Tiranë, fëmija 3 vjeç dhunohet barbarisht nga pronarja e kopshtit privat
https://www.youtube.com/watch?v=H-Fm2yXyC0

Pamjet shokuese janë transmetuar mbrëmë në emisionin ‘Stop’, në TV Klan. Një fëmijë vetëm 3 vjeç është rrahur barbarisht nga administratorja (pronare) e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani që ndodhet në Sauk.

Pak kohë më parë, babai i fëmijës së dhunuar, kishte nuhatur se me fëmijën e tij të vogël diçka nuk po shkonte ashtu siç duhet në kopshtin privat ku e kishte çuar.

Ai kishte vënë re shenja vështirësie në të folur tek fëmija si dhe maviosje në trupin e tij, që nga hamendësimet e para, të menjëhershme, të lënë të kuptosh se aty ka diçka që flet qartë për dhunë tek ai.

Siç tregon edhe i ati i fëmijës, ne ishim të bindur pothuajse plotësisht, por për të qenë më të sigurtë për atë se çfarë po ndodhte aty, menduam të thërrasim në ndihmë gazetarët e emisionit investigativ Stop në TV Klan.

Ja rrëfimi i plotë për gazetaren e emisionit “Stop” në TV Klan

Duke marrë parasysh shumë raste dhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh me fëmijët, dhunën që po ndodh çdo ditë me fëmijët e mitur të cilët janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj, duke pasur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë.

Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë dhe jemi të bindur që aty ka dhunë, prandaj dhe kërkojmë edhe ndihmën tuaj. Djali është tek kopshti “Diren” me administratore ose drejtoreshë Anjeza Shabani. Fëmija është i moshësh tre vjeçare, por në çastin kur ai vjen në shtëpi gjendja e tij është shumë e rëndë, ai nuk flet, ka shumë vështirësi në të folur, por me anë të shpjegimeve verbale dhe jo verbale kemi arritur të kuptojmë se aty po ndodh diçka. Ne jemi të bindur se aty ka dhunë. Unë dyshoj, por më tepër jam i bindur se djali im aty dhunohet, prandaj jam drejtuar këtu tek ju me besimin për ta faktuar këtë gjë
 

 

84 Komente

Ku ka me te mira se grate dhe femrat shqiptare...degjoj cdo dite kete refren ne kete blog.

Ska mundesi do te jete montazh,per te ulur figuren e femres se urte dhe aspak metarialiste shqiptare.

po ca thu me, ti je nga ata qe jeton ne internet me plako. a ke njohur femra shqiptare? dhe sa eshte raporti i goreve me tamamet?

Me keq se i te huajave eshte raporti.

Kjo sepse shqiptaret nuk e dine se ku e kane kufirin,si puna e atyre katundareve qe vinin ne qytet dhe hapeshin si vaji ne lakra.

O i madh...kedo ndodhin kudo o burr. Pak raste ka kur, dadot dhunojne femijet?! 

Perhere ka pas dhe per te pas rob qe dhunohen te vegjel dhe perpiqen ta reflektojne dhunen tek femijet e tyre...etj...Nuk eshte nevoja me e pergjithesu ceshtjen ne kete forme! 

AMOSTK? Sado e rende qe ishte kjo qe beri kjo shushka, as krahasohet me rastet e te huajave. 

Parents charged for 'gifting' daughter to sex offender who had 11 other girls in his house

Nanny Caught On Camera Beating Baby

Nanny caught abusing baby.

