Newsbomb - Ditën që e shpalli dëgjesë publike ka bërë miratimin final të projektit.

Stadiumi ‘’Qemal Stafa’’, mbi të cilin projektohet një kullë e lartë, e  kundërshtuar nga të gjithë do të ndërtohet pas vendimit të marrë më 29 prill.

Por çfarë ndodhi më 29 prill? Më 29 prill u zhvillua dëgjesa publike, e shpallur nga qeveria, ku ndodhi edhe incidenti i analistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me gardën.

I pranishëm në atë përplasje qe edhe Gjergj Bojaxhi.

‘’Të nderuar miq,

Kryeministri dhe qeveria vazhdojnë të luajnë teater me qytetarët e këtij vendi.

Me date 29 Prill, ku me gjasme do behej informimi dhe konsultimi ne lidhje me projektin tek Stadiumi Kombëtar, në fakt paska qënë dita që Qeveria dhe KKT ka vendosur në mënyrë të rrufeshme lejen për kullën me stadium.

Kjo leje, për shkak të korrupsionit, përfundoi në një projekt që po i përcan Shqiptarët dhe nuk po i bashkon. Kjo leje shkon edhe më tej duke marrë territore nga Bashka e Tiranës, ku qytetarët apo Këshilli Bashkiak nuk kanë dhënë miratimin.

Kjo është një sfidë për të gjithë qytetarët për të ngritur zërin, pasi duke vazhduar me kulla betoni e qendra tregtare shkatërrohet në mënyrë të vazhdueshme standarti i jetesës. Kjo qeveri po tregon se nuk i sherben më qytetarëve por klientëve që po e mbajnë në pushtet.’’, shkruan Bojaxhi.



 

12 Komente

Prape e lagu se lagu...??? pfff ...ne kemi hallin e reformes ne drejtesi dhe bojaxhiu merret me staduimin.... Hajde menje hajde....

Pra mos ta shqetesojme qeverine me detaje te vogla te tilla?

Po pse kaq te interesuar per reformen xhanem? Ju n'sum do e keni sidoqofte, si ti aprovoje rama si ti votoje basha haracin do e paguani.

po sikur u be degjesa dhe u ankuan ca tipa qe s'u pranuan, apo vrl?

ja çfarë shkruan haleja e propagandës feshiste! ytt.

Ne kete rast, qeveria nuk i ve ne loje qytetaret me shume se sa i vene ne loje ata qe flasin ne emer te qytetarve per problemin e stadiumit. Kulla (jo e barit por) e stadiumit nuk eshte problemi kryesor, pasi kulla te tilla kane shume stadiume. Problemi eshte qe arkitektura e pjeses ballore te stadiumit nga jashte (ajo me gure), eshte e kondicionuar (pershtatur) me te gjithe arkitekturen dhe urbanistiken e kompleksit fillestar te bulevardit. Kjo arkitekture eshte prishur nga hoteli Sheraton (apo si quhet) ne krah te universitetit. Dhe e gjithe arkitektura aq e vecante e tere bulevardit, (qe ca idiote na e quajne fashiste), ka nisur vetem tani ne periudhen e "demokracise" te degradohet nga ndertime pa pershtatje me arkitekturen italiane. Edhe stadiumi i ri nuk ben gje tjeter vetem se e degradon edhe me shume te gjithe ate arkitekture dhe urbanistike italiane. E gjitha vjen nga injoranca, nga kafsheria, nga inati qe kane bastardet ndaj te bukures! E ne fund, pasi te shtojne e te shtojne edhe ca ndertime te tjera, heroi yne kombetar, Skenderbeu mbi kale do te duket si nje Sanco Panco mbi gomar, keshtu do ta heqin se fundi dhe ate. Dhe ju vazhdoni e flisni per loje qeverie, per agjentura serbesh ne Tirane! Vazhdoni!

KM, i dhe nje spunto Bojaxhiut, i dhe nje spunto tjeter Sheratonit, nje tjeter medias, e keshtu me radhe, mirpo nuk na dhe zgjidhje. 

Ha moot Gjergj ha. Sot filloi prishja e stadiumit.

Kujdes me opoziten alternative...

Gjergji kerkon qe te behet faktor me ato votat qe mori ne Tirane. Mire e ka. Nuk do asgje me shume. E beson se mund te jene vaksine.

Keto alternativat opozitare kane kohe qe e kane gojen e zene. smiley

Ju po ofendoni fenomenin e votes se bardhe, votes se barazlarguar, vet voten e Lubonjes bile. Po krijoni shume armiq ne rrethe te nje sojo te vecante smiley

Ky legen duhet te ish mbrapa hekrave. 

Po nuk e ha dot te gjithe Gjekja mer, se do hane dhe keta qe thu ti. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).