Mbrëmë në emisionin “Opinion”, analisti Artur Zheji, si të ishte në gjendje të dehur, ndërsa fliste për thashethemnajën e ditëve të fundit mbi ekzistencën e ca videove seksuale me ministra e kryetarë bashkie, deklaroi, pa u menduar gjatë, se ka parë disa frame(sekuenca) dhe disa foto të shkëputura nga një video seksuale që ia kisha dërguar unë, pra Mentor Kikia i Top Channel, siç ai u kujdes ta saktësonte “mbiemrin” tim profesional. Ai foli edhe për pozicionin e atyre që bënin seks madje, qe i kishte pare ne video. Pastaj Zheji foli për një ankand që qenka hapur nga ai që ka videon(që i bie të jem unë në këtë rast) dhe se pazari fillestar qenka 2 milion Euro. Të, cilat sipas tij, një ministër që fiton 5 milion Euro gjatë një mandati, nuk i ka gjë. Nejse, këto kalkulime janë të tijat dhe i di ai, por unë dua të saktësoj publikisht, se deklarata e tij lidhur me foto dhe frame-t e videos që i kam dërguar unë, është një shpifje e ndyrë, pa asnjë bazë dhe tërësisht haluçionante. Unë nuk kam parë e nuk kam patur asnjë fotografi, asnjë fram-e videoje e asnjë vidoe me të tillë përmbajtje. Dhe, nëse do ta kisha, dhe do të mendoja se përbën lajm, nuk do t’ia jepja Zhejit, për ta hedhur në një blog që ai paska hapur për të bërë gazetari tani në pleqëri, por do ta përdorja vetë si gazetar. E theksoj, si gazetar dhe jo si gjobaxhi blogjesh. Unë nuk kam kontaktuar asnjëherë me Zhejin, që prej 16 vjetësh kur ai ishte drejtor në TVA dhe unë redaktor, dhe kërkonte t’ia dërgonin gazetarët tekstet e lajmeve në restorant për ti parë. Unë nuk kam kontaktuar asnjë prej atyre që ai paska punësuar në blogun e tij dhe as e kam hapur ndonjëherë blogun e tij, dhe deklaratën e tij nuk e cilësoj aspak papërgjegjshmëri, as lajthitje dhe pasojë e dehjes, gjendje në të cilën Zheji mendoj se flet shpesh. Por e konsideroj një intrigë të ndyrë, pjesë e centrifugës së llumit që ka përfshirë politikën dhe median online këto kohë, që bën presion mbi individë dhe grupime politike me video, apo alarme për video.
Por unë s’jam një nga “ju” Zheji, të siguroj që nuk i përkas atij komuniteti gazetarësh që me artikuj me porosi, me mendime me porosi, apo me sajime e presione edhe video-skandalesh, krijoj salltanete ekonomike. Jetoj minimalisht dhe mjaftueshëm për mua, me çfarë më kanë paguar e më paguajnë punëdhënsit e mi që prej 25 vjetësh në këtë profesion.  
Unë jam i vetmi gazetar që kam mbajtur qëndrim kundër këtij llumi, kundër paralajmërimeve të përditshme të mediave e blogjeve online, për publikime videosh me sekretare e dashnore, me homo e heteroseksualë. Kam dënuar dhe ironizuar perversitetin shoqëror, politik, publik e mediatik të vdeo-manisë, dhe video-politikën si formën më të degjeneruar të të bërit politikë. Kam ironizuar popullin që nuk pyet se cfarë i bëjnë ministrat duke i zhvatur, por vrapojnë të bëjnë gallatë me video seksi. Dy javë më parë dhe pikërisht dje, ditën që Zheji bëri deklaratën, unë kam postuar në faqen time në facebook(saktësoj nuk drejtoj e disponoj asnjë blog informativ), dy statuse ku ironizoj, dënoj dhe denoncoj pikërisht këtë fenomen të ndyrë e të pështirë, duke theksuar se unë një ministër dua ta denoncoj më parë nëse ka vjedhur apo zhvatur paratë e fondeve publike, dhe jo nëse ai qenka homoseksual apo paska dashnore. Pikërisht në këtë ditë, kur unë shkruaj kundër këtij fenomeni, Zheji zbulon se unë i paskam dwrguar videon e seksit të një ministri.
Ky sqarim ishte një për opinion publik, për ata që kanë dëgjuar live në Opinion e ata që kanë lexuar të riprodhuar me pas online dhe për ata që më njohin e vlerësojnë profesionalisht.
Ndërsa me Zhejin do të përballem në gjyq, ku ai duhet të tregojë fotot dhe fram-et e videos që unë i kam dërguar. Nëse ai nuk i tregon ato dhe ku e si ia kam dërguar unë, do ti kërkoj të më dëmshpërblejë me vlerën fillestare të ankandit që, sipas tij, qenka hapur për videon e plotë të skandalit seksuel.
Besoj se nuk e shpëton dot Zhejin as fakti që në versionin online të Opinion, është këputur pjesa(frame-i) ku Zheji shpif ndaj meje.