Nanny from hell beats baby and throws him around apartment

Nanny caught on camera hitting 11-month-old baby, throwing him and dangling him upside-down on hidden camera installed by father after child suffered damaged vertebrae

NANNY CAM CHILD ABUSE ABUSING 1 YEAR OLD EXCLUSIVE CAUGHT VIDEO FONTANA CALIFORNIA HD 10 /13/2014

Dava inferiori. Edhe ndaj femrave ndihesh inferior. Dmth deshtak si person qe shan vendin qe te ndihet se fajin per deshtimin e ka vendi, jo ti si person;  deshtak dhe si mashkull qe ia ve fajin femrave per deshtimet e tua. Pse meshkujt e tjere nuk deshtojne kaq shume nga keto "femrat e keqija"? E ke pyetur veten se pse te tjeret ia dalin e ti je i vetmi qurravites qe ben viktimen?

Vetem ti mund te shohesh a lexosh per nje video ku nje edukatore rreh femijen dhe te pergjithesosh per te gjitha femrat shqiptare.

Perse nuk pergjithesohen meshkujt shqiptare ne kete blog,vetem nga nje video?

Une s'kam lexuar dicka te tille qe vetem nga nje video te jene pergjithesuar te gjithe meshkujt shqiptare.

Gjembi, vetem ti me ate trurin tend te vogel pergjithesues nuk duhet te flasesh per pergjithesim.

shiko se njefare te drejte acdc'ja e ka ne kete rast - ne pergjithesi shoqeria shqiptare e ka me kollaj te mbledhe gjithe meshkujt ne nje these si harbute, te paedukate qe s'dine te trajtojne femrat sidomos keto te emigracionit qe vdesin pak per dik te huaj se demek ata i ka derguar perendia ... po si gjithmone keto konstatime jane naive. Nje shoqeri e dhunshme e shfaq vetveten si te meshkujt dhe femrat. 

Cfare paska te beje materializmi? 

Eshte e sigurte qe eshte femer shqiptare?

nga pamja mua me duket si kamboxhiane ose nga Ulan Batori.

kjo andej ishte. sadiku ska mundesi asnjehere te jete nga falluxha se vrapoi fort para dhe pas golit.

smiley

edhe njehere acdc1 te rekomandoj qe situatat/njerezit te perpiqesh ti njohesh vete dhe ne habitate sa me natyrore smiley. me aq mundesi sa ke, dhe jo ti biesh gjithmone shkurt dhe te lexosh komente ne internet. gjithsesi sa per temen ligji ne raste te tilla parashikonte max 2 vjet burg. hiqi 1/3 meqe e ka pranuar kjo max do beje 1 vit e 4 muaj burg. po dhe gjykata do tregohet babaxhane se tha qe pasi e rrahu e puthi dhe e ledhatoi, pra kemi rrezik qe ta kemi mes nesh qe per 28-29 nentor. 

Ketu ne kete blog gjithnje pergjithesohen meshkujt shqiptare,nga ndonje video  qe del...drejtoju gjithe komunitetit te ketij blogu jo vetem mua.

Po vidio ku eshte? Pastaj ky kopesht me kete emer; Diren = Kafshet smiley ne shqip, sikur me ngjan me kopshtin zoologjik smiley

E kam postuar dhe linkun e videos por siç duket admini nuk e ka vëne re atë..Gjithsesi linkun e keni më poshtë, atë që ka hedhur në koment Ilir-Jani!

E pashe peshkuikuq e pashe me kohe, po nga ilir-jani. 

Kliko mbi foton lart se te hapet video.

Pjer, nuk e kane nxjerre kete lajm dhe mediat atje?

Jo Gjembo, nuk eshte lajm nacional apo internacional, eshte lajm lokal. 

Kjo eshte  e tmerrshme. C'njerezore

Na vjen mire apo jo , kjo dhune eshte pjelle e servirur nga nje komunitet ( perfshire edhe meshkujt ,meqe ACDC ka qef te mendoje shkurt ndonjeher) i cili fatkeqsisht dhunen nuk e ka pas quajtur  ASNJEHERE - krim, por norme.  

Ky zakon, zakon i ndyre i rrahjes c'njerezore , perdorur  nga burra e gra, eshte percjell nga shume qytetare dhe fshatare  te femijet e tyre.

dhe sot keto jane pasojat.

