Mazhoranca është përpjekur të ofrojë një draft konsensual ndaj opozitës me qëllim kalimin në Kuvend të Reformës në Drejtësi. Por nga ana tjetër, në këto propozime janë reflektuar edhe një sërë mangësish të cilat u vunë re, sidomos sa i përket shtrirjes në kohë të gjykimit të ish zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët mund të kenë abuzuar apo të jenë përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen kryesisht me korrupsionin apo pasurimin në mënyrë të paligjshme. Në dokumentin I cili pritet të diskutohet pas pak minutash në Komisionin e Posaçëm të Reformës, vihet re se ka disa ndryshime serioze krahasuar me draftin e e publikuar me 4 maj.

Ndryshimet krahasuese

Duke krahasuar të dy dokumentet vihet re se është zgjeruar rrezja e zyrtarëve të lartë që do të hetojë Prokuroria Speciale, personazhe të cilët më pas do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme. Nëse në draftin e fillim majit shkruhej se kjo strukturë do të hetonte zyrtarë, të cilët kanë shërbyer 3 vitet e fundit dhe në vijim, ky kufizim është rrëzuar. Madje është saktësuar se do të hetohen të gjithë ata zyrtarë që kanë shërbyer që nga viti 91. Në këtë mënyrë rrëzohet mundësia e shpëtimit nga hetimi i zyrtarëve që kanë shërbyer në qeverinë e Berishës përfshirë këtu edhe Lulzim Bashën. Në këtë nen janë specifikuar 15 kategori zyrtarësh të lartë që do të hetohen nga Prokuroria Speciale.

“Gjykatat e Posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit, Kreut të Kuvendit, Kryeministrit, ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësis, kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendës ministrit, anëtarëve  të KLGJ dhe KLP, si dhe drejtuesve të institucioneve qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuza kundër ish- funksionarëve, të sipërpëermendur që kanë shërbyer që nga viti 91” nënvizohet në draft.

Skema e kompromisit

Në përpjekje për të arritur në një draft konsensual, është propozuar edhe një skemë e re për plotësimin e vendeve në Drejtësi. Ndryshe nga drafti i mëparshëm nuk propozohet zgjedhja, por shortu çdo fillimviti për anëtarët e këshillit të emërimeve. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë, të përzgjedhur me short nga rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandate 1 vjeçar që fillon në dt. 1 janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, 2 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, 1 të Gjykatës së Lartë, 1 prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të Apelit, dhe 1 gjyqatarë nga Gjykata Administrative”, nënvizohet në draft.

Mosha e gjyqtarëve

Po ashtu është shtuar kufiri moshor për anëtarët e Gjykatës së Lartë. “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga rradhët e gjyqatarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit. 1/5 e gjyqatarëve në këto gjykata, mund të përzgjidhen mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokat, profesorë ose lektorë të së drejtës, jurist të nivelit të lartë në administratën publike, ose në fusha të tjera të së drejtës”, nënvizohet në draft propozimet e reja që do të shqyrtohen sot në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

(javanews.al) Me. Ar

14 Komente

Kokmadhi po lobon fort te shpetoje bythen e vete.. Me duket se ju shkoi dem ajo vizita ne gjermani deputeteve te opozites. Ministri i jashtem gjerman qenka me keq se Rama. smiley

Mos e kanë shkarkuar Lul Bashen nga kryetar të PD? Apo ka vdekur smiley

“Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga rradhët e gjyqatarëve me të paktën 13 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit. 1/5 e gjyqatarëve në këto gjykata, mund të përzgjidhen mes juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë si avokat, profesorë ose lektorë të së drejtës, jurist të nivelit të lartë në administratën publike, ose në fusha të tjera të së drejtes

 

Vërrë në ujë, këta në 15 vite çfarë nuk kanë bërë në emër të ligjit, Shqipëria nuk është e korruptuar ka 15 vite por që në vitin 92 e mëtej. Korrupsioni është rrënjosur thellë në gjirin e shoqërisë shqiptare dhe s'ka  reformë që e shpëton, thjeshtë maskarenjtë e politkës po mundohen të shpëtojnë bythën e tyre së bashku me sistemin e drejtësisë e më gjërë, ky vend nuk bëhet edhe sikur të emërohen gjygjtarë nga Kombet e Bashkuara apo BE..E kemi në gen, jemi një rracë e poshtër dhe mjaft e ulët, kemi treguar mjaft në këto vite demokraci se si bëhet e shkërdhatokracia në gjithë fushat e jetës së përditshme duke u qurravitur për politikën e sistemin shtetëror kur dihet se jemi vetë ne që e kemi ngritur në piedestal..

E kemi në gen, jemi një rracë e poshtër dhe mjaft e ulët

Heu bre !!! smiley

Faktet flasin vetë. Nëse do debatojmë seriozisht, sigurisht që si rracë në shtetbërje kemi dhënë prova që me 1912, nëse do bëjmë qyfyre dhe do flasim me batuta filmash ideologjikë, atëherë ndryshon puna!

te miret e botes dhe te liget e shpise do te thosha une

Hehehehe, 

edhe un' thojshe me vete: cne me lazem keto kaq kundra dickaje qe po ja thote cope edhe Aleatja Jone e Madhe! smiley

Qe baba! 

pse po luftonin per te drejtat e popllit ata e? 

Ja do ta shohim cfare do te sjelle dekada ne vazhdim me kete reforme agrare!?! Jam i sigurte se nje vere ne uje do te sjelle. Pa cka, se ky vit eshte viti i vrimave, keshtu qe edhe kjo "reforme" i pershtatet stines.

Krimi eshte krim kur kryhet nga presidenti apo nga Shullazi. Nuk ka rendesi kur kryhet ne '44, '90 apo '97. Per krime te caktuara ka nje period of prescription qe e percakton ligji. Une kujtoja qe keta parime i ka ligji egzitues. Nese jo, e kuptoj rezistencen e sules & co

N'ato fillime nderkombetaret na ndihmuan per kushtetuten, per ligjet, per gjykatat... po shqiptaret me bisht fusin duret te ligji, sa here qe na prishet mideja dhe fillojme e shpikim rroten cdo 15 vjet. Shpresoj qe kesaj here ta bejne tamom.

 

Shpresa na ka lënë targën me kohë...smiley

Ah shpresa ca goce ka qene. U bo per rafmet qe kur e shtypi besimi me traktor. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).