Në ironi të plotë, është koha e duhur për leximin “mbrapsht” rikthimin në gjenezë, një fakt sociologjik të të gjithë shqetësimit të autorit, pse brezat gjenden mes paradokseve të sotme. Është periudha e tretë, mosha e parë, fëmijëria që përcakton ekzisten

Në ironi të plotë, është koha e duhur për leximin “mbrapsht” rikthimin në gjenezë, një fakt sociologjik të të gjithë shqetësimit të autorit, pse brezat gjenden mes paradokseve të sotme. Është periudha e tretë, mosha e parë, fëmijëria që përcakton ekzistencën e species. Autori i “Embriologji” e gjen në zanafillë evokimin e diktaturës, si ka rrjedhur deformimi prej moshës së parë.

Për një shkrimtar që i qëndron larg historisë së sotme shqiptare, si duket kujtesa bëhet ekzistenca mentale. Gjendja e kthimit në një periudhë të caktuar të moshës, rikthimi dhe përcaktimi final mbi këtë rikthim qëndron në embrion të evokimit të diktaturës së veprës së Shkëlqim Çelës, të cilit dje iu dorëzua çmimi “Kadare” nga Fondacioni Mapo, për librin triptikun “Embriologji”. Ky autor jeton jashtë atdheut, duke hedhur një spirancë raportesh jo të zakonshme si autor i afro dhjetë romaneve në shqip, ku të shumtat i gjen në rekorde digitale.

Për lexuesin shqiptar “Embriologji” është i pari në formatin letër duke thyer për ironi paradokset e këtij autori, pasi pohon me bindjen se “letra” vazhdon të shijojë lexuesit klasikë, krahasuar me shkarkimet digitale.

Çela një autor shqiptar pak i njohur në qarqet e këtushme letrare, është vlerësuar si proza më e mirë me librin e tij “Embriologji” mes 33 konkurrentëve në garën e 2016. Jashtë pritshmërive të këtij mjedisi motivimi nga juria e çmimit “Kadare” ka qenë: “Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe”.

Shpesh raportet e prezencës së autorit në vlerësimin kritik kanë një debat të gjerë, duke e lënë lexuesin të vetëm përballë tekstit. Ky autor është rasti. Lexuesi ka përballë një libër, me tre novella që vijnë organikisht me njëra tjetrën. Një raport i përmbysur i ekzistencës së individit që nis më fundin e jetës, e përfundon në fillimin e tij.

“Përgjuesit”, “Zbori” dhe “Yjet e (pa) shuar” – krijojnë në mbyllje të tyre një skemë të plotë, të pandara nga njëra tjetra, sa sociologjike po aq dhe antropologjike.

