Shumëkush që ka ndjekur telenovelën me zëra “pro” dhe “kundër” brenda LSI-së ka gjithë të drejtën e botës të besojë se para publikut po luhet një farësë e re.

Fabula tashmë është e njohur.

Një deputet i kësaj partie, “në kokë të vet”, tha se nuk do ta votojë atë pjesë të reformës në drejtësi ku bëhet fjalë për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga të huajt, sepse kjo prek sovranitetin kombëtar.

Përparim Spahiu e shfaqi fundjavën që shkoi këtë ide që përkon fjalë për fjalë me qëndrimet e Berishës dhe Topallit.

Nuk vonoi shumë dhe LSI, jo vetëm nuk u mjaftua me deklaratat distancuese nga deputeti, por ajo shpalli edhe përjashtimin e tij nga radhët e grupit parlamentar.

Por, historia nuk mbaron këtu.

Ndryshe nga ç’ndodh rëndom në politikën shqiptare, deputeti i Dibrës, në vend që të revoltohej, në vend që të fillonte me deklarata bombastike dhe anatemime, deklaroi se pavarësisht nga vendimi, ai do të vazhdonte të votonte njësoj me partinë e Metës (lexo poshtë/Lajme Lapsi.al).

E ç'ka për tu çuditur, mund të thoshte dikush?

Pse duhet të dyshojmë, nëse dikush nuk sillet përmes një modeli të dalë boje, ku sapo nuk bien dakord për diçka, politikanët thonë fjalën e fundit për njëri- tjetrin?

Pse nuk u dashka besuar Spahiu që edhe pas përjashtimit nxiton të pohojë se ai e do LSI-në dhe nuk e tradhëton në votime?

Pse u dashka parë këtu një lojë dhe një dredhi?

Natyrisht kjo mund të qe një mënyrë e shikimit të gjërave. Ideale dhe e paqortueshme.

Por, fatëkeqësisht ka edhe një mënyrë tjetër. Një mënyrë që të bën të dyshosh.

Ajo lidhet me faktin se Metës vështirë se i dalin deputetët nga vatha.

Ajo lidhet me faktin e një partie garnizon, ku askush nuk mendon me kokën e tij. Madje as kur “guxon” të sfidojë kryetarin sipas parimit një anëtar një votë.

Ajo lidhet me faktin e dyshimtë se LSI e harroi kredon e saj : "me qetësi dhe dashuri" dhe e ndëshkoi ashpër deputetin, ndërkohë që në kushte normale, do vepronte ndryshe duke e këshilluar të ndryshonte mendim dhe të votonte pro reformës.

Ajo lidhet me faktin, aspak bindës, se Ilir Meta me një gur vret dy zogj: Edhe nuk e humb votën e Spahiut për çështje të tjera dhe nuk mban përgjegjësi politike për qëndrimin e tij kundër reformës.

Ajo lidhet me faktin, se këtë lojë me deputetë disidentë, Ilir Meta e ka bërë edhe herë të tjera, pikërisht atëherë kur betohej për hetim ndërkombëtar për CEZ-in, por LSI-stët e tij nuk i’u "bindën" në Kuvend dhe votuan kundër.

Por, këto do të mbeteshin vetëm dyshime, hamendësime të vërtetueshme jo lehtë, nëse kjo ngjarje shikohej e veçuar dhe e shkëputur nga sfondi i madh i betejës që po zhvillohet për reformën.   

Po të qëmtohen faktet, del se të tillë disidentë LSI nxjerr shpesh. Edhe Spartak Braho në komisionin e reformës, edhe ministri Manjani në qeveri, kanë dhënë shembuj të “mendimit me kokën e tyre”, ndërkohë që partia së cilës i përkasin përgjërohej për reformën.

Qëllimi i këtyre “qëndrimeve disidente” ka qenë i qartë: të shtyhej sa më shumë dita kur LSI duhej të përballej me lojën e “Po” apo “Jo” të prerë, për votimin e draftit të ndërkombëtarëve.

Të njëjtës strategji duket se i shërben edhe afera e përjashtimit të deputetit Spahiu.

