Kriza politike në vend për mosvotimin e Reformës së Drejtësise është e bllokuar në një cështje. Ajo është pika 88 e këshillave të Komisionit të Venecias e cila shkruan:

“Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

1 – Në se… del dikush nga PD dhe i shpejgon publikut se ku, si dhe për cfarë nuk është rënë dakord në Komisionin e Reformës lidhur me shumicën e cilësuar me të cilën fillon pika 88 “e shenjtëruar” nga opozita… Atëherë, pse nuk del dikush nga ekspertiza ndërkombëtare që ka marrë pjesë në të gjitha diskutimet e rregjistruara në Komision dhe të akuzojë mazhorancën për këtë “mungesë”përgjegjësie” karshi këshillave të Komisionit të Venecias?!

2- Në se… opozita ka kaq të drejtë dhe mazhoranca është kaq “kokëfortë dhe e papërgjegjshme” për zbatimin e pikës 88 të Komisionit të Venecias përse nuk bien dakord palët që të bashkojnë votat në Kuvend dhe dy alternativat të shkojnë në REFERENDUM…? Kaq injorant është populli shqiptar sa të mos kuptojë për cfarë bëhet fjalë dhe të vendosë kush është më e drejtë?!

3- Në se… Partia Socialiste ka qëllim që të “kapë” sisitemin e drejtësisë kaq naiv qenka Perëndimi (ShBA dhe BE) që nuk i bashkohet opinionit të opozites për këtë cështje?!

4- Në se… Partia Demokratike pretendon ti fitojë zgjedhjet e ardhëshme elektorale pse shqetësohet se do të ‘kapet’ sistemi i drejtësisë në një reformë drejtësie që do të dojë disa vite për tu aplikuar dhe do të drejtohet nga ekspertiza ndërkombëtare?

5- Në se… ka gjykatës dhe prokurorë kaq të vecantë që po u propozuan nga partitë politikë do të garantojnë një reformë drejtësie më të ndershme e të “pakapur” se sa ajo e miratuara në Komisionin e Reformës dhe ekspertiza ndërkombëtare?!

6- Në se… e gjitha dhe të gjithë janë të “gabuar” dhe opozita ka të drejtë…A ja vlen ta lësh vendin SOT në grupin e shteteve të dështuara dhe jashtë Bashkimit Europian?!

7- Në se… besoni në cfarë doni, ju lutem a mund të e na thoni si e doni vërtet atë që kërkoni miq, kolegë, vëllezër dhe kundërshtarë në opozitë që tu a dimë cfarë u kemi apo do të na e keni borxh për sot e nesër, atyre që janë dhe atyre që do të vinë në jetë për të banuar në këtë vend?

8- Në se… ja vlen vërtët kaq shumë kjo që po bëni… a mund ta shkruani se si e kuptoni të ardhmen për vendin që doni të qeverisni, në se e keni këtë qëllim në zgjedhjet e ardhëshme elektorale, dhe të vendosni një “titull” në të? Në se nuk ka përgjigje!?… Përgjigja e fundit është e vjetër sa vetë politika. Jo gjithshka shpejgohet, pasi shumë vec kuptohet. Shekspiri, dikur shkruante se, ka periudha të frikshme kur idiotët qeverisin të verbërit. Shpresoj, ta tejkalojmë këtë parashikim dhe paralajmërim po ashtu. Historia vlerëson legjendat përballë njerëzve. Megjithëse kjo nuk është e vërtetë. Ka ardhur koha që të takohemi me veten. Sigurisht!

48 Komente

Shkurt, PD po thote qe BE dhe SHBA na e ka me te futur dhe duan qe Rama te kape drejtesine, dhe i vetmi qe ofron drejtesi te pakapur nga politika eshte Sali Berisha. Ju qofshi po nuk besuat Berishen para BE dhe SHBA, o popull.

Pika 88 eshte qe nese nuk bien dakord per 2/3-tat, atehere le te kthehemi tek sistemi me vende te rezervuara, ku qeveria do te kete shumicen e opozita disa me pak, me te drejte per te bllokuar e zvarritur ceshtjet sipas torroqefit te Berishes. 

Ndersa me 2/3-tat, opozita mund ta zvarrise, por jo sipas qejfit te Berishes. Mund ta zvarrise sipas qejfit te cdo parlamentari qe e ka votuar populli, jo sipas kryetarit. 