Autori hyn në moshën e tretë, mbi një tipologji të “përgjuar”, si një kërkim psikik mbi këtë realitet të tretë. Ngjarjet në të tri pjesët fotografojnë një brez, të rritur të edukuar në diktaturë, por të moshuar në fund të saj.  Natyra e të rrëfyerit bëhet sureale, aq e paimagjinueshme në një kontigjent tërësisht mashkullor. Është gati një libër maskilist. Autori njihet për ironinë. Në këtë trilogji limitet e fantazisë s’marrin kontekste trilli. Ndryshe nga një letërsi fiction prerja mbi këto tri novela fshehin mjaft situata absurde. Autori nuk i mëshon shumë faktit se kjo ndodh në komunizëm. E sidomos të tregojë se kjo ka ndodhur në komunizmin tonë. Një ngasje gati oruelliane mund ta nënkuptonte absurdin nën diktaturë. Por autori ka mbetur një trajtë besnike e fotografimit, një fare reminishence. E vetmja mbetje e këtij realiteti janë “përgjuesit” që krijojnë bëmat heroike prej të cilave morën titujt e veteranëve. Lexuesi mbi një strukturë pak komplekse mbetet i sugjestionuar duke përjetuar brutalitetin e së keqes. Fantazi e shfrenuar, atmosferë erotike të pazakontë, frenetizëm banal në një klub pleqsh që gjerbin kafenë duke mërmëritur si saga heronjsh historinë. Novela lexohet sot, dhe si e kaluar. Është një qytezë që ka prodhuar çmënduritë e tyre, shfrimet e vona seksuale. Një letërsi e paradoksit dhe ironisë. Ta njohësh tjetrin nga historia. Kjo lë brengën tek autori për të menduar mbi “Zborin”, novela e dytë që e rikthen në rini. Intensiteti i rrëfimit bëhet më klasik. Autori mbetet në distancë në këtë rrëfim, pa nënkuptuar asnjë fakt ironik, përveçse një mundimi të kaluar, se si paranoja diktatoriale nisi të zhbëjë individin. Faktet janë sa reale, aq dhe absurde. Këta janë shqiptarët e brezit të ri nën komunizëm. Përzgjedhja e frontit të “luftës” dhe në këtë novelë, si vazhdimësi e së parës, por në rikthim, krijon surealin më të fortë. Të rinjtë që mbajnë kujtesën nën rrobë luftarake në llogore fiktive, jashtë çdo konstrukti sjelljeje nga “veteranët” e parë. Zërat e parë kritikë e kanë quajtur një vepër çmitizuese të diktaturës, për shkak të ironisë me “veteranët” dhe brutalitetit të autorit në natyrën e rrëfimit mbi to. Pjesa e dytë, “Zbori” e thyen këtë pasqyrë, duke reflektuar të parat thyerje, plasaritje të psikozës. Mbetet nga të rrallat reflektime të ndeshura në letërsinë e pas ’90-ës, edhe pse nga letërsia e diktaturës ka pasur larmi prurjesh e rrëfimesh, por gjithnjë në nivele të urrejtjes, diktatit, autoritetit, dhunës, pushtetit, krimit. Në “Zbor”, si dhe në pjesën e tretë “Yje të (pa) shuar” autori del pothuaj jashtë atij sistemi, për të rrëfyer burgun e tij, se si Shqipëria për vite mbeti një burg, një burg i dyfishtë për ata që vuajtën, e u persekutuan. Në pjesën e tretë të trilogjisë, autori bart mundimin, ngjizjen, gjithë leximin mbrapsht të këtij romani. Në ironi të plotë, është koha e duhur për leximin “mbrapsht” rikthimin në gjenezë, një fakt sociologjik të të gjithë shqetësimit të autorit, pse brezat gjenden mes paradokseve të sotme. Është periudha e tretë, mosha e parë, fëmijëria që përcakton ekzistencën e species. Autori i “Embriologji” e gjen në zanafillë evokimin e diktaturës, si ka rrjedhur deformimi prej moshës së parë.

 

Çmimi “Kadare 2016”, Bakalli: Një rast leximi të fjalës së zhveshur nga pesha e autorit

 

Nismëtari dhe donatori i këtij çmimi, Henri Çili, tha ai, vjen si pjesë e një iniciative letrare më të madhe që media Mapo ka ndërmarrë me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, siç është suplementi Mapo Letrare tek gazeta Mapo, ngritja e rrjetit të kritikës për letërsinë shqipe dhe hapja e degës së Letërsisë. Duke garantuar një strukturë të pastër të konkurrencës, dhe vullnet të plotë të jurisë, Çili ka thënë se me këtë mecenat japin një kontribut të rëndësishëm kulturor për vlerësimin dhe botimin e autorit shqiptar

Autori shqiptar si një nga pretendimet më të rëndësishme për t’i dhënë vëmendjen e munguar prej 25 vitesh ishte nxitës për të ngritur një çmim unik, me mecenatin e parë të vlerësimit të letërsisë shqiptare, siç është çmimi “Kadare” nga Fondacioni “Mapo”. Në edicionin e tij të dytë, çmimi “Kadare 2016” pati fitues një autor pak të njohur, Shkëlqim Çela, me librin e pandashëm “Embriologji”. I promovuar dje, në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës, në prezencën e autorit, kontributi për letërsinë e shkruar në prozë mban vlerën monetare të 10 mijë euro. Pena e këtij autori pak të njohur, Shkëlqim Çela, ka marrë shumicën e votave të jurisë së Çmimit Kadare 2016.

Autori jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe profesioni i tij është shumë larg letërsisë. Ai punon si staticien, ndërsa shkruan poezi dhe prozë prej vitesh, por për herë të parë emri i tij u bë kaq i njohur pasi fitoi një nga çmimet më prestigjoze që ndahen sot për letërsisë shqipe, çmimin “Kadare”. Autori tërhoqi vëmendjen e jurisë që vitin që shkoi me një përmbledhje me proza të shkurtra për të arritur një vit më pas që të tërheqë dhe votat e tyre që e nxorën fitues.

Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit drejtori i Media Mapo, gazetari Alfred Lela, tha se Fondacioni Mapo po synon të ngrejë një traditë të së ardhmes me këtë çmim me vlerë 10 mijë euro, duke e bërë atë një nga çmimet më të rëndësishme letrare në vend, ku në dy vite janë përfshirë në këtë garë 70 autorë.

Nismëtari dhe donatori i këtij çmimi, Henri Çili, tha ai vjen si pjesë e një iniciative letrare më të madhe që media Mapo ka ndërmarrë me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, siç është suplementi Mapo Letrare tek gazeta Mapo, ngritja e rrjetit të kritikës për letërsinë shqipe dhe hapja e degës së Letërsisë. Duke garantuar një strukturë të pastër të konkurrencës, dhe vullnet të plotë të jurisë, Çili ka thënë se me këtë mecenat japin një kontribut të rëndësishëm kulturor për vlerësimin dhe botimin e autorit shqiptar.

Dalja në skenën letrare të emrit të Çelës, pak të njohur, ka ndikuar në mendimet e jurisë, nga debati i distancës të autorit me veprën. Këtë rast e ka shqyrtuar në fjalën e tij, drejtori i Qendrës së Studimeve Letrare “Kadare”, Gilman Bakalli duke u ndalur tek fokusi i lexuesit tek libri, edhe pa njohur autorin. Në këtë “luks” leximi sipas tij fjala vjen e zhveshur nga ngjarjet dhe pesha e autorit. Gjendja e çmitizimit të diktaturës, përmes portretit të veteranit, në një nga pjesët e para të veprës “Embriologji” është lexuar për auditorin e pranishëm, për të perceptuar një shije leximi, mbi estetikën dhe historinë e rrëfyer me ironi dhe sarkazëm.

Shkrimtarja Diana Çuli, që ishte dhe anëtare e jurisë, i dorëzoi trofeun shkrimtarit Shkëlqim Çela duke vlerësuar veprën e tij e cila tregon sipas saj për momentet e zhvillimit të letërsisë shqipe.

Vetë autori vlerësoi çmimin si një kontribut që bëhet për promovimin e autorit shqiptar dhe prozës shqipe duke e cilësuar “si një mungesë që duhet plotësuar”.

Gjatë 3 muajve që ishte hapur thirrja konkurruan 33 autorë, nga të cilët u kualifikuan 11 autorë, në short listën e fundit ishin 7 autorë; të cilët janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”.

Juria ishte e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë; Diana Çuli, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Baçi, Gilman Bakalli dhe Alfred Lela. Në votimin final për fituesin juria u nda 4 me 3 ndërmjet Vera Bekteshit dhe Shkëlqim Çelës.

Juria e zgjodhi “Embrilogjinë” e Çelës si prozën më të mirë me motivacionin: “Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe”.

Çmimi “Kadare” me vlerë 10 mijë euro akordohet nga Fondacioni Mapo me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Fituesi u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës që u mbajtën në fund të muajit Maj në Razëm.

Ky çmim u themelua në vitin 2015 dhe fituesi i parë ishte autori Rudolf Marku me romanin “Tri divorcet e Viktor N.”

26 Komente

Pa hyre fare ne te thella, doja thjesht te thoja qe e konsideroj absurd faktin qe jepet nje cmim ne emer te dikujt qe eshte ende gjalle. Tung!

Kjo qe thoni ju , absurditeti i "Cmimit Kadare " kur autori eshte gjalle ,  quhet deformim apo jo  smiley.

por ajo qe do te thoja une eshte : edhe per kete absurditet, (deformim ) qe thoni ju, faji i diktatures  eshte ? smiley.

.ajo qe eshte e vertet dhe reale per mendimin tim eshte se ne riciklojme absurditetin dhe deformimin ne menyren me te natyrshme absurditetin,  e kemi ne gen dhe  kekrojme tek tjeret  per tu dukur me real dhe gjasme ndryshe  ! dhe skuptojme qe jemi vet absurdi !

 

Urime per cmimin dhe shpresojme te kthehet tek peshku, per te marre te tjera cmime. 

ky cmim,

 o cim,

thote,

me u marre me shkrim

me kohe te plote

ne dac shkelqim. smiley

 

congratulations !

Mund ta kete meritu, por dhene nga univ. Privat i Henri cilit te le shije te keqe.

