Na jepni ndonje ide se aq kohe sa kemi ne dispozicion duam ta shfrytezojme ne maksimum.

57 Komente

Papapapa sa kurrnac paskeni qene mer!

Vlonjato, shum restorante jane prishur gjate plazhit, keshtu qe nuk mund te kesh shancin te hash buze detit, fale Rivdekjes, oh me fal Rilindjes smiley

Kudo pervcse ne tragjas.smiley

dhe pikerisht atje do shkoj te ha nje qengj te pjekur ne hell, te rrepet e izvorit smiley

qendro larg nga fshati i shokut Aredin .spiune denbabaden.smiley

Aredini ka qene i legalizuar me detire partie mo ska qene spiun i rendomte.

ti moj vajze sido qe te jete sistemi ne Shqiperi, gjithmone (me aq sa te kam lexuar ketu) fjalen e keqe do nxjerresh nga goja.Je shume e vrare shpirterisht, e lig fare. Tani ky Aredini nqs ka plas brenda ndonje si soji jot, mire ka bere. Cfare t'ju duash ju? Ju si hyni ne pune as dreqit. Vetem vrer nxirrni.

 

Tragjazit i marrsh te keqen e iu befsh kurban .

fshat hafijesh .ata i japin emer te keq Laberise.smiley

Kemi Tahir Hoxhen dhe Skender Mucon a i vrare. Ishin eksponente te Ballit. Nuk ka qene i gjithe fshati me Levizjen.Na ka dale nami kot...smiley

Te paskan lene jetim mo...

Me kete 'mer' qe vendos ne fund e prish pak punen por po ta falin meqe je i larguar. Nashi na thuaj, plazhin si do e besh? ne hotel apo do rrish ne shtepi e vajtje ardhje? Je vetem, familjar apo me prinderit?

Gjithsesi te keshilloj nderkohe : Restorant ne skele perballe universitetit quhet: Porto San Giorgio, restorant klasi me shefin qe ka punuar gjate ne Rome.

Nuk ja vlen ta besh vajtje ardhje se do mallkosh veten nga trafiku. Binomi optimal eshte te marresh dhoma ne llogora, ne llogara resort me kushte shume te mira dhe per plazh te zbresesh poshte ne dhermi, ku ke ujin spektakel.

Lungomare, kur do maroj ajo lungomarja gjate plazhit, apo nuk je ne Vlore. 

E kishin lene per tani fillim sezoni po vone jane, rruge e ngushte, ne punime e siper akoma, trafiku trafik te plas shpirtin. Po punojne te them te drejten edhe duket qe eshte bere investim, por jane vone dhe besoj do i krijojne jo pak probleme sezonit.

Ee hee, me i fjal siç kuptova nga komenti, jetoke ne Vlore smiley

Eh erdhem me partine ne tirane me pune. Po sot vij nga Vlora dhe ta jap situaten te fresket smiley

Ahh se per kete dyshoja Lungomare, e dija qe ishe nga Vlora, por flisje sikur ishe ne Tirane smiley ndersa sot vura re se po flisje nga Vlora smiley  

Te erdhi ajri dëtit smiley

Lungo do jem me familjen dhe mendojme te rrime ne shtepi, por nuk e perjashtojme te fleme dhe ne hotel (sic e permend dhe ti) nqs do lodhemi nga trafiku. kur kam ikur nga Vlora ndertimet ne breg te detit i numeroje me gishtat e njeres dore,keshtu qe kam vertet nevoje per ndonje orientim. Me shume per plazhet, nqs ka ngel ndonje cep i qete ku nuk shkojne shume persona.

sic ta thashe vajtje ardhje se ha dot eshte shume ngarkuar, e ke shkelqyer te flesh ne llogara resort dhe per 20 min zbret ne dhermi ne det. keshtu je fresket gjate nates dhe ben e plazhin. restorant san giorgion si te thashe mos e humb, pastaj nga llogaraja lidhesh kollaj me restorant tragjasin apo me lokale te mira qe jane te kalaja, zhironi apo aksionistja. Per qetesi mos prit shume se mbushen plot. Nese do vetem det pastaj mund te te keshilloj nja dy hotele te mira ne Radhime.

cilet jane keto hotelet ne rradhime Lungo? Po per ate hotelin te zhironi ca mendimi ke?