Nje njeri i rritur normal nuk do ta bente kurre kete ( une falenderoj Zotin qe nuk e pashe vidion).

Por nje njeri i rritur me probleme dhune te cfaredo lloj norme, ose nje psikopate jo e shtruar ne psiqiatri ose psikopat , do ta bente sic edhe e ka bere.

Te denohet e ndyra ne maksimum. pa meshire 

Kjo "edukatore" private, duhet te shkoje ne burg me cdo kusht, ne menyre qe te parandaloj rastet e mundshme, Ja ky eshte faji i qeverise, qe kopshte te tilla te palincensuar, jane jshte kontrollit, jashte sitemit parashkollor. Kur qeveria lejon ose nuk eshte ne gjendje te kontrolloje qendra edukimi parashkollor, si kjo e Saukut, skandalet e tilla do te jene te shumta !

Ajo "edukatorja"duhet te denohet, duhet te shkoj para ligjit, pa asnji tolerance !

https://www.youtube.com/watch?v=P-N3puhOm9g

o ilirjan - eshte e veshtire per nje vend cop cop si Shqiperia - Imagjino edhe ketu ne usa ke me mijra vende te palicencuara POR shteti mbeshtetet edhe tek individet qe raportojne keshtu lloj kopshtesh. 

smiley

Tani sapo pashe videon e pasojave qe kishte vuajtur femija po ate nate. E kishte transmetuar sot emisioni Stop. Me vjen shume keq per femijen dhe prindrit e tij. Shpresoj qe ai femije ta marri veten sa me shpejt.

Sa per ate pronaren edukatore ti jepet denimin maksimal. Mbas gjithe ketyre rasteve te dhunes qe po shohim gati perdite ndaj femijeve neper institucionet shkollore mendoj qe ka ardhur kohe te rritet masa e denimit per keto vepra penale. Se jam e sigurte qe shume shpejt do dali nga burgu sa te shuhet jehona e lajmit.

Edukatoret duhen te jene jo mosha te reja. Eshte merzitur me te dashurin ca dreqi ka ajo dhe qellon femijen. Kucke. smiley

Shtet plere qe nuk le jevgjit te mbledhin kanoce ne kosha dhe le kopshte pa leje ne mes te Tiranes. Ajo ministria e Arsmit te jap doreheqjen me ate pergjigje idiote qe dha sot. Po dihet qe kur ka faj askush se mer persiper, ndersa per merita te gjithe dalim te paret. 

Dhe prinderit qe i cojne ne kopshte te palicensuara kane jo me pak faj.I thone femije babam,drita e syve  .licensim presupozon se pronari ka kaluar kontrollin e  background criminal e shendetesor , eshte i trajnuar .eshte i siguruar.kopeshti i ploteson kushtet higjeno sanitare , kushtet e sigurise si psh nese bie zjarr te kene dyer te pershtatshme qe te lejojne evakuimin e menjehershem etj.prindi duhet ti kontrolloje te gjitha keto perpara se te besoje dike me femijen e vet.

Po lejini licensat se ato ne Shqiperi nuk eshte se kane ndonje vlere. Se ti me nje bakshish te majme merr te gjitha licensat e mundshme. Po ajo qe me habiti ishte edukatorja qe rrinte pasive fare e vazhdonte punen sikur s'kishte ndodhur asgje.

licensim presupozon se pronari ka kaluar kontrollin e  background criminal e shendetesor

Cdo vend ka ligjet dhe rregullat e veta. Ti mendon qe atje ka te njejtat kerkesa si ne Amerike?

me keto gjera duhet te merret qeveriu , jo te thurri tantella per kombetaren smiley

per nje shpulle qe i dha nje femije, doni me i heq lirite nje populli te tere ?