Keto jane perpelitje te PD per te mos lejuar ndryshimin qe kerkojne te gjithe shqiptaret. Duan te vazhdoje te lene kete sistem qe tani per tani e kontrollojne plotesisht, qe nga presidenti me i politizuar ne historine e shqiperise pas-komuniste, e deri tek gjykatesit maskarenj qe dime te gjithe se ekzistojne

Faleminderit per kete sqarim! Pra, mesa di une, PS-ja e ka pranuar kerkesen e pa negociueshme te PD-hit per 2/3 nga 3/5 qe kerkonte PS-ja. Atehere, cfare mutin duan prape maskarenjte? Duan nga nje hu ne bithe!!

Duan ta shtyjne me cdo kusht deri pas zgjedhjeve me shpresen se do te kene me shume gjera ne dore.

Per disa si ty, qe e shohin SHBA dhe BE me inferioritet, duhet te kuptoni, qe nuk eshte Rama ai qe do te kape drejtesine, Rama eshte thjesht nje vegel ne duart e tyre. Kapja e drejtesise eshte akti final i roberimit te Shqiperise, qe nga ana e saj nuk eshte me e dlira, por une preferoj 100 here me mire nje drejtesi te korruptuar, se sa nje institucion shtylle te shtetit shqiptar, te kapur nga te huajt, pas kapjes qe i kane bere tashme egzekutivit dhe financave me ane perkatesisht te Rames dhe Guv. te Bankes. 

Hmm, Maks Meto. Nuk e kisha pare nga kjo pikepamje. Dmth, ti po thua qe Amerika dhe BE po perpiqen me manovra manipulative te shtrije pushtetin e saj ne territorin tone? Gjasme duke u shtirur si miq, por ne fakt eshte thjesht nje forme imperializmi modern?

pa he njehere, konkretisht na shpjego se si te huajt do kapin drejtesine me 2/3 e parlamentit?

nese nuk shkruhet 'ne se'. Shkaba si njohes i mire i gjuhes shqipe, mund ta konfirmoje. Pa harru dhe shumesin e mashkull (qe ben 'meshq' )

kjarte, kjarte. Qenka e mete e shokeve socialiste

I kishin ngacmuar Gruan.. 

Ja u ka bere shume mire . #Ashtuidomushkadrute.

E provon me "te forte" por kur i ngec sharra ne gozhde fillon dhe qan : " o lele krimineli" 

Histori e njohur Bredho...  

sigurisht, nuk kam arsye te dyshoj. Nuk njof socialist qe shkrep armen kot se koti

I kishin ngacmuar Gruan.. 

smiley

Shkak për sherrin ka qenë një debat për lirimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Faleminderit. Une kisha lexuar vetem ate qe solli bredharaku.

smiley

Kur te them une je e nje aneshme ti nuk te besohet..

O gjembo Zjarr ,, Zjarr do ta nxjerri ky djali me syze..

dhe kur ja thyjne syzet  mbas kaptine. fillon dhe qan o lele kaptina.. o lele demokracia.

Dihet boterisht qe nese te qellon te lexosh vetem nje artikull qe ka sjelle dikush tek Peshku, te hiqet automatikisht karta e paanshmerise dhe te cirret maska.

 

Ata qe po qajne sot ne Kavaje " o lele plumbi" . Jane te fortet e kavajes se PD. ene krietar po deshe. po .po me ate koken me cepa. Jane kriminele ordinere. E provuan. Ju ngeli sharra ne gozhde , dhe si legena qe jane fillojne e qajne . Jane Vemje.njohin vetem dhunen.

Prandaj them mire ja u beri se # Ashtu i do Mushka drute.

 

 

A PRANOHET REFORMA NË DREJTËSI ME LIRIMIN E ROSHIT, BUSHIT, APO TË SHUKRIUT Z.LU ?

