https://www.youtube.com/watch?v=aKOzSZ1Adxc

O valle enderrimtare! O ritem aspirant, o hej!
Pergezime France, urime Shqiperi e te gjithe ju tjeret pa perjashtim!
Popujt dihatin diku thelle ne zemren e tyre bashkimin dhe vellazerine, te qenurit nje. Dhe kete e shprehin ne menyra te ndryshme. Shpesh kengetare e poete behen zedhenesit e shpirtit njerezor. Imagine all the people living life in peace...I hope someday you'll join us and the world will be as one.
Ne e dime se me nje valle nuk vjen pranvera. Nje valle, gjtihashtu, nuk eshte perhera. Nje valle eshte vec nje valle. Mbaron. Vjen dicka tjeter pas. Tjeter loder. Jeta nuk eshte vec nje valle, ose eshte valle ndryshe.
Jam i bindur, popujt do ta donin disi paqen dhe harene mes tyre, t'i gjenden njeri-tjetrit nder gezime e nder derte.
Mirepo i njejti, po njeriu eshte ai i gjemave te medha, i tmerrit dhe i mizorise!
Edhe keta festues, pas kesaj valleje franko-shqiptare dore per dore, me t'u kthyer ne jeten e zakonshme do te bien, do te leshojne, do te korruptohen e do te korruptojne, do te urrejne e do te urrehen, vese e nentedhjete e nente te zeza. Nuk do te jene ata te valles. Ose do ta hedhin vallen ndryshe.
Njeriu edhe do, edhe s'mundet; kur ndonjehere mundet, s'do. E di te miren, por s'i permbahet. Fuqia e mekatit ne te ia saboton nijetin me te mire.Vendimet e tij me te mira nuk rezultojne ne veprime sojnike. Dicka gabim, mos/keqfunksionale brenda tij ia del prore te triumfoje.
Eshte i cuditshem dhe i veshtire njeriu, kujt i ka rene per hise te kete te beje me te apo te jete vete! Lekura i hollohet tmerresisht per nje cast. Ekuilibrat i kercejne per kurrgjesend me krisma qe universi nuk i ka degjuar ndonjehere.
Por sporti eshte nje rast per te festuar, per te kaluar pertej. Antagonizem sportiv: fitues, barazues e humbes, por respekt sa mundemi. Fjala sportivitet kalon jo rastesisht pertej arenave sportive per te na peshperitur korrektese, bese e ndershmeri ne perditshmerine tone konkurruese.
Moment i mrekullueshem kjo valle franko-shqiptare 2016! Mrekulli pushimi i luftes per nje nate Krishtlindjet mes gjermaneve dhe francezeve 1914 me te brishten Stille Nacht. Gezohemi per kaq, por prape eshte pak!
Sepse njeriu valle eshte po ai mendjehavale. Vetem nje Zot mund t'ia centroje ate te pasherueshme zemershkrete, Ai qe e njeh shume mire, por qe nuk e pushton pa iu dorezuar ajo vete.

2 Komente

Shqipot e ngrate .imagjino mburrjet e tyre sikur psh te kishin shkuar te paret ne hene...

Po sporti eshte nje rast per te festuar! Por ishin po keta shqiptare qe me raste sportive shane Francen mbare e prape para disa muajsh, sa e bene gati armiken nr. 1 te Shqiperise! E biles do te vazhdonin ta shanin, nese ekipi i tyre kombetar nuk do te kish marre pjese ne KE.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).