Ky është shkrimi im i parë dhe doja të tregoja historinë e një vendi nga pikëpamja femërore. Emrat e personazheve janë lojra fjalësh. Ju falenderoj nëse e lexoni deri në fund. smiley

Teksa i burri i saj po lexonte disa komente rreth pikturave të tij, Shqipja tashmë e thyer në moshë, po hidhte kafen tek filxhani i saj. Aroma e kokrrizave me origjinë anadollake e hutoi paksa atë dhe si pa kuptuar disa pika te kafesë iu derdhën në dorë. Psherëtiu fshehtazi. Ndjesia e djegies në dorë iu duk mjaft e njohur. Aq e njohur sa e shpjeu në mendime të thella mbi të kaluarën e saj. Iu kujtua se si e ëma e saj kishte një shenjë të djegure në dorë pikërisht nga kafja. Iu kujtua një histori rreth stërgjyshes së saj...
Ajo ishte njëherë një vashë që quhej Pel Azga. Ishte me shtat të lartë, sy të zinj që reflektonin mungesë drite, por në kontrast më lëkurën e saj të bardhë që ngjasonte sikur ishte burim i pashtershëm fotonesh. Ishte diku tek të njëzetat. Lajmi për mbërritjen e saj u përhap ashtu siç fiton terren një pikë boje e lëshuar pa kujdes mbi fletën e bardhë. Një ditë një burrë i pashëm, brun, i cili njihej si Ylli i Bardhë i trokiti në derë për t'i kërkuar dorën e saj. Por kur e pa e harroi fare se për çfarë ishte gjendur aty, madje doli jashtë orbite dhe mori format e një komete duke lënë pas strukturen yjore. Disa vite më vonë vajza e tyre Iliriana po gjendej përballë xhelozisë së shoqeve te saj. Kishte pasion detit, ishte një notare e lindur dhe sa herë ndihej e pakthjellët i drejtohej diellit për një përgjigje frytdhënëse. Edhe pse nuk ishte e gjatë sa Pel, trupi i saj dhe virtyte që kishte fituar u bënë shkak që ajo të binte pre e lakmisë që ziente brënda shoqes se saj, Romana. Madje dhe një kushërirë e saj, Helia ëndërronte të ishte të paktën sa 1/3 e saj. Arbëra, e rritur mes përçarjesh dhe e lënë në mëshirë të fatit, pasi e ëma Iliriana, e kishte lënë jetime në vegjëli, vendosi t'i japë fund konflikteve të brëndshme që kishte me veten. Fundja kush kontrollon veten pak a shumë mund të kontrollojë gjithshka. Jeta e ashpër e kishte forcuar në karrakter. Ish shoqja e së jëmës që e kishte patur nën kontroll, pësoi një krizë personaliteti dhe u bë bipolare. Arbëra qendroi fatmirësisht me anën pozitive të personalitetit të dyfishtë të saj. Më pas kaloi nën mbikqyrjen e plotë një zotërie anzhuin. Kto ndërhyrje jo vetëm që i dhuruan eksperiencë Arbërës por njekohësisht fitoi elementë të çmueshëm prej tyre. Nuk vonoi shumë dhe situata e nderë me Romanën, e dërgoi atë në vetëshkatrrim. Dobësia e Romanës u shfrytëzua nga një tjetër oportunist, Usmani. Usmani u nis për të vënë nën fre, Arbërën dhe shoqet e tjera që e rrethonin. Gjatë kësaj kohe u shfaq dhe pjesa më e bukur e saj. Dha më të mirën e mundshme dhe nuk u pendua. Dikur një vajzë e mbetur fillikat dhe e pashpresë, tanimë kishte bashkuar të gjitha forcat e saj shpirtërore. Një natyrë krejt e brishtë e shndërruar në nje bishë. Një bishë me dy koka, që hapi krahët për të prekur lirinë e munguar dhe me një guxim ekstrem i nguli kthetrat grabitqarit. Nuk ishte "e gjuajtura", ishte ajo që gjuante. Jo vajzë, por grua, me të gjitha kuptimet gramatikore e fizike. E ndryshoi emrin nga Arbëra në Albana për tu bërë njësh me jetën përtej kufijve. Por fati e tradhtoi, shoku i saj Veni dhe nje mik që e kish ndihmuar më parë, Naplo e lanë në baltë. Sa do fortë që përpiqej të mbijetonte, u godit aty ku nuk e priste. I ra egoja, iu rrënua shpresa. Ishte si një trup luftëtari legjendar i armatosur gjer në dhëmbë, me forcë te mbinatyrshme por i paralizuar. Shpirti i qante për të mos kapitulluar, por rrudhat në ballë formonin shkopin dhe flokët e thinjur thurrnin flamurin e bardhë. Iu nënshtrua Usmanit. E përdhunoi, fjalori i saj që tingëllonte si një korr sirenash u zëvendësua nga disa zhurma barbare. Madje gjenet që kishte trashguar me ato tiparet e pastra, flokë kafë, lëkurë e bardhë u zaptuan nga nxirrjet. Abstinenca e ngjyrave e dobësoi dhe mëndërisht. Burrnesha tashmë kishte bërë kompromis me poshtërimin. Ishte një simbiozë ku Albana jepte elementet e saj më të fortë, ndërsa përbuzja ia rikthente me harresë, neveri dhe asimilim. Por Albana nuk do e jepte veten pa një qendresë të fundit. Usmani e kishte në majë të gishtave, por ai ishte një burë, i cili s'do arrinte kurrë të bëhej burrë. I ulët dhe inferior e dinte se Albana nuk do të bëhej kurrë e tij. Kishin kaluar kohë e madhe kur Albana rrihte krahët në qiell. Teksa rrinte ulur e prangosur iu kujtua befas aventurat e saj. Iu rikthyen pjesërisht fuqitë. Bëri përpjekjet e para për të shqiptuar ato tinguj që dikur i adhuronte aq shumë. Deri sa një ditë