Elvis Roshi do të gjykohet në arrest shtëpie, pasi si kryefamiljar dhe i vetmi që sjellë të ardhura në familje, sepse e shoqja dhe dy fëmijët e tij janë shtëpiakë…deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Por të mendosh për Elvisin në këtë mënyrë, për Arturin në këtë mënyrë, për Shukriun në këtë mënyrë dhe përcilindo person që vishet me pushtet politik, apo që politikës në tërsi i preken interesat partiake, kjo gjë më duket krejtësisht e padrejtë. Kryefamiljar ishte dhe ai që u mbyt në qelitë e burgut për mospagimin e faturave të energjisë elektrike dhe ai nuk kishte asnjë të ardhur familjare, madje sot, familja e tij gjendet në mëshirën e fatit. Kryefamiljar ishte edhe ky tjetri që vuante po të njëjtin dënim për dritat dhe ku fëmijët e tij humbën jetën në aksident rrugor, duke shkuar vizitë për të parë babain e tyre.

E nëse ky është standarti i reformës në drejtësi, në djall shkoftë, ne nuk kemi pse e duam!! Ky diferencim i njëanshëm, ju jep mundësinë disa njerëzve të bëhen Zot mbi Zotin në këtë vend.

Përfitoj nga rasti që t’ju bëj një thirrje miqsore partnerëve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë; të heqin dorë nga kjo reformë me disa standarte, pasi kjo nuk është shpresë për të ardhmen e Shqipërisë drejtë perëndimit. Kështu vritet shpresa totale për një Shqipëri demokratike, kështu vriten dhe njerëzit çdo ditë e më shumë nga mjerimi por  edhe nga forca e një pushtetit që kërkon të kalërojë me çdo kusht, apo formë, mbi kurrizin e mijëra familjeve shqiptare.

Hiqni dorë dhe mos u bëni palë me një strategji të kapur e të kalbur tashmë, sepse juve një ditë mandati do t’ju mbarojë dhe do të mund të jetoni të qetë dhe në bollëk në pjesën e diellit që u takon, por ama kjo reformë do të vulosej këtu thell, në këtë padrejtësi të madhe sociale dhe ekonomike për ne shqiptarët.

Nëse na doni aq sa thoni; bëjeni një punë të saktë dhe të ndershme, hapni dosjet dhe fshijeni nga çdo hartë qeverisëse këtë kastë politike komuniste të konsumuar, jepuani shancin rinisë të ndërtojë të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk ka nevojë për reformë drejtësie, por për katarsis të politikës së vjetër.

Me shpresën që më dëgjuat në heshtje, ju falenderoj paraprakisht. Gjithë të mirat për ju!

A.R.

 

Kapo, edhe ambasadori i viteve 1992 u rikthye qe te qortonte Berishen si nje lolo rrugesh, jo si nje politikan shqiptar te respektuar. Nuk mjaftonin gjithe ambasadoret e sotem, po vijne edhe nga e shkuara.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php...

Si e katandiset opoziten shqiptare keshtu? Nese ti kembengul qe Europa dhe BE e ka gabim, dhe lideri juaj eshte i vetmi qe ka te drejte, po perserisni ate qe bete ne komunizem me Enverin kur na izoluat nga bota.

E kuptoj qe Berisha eshte komunisti i fundit ne Europe dhe bari shkon ne rrenje, por duhet t'i lini keto komunizma se nuk ju nderojne. Klm

Nëse na doni aq sa thoni; bëjeni një punë të saktë dhe të ndershme, hapni dosjet dhe fshijeni nga çdo hartë qeverisëse këtë kastë politike komuniste të konsumuar, jepuani shancin rinisë të ndërtojë të ardhmen e vendit. 

Duhet ta bejne patjeter se ne tete vjet, Sali komunisti nuk i hapi dhe tani po i vihet kunder perendimit dhe BE-se. Po nuk e beri Rama, PD qe drejtohet nga komunisti i fundit ne Europe s'ka per ta bere kurre dhe po erdhi PD ne pushtet pas Rames, po e vazhdoi kete izolim nga perendimi, do te kthehemi tek baballaret tuaj shpirterore, tek izolimi enverist.

Perse ka akoma dosje? smiley

jam i bindur qe si kupton ato qe shkruan .... teori boshe te salukut

Po mos ishte pika 88, do te ishte pika 89 ose 90. Thjeshte PD nuk do reforme dhe ngul kembe tek vendet e rezervuara, pra te kete delet e saj ne sistem qe ti telekomandoi. Ah po nuk do Berisha kurre reforme se i iken cuni kov pusi ne burg pastaj. 

