Përshëndetje! 

Do të doja të dija mënyrat e peshkimit në det, lumë, liqen, urë... Kur peshkohet me plumbce, kur peshkohet me tapë, si dhe vendet ku mund të peshkohet afër Tiranës. Faleminderit!

22 Komente

Nëse doni vërtetë të merni kënaqësinë e madhe që të jep gjuetia e peshkut do ju rekomandoja lumin e Matit dhe konkretisht vendin që quhet Skuraj. Poshtë digës së hidrocentralit ka vende të shkëlqyera ku gjuhet  lloji i peshkut mlysh me madhësi mesatare 1 - 2 kg, plumbçe duhet sigurisht, por për tapë nuk mendoj se keni nevojë vetëm nëse jeni fare fillestar. Pos peshkimit ju siguroj që ai vend është shumë i bukur, një mrekulli e natyrës, gjendet rreth 70 minuta larg Tiranes, njerëzit janë paqësore ndonëse të pakët, mendoj se nuk do keni probleme dhe sigurisht do shijoni dhe ndonjë drekë fantastike buzë lumit në njerin nga lokalet, aty ku shquhen për gatimin e mishit të kecit dhe rekomandimi im do ishte shoqërimi i tij jo me verë por me raki kumbulle. E njoh mirë atë vend, s'do zhgënjeheni!

shko per peshk e futja me mish keci medemek smiley

Epo duket që tutje që autori i pyetjes  është fillestar në 'punët e grepit'..Një rrugë e dy punë, s'doli peshku, del keci dhe rakia e mrekullueshme e kumbullës së Bulqizës..smiley

Peshku, si mund te shkohet ne Skurraj. 

E thjeshtë fare Pjerin, përgjatë autostradës së veriut aty ku bashkohen lumejtë e Matit dhe Fanit, kthehesh djathtas..

Kujdes nga qoftet, si kanë të preferuara, pasi aty ka vetëm kec dhe gic smiley

per ke autostrade e ke fjalen, per ate te Kuksit, se ajo autostrade fillon tutje, dhe andej s'duket kom robi, veç nje tabele te lajmeron rrugen per Burrel dhe Peshkopi. Mos e ke fjalen per kete rruge. 

Po pra, aty tek dy urat, ka një rotondë të vogël dhe kthehesh djathtas, shkëputesh nga rrugë e kombit, rrugë i thënçin pasi ajo është thjeshtë rrugë dykalimshe as superstradë nuk është..Autostrada me katër korsi fillon rreth 20 km më sipër para se të devijoni për Mirditë ( Rreshen) e deri në Kukës, pastaj serish është mysybet, thjeshtë rrugë normale.

Në rrugen e vjetër për Peshkopi dhe Burrel ka pak trafik pasi me bërjen e një rruge nga fondi i zhvillimit shqiptar, automjetet e ktyre qyteteve kalojnë mes qytetit të Rrëshenit dhe dalin në rrugen e kombit pasi i bien më shkurt dhe ti e kupton vetë si autor i VQ, kursehet karburant, goma e pjese ndërrimi dhe me e rendesishmja koha Pjer, që është flori o djalë smiley

Birra a ka? Nuk me duket se Pjeri e pi rakine e kumbulles. Cuditem qe Pjeri s'te ka kerkuar nje liste te detajuar me cmimet e produkteve.

Birra plot, që nga krikllat e deri ato më të shtrenjtat fare, 

Boji xhiro blegtorit smiley jo peshkatarit smiley

Faleminderit qe u munduat per pergjigjen,vete jam nga Burreli dhe e di se ku ndodhet. 

Ajo cka doja te dija saktesisht eshte menyra e gjutjes.Se kur kam gjujtur ne nje rezervuar goxha te madh kur e hidhja larg me plumbce e me tape nuk I binte asnje peshk,ndersa kur vija vetem grepin dge gjuaja  afer (me buke) I binin.

Ndersa ne det mendoj se eshte e kunderta duhet ta gjuash larg, ndersa nje lum mund te jet nja strategji tjeter peshkimi, keto doja te dija.Faleminderit

Edhe ndonje vend afer tiranes ku mund te shkosh me biciklete.

 

ç'rruge ndjek Burrel-Tirane-Burrel? 

qyqja, qyqja. ka gogllue cuni smileyi kapet peshku e ka perfundue ktu. . fort kollaj mer cun me kap peshkin kur s' ka uje.

tash nigjo ktu, ky o nji blog qi merret me gjojna t'mdhoja, si reforma n'drejtsi, arsim, shnetsi, urbanistike, bujqsi, industri, kulture, sport rtj, etj. vec per peshk nuk flitet por juve ju ka rrejt titlli blogut. n'ket rast, "pehku"asht metaforre, asht nji i modh, shum i gjate e ktu diskutohet si me ja hjek ujin.

n'se doni me dit si me kap pehk por si dhe me e gatue un do ju sugjerojsha :www.pehkundettiganinzjarrm.al  

tung

smiley

Tek liqeni artificial

Sakte. Gju dhe per peshk edhe per peshk me dy kembe, me tape, pa tape, me plumce, pa plumce. 

Fresllik nuk ka, po ka tapet jeshil plastic ku edhe luan po desh ne oren kur peshku eshte duke fjetur dhe nuk i bi hic grepit. 

Kur merzitesh, del te kafete dhe restorantet luksoze ne lagjen me te mire.

Lagjja me e mire eshte pak me tutje, me lulishte, pallate dhe mamat me te bukur.

or ti çun Introbuy12, ti s'qeke as për pellgje e jo më për det, paç fat

peshkuikuq, te pyeta se ç'rruge ndjek Tirane-Burrel, apo Burrel-Tirane, dhe persa ore behet. 

Tirane-Burrel (version furgon 4 rrotesh): Tirane➡Elbasan➡km27⤴te ura Kalipecit ➡vazhdon per 9km midis m.Dajtit dhe m. Gropa deri te rezervuari i Bovilles (faleminderit qeverise qe ka dhene koncesion per kalimin e rezervuarit me traget se ndryshe do i bije rreth e rrotull)➡merr tragetin deri te bregu tjeter ne fshatin Topen i madh➡vazhdon per 69 km ne rruge super te asfaltuar deri ne Burrel!  

Megjithate ti mund ti biesh edhe nga autostrada qe ka hapur buall mavria se nuk ka per te te pare ay! 

Shko tek Ura e Dajlanit , jane magazinat e peshkut , blej nja tre -kater kokrra Levrek nga tre -kater qillosh , mbaj tre kokrra ne nje dore ndersa ne doren tjeter Kallomin dhe nje peshk , dil ne breg te Detit dhe futi nje xhiro , ja ku tu mbush mendja qe di me gjujt per Peshk .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).