44 Komente

turp

Ca beni mor legena se lat nam!

weeeeee ballcekan na dhjen planin... smiley

Ca plani Liqe...keta jane te gjithe travestite, majtas e djathtas, pA dallim!

ishim mprehur per nje cik sher gay..

Ej, o Liqe ..., Po ti je gje grup me shkabemiushin? Se kete flamurin anglez, kot per pordhe, apo jo?

E harruat intervisten e Zhejit qe kerkonte te sillte Nanon ne qender te vemendjes......

Kjo eshte nje loje e fellique Nano-Berisha-Zheji dhe kompani......

Rama eshte i vetem kunder te gjitheve...... me vjen keq se i ka te gjithe kunder dhe spo ben dot asnje gje..... Jo se eshte i kulluar se edhe ky ka kusuret e veta POR, kurre si kusuret e Saliut, Nanos apo Lulkes......

Batalioni i plehrave eshte mobilizuar per te 10@re edhe nje here vendin....... Te shohim kush do fitoje..... smiley

Rama i vetem kunder te gjitheve?! Rama ka me vete te drejten, pastertine, luften ndaj korrupsionit. Eshte dhe vizionar si pak kush. Shto dhe Taulant Ballen. 

Te flasesh per pasterti ne politike eshte te tallesh b@then medemek se asnjeri nuk eshte i lare POR, ka nje dallim te madh kur thua i paster.

Te jesh i paster ne nje ambjent te felliqur apo te jesh i felliqur ne nje ambient te paster........

Sa per Taulantin s'kam c'them se eshte "vizionar" i komanduar...... lehes i zhdervjellet d.m.th.....

smiley

Rama ka me vete dhe Zotin. Ose me mire, Zoti ka me vete Ramen!

"Sotiiiiiir"

H@lja si gjithmone h@le ngelet the quhet, ndryshimi eshte se ne cfare h@le ndothesh ne ate Shqiptare apo ne nje vend me h@le allafrenga..... H@lja politike Shqiptare eshte jo vetem allaturka por edhe pa llagem...... imagjino ku shkojne mbetjet..... smiley

Kot per kuriozitet :ka mbetur ndonje qe thote te verteten ne shqiperi?

poooooooooo. memecet 

E kam ndjekur Zhejin në Opinin, lexova më lart edhe Kikian, të them të drejtën asgjë s'mora vesh. As që ma ndjen për Zhejin por nuk mund të mos mendoj se Kikia për motive që Zoti e di përse, nuk gënjen për ç'ka shprehet..

Unë jam i vetmi gazetar që kam mbajtur qëndrim kundër këtij llumi, kundër paralajmërimeve të përditshme të mediave e blogjeve online, për publikime videosh me sekretare e dashnore, me homo e heteroseksualë

Vari hejbet, i paskësh rënë bretku për liri e dhimokraci, duket dhe nga kanali që punon, proqeveritari Top i 10-rë!

Mentori, mesa kam ven re, eshte gazetar me integritet dhe shkruan bukur, vec nje gje nuk kuptoj une, si ka mundesi qe keta gazetare qe na duken te mire te pakten, nuk i hapin rruge opinionit te njerzeve, perkundrazi e bllokojne opinionin e njerzeve, nuk i afrojne, nuk i intervistojne, ne tv e shtypin e tyre sheh vetem nje grup te vogel opinionistesh qe i jane neveritur popullit. 