Mua me duket idiotllek qe gjyqtaret te miratohen me 2/3 apo 3/5 etj.

Idiotet e politikes mendojne vetem sot per sot.

Po mire ja ja pranuam kerkesen PD-se per 2/3.

Cfare do te ndodhe nese PD qe ne zgjedhjet e ardhme merr me shume se 1/3,nuk bie dakort per nje gjyqtar?Po nese PD eshte ne pushtet me 74 deputete sic ishte ne 09-13?
Do te behet krize parlamentare?
 

Mua me duket se me te futur na i kane te huajt qe me keto kuota idiote 2/3,3/5 etj do te kontorollojne shume me lehte politiken shqiptare.
Shqiptaret nuk e zgjidhnin dot nje president se nuk beheshin 84 deputete bashke,por kerciste leku per te bere kuoten.
Me gjyqateret do te behet me keq,do te kercase leku e bakshishet per te arritur 2/3...
Per kete lloj drejtesie jeni?

Nderkohe qe ne SHBA gjyqtaret miratohen me 50+1 senatore dhe emerohen nga presidenti.

Perse nuk ndjekim kete model,por duhet patjeter te parcelizojme drejtesine?
Neser presidenti do te jete socialist dhe PS mund te zgjedhe kandidaturat qe do,meqe do te kete edhe shumicen ne parlament.

 

Po, por ne jemi republike parlamentare ndersa presidentin ketu e zgjedh populli. Nese presidentin ne Shqiperi e zgjedh populli atehere le ti emeroje presidenti. E dyta senati zgjedh thjesht me shumice te nominuarin (simple majority), as 2/3 as 3/5. Nese do te aplikosh sistemin amerikan, atehere presidenti duhet te zgjidhet nga populli, ky te emeroje anetaret e KLD dhe parlamenti me votim te thjeshte ti zgjedhe. Sot per sot 2/3 eshte nje leshim shume i madh per Saliun. Ycklat e pikes 88 jane komplet kot POR sic tha njeri me lart na mbron nga kapja e drejtesise nga Amerika dhe BE. 

Pyka 8 eshte model pyke; eshte modeli i pykes qe Sula i ka lene brenda gjith kellirave te PDse.

 

Gjate i ke ra, duke bo lojen e Saliut. Thuj mer qarte te Rronje Partia e anmiqt ne litar!

Ore i gjo s'mor vesh un: 8 vjet Sala n'pushtet, socialistet e cane blogun m'dysh. Saliuuuuu, Saliuuuuuuu. Ok, mire. E hoqen Saliun. Tashi 3 vjet Rama n'pushtet, gjithe socat firun nga blogu komplet. Habi e madhe! Po pse teren nga "fusha e betejes" fill pasi behet e tyrja, xhonem? No understand. smiley

Mire e bojn, po shplodhen. Se ja larg qofte vjen Saliu (hec mo se s'vje e keqja nga llafja); te kene takat me e ca blogun m'katersh.

PS. Pa bo hesap qe Partia ka prioritete te tjera kur o n'pushtet.

Mor po hic s'kane perfitu gjo socialistat e thjeshte. Kot sa qetsun shpirtrat e tyre te drobitur ne opozite... hiq nja dy minj blogu qe tani jan bo minj ministrish, te tjeret asigjo s'kan perfitu prej ktyne ne pushtet. Thjesht hoqen barren nga shpirti dhe u qetsun. Nji kaqi gjo osht. T'zhgenjym jan dhe kto, si gjith tjeret.

Pse ca fitune ato qe i kenojshin (e vazhdojne) verit, te gjithe me i tegel shkune. Ideali o gjo e modhe. Mire mer mire, te zhgenjy, po Saliu ....

#juraftekancerimunegryke

#amin

#shushunja

#letyra

#trashegimiEdoktorrMortjes.

"Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar ... ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.” 

Mund te zgjedhin... cdo lloj modeli tjeter TE PERSHTATSHEM!... Nuk mund ta besoj se te tilla shprehje dalin nga juristet e Komisionit te Venecias! Skandal!

