Stergjyshja ime nga Vlora, noja jone qe ishte si ajo luga e drunit qe e hodhi koha poshte e perpjete dhe qe s'pesoi gje, kur fliste per kohet e rinise se saj, kur fliste per "bijat" qe i mbanin ne shtepi, perdorte gjithnje kete shprehje: 

Aah, arbreshke e varfer... etj. 

A ka ndonje njeri tjeter ndonje eksperience te tille? 

Une pervec nose sone s'e kam degjuar gjekundi por dicka kam lexuar nga Cabej. 

Ndonje tjeter?

43 Komente

C'jane "bijat" qe mbahen ne shtepi, si fillim...

Bija u thonin atyre vajzave jetime ose qe vinin nga shtepi shume te varfera qe keta te kamurit e qemotit i mbanin ne shtepi si hyzmeqarka. Tradite e hershme e parise se Toskerise dhe sidomos Vlores e Gjirokastres. 

Ne fund, i martonin, dhe Agai me Hankon i benin pajen dhe dasmen. 

Tingellon ashper tani por keto vajza i mbanin vetem ne moshe te vogel dhe vetem per pune te vogla ne guzhine e oborr, jo per pune te renda-per ato ishin te tjere rrogetare. 

Dhe... vetem Hankua kishte hije ti urdheronte, Agai kurre!  Agai urdhuronte ose rrogetaret ose femijet e tij. smiley

Bijave i thonin dhe "kopile" por kurre ne sy dhe nga noja ime s'e kam degjuar kurre. 

 

Flm, kjo qenka histori me vete, as mund t'i isha afruar..

'arbreshken e varfer' kuptohet atehere, aq me pak. Por i pershtatet sh mire tere situates - 'arbreshke' mua me duket se zevendeson termin 'vashe' ne nje pjese te madhe te kuptimit. Por i jep nje nuance anonimiteti, e cila shkon me gjendjen e humbur te vajzes.

Kopile ju thone vajzave edhe sot arbereshet.

Kopil per djemte.

mund te jete ne kuptimin e jetimit? Se kopil/kopile ne jug perdoret me kete qellim, qe nuk i dihet kush e ka bere, perdoret me qellim fyes.

Kopil eshte fjale rumune. I thone femijes 

Muk eshte thjesht fjale rumune por sllave, e huazuar edhe ne shqip si fjale negative. Megjithate, rumunet edhe kalit i thone "kal", edhe pergatit i thone "pregati", etj. Kemi ngjashmeri pertej bazes latine por s'kane lene sllavet te merren vesh.

Mbase dhe e gaboj, po mos i thone dhe greqisht Kopella, vajzes?

Varet kujt vajze.

ka vajza qe quhen kopella, ka qe quhen baxhella.

po si shpjegohet pra qe ka burra me emrin minella? smiley

Yep dhe sterr sterr gjyshja imja kishte nja 5 arbreshka Te tilla, e perdorte ket llaf dmth. sikur Te kisha dhe une nja 2 sa mire do ish. 

kunata e mamices ?

Llastice e paskeni pas biografine e keqe, tip skllavopronaresh, apo ia kishit mcef me kujdes Partise.smiley

rrofsh mrroklla. une do te doja te dija a ka lidhje abrashke   me abrash qe me sa di thuhet per dike  qe eshte jo shume i sofistikuar.

Po lute kujt i thone? Me duket se perdoret andej nga zona e Devollit. 

lutë = llafazane, turtull (e shame per femrat)

Mos bej si lute! Nuk e mendoj se eshte fjala per llafazanen ketu. 

kjo tregon per origjinen jo arbenore te pasanikve te vlores. 

arbreshke e varfër = fusharake e varfër

 

ARBËR II m. krahin.

1. Fushë, rrafsh i hapët (në krahasim me malësinë). Mal e arbër malësorët dhe fusharakët, gjithë populli. Bie në arbër zbres në fushë.
2. zakon. Banorët e fushave bregdetare të vendit tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore).

Burimi: http://www.fjalori.shkenca.org/

 

 

Flm shume.

di qe "copil" i thone femijes rumanisht.

ne Shqiperi fjala "kopil" ka ardhur nepermjet vlleheve ose sic i thoshin tironsit "llacifacet"

karakterin negativ ja kane mveshur shqiptaret.