Në një kohë që opozita e ka shpallur qëndrimin e saj, ndërkohë që diplomatët e huaj në Tiranë kanë nisur rekrutimin personal të deputetëve të djathtë, që shihen si votues së mundshëm të reformës, Ilir Meta u jep një tjetër sinjal: Ju mos i llogarsisni të plota as votat e LSI-së. Ja, Perparim Spahiu iku. Nuk është çudi të largohet edhe dikush tjetër.

Kështu edhe me ndihmën e Metës (thuhet se ai i ka dhënë fjalën Berishës se nuk do të kalojë një reformë pa votat e PD-së), tavani prej 94 deputetësh bëhet gjithnjë e më i pamundur.

E deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe.

Nëse edhe me sforcon e SHBA dhe BE, ky parlament nuk arrin të bëjë një korum të mjaftueshëm, nuk është ndonjë tragjedi dështimi i këtij drafti. Ndoshta më mirë pa reformë, sesa me një drejtësi të ngritur mbi vota të dyshimta.

Por ama, këtu problemi është tek mënyra e të bërit politikë.

Tek tallja që Meta po i bën Lu-së dhe Vlahutin, të cilëve në sy u përbetohet për reformën, ndërsa parapa krahëve u prodhon farsa si kjo e përjashtimit të Spahiut.

Ata, tani e dinë se pengesë për projektin e tyre nuk kanë vetëm PD. Ata janë përballë rilindjes së koalicionit të ri (Berisha- Meta) kundër reformës, një koalicion ku i pari ka marrë përsipër rolin e qëndrestarit, kurse i dyti ka vendosur të luajë atë të tinzarit.  Së paku deri nga fundi i korrikut. /Lapsi.al/

10 Komente

Shumëkush që ka ndjekur telenovelën me zëra “pro” dhe “kundër” brenda LSI-së ka gjithë të drejtën e botës të besojë se para publikut po luhet një farësë e re

Nuk lexova dot me tutje. Ky Bushati me ate zerin dhe menyren e tij te foluri si "kurve intelektuale" ta shpif cdo argument. Sa here qe e lexoj apo e degjoj me kujton nje katunare Vaqarri qe zakonisht ne shtepi thoshte "jam fó!" kur donte te thoshte qe ishte e ngopur, kurse ne rrethet intelektuale e "transformonte" ne menyren shume delikate te te folurit ne: "jam fëndur!" smiley

smiley per perpjekjen per ti vene ze surratit te Bushatit

smiley  smiley per 'ó' fónetike

kalemxhinjte e pd-ps-lsi paguhen qe te mbajne gjalle ne opinion  mendimin,se mund te ecet perpara edhe me keto parti.    bejne edhe ndonje goditje me pambuk qe te duket sikur mbajne anen e publikut!

sistemi aktual nuk mund te reformohert.   ai duhet rrezuar.   me vote apo qofte  edhe me gure! 

Roli i lsi si moderator i lojes eshte i ditur, por mw duket se po u shijon ne shume se sa duhet. Politika duhet te kete dhe substance dhe nuk besoj se lsi do ti shpetoj rasti per tu rehabilitu sadopak faqe publikut.

Si po tallet Meta me ambasadorët

Si po tallen ambasadorët me Metën

Si po tallet Meta dhe ambasadorët

Si!? Po tallet Meta dhe ambasadorët?

Po tallet Meta dhe ambasadorët. Po, po Si?

Nga e gjitha del qe: Meta dhe ambasadorët po tallen

 

Pak semafore e shume kurva

Shume meshkuj e pak burra

Pak vepra e shume fjale

Shume fallco e pak origjinale

Pak pune e shume dembelizem

Pak raca e shume racizem

Shume urrejtje e pak dashuri

Pak njerez e shume kafsheri ...

-Fakju-

 

 

I madh ky Fakju-ja smiley

Vallai ka pas presora te forte, po eshte dhe talent i lind, Likja per marifete.

Nje djallzi qe na ban me dije se  c' menje perverse kemi mbi kaptinat tona. Na kane fut ne fucin e planeve te tyne personale dhe po na rrokullisin ka t'u doje bytha.

Me duket pak si me kundra-pedal ky artikulli i Andit, kesaj rradhe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).