Pjero rri mos e kruj, se osht bo me zarar puna. Thuhet se te kon dhe ca video ty, kamarjerja n'Elbason, shtsja m'Kavaje, i dore bioblotekaresh ... te gjithe me cimka paskan qene. Dhe thone qe per videot e tuja fillimi i pazarit osht 4 e ciper. Goxha bos thone, mik me pezogroso, kontrollo gjysmen e dynjose. Me thon te drejten vete i ke thone kto. 

Tironco, po pse kaq poshte ma ule pazarin mu ti, 4 milion euro. 400 milion euro mblidhen direkt, po te ndigjojne noi vidio per mu, jo per gjo, por e dine qe une nuk para leviz bishtin si keta te Rivdekjes, m,fal Rilindjes, kur nuk pata shanc ne te ri qe ai miku rrinte me koken lart nat dit, tani qe fle gjume dhe mezi ngrihet nga gjumi, a ha, s,kan gjo ne vije ata qe pregatisin vidiot smiley  

Ca faji ka miku, me te njejten tagji e ke lon, qiti icik jeshilllik. E pe Shukriut ia kishte gris breket ...smiley Une e thash kot shifren, Zheji i maka bastet si dikur ke derri.

pse ke derri u vejshin bastet smiley se aty coku pinim noi got birre smiley

Pjero, une pashe qe Tirona shkruajti vetem 4. Nuk tha se cfare jane ato 4, miljona euro, leke, apo qofte.

Bukur. Zhe bastardi ke emisioni i Uturakut dukej qartesisht qe ish pjese skenografie. 2 melon euro dashkan.

dmth dmth dmth, Lsi dhe Ps tregun nji pjese te arsenalit dhe e gjykun qi nji lufte nukleare i zhduk te dyja megjith popuj smiley

 

Tallava.

Se mos na del si avioni i mushkonjave dhe ky rast.

Sa dobet qe shkruan.

E ka nai hile ky muhabet, se ene Zheji nuk eshte aq loqe sa ta permeni ket gazetarin e modh ashu kot...

Zheji eshte njeri i Metes  dhe  del per llogari te Metes, kushedi ke shantazhojne.. po meqe specialisti i ketyre puneve Tak xha Braho eshte i semure,  e ka marre persiper Zheji kete detyre, vetem se nuk ka cante te zeze por video, thote..

tashi, ndonje materjal te vogel duhet ta kene keta, (sic i nxorren nje video te shkurter seksi Dritan Prifit kur u be me Doshin kunder Metes) , se ska mundesi te dalin kshu fare si debila..

Zheji s'tha do shfaqet. Po behet pazari tha. Edhe po u shfaq do ta kqyrin si fillim anetaret e pleniumit, te Partise e keshtu me radhe, pastaj duhet dhe ndonje regjizor modern t'i japi doren e fundit. smiley

Qe thua ti T4E, para nja dy vitesh  ca segmente te shtetit pergjuan nje "peshk" , kishin ca dyshime se mos komplotonte apo perdorej nga kundershtaret. I ngjiten nje si tip transparent tape  ne faqet e brendshme te pasaportes kur  e dorezoi te dogana ne hyrje ne aeroport dhe ia hoqen po prap te dogana kur po dilte. Tani do me pyesesh ti po çfare zbuluan ata? Po le te themi qe u lehtesuan shume kur mesuan qe "peshku" yne ishte i parrezikshem!

Kshu ishte. Une, jo zyrtarisht, them se eshte e vertete. 

se ska mundesi te dalin kshu fare si debila

Mirepo, debilet jane inteligjentet e rinj.

E besoj qw zheji eshte hiene intrigante.

Jane bo si plaka te liga, gjuajne sensacionin, ushqehen me te pegerat e tyre, ka ra niveli pertoke i gjithe anal-istave cerra.

Tani, a nuk na e sqaron pak Zheji: me tvsh eshte llogarit ky cmimi 5 milion, apo pa tvsh?

Po kuponi tatimor?

 

E bukra e "vidjos" eshte qe bohet mo e rrezikshme sikur te mos ekzistoje fare. Se te gjithve i djeg miza e vet. Po doli e ha vec gjynofqari perkates. 

Historirat roze, si edhe tallavaja politike, i bejne problemet e verteta te duken jashtetokesore.