jo vetëm fuqitë, iu rikthye edhe buzqeshja. I dha një shkelmim të fortë Usmanit dhe u fundos bashkë me të. Në grahmat e fundit, pa nga dielli dhe i dha jetë vajzës së saj, Shqipes. Aty mbylli sytë dukë lënë pas një trashgimi legjendare. E pamundura për të ishte veç një fjalë që nuk e përdori asnjëherë. U largua që ti ofronte të bijës ëndrrën e munguar. Shqipja, ashtu si Albana u rrit jetime. Rregjistrimi zyrtar iu bë një vit me vonesë. Ndryshe nga shoqet e saj ajo lindi dhe me mbrapa se to. Shtëpia e re ishte një sajesë e shëmtuar dhe e minimizuar e shtëpisë ku kishin jetuar paraardhëset e saj. U vu nën kujdestarinë e një austriaku. Vlen të përmendet përsëri se dhe nëna e saj kishte qënë në kujdestarinë e një të huaji. Duke qënë më e vogla në grup, e braktisur nga kujdestari i saj, ajo u përball me sulmet nga shoqeria e saj. Serbina e tërhiqte nga duart ndërsa Grekiola i shqyente këmbët. Pasiguritë e linin pa gjumë natën, një zë i thoshte të dorëzohej. Gjuetia po bëhej dhe brënda saj tashmë. Pel Azga nuk solli në jetë vetëm Ilirianën, por e bëri dhe me motër binjake, Dardanën. Dardana gëzonte të njëjtat privilegje si e motra. Dardana ishte më kokëfortë por që më pas u la në hije, pavarësisht se jetoi më tepër. Në një nga sulmet e Usmanit ajo humbi lidhjet me mbesën e saj, Albanën. Megjithatë ajo u mbajt mend për vlerat që i dhuroi unifikimit dhe sigurisht rreshti kurrë së shpresuari deri sa u varros bashkë me Albanën. Shqipja ndihej konfuze me zërat në kokë, herë merrte nur mbretëror e herë formatohej si republikane, pastaj i rekthehesh prap së vjetrës. Kur zërat iu arratisën nga koka, u ndje boshë. Zërat në një farë menyre e plotësonin dhe nuk e linin të vetmuar. Ikja e tyre u la vend një periudhe të egër të ndikuar nga faktorë të jashtëm. Gjepura që i afroheshin pafund nga disa palo xhaketëzinj e ca krimba me helmeta të rënda që i penetronin në sistemin imunitar. Por në skenë dolën dy çunakë, njëri i gjatë me syze të rrumbullakta e që vinte nga Elbazeni, ndërsa tjetri që vinte nga qyteti i gurtë por që njihej si bukuroshi i Korshës. Të dy e morrën me lajka, por Shqipja ia kishte vënë syrin njërit. "Sa gjyzlyke të pastruara me kujdes që ka, shpresoj të më mbajë dhe mua të pastër njësoj." thoshte me vete Shqipja, por pastaj mendonte thellë se sa e papastër që ishte thjesht duke thënë fjalën gjyzlyke në vend të syzeve. Oh sa naive që ishte! Xhelozia e të dytit e shpuri të parin nën dhe, ku dueli për tu çiftëzuar me femrën ishte tejet i nxehtë. U manipulua e shkreta Shqipe se do të bashkohej me Kosavën, e bija e Dardanes, çfarë nuk i dëgjuan veshët, se do të shpetohej nga vuajtjet që kishte kaluar familja dhe vet ajo. Por fakti mbetet i pashmangshëm, historia përsërit veten. U detyrua të pranonte padronin e ri. U krijua nga e para Shqipja dhe më pas u shkatërrua për shkaqe ende të paqarta. E çonte në kinema por e godiste pa mëshirë nëse bënte pyetje, e çonte në koncerte por i mbyllte veshët, e çonte në plazh por rërën ia bënte beton. Nuk kishte nga t'ia mbante. E nëse ajo nuk i sillej mirë bukuroshit, ai e detyronte të lante shtëpinë me forcë, kasollen më saktë se shtëpi ishte kush ishte. Për fatin e saj të mirë e zuri haku bukuroshin, i doli sheqeri për hundësh. Bashkë me sheqerin i rrëshkiti dhe zotërimi i Shqipes. Për herë të parë ajo mbushi mushkritë me oksigjen të pastër. Ndërkohë, pikëpyetjet nuk kishin të sosur. Me cfarë do të jetonte ajo tani? Luftërat kishin mbaruar me kohë, zërat i qenĕ zhdukur megjithatë një zë i lehtë e tronditi një ditë. Iu fut prostitucionit me kokë, endej sallave sa tek njëri sa tek tjetri. Një herë përfundoi pa para dhe nuk kishte kush ta merrte përsipër. Ndofta ishte në gjakun e saj që të vuante pafund. Një mëngjes nga ora 6, kur po pinte kafenë si zakonisht, ra një zile telefoni. Nga ana tjetër e kordonit ishte kushërira e saj, Kosava. Po përjetonte një makth pa shpëtim nga ku po shuhej në çdo sekond. Me ndihmën e Shqipes dhe një mikut të tyre, Kasova u zgjua nga ky makth i llahtarshëm dhe e hodhi pas krahve si një ëndërr të keqe, por që gjatë natës kishte marrë plagë të rënda në memorje. Nuk kapërdiheshin lehtë këto. Por fatkeqsisht Kasova gjeti njeriun e gabur për ta zgjuar nga makthi plotësisht, të cilës iu desh të kalonte disa odise që të ndërtonte nje shtëpi të re ku nuk do të shikonte më makthe të tilla. Sa për Shqipen ajo iu rikthye dashnorit të saj të vjetër. Duheshin. Por dashuria nuk mjaftonte. Zemrën ia rrëmbeu një artist, njeri me botë dhe i gojës. Çdo natë shkëmbenin ide dhe planifikonin të bënin një femijë të cilin do ta rrisnin jashtë, në Europë. Ndofta kafeja nuk ishte dhe aq e keqe.

