Muzika, kultura pop dhe obsesioni jonë ndaj të kaluarës

                                                                                                                                              Ku është muzika e re? Çdo gjë është retro, retro, retro … - Jaron Lanier

Retromania (Muzika, kultura pop dhe obsesioni  jonë ndaj të kaluarës) titullohet libri i Simon Reynolds botuar në vitin 2011. Përmbledhur shkurt ideja kryesore e librit është: epoka që përjetojme karakterizohet nga fiksimi maniak në të kaluarën, gjë e bërë vaki edhe më parë në histori, por ndryshe nga Rilindja Italiane e fiksuar tek Greqia dhe Roma, ose rryma e Gotizmit dhe Prerafaelitet tek Mesjeta, tani fiksimi bëhet në të kaluarën e afërt, në të kaluarën e një brezi ose individi, dmth në fakt bëhet fjalë për nostalgji, dhe për nostalgji të sëmurë që pengon të ardhmen, krijimin novator. Fajtor  teknologjia dixhitale: bollëku informativ i internetit, i çfrytzuar nga çdokush (gjithashtu çdokush mund të kontribojë për të rritur më tej bollëkun në fjalë), ka krijuar një gjëndje sureale ku bashkëjetojnë e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja të llaçkavitura midis tyre. Në këtë Bibliotekë të Babilonit të ofruar gratis llupet kulturë vazhdimisht, me pasojë buliminë (mbingopjen) kulturore, humbjen e origjinalitetit dhe mërzisë pa fund. Reynolds, tepër i famshëm si kritik i muzikës moderne (Rollin Stonsat e mbajnë për kritikun më të mirë ekzistues në rang botëror), analizon kryesisht shëmbuj nga muzika pop (sipas tij në muzikë paralajmërohet e ardhmja dhe deshifrohet e sotmja e shoqërisë me qartë se në çdo disiplinë tjetër), pa lënë pas dore fusha të tjera të kulturës: media, pop kulturë, filozofi, kinematografi, sociologji, të cilat dëshmojnë të njëjtën patologji: rikthim i përjetshëm i të kaluarës. Dukurinë në fjalë, bërë e dukëshme mbas viteve 2000 (quajtur me ironi nga autori Vitet Zero), e heton edhe në ekonomi duke zbuluar analogji midis bollëkut të muzikës dhe bollëkut të kapitalit (quajtur nga ekonomistët mbiakumulim) në epokën retro (krizën e fundit bankare). Kapitali retro në supertepricë nuk gjen dot rrugë për investime në ekonominë reale (për shkak të mbingopjes së tregut të konsumatorëve), e nuk i mbetet gjë tjetër veçse spekulimi financiar me pasojë krizën, mbipasurimin dhe varfërinë e skajme etj. Ndërsa analogjia midis muzikës retro dhe kapitalit retro ilustrohet shkëlqyeshëm nga fraza e librit në fjalë: Ekonomia botrore është groposur nga derivatë dhe borxhe, muzika ka humbur vrullin për shkak derivimi dhe huazimi.   

Reynolds e quan kohën tonë epoka e “re”-së: re në reunion muzikor, re në remake kinematografik, re në restyling ndërtesash dhe monumentesh, re në reprinting, re në reissue, re në revizion e gjithçkaje, edhe të historisë, re në recicling të gjithçkaje, edhe të plehrave, remix, rentrèe etj etj etj. Duket sikur koha ka ngec në vend dhe ka vjellur të gjithë historinë duke e bërë gjithnjë të pranishme nëpërmjet parashteses “re” dhe “neo”. Pasoja të drejtëpërdrejta janë humbja e origjinalitetit krijues dhe shterimi i proçesit krijues, që në fakt janë e njëjta gjë.

Libri është pothuajse gjenial në përshkrimin e dukurisë në fushë të muzikës, akoma më tepër gjenial kur zbulon ndërlidhje dhe analogji me fusha të tjera, por ideja nuk është origjinale, origjinale është kontesti historik tepër i veçantë i krijuar në Vitet Zero (për pasoje origjinal dhe interpretimi i tij) dhe që dukuria përshkruhet gjërësisht dhe kryesisht në muzikë. Por edhe në këtë pikë ka për pararendës Jaron Lanier dhe McLuhan, e duke e rritur më tepër rrezen dhe lartësinë e vëzhgimit gjënden shumë më tepër pararendës të tjerë, sepse ekziston një literaturë e tërë që përshkruan karakterin diabolik ose të paktën problematik të teknikës, me në krye Hajdeger dhe me pararendësin e famshëm, megjithse pak të lexuar, Spengler. Parë nga një pikpamje më e lartësuar, si me thënë filozofike, ideja në origjinë është e Hegelit që profetizoi fundin e artit, krahas fundit të historisë, ky i fundit ricikluar nga shumë i njohuri Fukujama. Sigurisht të gjithë këta autorë pa përjashtim riciklojne idenë e Fundit të Kohëve të shkruar në Libër dhe në çdo libër tjetër themeltar të çdo lloj feje dhe çdo mitologjie pa përjashtim. Pra një shëmbull i shkëlqyeshëm që në esencë koha nuk ekziston, jemi gjithnjë në prani të Fundit të Kohëve.