Ja pra, u mor vesh se Kikia qenka trembur. Ka të drejtë të trembet, se janë këta kriminelët e rinj, të etur për ndonjë dorë lekë po pa shumë haber nga dynjaja e madhe, që mund ta marrin llokum këtë përrallë e ta marrin peng me gjithë shtëpi kur mendojnë se zotëron një objekt me vlerë ca miliona eurosh. Të shohim si do vejë puna e gjyqit me Zhejin, se e meriton. Vetë Zheji i tregoi botës se, haptazi, i pëlqen fort paraja dhe, fshehtazi, ushqen në ndonjë qoshe të trurit edhe ndonjë fantazi me pullë ylberi. Ajo që s'u mor vesh në tërë këtë histori pa video është kush janë kampionët në radhët e qeverisë në sport.

Zhejin e mori ne qafe alkooli, ka kohe qe ka ik per lesh. ishalla ia sjell gjyqi mendte ne vend.

Kikia shkruan me inferioritetin tipik te gazetareve qe ekzagjerojne te keqijat e shqiperise, ama mbetet i vetmi qe shkruan kunder cdo qeverie, si te sales, si te rames. Prape ngelet inferior qe ekzagjeron te zezat ne menyre trapcarese.

Mentor, ja keshtu edhe padashjen tone te gjithe behemi pjese e lojes. Nje thashethem, teknike e njohur e KGB-se e kohes se Berias, mileti merret me te dhe harrohen problemet e verteta nderkohe qe palet behen gati per pazar.

Nje zot e di perse qelluam kaq popull idiot ne !

E kam fjalen qe te Hene, me 6 te Qershorit, ne sheshin Skenderbej ,do behet takimi Rama-Basha. Ne me syte e veshet atje. Iliri ka shku serish ne SHBA per t'u anku qe po anashkalohet ne kete proces. Palet do bien dakort e meqe ka serish thashetheme se eshte rrit presioni nga amerikanet per kete pune, duhet ta shofim si zhvillim pozitiv sepse çdo gje shkon ne kahjen e duhur.

He se mos harroj : Fullani do marre si demshperblim 12 rroga mujore per largim te padrejte nga puna, te them afro 50 mije euro.

He se mos harroj : Fullani do marre si demshperblim 12 rroga mujore per largim te padrejte nga puna, te them afro 50 mije euro.

12 paga mujore jane afro 100 mije euro .kaq ishte paga e tij vjetore si kurvenator.edhe kaq pak jane se humbja e midese dhe e gjumit te nje thesari kombetar si fullani jane fatkeqesi e madhe per kombin.nese ajo qe ndodh ne shqiperi nuk eshte nje ftofje mbare kombetare ne tajare nuk e di se cfare tjter eshte.

Vete problemi i ketyre lloj vidiosh, me kurva dhe prostituta, te ben ti kalosh ato artikuj shpejt e pa u ndalur. Qe Arturoja ka nje satisfaksion dhe mani te fshehur ne vetvete tek keto lloj "temash", e me perkujdesje sqaron te rene e radhes, kjo e shumta terheq nja 10% te popullsise mashkullore dhe perverse, thjesht per t' ia ndezuar Arturos fitilat manjiako-perverse sado-mazoiste. 

Edhe ne shkrimin parakalues, ku i beri qejfin Edi Rames per ngritjen e nje baze te NATO-s ne Shqiperi, kete e beri thjesht se donte te ferkohej mes politikanve, sic ben gjithmone ne shkrimet e tij, (cudi, se babain nuk e ka patur te tille!), por jo se i rrifte tek problemet gjeo-politike te zones ballkanike. Qe Shqiperia eshte ne NATO dhe problemi i bazave eshte i parashikuar ne kontraten e kesaj marrveshje, (biles nje te tille ka ne Durres), kete Arturoja ben sikur nuk e di, dhe vetem perpiqet si e si te ferkohet nder politikane te ndryshem! E c'te bej i shkreti! Duket se aty prapa qendron edhe interesi i parase, qe merr MAPO nga burime shteterore, apo dhe vete favore te tjera qe Arturoja ka perfituar sa here ne keto 25 vjet! E me cfare?! Me brockulla!

Noi update? E hodhi Kikia kelliren ne gjyq? Jom i sigurte se shorti i gjykates do te jete i rregullt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).