11 Komente

U bere me ne fund anetar bale? Bravo!smiley

Pavarsisht se e thu me cinizem, pa dashje ke thene parimin ose kushtin kryesor per te qene antar. Nuk mund te jesh antar i nje komuniteti ose bashkesie vetem duke marre, duhet edhe te japesh. Ndryshe ke probleme me ndergjegjen, me kalimin e kohes perfundon ne nje krimb qe zvarritet e qe kujton se ndriçon boten me diturine dhe kritiken e tij rreshqanore tu bo i dor muhabet.

 

Kritika duhet të jetë tek kushtet kryesore, qoftë nëse bëhet nga ndonjë krimb e qoftë nga ndonjë specie tjetët

Nuk ishte cinizem. Ishte koment i sinqert.

Duhen gjyslykë + 4 të lexosh ato që keni hedhur në 'letër', s'kam nerva ta lexoj tashti aq më tepër që krahasimi  ''e kokrrizave me origjinë anadollake'' nuk rri fort mirë që në fillim fare

Suksese pavarësisht gjinisë!

Bukur! Me sens! Ca gjera kalojne paksa turbullt, por kjo nuk e prish strukturen ne pergjithsi. Nga shkrimi m'u kujtua nje vjershe e hershme e dikujt per Nanen Shqiperi, gjithashtu mu kujtua nje tragjedi-komedi e imja e lene pergjysem, ku -vetvetiu- dy emra jane te ngjashem me te tregimit te ketushem.

Moj po fatin e ketyre "fembrave" e dime ne, po ama kush u ngaterrua me to, Romane, Usman, e me the a te thash ne te s'emes shkuan. Bile dhe BE-ja asaj rruge i osht nis. Thuaj njehere te bej analizat ...

E përdhunoi, fjalori i saj që tingëllonte si një korr sirenash u zëvendësua nga disa zhurma barbare.

smiley  Shume e spikatur kjo fraze. Fatkeqesisht zhurmat barbare nuk po i largojme dot as sot.

Sa për Shqipen ajo iu rikthye dashnorit të saj të vjetër. Duheshin.

smiley dashnori i vjeter nuk heq dore -- i yti gjer ne vdekje.

 

Shume i kendshem tregimi. smiley

 

 

 

 

Ka hequr dorë me kohë, ndryshe nuk do merrej me postime në facebook.

Jo keq si fillim, per nje qe sapo ka filluar te shkruaj.

Për këtu është hera e parë, jashtë bllogut e kam filluar me kohë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).