Flm Alidemso per shpjegimin e njeres prej pikave. Une mendoj se dy partite kryesore, nuk duan, nuk kane vullnetin e mire, se ndryshe do i leshonin pe njera-tjetres per hir te Shqiperise, mirpo Shqiperia dhe prosperiteti i Saj, nuk jane ne akoma ne axhenden kryesore te tyre.  

spaske marre vesh gje me duket 

jps dhe kuazo, piken 88 e kuptova, dhe aty presupozon qe edhe ... Nese .... pra i lihet mundesia e nje kompromisi/pazari/marrveshje qe te dalin nga ngerçi, mirpo as kete mundesi dy partite kryesore nuk e duan, nuk e kane vullnetin e mire per ta konsumuar. Kaq e thjeshte eshte, nuk ka filozofi aty. 

Pjero, pika 88 eshte qe nese nuk bien dakord per 2/3-tat, atehere le te kthehemi tek sistemi me vende te rezervuara, ku qeveria do te kete shumicen e opozita disa me pak, por me te drejte per te bllokuar e zvarritur ceshtjet sipas torroqefit te Berishes. Mirpo, pozita ne negociatat e fundit ja pranoje opozites/birishes 2/3 -tat; keshtu qe ky nen nuk ka me kuptim. Mirpo ku ha pyke sali birisha!!

Zbardhet plani i Ramës me reformën në drejtësi, lëvizje për të ndaluar marrjen e Byrosë dhe SPAK nga SHBA, frikë për arrestime ministrash

Dërgimi i draftit kur janë në pikëpyetje votat e LSI dhe PD, e cila ka deklaruar hapur se nuk voton draftin, ka ngritur shumë pikëpyetje mbi planin e vërtetë të shefit të qeverisë. Ai ka deklaruar se do e votojë reformën duke tentuar të marrë vota nga deputetë të caktuar të PD, por dyshimet janë se ka një tjetër plan, të ndalohet futja e duarve të amerikanëve te Byroja e Hetimit dhe Struktura Speciale Antikorrupsion. Këto dy organe janë jetike dhe ambasadori Donald Lu e ka thënë se do të investojnë amerikanët për to, duke sjellë madje dhe agjentë të FBI. Frika e Ramës është se nëse amerikanët marrin këto dy institucione, rrezikohet që të hapen hetime për ministrat e tij dhe disa mund të shkojnë në burg. Tre më të akuzuarit kohët e fundit janë Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, Ilir Beqaj, i akuzuar për 3 koncesione të dhëna në mënyrë të dyshimtë dhe Damian Gjiknuri i akuzuar për pazare me marrëveshjen e arritur me CEZ. Por pyetja që shtrohet është si do arrijë Edi Rama që të ndalojë kapjen e dy organeve antikorrupsion nga ndërkombëtarët? Formula është e thjeshtë, drafti hidhet në votim në seancë plenare dhe rrëzohet. Kjo do të thotë se do të shtyhet me 1 vit reforma në drejtësi. Në pikën 8 të nenin 177 të Kushtetutës, thuhet se rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend. Dyshimet janë se dërgimi i draftit në Kuvend nuk po bëhet për të votuar reformën, por po bëhet për tapër ta dërguar atë në kalendat greke.

Njerëzit e Soros

Nëse Ramës nuk i ecën plani i mësipërm dhe arrin që të miratohet drafti, atëherë plani i tij i radhës është që të emërohen nëpër institucionet kyçe, njerëzit e Soros. Drafti është bërë në mënyrë të tillë që të emërohen në institucionet e reja njerëz si Sokol Sadushi, Artan Hajdari, Kristaq Traja, Aurela Anastasi, Gent Ibrahimi, etj. Përmes tyre, Rama do e ketë sërish sistemin e drejtësisë. 

 

Zbardhet plani i Ramës me reformën në drejtësi, 

Zbardhet plani i BE-se dhe i SHBA-se thuaj, jo i Rames. Sepse ata e paraqiten dhe e garantuan. Qenkan armiq imperialiste ata dhe nuk e paskemi ditur. Sali Berisha eshte i vetmi shpetim, BE dhe SHBA te na marrin te keqen. Si nuk u zhduk fara juaj mer jqj po paska qene e forte sperma e enverit?

Pika 88,piga G e antishtetit,zbulu nga Luli,Berishe & Meta,  qe gjithe kto vite  kane dite mese miri me e cu ne orgazem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).