Ke dy qe ja vlejne

Paradise 

Vala Blu ky i dyti i sapohapur vjet me kushte bashkekohore.

aty ne radhime ke lokale si mishi si peshku sa te duash, organizojne dhe udhetime me motoskaf ne karaburun e sazan e bejne te gjitha shpellat e vendet ujore. uje kristal qe ta mbash mend..

ore, hotele ka. po thuaji edhe cmimet qe te kete ide me te qarte ai.. p.sh Paradise eshte shume mire, buze detit etj  por cmimet e dhomave  variojne nga  80 deri 120 euro dita..

pak me tutje eshte hotel Cekodhima, edhe ky buze detit.. mire i ka kushtet  dhe eshte disi me i lire.. 50-60 euro dita.

po dhe cekodhima ja vlen, tani cmimet ato jane, ky Vala Blu besoj qe suiten e merr pak me lire. Tani vlonjati e ka mbledhur mendjen qe ca do harxhoje nuk besoj se vjen e rri ne dhoma me 20 euro.

smiley  i keq.Po po e kam ndare mendjen ...

kete e kuptova se nuk e kishe perfshire ne pyetje, faktikisht i vajti mire mendja belulit edhe cekodhima ja vlen per formatin tend, familjar dhe privatesi jepi prioritet per mua.

Me 20-30 euro dhoma, ke sa te duash ne Durres, Lungomare. Ato me 80 euro nata smiley mos kane noi gili-vili n'dhome smiley

te pakten nga muhabetet qe ben ketu vlonjati te jep pershtypjen qe ka standarte keshtu qe ne i keshillojme hotele qe ofrojne nje standart edhe ne vlore ka me 20 euro sa te duash po per mua sja vlejne shume. pastaj uji vlores me te durresit ska te krahasuar...

po kshu psh me dash me marre me qera nje shpi pushimi (vile) - per minimum dhjete dite deri ne tre jave - qe eshte ne buze te detit. nuk ka rendesi te jete super beton ne pamje, po vetem te kete kushte bashkekohore nga brenda. Se me thene te drejten, mua me pelqejne shume pushimet me aktivitete ditore qe ta mbushin diten, jo vetem me ushqim e alkol, dhe pastaj ne fund te dites kthehesh tek rehati i shpise tende. 

sa variojne cmimet per nje shpi private me nje ose dy dhoma gjumi, me sallon, kuzhine... pishine nuk ka nevoje, se per detin po shkojme, pishina ka ngado. 

pyes se po ja vlejti te fillojme te sanksionojme buxhetin e pushimeve me kismet nga vera qe vjen, se do jem aty afer ne Europe me pune. 

Sinqerisht per Vila nuk di te te them se spara me kane rastisur, zakonisht marrin hotel ose shtepi direkt, nese e ke qejfin per kete lloj pushimi me shtepi e te levizesh pak per mua mund te prenotosh ndonje gje ne Borsh fshat i mire, uji kristal e haet mire plus ben edhe ndonje levizje drejt sarandes. sa per cmimin llogarit diku tek 50euro nata.

Vile menjane nuk gjen Gaia, por vila qe leshojne dhoma me qira, 10-15 euro, ku banjo eshte me vehte, ne Durres, plazh. 

Po ketej nga zona e durresit, ose gjiri lalzit me sakte gjen vila ta marresh te gjithen per vete me kushte shume te mira. vete diku te 2k euro ne muaj, por duhet ti prenotosh me para se i marrin.

Ne Adriatik ne Shqiperi nuk me intereson shume se ka Kroacia pa fund ne airbnb shtepi te tilla, dhe me pamje me piktoreske. ndersa Jon per mua eshte i pa-negociushem per nga bukuria me aq sa kam pare e levizur. Borshi me pelqen si ide se kam pare online edhe shtepiat qe kane per te dhene me qera. Po edhe Ksamili me pelqen si ide, po nuk di sa komercial eshte bere. Nuk me pelqejne shume komercialet. Kam pare ne internet disa shtepi interesante ne Ksamil. Nuk e di ne ndertojne shtepi pushimi me karakteristikat e shtepive tradicionale te zones. 100 dollare nata nuk eshte keq per keto kushte. Ishujt ne Greqi kishin shume nga keto shtepi te vogla ne largesi nga qendra e qytetit, dhe qysh atehere na jane bere ves shtepite. 

e the mire gaia joni eshte i panegociushem, per mua shihe borshin se ja vlen.

