Hotel me pesë yje që sipas "Daily Mail" kostoja për një natë është 190 paund, dukshëm më shtrenjt se skuadrat e Italisë, Zvicrës, Suedisë, Uellsit etj. Pa folur për orë të personalizuara që kushtojnë mbi 5000 euro një e tillë. Si mendoni ju "peshq" a janë të justifikuara këto shpenzime nga Federata Shqiptare e Futbollit kur dihen problemet që futbolli shqiptar ka në kategoritë e tij, pa folur pastaj për varfërinë e dukshme të pjesës më të madhe të popullit? Shpresoj fort që nëse ka komente ato të jenë jo të politizuara.
Faleminderit!

33 Komente

ALBANIA (PERROS-GUIREC) 

The Albanian Football Association have chosen the five-star Hotel Agapa in Perros Guirec, north-west of France, as the place where their national team will be accommodated during the finals of the European Championship.

Gianni De Biasi's side - who are in Group A along with hosts France, Romania and Switzerland - will relax at the elegant hotel during their time competing in the tournament.

The hotel boasts at least 45 rooms including two superior rooms with one accompanied by a terrace. When they are put through their paces on the training pitch, the Albania national team will do so at the Stade Jean-Yves Le Jannou.

Training ground: Stade Jean-Yves Le Jannou

Hotel: Hotel Agapa

Cost per night: £190

 

Po c'lidhje ka varferia e vendit me shpenzimet e kombtares? Federata e futbollit nuk financohet nga buxheti i shtetit dhe fale kualifikimit te kesaj kombtareje, ka siguruar te ardhura te mira qe e justifikojne plotsisht trajtimin qe u behet. Ne jemi komb i cuditshem! Kjo eshte ngjarje historike dhe kte e bene futbolliste qe jane bere te tille jashte vendit por ne i qendrojme idese se trajtimi per 2 jave i tyre eshte tejet lluksoz dhe se keto para, pjese e te ardhurave qe keta vete i siguruan ne njefare menyre fale paraqitjes dinjitoze, duhet te shpenzoheshin ne vend, ne kete palo kampionat ku ndeshjet shiten e blihen nga presidentet e ekipeve. Seriozisht?!

Si nuk paskësh Bredh? Ka që ç'ke me të, fare mirë këto shuma parash të derdhura kot mund të investoheshin nga Federata për moshat e reja në programe të posaçme për futbollin, duhet të kujtohet që ka patur klasa sportive dikur në këtë vend, një bashkëpunim psh me Ministrinë e Arsimit s'do ishte keq..Më vjen keq që nxitohesh në komente..

i nxjerr me fitime. Nese thyen 10 kokrra veze per nje numer cirku qe mbledh 10.000 veta qe paguajne nga 10 kokrra veze secili per bileta, nuk eshte shperdorim ushqimi. jeni bere boze duke u ankuar me cdo fucking lloj gjeje. vetem qurravitje si zorraxhinj. Ngelet duke bere viktimen gjithe jeten. nuk eshte me "cool". gjeni dicka tjeter.

Ah sigurisht poo, ndaj kemi ngelur jo vetëm prapa botës por edhe porta e mbrame e Ballkanit dhe e dini se përse? Një ndër arsyet është sepse gjithmonë kemi ngatërruar tregëtarin me matrapazin..Krahasimi i vezëve që përdorni më lart s'është aspak i goditur. Unë nuk po them që të hanë sallatë apo të flenë në dyshekë ushtrie "djemtë tanë" atje, unë thjesht shtroj pyetje përse duhet paguar 190 paund për një natë personi dhe jo 90 apo 100 si gjithë të tjerët. Një staf prej 50 vetëve me ora të personalizuara prej 5000 eurosh i bie një çerek milioni, me kaq bëhet një kompleks sportiv në Tiranë apo rreth tjetër ç'rëndësi ka. Nuk duhet parë qimja në syrin e tjetrit dhe mos të shohësh traun tek yti..

shkbketu 
 Ore ti sikur s'ke lindur në Albanie që nuk di se këto gjepurat që thotë Topi si ha më njeri, 23 thotë..hah h

Tuhaf njeri, më nxjerr bonuset  e UEFA-s sikur si dimë ato, dhe leri fyerjet, pasi e di mirë se je veç një copë idioti në llumlagjen ku jeton, trap

@peshkuikuq duhet marre parasysh dhe vendndodhja e resortit. plus ato yjet ne keto raste jane te nevojshem qe cke me te sepse kjo eshte koha kur sportistet jane me te ndjeshem ndja demtimeve keshtu qe per kushtet s'duhet kursyer (sic thote dhe bredharaku me siper kualifikimi ne euro na ka dhene goxha shperblime financiare). kurse kete amerikanin mos e degjo

Ylli i fundit është thjesht mashtrim për rrjepje paraje, edhe një me tre  i ka benefite të tilla..

Nuk eshte thjesht ceshtje ylli. Kane shume te bejne dhe kriteret si distanca nga qendra stervitore, cilesia e strukturave,spostimet e mundeshme per ndeshjet ne vazhdim apo pse jo dhe prezenca e mundeshme e komunitetit tend si tifoze.

Italia psh, vertete ka zgjedh nje hotel me 4 yje e jo me 5, po keto te tjerat i ka pare me shume vemendje.

Per ata qe s'dine anglisht.

8 milione euro merr cdo ekip per pjesemarrje ne euro 2016

500.000 per cdo barazim ne grup,

1 milion per fitore ne grup.

