës dhe Ramës, në fakt duket thjesht si një dëshirë protagonizmi. Pasi nëse ka një gjë që dihet në politikën e sotme të rrëmujshme shqiptare, është fakti që Lulzim Basha dhe Ilir Meta duhen shumë pak mes tyre. Madje nuk është e tepërt të thuhet se urrehen. Vetëm pak ditë më parë, Basha deklaroi edhe një herë publikisht se nuk do të krijonte një qeveri me LSI, për sa kohë të ishte kryetar i PD.

Nga ana tjetër, nuk dihet se çfarë negociate mund të startojë Meta, ku arbitri ndërkombëtar, SHBA dhe BE, e bënë të qartë se duhet votuar drafti aktual. Prania e Petrit Vasilit në tryezën Rama-Basha shënon rreshtimin formal të LSI në krah të draftit zyrtar, duke mbyllur kësisoj hapësirën për një pazar politik pas kuintave, në lidhje me formulimin e tekstit të paketës kushtetuese.

Në këto kushte, Meta po kërkon të hedhë një zar në tryezën e reformës, i ndërgjegjshëm se tashmë hapësira për të influencuar procesin është ngushtuar në maksimum, por edhe i vetëdijshëm se votat që ka në dorë ja japin të drejtën edhe për gjeste të tilla, si psh shbërja e axhendës së Kuvendit. Duke shpresuar njëkohësisht se kthimi nga SHBA do t’i ketë dhënë publikisht takimit të tij eventual me Bashën (nëse kërkesa do të pranohet nga kreu i opozitës), edhe vellon e misterit që marrin rëndom liderët politikë shqiptarë kur kthehen nga Uashingtoni.

9 Komente

Meta kësaj radhe po luan kartat e Rames, unë mendoj se e gjitha kjo është si një lojë pokeri, Meta është thjeshtë një Jolly card e që njihet si njeri i kompromiseve shpesh edhe të pista.

Meta nuk ka shance per te perfoluren aq shume, zgjedhjen e tij si president ne te ardhmen! Keshtu, ne horizont karriera e tij politike e te ardhmes permblidhet aty tek 5 vjet, cfare duhet ta kish nxitur ate me kohe te mendonte per liderin e ardhshem te LSI-s. Keshtu edhe ti kursente arkes se shtetit ato mijra euro xhiro neper bote qe ben kot me se koti! Mirpo Llogjika ka kohe qe nuk njihet ne politiken shqiptare, ndaj nuk eshte cudi ti shohim keto figura gjysem-bajate edhe nja 10-15 vjet ne politiken shqiptare. 

 misterit që marrin rëndom liderët politikë shqiptarë kur kthehen nga Uashingtoni.

 

me t qi breshka i thon fjales. Po ca lesh Misteri aman, kta si njef njeri, pervecse nai baxhelle VIP dhe Casino ku lujn kumarin. 

O Admin , qenka arrestu Elvis Rroshi .

Kush eshte Elvis Rroshi ai i kavajes qe dha dhe e mori doreheqjen? 

Po .

kam dërguar një shkrim të ''Shekullit" por akoma asgjë në wall

Hair inshallah .burgu per trimat eshte .smiley

Pas arrestimit të Elvis Rroshit nga prokuroria, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve ka ardhur edhe një reagim nga selia e Partisë Demokratike.

“I diskredituari Elvis Rroshi, modeli i Edi Ramës për pushtetin lokal, edhe pse pati dhe e ka edhe sot mbrojtjen e pakursyer të shefit të rilindjes, ra në më në fund, sepse dekriminalizimi po funksionon.

E megjithatë, ai gjen sërish kurajon të kërcënojë, dhe thotë se nuk e lëshon Bashkinë e Kavajës, sikur ta ketë pronën e tij, sikur ta ketë hambarin personal.

Sigurisht, çdokush e di se ato janë fjalët, janë qëndrimet, janë kërcënimet e Edi Ramës, që shprehen përmes zëdhënësit të tij për dekriminalizimin, Elvis Rroshi.

Por i dënuari në disa vende të Europës, për drogë e përdhunim, përdoruesi i 5 emrave, falsifikuesi i formularit të dekriminalizmit, dhe shefi i tij Edi Rama, shpejt do ta kuptojnë se po vjen fundi i krimit në politikë. Dhe do të përballen me ligjin deri në fund.

Rroshi është turpi i Edi Ramës, i Kavajës, i Shqipërisë. Me kandidimin dhe rikandidimin e tij, Rama poshtëroi qytetarët e vendit. Por më në fund, e drejta triumfoi. Dekriminalizimi u vu në jetë, dhe dekriminalizimi është në shërbim të vendit, të çdokujt, të majtë e të djahtë e të paparti, që kërkon të ketë në bashki, në zyrat publike, në krye të vendit, përfaqësues me dinjitet e integritet, dhe jo trafikantë, vrasës, tutorë, përdhunues, të cilët populli nuk i do dhe nuk i deshi për asnjë moment, por që Edi Rama ua imponoi me forcë”, 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).