Nuk jam aspak kundra qe duhet te merret, por realiteti eshte ndryshe. Ti po flet sikur ne fakt keto rregulla ekzistojne ne Shqiperi. Pse jane ne Amerike nuk jane universale. Nuk mund ta krahasojme gjithcka me Ameriken. E kuptoj qe jemi mesuar ne me keto rregulla qe kane ketu por sic thote fjala e urte "sipas vendit dhe kuvendi".

Se mos keqkuptohemi: sjellja dhe abuzimi i "edukatores" eshte shume i turpshem dhe i denueshem. Qeveria duhet te ushtroje kontroll. Por duke patur parasysh si behen gjerat atje, sic thane dhe te tjeret me pare, shpresa venitet me keq se shpresa qe Kombetarja e futbollit te dale nga grupi.

ti je tu fol me nje amerikano-shqiptare plako - kjo eshte e bije e Ollges i ka kerkesat e larta 

Dorheqjen duhet ta japi PD ja qe kishte ne dore 8 vjet ,  te reformonte sitemin e arsimit dhe edukimit, perfshi edhe ate parashkollore, dorheqje duhet te japin te gjithe parlamentaret e sotem qe skane reformuar akoma sitemin e edukimit privat dhe publik,. duhet te japin te gjithe politikanet, se kane marre persiper te qeverisin vendin me rregulla dhe ligje !

Ky nuk eshte rasti i vetem,

por ky duhet te jete rasti i vetem dhe shembull qe politikanet te bardhe e te zinje duhet te reflektojne me refomat permisimin e ligjeve per te rregulluar me ligj cdo fenomen negativ te ketij lloji !

cdo rast ose fenomen i shemtuar i urryer si ky , aq me teper me femijet  parashkollor ,  duhet te behet shembull model  per te mos u perseritur kurre !Por sic shikojme raste te tilla ne Shqiperi jane te zakonshme gje qe flet se asnje reforme nuk eshte kryer si duhet, per te ngrit larte nivelin e atrye qe administrojne institucione te ndryshme sherbimi publik ose privat !

Ajo femra "edukatore" duhet te pergjigjegjet pervec te tjerave,edhe per dhumin te femijes i cili mund te kete pasoja mendore ne te ardhmen. 3 vjec eshte nje moshe delikate, kur truri i njeriut eshte shume delikat !

Po ku ta di prindri shkret qe kopeshti nuk eshte i licensuar. Ai e merr per te mireqene, se ai eshte goxha godine ne mes te vendin. 

bizneset duhet te kene licensat te varura me kornize ne mur.keshtu i kane ketej ,certificata e lejes se  biznesit , e shendetesise , e marshallit te zjarrit, certificata qe edukatoret jane trajnuar ne kurse te ndihmes se shpejte  etj .

Po ta ndiqni videon si paraqitet kjo ngjarje nga ato 2 llapaqenet qe duken si homo, ( degjove Acdc, watch the video first) me lap dancers aty ne krah qe buzqeshin vaxhdimisht, dhe keta Te dy hedhin 'batuta' gjoja plot ironi per shtetin Po ne ket rast nuk edhte e nevojshme se tallen me ket histori, humb serioziteti I ngjarjes . Dhe qeshin pale. Kjo si hapje e ngjarjes, prezantim Te hap barkun. Tjeter; duke pare videon shef ate kucendren qe bertet dhe godet, pusho se Te mbyta. Aty shef dhe nje gru tjeter qe supozohet Te punoje aty. Mazallah se ja heq nga duart femijen dhe ta qetesoje kjo, dhe pse jo ta denancoje. Indifferenca ne kulm, partners ne krime. Po Ka muaj qe Ka zgjedh Te mbylli gojen e syte bashke se do pare. Kalojme Te prindi, I jati nashti. C'eshte ky mashkull keshtu qe thote dyshojme per dhune Kur shef trupin e femijes gjithe shenja ???!! What's wrong with these people mo aman. Po prindit nuk e ze gjumi naten Te shohi nje shenje ne trupin e femijes , e jo me shenja shpesh ne trup. Po ca pret ky mer aman , keta 2 sharlatanet e ketij show tja konfirmojne dhunen sistematike per disa muaj ??! Femija Kur dhunohet jep shenja, me dac ne trup Po dhe ne sjellje. Nuk I pyeti, nuk kerkoi llogari ky ca Jane keto shenja?? Injorance e madhe, pret Te Dali ne tv Te filmoje sjelljen e femijes me pas, ( femija duhet ti kete dhe ato shenja me pare nese prindi eshte vigjilente dhe kushton kujdes). Dhe e fundit, shpresoj Te vejne mend shqipet qe cdo gje verifikohet, licensa, prona me dokumenta, shkolla Te akredituara nga shteti para se Te japin paret dhe gjend me Te shkrenjte - foshnjen e tyre. Kur u bene Te gjithe edukatore atje me c'kualifikime?? Ato t'leshit. Qashtu, dhe Anjeza nga gazetare na u be edukatore. Go figure. Lol shoqeri e kalbur. Ketu vjen shkaba me vone.