Përveç shumë lavdërimeve për librin ka pasur edhe kritika negative, si gjithnjë konfuze dhe të ngjyrosura me politikë, më saktë politikisht të zgjyrosura, shumë të ngjashme me ato që i janë bërë pararendësve të lartpërmëndur, të cilët në Vitet Zero vështirë se mund të futen në llogoret përkatëse politike. Tani Hajdegerin e dashurojnë dhe e citojnë më tepër të majtët se të djathtët, pra është më se e qartë që ky lloj muhabeti (dhe jo vetem) i ngjyrosur me politikë është muhabet pa bereqet, vlen vetëm për të mjerët që të shfryjnë marazin që zgjyros dhe nxin jetën e tyre personale.

Pavarsisht nga keqkuptimet, keqinterpretimet dhe keqdashjet, në plan te fundit asnjëri nuk e ka gabim në thelb. E vërteta është emocionale, intelekti mundohet ta përcjellë duke e përkthyer në kode logjikë sipas fushave, niveleve, kontesteve të ndryshme. Autorë të ndryshëm rrekin të përcjellin të njëjtin emocion, ose intuitë, ose frymzim profetik nëpërmjet intelektit që flet në gjuhë të ndryshme nga nivele dhe kontekste të ndryshme. Pra nuk ka gabim si rëndom ndodh me akuza të ndërsjellta, ekzistojnë vetëm gabime përkthimi: Reynolds-i përshkruan në nivelin e artit të muzikes pop çfarë McLuhan dhe Lanier përshkruajnë në nivelin e analizës së mediave në epokën e teknologjisë moderne, Hegel dhe Spengler në nivelin e filozofisë etj, Beketi dhe personazhet e tij, që presin Godonë (Mesia retro) tu bo i dor muhabet mbi kazanë plehrash, e përshkruajnë në nivelin e profecisë ose providencës retro, etj.

31 Komente

Përmbledhur shkurt ideja kryesore e librit është: epoka që përjetojme karakterizohet nga fiksimi maniak në të kaluarën, gjë e bërë vaki edhe më parë në histori, por ndryshe nga Rilindja Italiane e fiksuar tek Greqia dhe Roma, ose rryma e Gotizmit dhe Prerafaelitet tek Mesjeta, tani fiksimi bëhet në të kaluarën e afërt, në të kaluarën e një brezi ose individi, dmth në fakt bëhet fjalë për nostalgji, dhe për nostalgji të sëmurë që pengon të ardhmen, krijimin novator. Fajtor  teknologjia dixhitale: bollëku informativ i internetit,

 

dhe ideja eshte kontradiktore. nga njera ane thote qe: pengon te ardhmen, krijimin novator, nga ana tjeter ben fajtor internetin.. mirepo pikerisht interneti dhe epoka e digjitalizimit qe po ndodh vrulllshem eshte krijimi novator i kohes tone, e ardhmja.

 

Ndoshta nuk e kam sqaruar mire, po ja mundoj edhe nje here tjeter.

Libri flet ne menyre specifike per muziken pop, pastaj hidhet aty ketu ne fusha te tjera te kultures duke gjetur analogji per te treguar qe eshte e njejta klime, dhe flitet specifikisht per mbas viteve 2000.

Te tjerat jane ne pergjithsi shtesa te mija qe interpretoj fenomenim nga nje vizion me i larte dhe me i gjere, nga i cili vizion zhduken kontradiktat, si psh kontradikta qe ve re ti me te drejte.

Ne fakt nuk ka kontradikte, eshte qasja hajdegerjane (faji i internetit) qe sajon kontradikte te kote duke i dhene artificialisht teknikes dhunti shpirterore. Dmth tejet novatorizmi i teknikes ka vrare shpirtin e muzikes (dhe shpirtin gjetke ne kulture), njeriu eshte bere vete makine duke u marre me makineri.

