Ekzistenca e një pajisje përgjimi, e administruar nga Policia e Shtetit, po shkakton ‘viktimat’ e para.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.

Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

“Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

“Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon:

Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”,” thuhet në njoftimin zyrtar.

 

22 Komente

po ce deshe kete lajm o admin, se ka plas nje SKANDAL i papare me presidentin Nishani..smiley

 

dmth ai mustaqa, para-ardhesi i Hakiut, qe "nuk dinte" te hapte emailin, na duall burre me i mire se Hakiu..smiley  

pika..pikaaa, policia e shtetit  kjo....

Nese Hakiu paska pergjuar Berishen, ku eshte e paligjshmja ketu? Berisha eshte jashte ligjit, dhe me Berishen duhet operuar po jashte ligjit. Derri, tha.....

Dolen dhe kurbanet e pare smiley  si thone shaka, gjith ajo aparature e papare.

BKH-ja do ishte ne dore te ketyne, po ja hoqi Basha nga dora.

po ia ngushton lakun. urte e bute e plot tigani

Ja c'te punon prokuroria e Saliut. Prandaj me reformen, prokurori mbledh dhe topat qe bijn nga penxherja e km-se.

Nuk arrij te kuptoj cfare mund ti pergjosh Nishanit, policise shqiptare apo gjithe shtetit shqiptar, ne jemi me keq se koke dushi...

me duket se Hakiu ja hengri koken edhe Tahirit.. dy drejtore te larte te policise brenda 1 viti qe kryejne veprime te jashtligjshme, te emeruar nga ai vete, eshte shume.

po e le vete Basha te livadhisi edhe pak, se nuk i interesojne bashes zgjedhje te parakohshme me kete sistem zgjedhjesh. sa t'ja marri edhe sistemin e votimit elektronik qe te kete garanci per zgjedhje te lira dhe pastaj do e hedhi ne kosh edhe kete mini-ministrin. plluq!

ja ku po krijon leverage:

http://www.lapsi.al/lajme/2016/06/07/ska...

pezullimi eshte mese i domosdoshem deri ne kryerjen e plote te hetimit. Nuk ka asnje gje per tu shqetesuar apo habitur. E rendesishme eshte qe hetimi te kryhet i plote dhe i paanshem.

Prit se s'keni pare gje akoma , Qeveria desh e filloi Reformen ne Drejtesi nga Prokuroria , Prokuroria e filloi nga Qeveria  smiley

Sali Berisha President .

Brad.. 

Kur Qenit i vjen ngordhja, vete pshurr ne xhami.smiley

 

Sa mire po ja ben Dhalla ktyne bq!mave. Donin te benin llogjike me kafsherine keta qurrsat. Na tani, grusht shteti. Nje nga nje do i kepuse Dhalla me bekimin e qoftelargut. 

vallai kryeministri dixhital o tu e pastru ma mir vendin ne opozite se kur ishte ne qeveri smiley

praaa kshu si doli fjala ktij i bje qe te ken pergju edhe ambasadat smiley

pupupupu

nje proces i domosdoshem, deshtimi ose mos kryerja detyres ligjore te nje polici karriere ne detyre nund ti kushtoje si cdo njeriu tjeter ,  heqjen nga puna ne fund te fundit thjesht u largua nje nenpunes, qe nuk i pershtatet vendi te punes,

Normale !

Me gjithe ate Haki Cako mund te provoje pafajsine ne gjyq te ndjeki te gjitha procedurat ligjore ne qoftese eshte i pafajeshem ! 

Tani keto heqjet nga puna te policeve jane ceshtje te popullit ,  keshtu ? Po c ju prish pune ju popullit ?!!

Sa i politizuar il popolo albanese !!! 

 

Nuk ndihen hic kto termetet knej nga Tirana mer, si i behet. Ngeli epiqendra neper skrepat e maleve e fushave, por maezallah ne krieqitet.

Po mire o admin, po postimin tim perse e fshive...??? Ku ishte fyerja apo fjalori i piset qe perdora une? Apo se nuk isha dakort me postimin tend....? Hajde censure hajde....

 

Nxitje konfliktualiteti ne institucionet shteterore. Pune mjeshtrash me i fjale.

Tani une jam shume kurioz te di ate monitorimin ajror per hashashin kur po e nisin? Do e bejne serish me italianet apo ata te prokurorise kane menduar per diqka tjeter ne kete rast? Se behet fjale per reciprocitet ne kete rast.

Une quditem si prokurori nuk kerkoi arrestimin e atyre personave ( italianeve ) qe futen paisjen ne Shqiperi pa leje. Sepse neser cdo italian tjeter mund te fuse ndonje makine apo paisje e mund te thone jane per sherbimet sekrete.

Ka nje histori ne Shqiperi kur vellai i Majkos qe seç pune bente ne dogane, bllokoi disa sende me vlere qe vinin nga SHBA per SHISH e Klosit ne prag lufte. Ishin ca mjete ultra speciale qe ma do mendja ishte duke i fut SHISH por ama i duheshin atyre qe po luftonin ne Kosove. Majko kerkoi pezulimin e Klosit nga shef sherbimi, por Mejdani kundershtoi. Nxitimi i Majkos kuptohej ne ate kohe se nga kalama kopshi e bene kryeminister, ndersa pezullimi i drejtorit te pergjithshem te policise sot eshte aventure.

Kemi rastin qe prokuroria ka sinjale se jane pergjuar kunderligjit X persona. Kjo duhet provuar e qe ta provosh duhet te kesh paisjen. Pra Prokurori mendon se italianet do e leje kete paisje per prokurorine shqiptare ? Dhe meqe nuk ka çer ti beje italianeve pezullon Drejtorin e Pergjithshem te Policise. Kesaj eshte veshtire ti japesh dum.

Nejse , kur politika fut hundet ne nje qeshtje, perfundimi dihet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).