gjera qe ndodhin kudo keto me femijet. nuk eshte hera pare.

zgjidhja eshte vetem qe nena qe ben femije te mos punoje me, derisa te rrite femijet. 

edhe pak e do kalosh ne shkollim shtepiak. kur mbaron rritja e femijes? dhe ideja eshte ska vend ne bote qe te paguan kete leje kaq te gjate. se jo per gje po njerezit nuk punojne per hobi, zakonisht punojne per te mbajtur veten dhe femijet vete 

Prindi ka shume faj ne fakt. Se pari sepse duke dktur qe femija eshte autik, do te informonte kopshtin apo do te gjente kopsht me eksperience me femijet autike, ta monitoronte, te konsultohej rregullisht per te. Lere pastaj shenjat dhe sic thua vete nje shenje e vetme do te te alarmonte.

femija nuk eshte autik

Skandal smiley

 

me e bukura eshte se kjo kuçka, kujdestare surratpatatja, duke qare ishte ''justifikuar''  ne polici:  ''nuk e dija qe ishte femije autist,  ndryshe nuk do ta qelloja''. 

-dmth, sipas saj, e kish qelluar se e dinte femije normal dhe kjo eshte ok. lejohet... pupupu, hajde merru vesh me debilat..

kur lexon komentet te Tema, te duket se jeton ne mesjete.

po ç'beni ore qyqare femije kur nuk i rrisni dot vete ?

Kjo moda te te futurit neper facebook te njerezve dhe nxjerre fotot e tyre ne publik eshte shume e shemtuar.

E meriton! Personat si puna kesaj Shabanit jane mesjetare. Cfare jane keto lloj njerezish, pa pike empatie per nje krijese te vogel te pambrojtur? Po ta vizitosh te psikiatri rrezik ajo nuk eshte normale ne tru.

Nga komentet kuptuam qe Shabani qenka prostitute e infektuar dhe me prind "pederast."

Sigurisht kur ty te duket normale te rrihet nje femije ashtu.

Sic thua duhet te me duket.

Shpresoj te rrije ca kohe brenda e ti freskohen mendimet. Kushedi si do pergjigjen strukturat e zones, per biznesin pa leje ne ballin e vendit, apo do kene qene te zena duke arrestuar ndonje per shitje majdanozi pa leke.