Ideja ne origjine eshte e Spengler ne fillim te shekullit te shkuar, ne fakt ide profetike megjithse e deformuar. Pra ide nazistesmiley meqe Spengleri ishte nazist, por njekohesisht eshte edhe ide e Walter Benjamin (humbja e aures se vepres se artet ne kohen e riprodhimit te saj teknik), pra eshte edhe ide komunistesmiley.

 

po mire, meqe e zgjidhem punen e kontradiktes, atehere argumenti na mbetet te jet pakten paradoksal.smiley pra me mjetet moderne te kohes  si interneti,  germojme ne te shkuaren, te qemtojme retrospektiven..smiley

e lexova shkrimin  per autorin e librit qe i ka kushtuar muzikes..  per mendmin tim ndryshimet inovative, cilesore, ne muzike, ne kohe, kane pasur lidhje direkte me zhvillime te tjera. p.sh zbulimet e instrumenteve te reja. dikur behej muzike kishe me organo sepse vetem ky instrument njihej, pastaj dolen veglat frymore dhe harqet dhe u be muzika klasike..... e deri me vone kur doli kitraja me korent dhe shpikem muziken  blues, rock etj..  ndersa ne kohen tone, koha e digjitalizmit, kemi muziken elektronike. mbase nuk do ti rrezistoj kohes,tjeter pune kjo,  por ama eshte inovacion.

pastaj ka edhe disa faktore te tjere. shume komponiste, muzikante shume te talentuar  qe prej  30- 40 vjet me pare, kane qene shume perpara per kohen e tyre duke bere   muzike edhe  per te ardhmen. .. ose  po bej nje krahasim: sot  kemi  nje super atlet si Usain Bolt qe 100 m i ben per 9,59 sekonda. rekord i cmendur !  mirepo ky mund ta permiresoj akoma kete rekord deri nen 9 sekonda.  nese e ndodh, mendoj qe do te duhen nja 50 deri 100 vjet te dal dikush tjeter ta permiresoj kete rekord. e njejta vlen edhe per muziken. 

Ti e ke hallin te interpretosh fenomenin retro sipas tendes, apo te tregosh qe fenomeni retro nuk ekziston dhe eshte nje sajese e autorit, dmth autori iterpreton nje fenomen te paqene, meqe fenomeni paraqitet ne menyre kontradiktore, gje qe ti e ke kap. Fenomen mund te ekzistoje edhe neqoftese interpretimi i ndokujt eshte kontradiktor.

Epoka pop në të cilën jetojmë bën si e marrë për të gjithçka që është retro dhe përkujtimore.

Po sikur të jetë e kaluara kërcënimi më serioz për të ardhmen e kulturës sonë muzikore?.

Mund të duket një shpallje të panevojshme apokaliptike, por skenari që përfytyroj, më shumë se një kataklizëm, është një shterim i dalëngadalshëm. Pikërisht kështu përfundon pop: jo me bang e coup de grace, por me një imbalazh luksi përkujtimor të një artisti të shënuar diskun e katërt të të cilit nuk gjen forcën për ta futur në CD Player.

Dhjetëvjeçari i fundit i muzikës po përparon kaq ngadalë, i fiksuar në aktivitetin e "riciklimit të shfrenuar" të së kaluarës. Nuk jam i vetmi në mëdyshje përballë ndikimit të kulturës retro në ditët e sotme. Janë të shumtë personat, nga të kollonave të gazetave e deri blogerët, dhe vetë muzikantët, që kanë shprehur të shqetësuar këtë ndjenjë të dejà vu. Ka të tilla sot kaq shumë pamje të ndryshme dhe kaq shumë revival që e bëjnë të duket kulturën pop pothuajse të varur nga e kaluara e saj.

E ardhmja, në ndryshim nga çfarë ndodhi në vitet gjashtëdhjetë, më nuk i hyn në sy kujt. Dëshira për të ikur prej këtu dhe tani, nga e përditshmja, akoma ekziston, por realizohet nëpërmjet fantasy, teknologjisë dixhitale dhe pasionit për vintage. Pa sentimentalizma, romantiçizma: një lloj hibriditeti në të cilën rreket të rindërtohet e tashmja nëpërmjet të kaluarës, citimit, revival-it (...). Vetë e ardhmja duket se është zhdukur për t’i hapur udhën një revival-i të përjetshme të së kaluarës (...). Muzika pop e krijuar midis fundit të viteve nëntëdhjetë dhe fundit të Viteve Zero nuk karakterizohet nga asnjë lloj stili, pra nuk ka një stil të veçantë për brezin që u rrit duke e dëgjuar. Mund të thuhet se procesi i rishpikjes të kulturës nëpërmjet muzikës ka mbërritur në fund.

