Prokuroria e Vlorës kërkoi sekuestro preventive për një sipërfaqe të stërmadhe toke prej 220 hektarësh (2,200,000 milionë metra katrore) në parkun kombëtar të Karaburunit.

Prokuroria e Vlorës deklaroi sot (31 maj) se kërkoi dhe mori nga gjykata vendosjen e sekuestros preventive për një sasi të stërmadhe toke prej 220 hektarësh, tokë e ndodhur në zonën e Karaburunit, pranë plazhit të Shën Vasilit, me dyshimin se kjo tokë qe regjistruar duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas prokurorisë, vlera e tokës së sekuestruar sipas çmimeve zyrtare arrin në 100 milionë euro.

“Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin dhe më tej i janë bashkuar edhe kallëzimet e dy shtetasve, të cilët pretendojnë pronësinë në një pjesë të kësaj hapësire. Pas veprimeve proceduriale, Prokuroria mori lejen e gjykatës për të vendosur nën sekuestro preventive të gjithë sipërfaqen e tokës, e cila është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, bazuar në një seri dokumentash të falsifikuar,” thuhet në një njoftim të Prokurorisë.

“Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi,” vijon më tej njoftimi.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i fallsifikuar.

Prokuroria ka kryer disa hetime gjatë viteve të fundit mbi grabitje në përmasa të mëdha të tokave në bregdet, përfshirë hetimin për 67 hektarë në Gosë të Kavajës, apo të plazhit në Llamanit pranëHimarës, apo rasti i Velipojës.

Seria e dokumenteve të falsifikuara sipas prokurorisë për Shën Vasilin

Rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi. Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.

Po kështu, nga hetimet rezulton e provuar se vendimi nr. 100, datë 19/04/1994 ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, i paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është i falsifikuar.

Gjithashtu nga hetimet rezulton se edhe vendimi gjyqësor civil nr. 1360, datë 29/12/2000 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmes të cilit është kthyer fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, është i falsifikuar.

Kjo është e provuar pasi, nga të dhënat e deritanishme, është provuar se e gjithë dosja që i përket këtij vendimi gjyqësor është fallsifikuar dhe më pas është regjistruar ne indeksin e vendimeve gjyqësore dhe bërë pjesë e arkivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Nga hetimet e kryera, është provuar se pasuria e mësipërme, është regjistruar në regjistrin hipotekor datë 12/10/2012, me përshkrimin “Një sipërfaqe kullotë prej 220 ha, në vendin Karaburun sipas kufinjëve”, në emër të shtetasit Rajmond Mezi.

Pas regjistrimit të kësaj pasurie, ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha. Më tej, mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë pasqyruar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë, veprime të cilat janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë së mësipërme.

8 Komente

Vetem pikturat e Km-se jane origjinale ne ate vend.

Restua, me kullota, me toka, me kryetare bashkie, komplet fallco. Edhe guida praktike e Shqiperise ne frengjisht, kushedi e kujt eshte.

po amon mor amon se na lodhet. Ne rrepublika alegorike krytari i bashkis ne Tirane fallsifikon gjoben e shu jo mo per prona rrës.

Kjo ceshtja e fallsifikimit te dokumentave te pronesise, ka vite qe ka filluar, sa shihje 2 deri ne 3 pronare per te njejten prone. Uroj te vazhdoje kjo lufta kundra ketyre te korruptuarve dhe fallsifikatorve. Kjo tregon se strukturat e shtetit po punojne mire.

Djema kete lajmin e kishin edhe medjat ketej ne perendim.

Edhe ketej nga ne Zeqo! Po ka kohe qe ka dale si lajm, eshte i vjeter!

haha si sulen morrat e sales te justifikojne babain shpirteror qe shkaterroi shqiperine me tjetersim pronash e ndertime pa leje. nejse, sic kane prishur forumet e tjera, trollat e sales e prishen dhe kete forum me sukses. gje qe pritej. sidomos me admina te paafte

Dukaqiotet e dine se Karaburuni ka qene ne mot te moteve toke brigandesh (piratesh). Si ne kohe te Romes, Bizantit (Komemnve), Turqve, shqiptarve, dreqit dhe shejtanit bashke, ne Karaburun nuk kane banuar njerez, biles as ne Llogora. Ne ato vende ka patur vetem garnizone ushtaresh per te ruajtur rruget e kalimit. Karaburuni nuk mund te jepte as ushqim per bagetite. Ndaj dukaqiotet do te benin mire te mos-ngaterroheshin me shtetin ne pronesine e Karaburunit, sepse nga ndonje investim qe mund te behet aty, (p.sh. turbinat e larta per energji elektr., apo per turizem me koncesion neper private, etj.) do te perfitojne te gjithe, si dukaqiotet ashtu dhe i gjithe ky popull. Por makuteria materialiste duket nuk i le shume te shohin me larg nga maja e kembeve te tyre! Ndaj dhe investimet kane mbetur ne vend ne ate vend! 

kudo ka ndertime, shqiperia eshte kantier ndertimi, ti thua s'ka investime. aktualisht eshte shteti ai qe po i pengon privatet, dhe jo privatet shtetin.

sa vite ke pa u kthy ne shqiperi ti ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).