Gazetari Armir Shkurti shprehet per Anjeza Shabanin

Anjeza Shabani ka qenë pjesë e atij emisioni dhe ka dhënë kontributin e saj si prezantuese. Korrekte dhe e impenjuar. Në raste të ngjashme me të sajin mbrëmë, ka mbushur sytë me lot e ka mallkuar dorën që ka qëlluar foshnjën. Në atë periudhë të paktën, se tani nuk e di, u falte 5 vakte, një a dy prej të cilave në Xhaminë e Xhurës, pas Kinostudios. Iku nga Alarmi në vitin 2013 kur do lindte vajzën, të cilës i vuri emrin Diren, emrin e të cilës ia ka vënë edhe kopshtit.

 smiley

Keta fetaret e kane nje derrase manget natyrshem. Me keq nga te gjithe jane fetaret qe luten per supersticion, qe t'u ece fati me gjerat qe s'kane fare lidhje me fene. 

Mos harroni se eshte nje brez i rritur me kultin e dhunes ku ajo ndaj femijes ka qene mjaft e perhapur. Pra kjo ne njefare menyre e shfajeson kete  budallen, ne nje kohe ku po na hyn kulti i ri i mosdhunes liberale, qe eshte nje dhune ne vetvete.

Sipas kolegut te saj kjo falej 5 here ne xhami, kishte porche makine, bixnes kapitalist exploitativ dhe te majte alla tyson. E kane kap veten myslymanet.

 

Ne fakt kjo eshte e vertet. Ne jemi brezi qe jemi rraf ne kopesht,jemi rraf ne shkolle e jemi rraf ne shpi. Ne fillore nje mesuese i godiste nxansit me taken e kepuces.Maksimumi i gjykimit per ate mesuesen ishet,se eshte shume e eger,po kekush s'e gjykonte si anormalitet me anej.Mendesia se femijet duhen rrahur se behen me te mire ka qene sundues per ne.Me rritjen, dhuna terhiqej ngadale, gradualish derisa fikej pas kapercimit te adolishences.

Shkolla ruso lindore, metoda makarenko

po jo or burr, car makarenkje. ktu ska jav pa kshu lajmesh.dhune mbi femijet e dhune mbi te moshuarit ne azile..

ps: shabe, fut ca linqe se un s' kom kohe

Dakort o pjeter, rifeshe kur nuk beje detyrat per diten e neserme, rifeshe kur nuk shtriheshe per te fjetur ne dreke, por dilje ne oboor me loz me kopaca, rifeshe nga zysha kur beje zhurme nderkohe qe ajo shpjegonte mesimin, rifeshe nga gjyshi kur i boje hile me letrat e bixhozit, etj etj. Por nuk u rifshe kur ishe 2 apo 3 vjec per gjera qe nuk i kuptoje. Pra, te rifshin kur e dinin qe e kuptoje sesi duhet te silleshe/veproje, por ti thjesht e neglizhoje. Dhe ketu qendron makabriteti i kesaj gruaje (qe mesiguri duhet te kete vete probleme mendore) qe dhunon nje femije 2-3 vjec te pa ditur per veprimet apo mosveprimet qe ben, biles ne sy edhe te femijeve te tjere, te cilet sigurisht qe nuk e kuptojne aresyen e dhunes. Ajo, per mua nuk duhet denuar me burgim, por duhet izoluar dhe trajtuar/kuruar nga shendeti mendor. 

Ne jemi brezi qe  jemi rraf ne kopesht,jemi rraf ne shkolle e jemi rraf ne shpi.

mustak kuq,

ne shtep jemi gjujt me  ndonje dacke, se laheshim ne liqen, ose vidhnim ndonje kumbell ose caraca, ne bahcen e komshiut,  bonim prapsira ..

ne shkolle, ndonje pickim tek farvoritet,

  dhe kjo edhe mund te hahet, se gjuanim me tela nga komet gocat e klases , 

  por  ne cerdhe me 3 -4 vjecaret,

"rahja" me re rend ishte vetem  qendrim tek cepi i murit,  me nje kemb, ky ishte denimi me i rende dhe jo rahja, barbare !

Une keshtu e mbaj men ate periudhe !