Në qoftë se vitet shtatëdhjetë kanë patur disko music dhe punk, vitet tetëdhjetë hip-hop dhe vitet nëntëdhjetë rave dhe grunge, cili ka qenë fenomeni i pamohueshëm muzikor që ka dominuar botën e muzikës pop në Vitet Zero? (heshtje pështjelluese)

une nuk e kam kerkund hallin, thjesht  interpretova kendveshtrimin tim. -pra mendoj qe rreth 30-40 vjet me pare muzikante  te talentuar e vune shume lart steken, saqe eshte veshtire ta kalojne muzikantet e kohes sot.(prandaj dhe analogjia me Usain Bolt).p.sh me vjen ne mendje Stevie Wonder apo Prince etj, keta ishin pionier, shume moderne per kohe e vet..

 

ndersa per fjaline e fundit, mendoj qe "vitet zero"  perfaqesohen muzikalisht nga fenomeni D.J (Di Xhej.smiley.smiley.) keta me muziken e tyre elektronike, mbushin sallat plot sot, po edhe dasmat.smiley.. madje edhe  aktivite te rendesishme qe ndiqen  nga qindra miljona njerez, shoqerohen me D.J. p.sh lojrat olimpike te Athines 2004 i hapi D.J Tiesto, apo pas disa ditesh Euro 2016 ne France, pritet ta hape D.J David Guetta.

Ne kete rast nuk flitet per nje sprinter 100 metrist, por flitet per nje brez te tere sprinteresh te viteve 60. Kur flitet per nje ose dy ose tre persone gjeniale eshte nje gje krejt ndryshe nga rasti kur flitet per nje shumice gjenialesh. Ne kete rast te fundit flitet per nje epoke gjeniale si fryme, siç ne fakt ishin vitet 60-te dhe siç ne fakt nuk jane vitet e sotme, te cilet mund te kene 2-3 gjeniale me t'mdhej se t'mdhejte e viteve 60-te, por kjo nuk do te thote asgje, epoka jone nga pikpamja e frymes mbetet e ngordhur, pavarsisht rafinimit ekstrem te muzikes dhe sofistikimit ekstrem te teknikes.

Shkak per kete shkrim eshte bere nje muhabet midis Magus dhe squares, ku Magus thote ekzaktesisht çfare thote edhe autori i librit ne fjale, biles akoma me teper, qe nuk degjon me muzike ngambrapa viteve 90-te:

 Magus - 26 Maj 2016 - 20:42 permalink

përgjigju

Aha, ok. Me ngaterroi ajo '16 tek titulli i postimit (introspektive), mendova se behej fjale per muzike te dale gjate ketij viti. Perndryshe duhej te ishte fjala 'retrospektive' ne titull.

 

ndersa autori shkruan ne liber:

Konsumi jonë muzikor nuk është më introspektiv, por retrospektiv.

Pra kete problem po te donin ta sqaronin me mire Magus dhe aq me tepe square si specialist, por qe te dy hyjne ne kategorine e intelektualeve qe nuk komentojne kurre ne shkrimet e mia, as per mire e as per keq.

------------------------------------------------------------------------

Zhardin, çfar kerkon te thuash me linkun tend? Apo futja n'gaz me ere livando si gjithnje?

 

Ishte pershendetje e thjeshte. S'ishte nevoja per nviel te ulet edukate ne pergjigje, sidomos ne nje teme qe ke hapur. 

 

Kete teme e kam hapur me qellimin e vetem qe termin shqiptar pa edukate "ngambrapa" ta perkthej ne latinisht me edukate "retro".

 

Pse mundohesh? Ja ta permbledh une me dy llafe:

 

Se marr vesh, nese gjthe çka prane meje e rrotull meje, po behet me e thjeshte dhe njekohesisht me e bukur, apo perkundrazi: me e veshtire e me e shemtuar. Mbase e veshtira eshte bere me

e thjeshte e per rrjedhoje e thjeshta ka humbur permasen, po dhe rrugen.

Nderkohe e bukura, fshihet, se di se ku.

Se ishte dhe Giotto da Bondone, qe thua ti tiku: te gjithe ja benin: Qielli eshte i arte!, ai ja keputi:

 “Boh, a me mi sembra azzurro. Maremma maiala, il cielo è azzurro!».

Si i ben tiku keto me retro...i qan, i qan!

