Kompania që fitoi tenderin e shumëdebatuar të shërbimit të dializës thotë se publikimi i ankesave të pacientëve për cilësinë e ushqimit dhe të kushteve higjenike përbëjnë cënim imazhi për të dhe kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim.

Gjykata e Tiranës nisi sot shqyrtimin e një padie civile të ngritur nga kompania American Hospital sh.a ndaj gazetës Shëndet Plus ku spitali, i cili ka fituar tenderin për shërbimin e Dializës, thotë se publikimi i ankesave të pacientëve të këtij shërbimi nga ana e gazetës përbën dëm jopasuror në imazh për këtë kompani.

Gazeta Shëndet Plus publikoi prillin e kaluar një shkrim në të cilin, shtatë pacientë ankohen për cilësinë e keqe të ushqimit të ofruar në mjediset e shërbimit të dializës si dhe për kushtet higjenosanitare, të cilat, pacientët i konsiderojnë të pakënaqshme. Pacientët thonë gjithashtu se detyrohen të marrin çarçafë nga shtëpia.

Spitali Amerikan në aktpadinë ndaj gazetës thotë se akuzat janë të pabaza dhe se shërbimi i ushqimit të ofruar për pacientët e dializës, nuk është detyrim kontraktual për të, por një lloj bamirësie që e bën vetë spitali.

“Mungesa e shërbimit të Lavanderisë dhe ushqimit, i cili është edhe informacioni kryesor i përhapur prej të paditurit dhe për të cilin akuzohet publikisht paditësi, nuk parashikohet në kontratë,: shkruhet në padinë e Spitalit Amerikan.

“Të njëjtat kushte vlejnë edhe për ushqimin, shërbim ky i cili nuk parashikohet në Kontratë si deturim i Spitalit. Ky shërbim, ofrohet ekstra e falas nga Spitali, megjithëse nga pikëpamja mjekësore pacientët nuk duhet të konsumojnë ushqim gjatë seancës.”

Në seancën e parë të përballjes gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës më 27 qershor, gjykata pyeti Spitalin Amerikan nëse e kishin sjellë kontratën për koncesionin e dializës dhe avokatët e spitalit thanë se nuk e kishin sjellë. Përfaqësuesit e kompanisë American Hospital sh.a deklaruan gjithashtu se kishin marrë dëshmi me shkrim nga pacientët të cilët qenë ankuar te gazetarët, për të hedhur poshtë pretendimet e pacientëve.

Eglantina Bardhi, drejtoreshë e Shoqatës “Together for Life” dhe e gazetës “Shëndet Plus” deklaroi para gjykatës se gazeta i qëndron shkrimit të publikuar më 26 prill dhe se disponon prova për të vërtetuar dëshmitë e pacientëve që u ankuan. Ajo theksoi gjithashtu se Spitalit Amerikan i qe dhënë e drejta për t’iu përgjigjur shqetësimeve të pacientëve para publikimit të shkrimit por nuk i qe përgjigjur kërkesave me shkrim për komente.

American Hospital është një kompani aksionere që ofron shërbime mjekësore e themeluar në vitin 2006 me aksioner të vetëm kompaninë Balkan Alliance Healthcare B.V. Kjo e dyta është e regjistruar në Hollandë.

Gazeta Shëndet Plus është një gazetë e fokusuar te çështjet e shëndetit publik.

Shenim Peshku: Nderkohe vete gazeta Shendet+, pale ne kete ceshtje, njofton se seanca e pare ne Gjykate eshte shtyre. Sipas gazetes, shkak për këtë ishte mosparaqitja e provave nga ana e palës paditëse, gjë për të cilën gjykata dha kohë dhe vendosi shtyrjen e seancës për me datën 25 korrik.

9 Komente

Mbylleni ate spital!

Pse?

Te hidhnin ne gjyq te gjitha kompanite personat qe ankohen per sherbimin apo mallin - sidomos ne kohen e internetit -  do te ishte bere deti kos ne Albanie. Imagjino p.sh. mjekun Dr. X te hedhe ne gjyq Google pse njerezit kane shkruar reviews jo te mira ne Google Reviews.

"Spitali Amerikan" smiley.

Kjo menyre marketingu mi sjell zorret tek gryka..

 

 

Ngjarje e vertete.

Djali e sjell babane per tu vizituar ne "Spitalin Amerikan"

Doktorri fillon ta vizitoje dhe ti beje pyetjet. jo ku te dhemb c'far te shqetson etj. etj.

Pasi mbaron viziten. Plaku ( i cili priste doktorr Amerikane) i thote me sarkazem  doktorit dhe infermieres qe e kishin vizituar..

..Sa mire e flisni shqipen ju amerikanet...

 

 

ua kane blere mendjen me kohe shqiptareve!    inferioriteti i ka bere shkabetsmiley e shqiperise qe cdo gje te huaj ta shikojne me adhurim dhe cilesine e tyre te padiskutueshme!  

spitali amerikan,klinika italiane,universiteti evropian,supermarketi francez,bojrat gjermane,  kopshti anglez, dhe shqiptaret bregfildishtas

Ca do thote luja po ta fitoje spitali gjyqin?

Absurdja eshte qe behet nje beteje per shpifje, nderkohe qe ne termat e references se dializes ushqimi dhe lavanderia kane qene te vendosura ne menyre eksplicite, dhe nga gjithe kjo mesele nuk flet askush per kryehajdutin Ministrin Beqja qe minimumi duhet te beje mbikqyrjen e zhvillimit te projektit. Vajmedet moj Shqipni. 

shtrohet pyetja, ku ka ze s'eshte pa gje apo thjesht iluzion ?

Spitali amerikan eshte per ata qe mendohen se ku do ti kalojne pushimet kete vit.

Sa familje ne Shqiperi e kane ate privilegj? 

Spitali amerikan, edhe nje tjeter  biznes scam per shqiptaret e mjere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).