Djali i kusheririt tim mund te quhet anglez,se eshte lindur e rritur ne Angli me nene angleze.Po vjen ne Shqiperi ne vere dhe ka mesuar shqip jo keq.Nejse,eshte ca i prape dhe se kush i foli nje nga keta te mite.U prek ca dhe tha me lot ne sysmileyo t'i them policit.U habiten keta te mite,ku ishin mesuar te degjonin te tilla fjale.Shume shume shqipot e perdorin policin si gogol per te trembur e femijet e jo per t'ua mbrojtur te drejtat.Nejse,nje gje nuk kuptova une,cpune kishte ajo kurva me femijet,ajo ishte pronare,jo edukatore.

jo jo "do ti them policit" ka kuptimin -Do te denoncoj ! dhe ketej po te denoncoj femija, edhe i yti, mate mire bythen, o ne burg, o te heqin te drejten per ta mbajtur, ose rritur, dhe ke femijen tend !

Une skuptoj nje gje, ku e gjejne fuqine dhe guximin nje i rritur, edukatore apo mesues, te ver dore mbi nje femijeme dore  qe nuk eshte i saj, dhe nuk ka te drejte as ta preki  ?!!

kjo e ketij rasti eshte shume here me e rende, me e pa pranueshme  ne nje shoqeri civile ku jetojme !

Akoma nuk me hiqegt nga mendja menyra e rrahjes se atij femijes dhe sjellja e asaj "edukatores" zuskes eshte me mire ti thuash !

Edhe nqs na rrihnin, Partia jone na rrihte!

eh pra , nga kjo mesojme qe vetem Partia ishte e frustruar atehere ,kurse sot  !Sot kemi dhune mbi femijte , dhune mbi te moshuarit , dhune ndaj gruas , dhune ndaj burrit . dhune ndaj kafshes , dhune ndaj natyres ..

Nga kjo kuptojme qe e gjithe popullata eshte e frustruar , E une habitem ku gjindet i gjithe ky mjerim e frustrim kur ne Fb fotot  te gjitheve jane me buzeqeshje e lux ..?

ne fakt edhe une per kete habitem. megjithese kemi ngrene dru si gomari ne duhan si me thene, prape jemi te buzeqeshur.

shiko brezin e shkabes, dhuna, mor po ca dhuna, incesti thuaj, eshte mese evident. na u be acid, si grate kur vene ne menopauze.

kerciste vizorja ballcekano ku te dhemb e ku ste dhemb edhe te thoshe shyqyr me kaq se ta kishe te lagjes, te vinte dhe ne shtepi mesuesja...

ca vizore lungo, vizorja lule... me mbertheu njehere nga floket mesusja ne klase 4-te, me rrotullonte e s'me leshonte, rrotullame cerek ore, si ato vallet e dervishave

aha. prandaj...

shko, pirdhu..lamash

smiley

Autori neoliberal e antishtet natarron dhunen shteterore me ate sistemike e simbolike.

Rekomandoj Ziz. On violence

Autori neoliberal e antishtet

Vertet? Ted Blushi qenka bere neoliberal e antishtet? Dhe ku e pe ti kete tendence ne shkrimin e shkurter te tij? Me sa kam degjuar, antishtet jane dhe anarkistet. Cuditerisht devijoji biseda nga fenomeni i dhunes te bindjet politike te Blushit.

Ndoshta dhe eshte e kunderta por tendenca e tij eshte per tu marre vetem me nje lloj dhune, kur fenomeni eshte me kompleks

Ndoshta e kemi lexuar ndryshe ate cfare ka thene ai. Ty per cfare nje lloj dhune te duket se flet autori?

Ndaj është shteti! Si rregullator! Po cili shtet? Ai komunist? Që na e deformoi më keq genin e na injektoi me shumicë dozën e dhunës në gjak!

Po i thuaj Blushit, shteti komunist per 45 vjet ishte rregullatori me mire qe injektoi dashurine , harmonine qytetarine rregullin  midis shtresave, te ndryshme te shoqerise  shqiptare ,  dhe jo e deformoi ate ne gen me dhune , KY ESHTE NJE TRAPLLIK I MATH DHE I PA VERTET !