Artikulli ishte interesant e do te thoja se vitet ku njerzit i referohen artikujve retro, vitet 50, 60, 70, ishin vitet e artikujve (qofte dhe muzika) origjinale.

rrofsh tiku per kete diskutimin qe ke sjelle ketu. aksesi me bollek ne katalogjet sidomos muzikore, nga perspektiva e degjuesit dhe po aq e krijuesit, ka kontaminuar elementin e bashkekohesise ne muziken pop. risite vijne si ripertypje te dickaje qe ka ekzistuar. Formula mbetet e njejta, me ndonje element te ndryshuar sa per variacion, gje e leverdisshme kjo si per krijuesit po ashtu dhe per degjuesit te cilet e kane me te lehte t'i perqasen muzikes ne menyre konservatore (muzika si aksesor i jetes se perditshme). 

Ky muhabet rri shume mire me nje shkrim te Arlind Qorrit (ne mos gabohem) qe u soll tek Peshku pak dite me pare. Kerkohet pra baze elektorale per ide te majta, sic kerkohet konsumator per kulture te re, e cila ndoshta nuk lind sepse nuk eshte e nevojshme, ose mungon "horizonti i pritjes" sic thuhet.

Kjo qe thu eshte shume e drejte dhe shume inteligjente, por nuk me habit si gjetje, sepse megjithse libri nuk prek zonen e politikes, prek disa zona te tjera (siç kam shkruar edhe ekonomine) duke zbuluar analogji, e ta do mendja qe edhe ne politike te ndodhe e njejta gje.

Por fatkeqsisht te gjitha zonave pa perjashtim ju mungon "horizonti i pritjes" ne perspektive providenciale, biles i mungon edhe zones fetare qe eshte origjina e kesaj shprehje. Per ironi eshte pikpamja providenciale e mohuar totalisht ne epoken retro qe e shpjegon sakte fenomenin retro, ndersa te tjerat e shpjegojne te deformuar, me kontradikta te demaskueshme nga Beluli.

Eshte tamam vendi per te perdor shpehjen. Jeni duke prere degen ku jeni ulur!

 

Duhet te kete sidoqofte "zona" te paprekura nga fenomeni ne fjale. Si teknologjia per shembull. Ose praktika mjeksore. Narrativat jane ne krize/stupor.

Teknologjia nuk eshte zone, si te thuash eshte "nenzone" (analogji me "prefekture" dhe "nenprefekture" ose "rreth" me "nenrreth", ose "bashkesi" dhe "nenbashkesi" ). Duhen kalibruar disi mire "zonat" dhe perkufizimet e tyre per tu orientuar ne xhunglen e kultures.

Teknologjia eshte pak a shume "zona" e shkences aplikuar (inxhinierise) qe eshte super e zhvilluar, ndersa shkenca teorike pothuaj eshte e shterur, shkoi e vate koha e zbulimeve te medha te shekullit te shkuar (fenomeni me dukshem ndodh ne fizike). Analogjia eshte pak a shume si ne raportin midis artit pamor dhe artit te aplikuar ose dizajnit qe eshte super i zhvilluar ne krahasim me artin si te thuash teorik ku nuk ka me levizje ose rryma si ne shekullin e kaluar. Gjithe novacioni i ka kaluar dizajnit, aftesise per te realizuar art konkret, utilitar, material etj.

Ne kete kuptim Spengleri ishte profetik kur parashikoi, njekohesisht vuri re shenja pak te dukeshme  atebote qe sot bejne muuu, se veprimtarite kulturore teorike humbin fuqine qe u kalon veprimtarive te aplikuara, thene ndryshe me thekur: humbet shpirterorja dhe fiton materialja (me sakte: çfar humbet shpirterorja e fiton materialja). Gje qe perben ankesen kryesore te degjuar kudo, si degjenerim moral ne shume forma, edhe prej atyre qe nuk pranojne ekzistencen ne vetvete te shpirterores, e qe shpesh koinçidon te jene te njejtet persona qe nuk pranojne edhe moralin tradicional, biles edhe moralit ne vetvete. Pra pa perjashtim te gjithe ankohen se perjetojme nje epoke te kushtezuar nga interesi material, paraja, "politikanet vjedhin" etj.

- E pse te mos vjedhin?! - eshte pyetja provokuese qe vjen natyrshem duke mbyllur ciklin e muhabetit, te cilen pyetje provokuese e kam bere shpesh dhe vazhdoj ta bej ne Peshk - Fene t'i luajne, ju vete i pranoni te tera premisat dhe ankoheni per pasojat!

