Newsbomb - Një skandal më vete përzgjedhja e këshillitarëve të presidentit të Republikës, Bujar Nishani. I hershëm, por që del në pah dhe faktohet tani në momentin e vetëdeklarimit. Nishani ka përzgjedhur si këshilltarë familjarët e politikanëve dhe biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri.

Nuk dihet mbi ç’kritere, por Nishani ka menduar të ketë këshilltar Eduart Frangajt, vëllanë e Aleksandër Frangajt, pronarit të njohur të medieve. Po kështu ka menduar si këshilltar me vlerë edhe djalin e Fahri Balliut, edhe ky pronar i gazetës opozitare ‘’55’’.

Por lista nuk kufizohet me kaq. Si këshilltare me vlerë është edhe bashkëshortja e politikanit demokrat Aldo Bumçit. Në listë janë edhe dy biznesmenët e fuqishëm, me dy fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën: Shefqet Kastrati dhe Avni Ponari. Shefqet Kastrati ka futur djalin e tij Leonardin, ndërsa Avni Ponari, vajzën Ujvarën.

Nuk mungon as përfaqësuesi nga gjyqësori, Olsi Kristo pikërisht djali i Vladimir Kristos,gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

E pra të nderuar lexues, që të jesh këshilltar i Nishanit duhet t’I plotësosh ca kritere të qarta. Një prej tyre ka të bëjë me fatin sigurisht: të jesh bija apo biri i dikujt të famshëm. Duke mos paragjykuar aftësitë profesionale të bijve, sërish mbetet dyshuese kjo listë e kopsitur në këtë mënyrë, me pasardhës, vëllezër, apo bashkëshortë të politikanëve dhe biznesmenëve të njohur në Shqipëri./ NEWSBOMB.AL

Presidenti, staf me familjet e politikanëve dhe biznesmenëve

Ilda Zhulali,    Bashkëshortja e Aldo Bumçit 

Olsi  Kristo,     Djali i Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Leonard  Kastrati,     Djali i pronarit të firmës ''KASTRATI''

Besian Zogaj, Djali i Preç Zogajt

Eduart Frangaj,   Vëllai i Aleksandër Frangajt

Klevis Balliu,  Djali i Fahri Balliut

Ujvara  Ponari, Vajza e pronarit të ''SIGAL'' Avni Ponari

17 Komente

Ky dhe presidentet e komunisteve jane presidentet me te politizuar ne historine e Shqiperise. Kishim aq vite qe perparonim te pakten me presidente te votuar nga dy palet dhe duhej te vinte berisha qe te ktheheshim pas ne epoken e komunizmit. Eshte tamam komunisti i fundit ne Shqiperi, mbeturine e Enverit.

Vuri president pa piken e konsensusit e tani ankohet per konsensus. Kulmi i gomarllekut qe kane bere shqiptaret kane qene Sala, Enveri dhe vrromat qe u jane lepire. Enveri te pakten ishte patriot qe i bashkonte shqiptaret. I nxirrte edhe maloket si rob te mire. Kurse ky palla vetem percan. Shkodra ne kohe te enverit degjohej per humor, tradita. Tani degjohet vetem per Salen e Jozefinen dhe perdhunime jetimesh apo robsh me te meta mendore.

farefisnia eshte streha e fundit fare fare e horrave smiley

si duket presidenti, ne muajt e fundit te karrieres se tij politike, ka dashur tu bej qejfin disa te njohurve te tij.

Jo, jo...e ngaterrove, presidenti do te kap nonje vend pune ne mbarim mandati.

smiley nuk m,shkoj menia smiley

Por dhe shume nuk duhet me i ra qafe presidentit mustaqelli i cili, ne me pak se 3 vite kaloi nga antikamunist :

27 Dhjetor 2013

Gazetari: Ju keni qenë pedagog në kohën kur filloi të rrënohej regjimi komunist ku bashkë me të të binin kolonat mbështetëse që ishte ushtria. A keni marrë pjesë ju në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar në ngjarjet e vitit 1991?

Presidenti Nishani: Menjëherë në ato lëvizje u ravizuan dy qëndrime në dy grupe. Kishte një grup mazhoritar që nuk pranonin ndryshimet, ishte dhe një grup më i vogël. Jam ndjerë mirë që kam qenë pjesë e këtij grupi

 

në... asnjanes :

02/06/2016

në ato ngjarje kam qënë neutral

 

smiley

 

nepotizmi burokratik eshte gjithandej neper banka dhe institucione ku vendet me te mirepaguara kyce jane te kastes.

Ca mund te presesh nga nje president 71 votsh.

Pranej pra! smiley

Une vritsha menjen pse ka rene cilesia e gjykimit aq te mirenjohur dhe mbarerespektuar te Bujar Nishanit! 

Paska keshilltare taraf! smiley

Lajm futja kot, bombastik. Kto kane ndonje merite qe jane keshilltare apo e ben biografine familjare opinioni kafepires dhe shkruajne pacavure te tilla... Merr Ilda Zhulain psh, ajo rri me kembet e veta mer shkrimtar koteci, qe ndoshta i ka me te forta se Aldo pasi ka shume vite eksperience ne ministrine e jashtme, studime ne Oxford etj etj - gjera qe nuk ja dhene mbiemri apo Aldoja por i ka arrite vete.

po, edhe? ku eshte problemi ketu? smiley

E po shyqyr qe u morr edhe kjo kala se fundi nga... korrupsioni! Ishte akoma i vetmi institucion i shtetit shqiptar i pakorruptuar plotesisht! Tani bota te na kete inat, por e meritojme vendin e pare ne librin Gines, ... per korrupsion!

Bejme sikur habitemi.

Nishani pajton këshilltarë familjarët e njerëzve me influencë

Keep going 

Po me.duket sikur pd eshte akoma ne pushtet. Prokuroria heton ps-ne. Gjykata emeron demokrate. Rama del dhe lexon fjalim te parapergatitur menjehere pas deshtimit te marrveshjes me Lulin. Rrjeti shperthen kunder pd-se. Te korruptuar, hajdute, etj etj.

ai stan bagetie at bulmet prodhon , me ate lloj sitemi qe eshte ngrit qysh prej 1992 nga ta njerez qe sot po plaken ne politike, parlamet drejtesi, nuk ka shance te te ndryshoje gje per mire, sepse eshte nje sitem i kalbur ! Jane te gjithe kllufa qe mbrojne njeri tjetrin ! 

Vrisja mendjen pse sorros e co investojne aq shume duke lobuar per ps. Ps e ka te sigurte fitoren thoja. Pse duan kaq shume mandate? Ja pergjigja. Sepse jane te vobekte. As 1 milion vota nuk u mjaftojne per te udhehequr. 

Vrisja mendjen....Ja pergjigja. Sepse jane te vobekte

smiley po dhe ti, mos e zhvlereso veten kaq fare se ca gjera jane abc o edison mendjevrari.

shif sesi mburresh me dhunen dhe pasurine qe ta siguron ajo! Keshtuqe ngule ne tru, ti prandaj je i djathte.

Prandaj dhe jeni te pakte, fatmiresisht  per demokracine (e cila funksionon he per he vetem me aritmetiken e numrave). 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).