1.5 milione euro te tjera po kaluan grupin

2.5 milione te tjera po hyne ne teteshe

4 milione per gjysmefinale

5 milione per vend te trete te katert

8 milione te tjera ne finale

Dashakeqesit e qurravitesit qe nuk rrine dot pa bere zorraxhiun qe terheq breket zvarre i ftoj te shkojne te bejne viktimen morracake ne tema te tjera se qe keto gjera jane me fitim, i di dhe me kokrra e debilit. klm 

Të 10-sha komentet, kam kaq vite tek PPU dhe di të dalloj edhe nga ndërrimi i nickut se kush fshihet prapa tij.. PPD (prapa diellit)

Kombetarja (dhe FSHF) ne kete rast, administron paret e veta dhe nuk te bej aspak me buxhetin e shtetit, apo si ja thone ndryshe: "leket e taksapagueseve"... pervec disa miljona bonuse qe ka perfituar nga UEFA per kualifikimin ne Euro 2016, Kombetarja gjithashtu ka terhequr shume sponsora te fuqishem.

edhe akomodimi ne nje hotel me 5 yje, nuk eshte luks. por nje hotel i tille ploteson kushtet qe i duhen sportisteve.. p.sh salla fitnes, fizio, pishine apo salle per te diskutuar videon e lojes etj... por edhe qetesine, dmth larg gazetareve e kureshtareve te shumte.

Yjet e hoteleve nuk reflektojne doemos cilesine apo luksin ne Evrope. smiley

 

Po, dhe asgjekundi tjeter. Kam qene tek Adriatiku ne Durres me 200 euro nata. (Nuk ia vlen fare). Imagjino ne France me 190 pound = 250 euro. Nuk duhet konsideruar lluks. E shoh normale per skuadren dhe eventin perkates.

250 euro nata per nje hotel te sigurie te vecante ku futbollistet duhen te izolohen nga presionet e jashtme te gazetareve apo te ekipeve te tjera eshte FALE. Shqiptaret jetojne ende ne izolim e thashatheme e nuk dine se cbohet jashte Lalzit a Qerretit. Jane e do vdesin provinciale.

Magus, po c,te hengri bitha kot smiley te paguaje 200 euro nata, kur ne Durres ke Graven tone qe e ka 30 euro nata dhomen, ose hotele te tjera me 30, 40, 50 euro nata. 

Hehehe Pjero, po ishte dhurate, pse tjeter do ta beja ate budallik... konferencat i kane keto, te nivelit te larte, merr vesht.

Pa rracizem per komunitetin e nerum egjyp, por thote shprehja; kur kishin gjalp lyen dhe sumen.

E mer mire e bojn se kushedi kur bijn prap ne "gjalp"smiley

Më vjen keq që komentuesit nuk më kanë kuptuar fare. Unë e di se Federata është një institucion i pavarur por më duhet tu rikujtoj se jemi pikërisht ne qytetarët e këtij vendi qëkontribuojmë nga taksat tona edhe për benefitet që ajo si sinstitucion merr nga qeveria shqiptare.Ekipi përfaqsues sigurisht që ka nevojë si gjithë përfaqsueset e tjera për kushte të mira akomodimi por çdo gjë e ka një kufi me luksin e tepërt. Shqipëria nuk është Gjermania, Anglia apo Franca, Shqipëria mbetet Shqipëri dhe ka një cak, ajo ka edhe një detyrim për qytetarët e sajë qoftë ky detyrim edhe nëpërmjet një institucioni si Federata e sajë e futbollit. Ka plot gjera që kjo Federatë mund të bënte me menagjimin e mirë të bonusit nga Uefa dhe Fifa, nga sponsorët e ndryshëm etj. Në fund të fundit investime të tilla me projekte të mira nesër po kësaj Federate do gjenorojë të ardhura, po ashtu do përfitonte edhe shoqëria shqiptare më fort rinia në përgjithësi..Unë mendoj se të imitosh botën vend e pavend është si të hedhësh shurrën përpjetë. "Prisni se s'keni parë gjë akoma" do jemi këtu të gjithë dhe do shikojmë, kësaj pune do i dalë tymi një ditë. Gjithsesi në PPU ka shumë snobë dhe që dinë gjithçka dhe asgjë..S'kam njohur ndonjë qorr që s'do donte sy!

Po eshte normale qe do rrish e do paraqitesh me dinjitet perderisa merr pjese ne kampionat. Eshte mese e drejte qe te paguhen e te trajtojen me mire se bejne dicka qe se bejne te gjithe. Nese mendon keshtu gjerat nuk ecet kurre para, te varfer do kete gjithmone.

Jo mer,shpenzimet s'jane aspak te justifikueshme.Atyre duhej ngrehur çadra,si Gaddafit,ku mund te sherbehej flija,gjiza, specat me uthull dhe çaji i malit.

Nc,nc,nc...

Leni more djemte rehat,se late nam ende pa filluar kampionati !

Djema, ketu mesova se Italia ka zgjedhur nje hotel me 4 yje per lojtaret e vet, keshtu qe kjo zgjedhja e federates sone, me 5 yje dhe 190 paund nata, me duket pakez e ekzagjiruar.

dhe fare mire mund t'palloheshin vec me qofte e birra me naj bujtine periferie

po italine e rrafi kostarika o pjer, ato jane te marum. shqipnia rrafi portugaline e kristiano rronaldos mrena ne portugali

Biles, as me aeroplan nuk duhet te shkonin. 

Me makina rasti ose me kontribute te fondacionit Vendlindja Therret se do i kete ngel ndonje marke apo suisfrange atij! 

Vaskat e Floririt do ta hajne Lulin e vocerr tha! 

E mbani mend besoj levizjen kundra Vaskes se Praruar! 

Ketu i ke, verdalle!

 

Hotel me 5* per vetem 190£ !! qenka cheap.

Mos kerkoni te flene ne motele o neper kusherinj !

jo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).