Beluli dhe Hajdegeri kete kontradikte duhet te veje re, kjo eshte kontradikta e kontradiktave, pastaj te tjerat.

 

Mbase eshte hakmarrja e "nenzonave" ndaj klasifikimit.

Pavarsisht se e thu me ironi, shprehja jote eshte perseri e drejte dhe inteligjente, as ti vete nuk e kupton sa e drejte eshte, sepse e ke hallin tek ironia. Neqoftese nuk e thu me ironi atehere je e kenaqur qe ndodh keshtu (me shume e mundur te dyja bashke, me ironi dhe e kenaqur), gje qe eshte me teper e mundur gjykuar ne vazhdimsi komentet e tu kunder autoritetit obskurantist patriarkal qe klasifikon qellimisht per t'i dhene prioritet shpirterores, teorikes, Atit Qiellor, dmth vetes, dhe per te nenshtruar, shfrytzuar dhe lene ne dore te dyte materialen, matriarkalen, femen, aplikimin, Token Meme, me nje fjale Xhenin qe Marksi me autoritetit e zones i jepte urdher te gatuante dhe te lante leveret ne nenzone, dmth ne nevojtore, meqe kane jetuar edhe ata ne 2 dhoma e 1 guzhine me 3 kalamoj. 

Por me gjith inteligjencen dhe drejtesine ti nuk kupton drejtesine e shtremsise, qe epoka retro eshte produkti perfundimtar i ndjenjes se hakmarrjes prometeike (prototip dhe model burri i Xhenit). Kjo eshte kontradikta jote qe as Beluli dhe as Hajdegeri nuk e kap dot, qe megjithse je kunder hakmarrjes, e konsideron ndjenje negative, mbeshtet me dashje dhe pa dashje çfare kjo ndjenje ka levizur ne epoken moderne (filluar nga Iluminizmi). Me fjale tjeter ti je retrokristiane, gje qe ta kam thene dhe here tjeter me terma ndryshe, e majte italiane, gazeta Republica, Eugenio Scalfari, etj.

Ne fakt eshte maja intelektuale qe mund te arrije postdisidenca, ose retrodisidenca, shqiptare (dhe jo vetem), me pertej nuk shkohet dot pa nje zbulese tjeter. Jeni rob te se kaluares se larget dhe te kaluares se afert, dhe rob te fantazise suaj qe kerkoni pa tjeter autoritetin, edhe ku nuk eshte, e per me teper mungon, qe te ndjeheni novatore, progresiste, kunder autoritetit konservator, regresist etj.

  

E thashe me veteironine qe do te karakterizonte cilindo qe sapo kuptoi se do t'i duhej te mesonte permendesh te pakten pese tripleta pitagoriane dhe te dallonte shumefishet e tyre.

Se dyti, meqe kam lindur ne Shqiperine e para '90 dhe jam femer, s'kam asnje nevoje te fantazoj e te kerkoj me "pa tjeter" autoritetin. Clirimi i mundshem do te vinte prej dyzimit, njohjes se skizofrenise mes asaj cka mund te kishe qene dhe asaj qe je bere.

Ne fakt mu me duket me teper ironia inteligjente e katranjosit inteligjent qe nga banga e fundit tallet me presorin e matematikes dhe me matematiken.

Me Pitagoren je talle me te drejte, ose me sakte me gjysem te drejte, sepse megjithse tripletat e tij jane budallalleqe (ose ato qe ne njohim si te tij, sepse dime shume pak per doktrinen e tij, per me teper sekrete), ato kane funksionuar per diçka. Jam i sigurte qe ti e di çfare shkruhet ne çdo liber shkence te vulgarizuar qe merret me numrin dhe numrat, qe Pitagora ka shume merita ne fillesa te matematikes.

Por ti nuk ke pranuar as teorine jashtezakonisht te thjeshte dyfelore, qe bota eshte e ndare ne dy fele, je me Volterin kunder Lajbnicit (sepse ke lindur para 90-tes). I ke bere bisht shkrimit tim per Laibnicin dhe llogaritesat (kompjuterat) me pretendimin qe Lindja e Larget te duket e huaj si kulture.

 Clirimi i mundshem do te vinte prej dyzimit, njohjes se skizofrenise mes asaj cka mund te kishe qene dhe asaj qe je bere.

Ketu e ke krejt gabim, ose ndoshta je shprehur keq ose un te keqkuptoj, por çlirimi nuk vjen kurrsesi prej dyzimit, por perkundrazi prej njesimit te dy feleve te Volterit prej monades se Laibnicit.