Mu sikur me ha buken ai universitet.

Ore dale njehere, se Çimi aty eshte...Henri apo Naim?

Neim.

Pergezime, uroj qe te gjeje lexuesa te shumte.

Cim, me behet qefi shume qe me ne fund more vleresimin e duhur, dhe uuroj qe ne te ardhmen te kesh vetem suksese. Librin mezi pres ta lexoj, dhe po na "fole me goje" tani e tutje na trego nese libri  ka dale rrugeve te amerikes akoma , se ta porositesh nga shqiperia te merr mmuaj. Urime edhe suksese edhe njeher,...dhe keep it up brosmiley

 

Mos, nismëtari dhe donatori i këtij çmimi eshte Henri Çili! Cimo, what the fuck? Po kete zuzar naim apo henri apo mut, une se shof dot as me sy se me qoron, ti i paske pranuar dekoraten. Epo, gelltit nje luge corbe te prishur dhe vill tere jeten i thone kesaj. Po pse  a kishte nevoje libri yt per bekimin e kesaj plehre o Cim? smiley

Kuazo, nuk e kuptoj se, pse e ke inat kete Henrin, nderkoh qe mua mu ka duk gazetar i pjekur. 

Pjer, ashtu jane ca xhelozira qe perendimore si ti dhe si une nuk i kuptojme dot. Eshte per te ardhur keq.

mapo universiteti kataliksmiley i cilit dhe lolos(leles) e ndotin emigrantin   shkelqim cela!    leket ben mire tua marre,po cmim nga bythlepirja group,ncuk!

sidoqofte ,urime per librin

Per mendimin tim vleresimi i librit eshte bere nga shkrimtare teper te njohur si  Diana Culi apo Rudolf Marku (te tjeret nuk i njof). Cilin edhe une nuk e kam qef fare por ne kete rast me duket pozitiv nisma dhe vleresimi i librit ska te beje shume me fytyren apo koken e Cilit. Emigrant Cimi duhet ta gezoje kete cmim dhe te ndihet i lumtur.Besoj kjo do i japi shtytje te tjera per botime te shkrimeve te tjera qe ai i  mban akoma "vetem per veten e tij"...

Nga pershkrimi qe i behet librit, duket se qenka nje liber qe i nxiska lexuesit fantazine e tij krijuese. U dashka gjetur!

Urime, urime! smiley

Urime Cimo!!

Çela një autor shqiptar pak i njohur në qarqet e këtushme letrare..

Cilat jane qarqet e tjera  letrare ne te cilat eshte i njohur?

Si ka mundesi qe nuk te paskan lajmeruar ty per qarqet e tjera ku Sh.Ç eshte i njohur? Dikush ta paska me te futur!

Dhe ti me kete nderhyje pa kuptim prej burdallai do te thuash..?

Çudi se si fyen njerezit ne kete menyre. Une thjesht shtrova pyetjen se si  ka mundesi qe nje njeri i gjitheinformuar si puna jote, shkabes dhe profilit nuk eshte ne dijeni te nje fakti teper banal. Kaq, vetem kaq doja te thoja.

e po fut e nxir vate ajo pune!

Urime Cimit, gjithmone me ka pelqyer proza e tij.

Shpresoj emigranti te na sjelle ca copeza te librit ketu ne peshk.

Të urosh Shkëlqim Celën tek PPU për çmimin e marrë është jo thjesht njohje e talentit të tij në të shkruar - këtë gjë, çdokush me sy në ballë ka patur rastin ta kuptojë dhe vlerësojë kur ai botonte pjesët e "Embriologjisë" si shkrime të vjeçanta këtu. Është një homazh që çdo antar duhet t'i bëjë fatit që ka pasur të mund të dialogojë me një të tillë autor....

Ndoshta më e rëndësishmja për vetë PPU është të reflektohet lidhur me përsenë e tërheqjes së tij (përfundimtare) nga PPU, pikërisht në prag të njohjes dhe vlerësimit të këtij talenti. Apo jo, Admin?  

" Te reflektohet  lidhur me persene e terheqjes se tij "

Shume antare te nderuar te peshkut pa uje me bindje te majta jane larguar nga PPU sepse u zhgenjyen nga Rilindja . Kaviri pershembull , shkruan shpesh kunder Rilindjes , Roni kaloi me LSI , Kuazi nuk han domate nga 5 muaj , etj...etj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).