Gaia, jo vila tamam.. por nje shtepi e madhe me 3, 4 apartamente me nga 1 ose dy dhoma gjumi, sallon kuzhine banjo, verande etj, ne Radhime cmimet variojne  nga  35 deri 50- 60 euro  sipa kushteve dhe luksit.. ka dhe me lire, por jane kushte minimale.

Vjet bera nja 10 dite ne Borsh, e kapa me te njohur 40k Leke shume mire qe me ka kenaqur.

Belulo kete cekodhimen mos e ka gje profesor Ilirjani? me duket se me thote dicka.

nuk e di te them te drejten, se jane shume keta Cekodhimat dhe une thjesht njoh si fytyre nja dy nga keta cunat, pronaret dmth..

nejse, une vjet bera ndonje jave plazhin  aty te rezidenca Cekodhima, se eshte  vend i mire dhe e mbajne paster..

Te Tiku&Mato ne Radhime hahet shume mire. Ndersa ne Vlore me ka pelqyer nje lokal qe quhet Ideal. Eshte ne te dale te Vlores po emrin nuk e di sa te sakte e kam.

radhima per pushime te qeta. buneci, nga te gjitha plazhet e vlores (hiq borshin qe nuk e kam vizituar) me ka lene shijen me te mire. 

...cfare date iken a derbardhe,se me duket prape do jena ne te njetin avjon smiley

Nisem neser kapo. Po kalove ne vlore na  bej shenje.

Mijushin do e takosh vlonjato!

harruam ti thoshim,te bente nje dalje nga freskorja smiley

Tani: ti rrime shtrember e te flasim drejt, vlonjatua s'ka pse na pyet neve per Vloren, se Po na pyeti.., a ha, te pjerdhca mu ne standart.

ndryshe do ishte per nga Palasa e tutje.

po u sqarua, tha kam kohe pa ardhur, kur ka qene vlonjatua per here te fundit, plazhi behej deri te akademia..

smileyPo e pra...aty ta kisha.., tashi ti ca rri jep shpjegime 

se ne fakt, e vure re ti lungo kur pyeti mos jane gje te presor Ilirjanit?

Pyetje stil vite '80, me nderhyrje, me mik dhe per te gjetur nje cope hotel i!

po per te kembyer nje llaf sos te rashe.

Ore ti qesh sa te duash po mezi i bejme leket ne ketej. Lodhemi nga kater a pese pune ne 24/7. Tani po nuk me besove ke nje kompetente ketu qe jep te sakta ca punesh bejme ne ketej, sapaguhemi, ku e kemi shtepine si na e quajne gjitonin... te gjitha i di ajo.

Ik o vlonjato, ik fli se neve s'na intereson  fare Ca pune ben.

Shoqen e ke fukse!

Eshte vape e madhe Vlonjat,pergatitu per kete nje here! Kapitalizmi shqiptar ka aritur majat dhe shkeqen kudo! Ne vecanti nuk di,mua me dukej sikur gatuhej shume mire kudo! Plazhi tek vilat,eshte nje si vend aty direkt pas tynelit pa aritur tek ish-vila e shokut Mehmet (cuditerisht i snobuar nga masat)! Plus edhe Amerikani si hotel aty afer eshte opsion i mire per mendimin tim,aty edhe organizojne eskursione me anije per Karabrun! Sa per historite me sherbime,te garantoj se jane bere te gjithe vlonjat kudo qe shkon ne shqiperi,te shohin nga duart e te fusin edhe nje "po ky shkerdhata" pas krahve sa do qe tu japesh,nuk mjafton kurre! Njeriu i ri kapitalist keshtu !Tani..do paguash sikur te ishe ne IBIZA,po ca ti besh..i ka kapitalizmi keto!

Rrofsh.

Asnje!

oh se tani e pashe qe ti jeton ne Turqi. Po ik andej nga Bodrumi ose Antalia edhe mire edhe lire. Vloren ruaje vetem si kujtim dhe te siguroj qe do jesh ne regull edhe me ndergjegjen.

Me vjen keq te them se uji ne gjirin e Vlores num eshte me ai qe ka qene. Me perjashtim te Karabrunit, pjesa tjeter ishte per faqe te zeze. Keq shume keq me plazhin Vlora. Ndotje kudo dhe ne çdo ore. Shpresoj te jete me.mire heres tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).