Eshte pikerisht kjo shprehje qe tregon vuajtjen e thelle skizofrenike te retrodisidentit, per me teper retrokristian, akoma per me teper retroitalian i formuar nga RAI dhe ndikimi afror i Italise. Dhe nuk e kane vetem grate petroninse qe kane la leveret ne hale, edhe meshkujt petronins qe kane pi raki n'qebabtore njesoj mendojne, se po te kishte ndodh ndryshe do te kisha studjuar ne Harvard, e kishin per te bo qef t'modh, me t'hongerme e me t'pime, edhe ca te tjera qe rimojne. Kurse ne na çuan ne zbor, dhe jemi keta qe jemi, qe na kane bere, o te mallkuar, o u shofshi etj etj, 20 vjet akoma bjeri karadyzenit. Nese te kujtohet ky ka qene karadyzeni i Hurbit me shoke shume.

E kam thene edhe here tjeter qe disidenti eshte figure absurde, dhe ne rastin shqiptar eshte dyfish absurde, karikature fare, sepse admironte, imitonte ose gjente modelin retrototalitar (retrofashist ne rastin italian) nga nje kontest totalitar, qe mbas viteve 90-te u be retrototalitar per vete. Dmth nga gjendje kaqoli u be dopio kaqol, pikerisht kur mendoi se shpetoi nga rrokullima, siç ndodh shpesh, damper-dumper ju pervesh nje rrokullime tjeter akoma me katastrofike.

 

Nje shembull tregues: kur disidenti shihte Felinin, megjithse dukej qarte, nuk vinte re qe sinjali kryesor i tij ishte: mbas fashizmit nje lesh kemi bere. Pra edhe per ju te dashur teleshikues pertejdetit do vije epoka retro, e kur te vije edhe ju nje lesh do beni. Tek Tarkovski, meqe ne gjendje te dyzuar te nje disidenti qe ka shoqni me Felinin ne Sallonin e Sinjora Bertinit, duket midis rreshtave leshi i te ardhmes, pikerisht leshi qe tani prodhon Stalker muvi me shoke ne blog e pertej blogut. Stalker muvi akoma nuk ka pa asnje film, sepse nuk ka kuptuar as kaqe gje, terr terr terr pa pushim tjerr lesh duke çuar njerzit drejt Zones nga nenZona hakmarrese.

Zona eshte Ferri, te cilen e krijojme ne vete, me deshirat tona hakmarrese nenzone, fantazite tona nenzone, supozimet tona nenzone, retromanine tone nenzone te se kaluares se afert.

Per vete nuk kam asnje pishman qe kam jetuar nen totalitarizem, perkundrazi edhe aty kam gjet vlera. Nje person i vertete dhe vertet i lire nuk duhet te varet nga sistemi, por nga koshienca e tij.

 

Nuk tallem kurre me diturine. Mendoja kaq gje ishte e qarte.

Skizofrenine e brendshme, gjithkush e mbush me c'mundet, me psike dhe/ose tekne, si ndonje pehlivan qe perpiqet te jete njekohesisht ne dyja anet e peshores. Vetedija per skizofrenine pastaj eshte hesap tjeter, sic eshte edhe i njejti hesap.

Lidhur me temen, shqiptaret per shembull, nuk vuajne dot nga retromania qe pershkruan artikulli. Kjo e artikullit eshte sindrome e qendres se hartes. I ke parasysh ato hartat, ne te cilat dikur Europa zinte vendin me te madh dhe te gjithe kontinentet e tjera zinin cepat? 

... Reynolds ... sipas tij në muzikë paralajmërohet e ardhmja dhe deshifrohet e sotmja e shoqërisë me qartë se në çdo disiplinë tjetër... 

Shume e vertete! Sot duket se shoqeria ka arritur ne nje pike ndarje me nje kohe te caktuar, dhe duket se po hyn ne nje kohe te re. Qe kjo pike zgjat ne historine tone njerezore nja dy-tre qind vjet, kjo eshte normale. Por per dicka jam i sigurte, etapa e re qe po hyjme ne sot, ka per te qene me e mire se ajo qe po leme pas. 

Ashtu qofte, vetem se na u pordh marksizmi bashke me burrin e Xhenit, dhe kjo ndodhi pikerisht ne etapen qe po hyjme ne sot shoqeruar nga tingujt e muzikes pop çuri-furi qe fitoi mbi tingujt e muzikes popullore Internacionale.