Asnjehere shoqeria shqiptare nuk ka qene me e paster dhe me e shendtshme sec ka qene kur shteti komunist ishte rregullatori me i mire social per shqiptaret, asnji krim brenda famijes, ose jashte saj nuk ka ndodhur sic po ndodh sot ne shoqerine shqiptare.

  Ne qoftese do te flasim per deformim te geni, tek shqiptaret ajo po ndodh sot, kur nuk ka shtet, nuk ka drejtesi per te gjithe dhe te barabarte po per te gjithe !

Nuk e di se pse keta lloj gazetaresh te paafte te bejne analize objektive, shkojne dhe e gjejne fajin tek  koha e socializmit tek koha kur shteti investoi shume,  jashte zakonisht shume, per publikun, ne drejtim te arsimimit, edukimit, emancipimit, kundrejt  shendetit  dhe familjes shqiptare , me shume sec ka investuar shteti i pas 1990 !

Nuk fitohet pik dhe nuk arrin dot te besh nje analiz objektive te shume fenomeneve negative te nje shoqerie 25 vjecare, duke ja hedh fajin , "komunizmit " ...

Eshte shume qesharake kjo lloje analize .kur shkon mbrapa  ne histori dhe nuk njeh mire  etapat qe kemi kaluar, si shoqeri, primitive feudale, e prapambetur , Komunizmi prekundrazi ishte koha qe drejtoi shoqerine shqiptare drejt modernizmit, dhe aspak qe e deformoi ate ne gen, sic thote Tedi Blushi !

 

Cmund te presesh nga nje shoqeri qe adhuron pimpa dhe perdhunues si Elvis Rroshi?

Une pres koken e nickut po nuk qe nga kavaja ti. Je fiksuar me Rroshin.

turp, shtet pe leshi

 

O Zot cfare cmendurie nga dalin keto monstra, si mund te dhunohet nje femije 3 vjecar, nje krijese aq e pafajshme smiley nuk kam zemer ta lexoj 2 here lajmin, le pastaj te shikoj videon. smileysmiley  Nuk e kuptoj si kane arritur te permbahen prinderit e shkrete. smiley

 

Ku ka me te mira se grate dhe femrat shqiptare...degjoj cdo dite kete refren ne kete blog.

Ska mundesi do te jete montazh,per te ulur figuren e femres se urte dhe aspak metarialiste shqiptare.

ACDC1, ke rene nga krevati kur ishe i vogel apo t'ka zhdep dhe ty ndonje cedukatore.

Dhjetra qytetarë kanë marshur sot në formë proteste në Tiranë me thirrjet “Mos i prekni fëmijët” para Kryesisë së Kuvendit dhe më pas i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë, pikërisht atje ku pritej të jepej vendimi për Anjeza Shabanin, pronaren e kopshtit privat që dhunoi egërisht një foshnje.

Protesta është organizuar nga shoqëria civile që me pankarta ka kërkuar mbrojtjen e të drejtave të të miturve, mosushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve në çerdhe dhe angazhimin e Ministrisë së Arsimit për të mbrojtur fëmijët.

Qytetarët, kryesisht prindër, kanë lëshuar thirrje para Kryesisë dhe më tej i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, ku pritej të jepej masa e sigurisë për Shabanin, që u arrestua pas publikimit të video-skandalit që tronditi shqiptarët.

Anjeza Shabani u filmua me kamera të fshehtë nga emisioni Stop duke dhunuar me egërsi një fëmijë vetëm 3 vjeç, të cilit i shkaktoi traumë psikologjike dhe shenja në trup, pikërisht në kopshtin privat të administruar prej saj në Sauk me emrin Diren. Kopshti rezultoi edhe pa licencë.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).