"arbreshke" e kam degjuar edhe une nga gjyshja ime.

Kurse nga nondaja, di qe cdo familje tironse kishte zakonishte nje "jevge", e cila vinte e lante enet e guzhines dhe rrobat. Di qe tek shpija e vjeter e nondajes ishte veni i cesmes (meperpara pusi) qe ishte ne forma govate, ene aty ishte "veni i jevges". Fjala "jevge" nuk permendej me konotacion negativ.

Moma ime edhe deri vone, kur vinte puna per te lare enet me makinen larese te eneve, thoshte: "Futi mrena*, se i lan "jevga""

*Futi mrena = ne zhargonin e katuneve te Tirones ekziston edhe ekuivalenti "llake mren" (Beqir Balluku e ka pas n´maje te gjuhes ket shprehje, kur i thoshin qe i kishte ardh njeri per vizite)

Kalle mren e kom nigju, ket llake s'm'bi n'men. 

"Kalle brenda" eshte e Jugut, Kurvelesh, Bregu dhe Gjirokastra, me aq sa e kam degjuar nga gjyshja ime. Ose psh "i vdekur e i pakallur ne dhé"

"Llake mren" osht nga katunet e Tirones

Kalle, eshte fjale sa e jugut aq edhe e veriut. 

hera pare qe e ngjoj kte shprehje . 

 

 cdo familje tironse kishte zakonishte nje "jevge"

vertet???....

 

 "Futi mrena*, se i lan "jevga""

interesant qendrimi (per punen). Pavaresisht rraca, nacionaliteti, koha, etj etj.

(Por jo se negativ medoemos per cdo situate.)

Edhe komike, se ketej jevgjit (african americans), kane aversion te theksuar ndaj punes.

 

e treta, 'jevga' ndryshoka pra nga arbreshka, meqe jevga pajtohet per pune (sipas nevojes se te zotit, patjeter). Plus, funksionon si sherbyese 'at large' / e jashtme. Dhe kryesisht moshe adulte.  

Kur arbereshka pak a shume 'adoptohet' ne familje (u therritka "bije", i behet martese & paje nga te zotet, etj.), eshte nje sherbyese e brendshme e shtepise, plus mosha femije & adoleshence.

kater, me c'u soll me lart keto paskan qene forma te perhapura "punesimi" te femres klase e varfer. Duhet te kete pas forma te tjera sigurisht per aq sa e vogel shoqeria civile shq. paralufte. Ketu psh nuk thirrej jevge, as arbreshke.

çfare po mollotit ?

Edhe komike, se ketej jevgjit (african americans), kane aversion te theksuar ndaj punes.

ACDC, e gjete nje shoqe.

You are such a fun, believe me. Way more se komikja e shprehjes melart.

llomotit

Gjyshja ime mrroklla, fjalen arbresh e perdorte me konotacion negativ per fshataret nga Kallarati, Vermica e keshtu lloji. Them 'negativ' se prapa i shtonte 'i qenit'

Vlora, mos e ngaterron me fjalen; Abrash, qe e perdorin ne Vlore dhe zona te Laberise. 

Abrash eshte tjeter Pjer, tip i leshuar

O Pjer, abrash e di kush eshte?

Ai tipi qe ben ndonje pune e kur ulet ne bisht, i del ulluku bythes nga pantallonat, kur ngrihet ne kembe i rri blluza mbi kerthize!

smiley

 

Mundet Vlora dhe Ballçekani, por kete fjale e perdorte plaka ime. 

Rrofsh Vlora! 

Flm shume per pergjigjen

Te lutmi shumsmiley

Por ne qytet per kete qe thua ti eshte shprehja'kopile açillëku". Ash do te thote ushqim(harapash- arap ashi, gjelle harapi)

thone te ne kur e zonja e shtepise merr pjaten ose vendin me te dobet, "mbeta si kopile açillëku"

vlora, kot lodhesh, je teper vone, tani ka rrezik qe mrroklla ka harru pyetjen qe ka bere.

 

Nuk se u lodha shume, nuk e gugllova pa merak

Arberesh perdorej dikur ne vlore si referim negativ per mungese klasi apo terbieti.hillbillies I thone kauret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).