Burri i Xhejnit e ka thene se ai vete nuk eshte marksist! Dhe, ato qe ka thene burri i Xhejnit, i kane thene te tjere me pare se ai, cfare pa modesti burri i Xhejnit e pohon disa here. Se sa pastaj, ata dhe ai kane te drejte, apo ato te thena jane utopi, ky eshte tjeter problem. Se sa eshte abuzuar me emrin e tij, po dhe ky eshte tjeter problem! Here tjeter me gjate, se e shoh qe koka jote nuk i nxe te gjitha menjehere; te ecim sipas filozofise sokratike qe na ka sjelle Platoni.

Nuk i bini ne te qe kjo lloj avokature qe i beni burrit te Xhenit, nisur vetem nga nje shprehje thene ne nje kontest te caktuar, e nxirrni Marksin si pune lengaraqi, jo nje mendimtar dhe per me teper veprimtar, qe ka krijuar nje sistem dhe epoke nepermjet nje vepre ku nje fraze e vetme nuk vlen as sa nje mize. Aq me teper qe nuk eshte e sigurte qe vertet e ka thene kete fraze, por eshte nje sajese retrokomuniste per te shpetuar nga katastrofa çfardo qe mund te shpetohet.

njesoj nuk i binit ne te kur benit prokurorin çdo gje e njeri ne emer te Marksit.

 

Eshte e gabuar ta shohesh perseritjen si mungese perparimi, perkundrazi eshte domosdoshmeri e ndryshimit dhe e artit. "Saturni duke gelltitur te birin" i Gojes eshte nje perseritje i nje motivi te Rubens qe gjithashtu ka marre goxha nga vepra para tij. Arti eshte perseritje dhe origjinaliteti i nje vepre krijohet vetem nga ballafaqimi me shembellturen e tij. Kjo epoke nuk eshte as me shume as me pak origjinale se brezat me pare. Ne cdo epoke ose breze gjenden kritike qe ankohen qe brezi i tyre nuk prodhon asgje te re. Kjo eshte mbase e vetmja gje qe nuk ndryshon kurre.

Perveç kesaj qe thu Petroninse qe nuk ndryshon kurre duke lare leveret ne hale dhe duke pi raki ne mejhane, ne baze te teorise dyfelore, per kontrapedal ekziston edhe kundertia e saj qe nuk ndryshon kurre, ne çdo epoke ose brez gjenden kritike qe vene ne dukje se "ne çdo epoke ose brez gjenden kritike qe ankohen qe brezi i tyre nuk prodhon asgje te re", e keshtu me tej mise en abyme duke krijuar vepra t'mdhoja si Gide retrongambrapja perserit motivin e modh te Velaskes t'modh.

Kjo eshte dialektike, thuhej atebote kur intelektualet e shquar akoma nuk kishin lexuar ngambrapastrukturalistet dhe Foucault retrongambrapen, besonin akoma se e verteta ekzistonte ne tripletat e Hegelit dhe ngambrapaHegelit. Me vone ja morren doren punes, per çdo ide te hedhur, hop gjenin te kunderten e saj qe e annihilonte idene, e kjo eshte prova qe jemi ne demokraci, anihilimi i çdo ideje dhe çdo evidence, t'gjithe si mut i rras - thote populli.

Psh neqoftese thuhet qe shperthimi i bombes pare atomike ka diçka te pandodhur me pare ne histori, qe ky brez ka prodhuar diçka te re, hop hidhet studjuesi i modh retrongambrapa qe ka lexuar Foucault gjithashtu retrongambrapa, e te thote:

- Ky brez nuk ka prodhuar asgje te re, edhe kur ishim kanibale neper shpella, i gjunim njeri tjetrit me çomange kokes. Nuk ka asgje gje te re nen kete diell - ka thene Bibla, thote ngambraparetrostrukturalisti qe nuk gjuan me me çomage kokes, nuk hedh bomba atomike si amerikanet qe mbahen sikur prodhojne gjera te reja (çoç ju duket vetja ne Hiroshime), por i bie me çomage njesoj si stergjyshet e Darvinit çdo ideje dhe çdo evidence per t'i anihilizuar.

----------------------------------------------------------------------------------------

Per te gjithe ata qe kane pelqyer shkrimin, i rekomandoj te shohe kete video pakminuteshe per autorin e librit.

Mu me pelqen si tip, si fizionomi dhe menyre si flet, perhap nje profum te veçante (jo livando frengesmiley), por edhe sepse, ndryshe nga shumica e "tramontisteve", beson ne te ardhmen e muzikes, pra ne te Ardhmen.

 

  si gjithmone. shkrimi dhe komentet e tua* origjinale  ku shpesh mesoj dicka te re.

faleminderit.

* kur s' jane thjesht grricje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).