3 shpërthime kamikaze kanë shkakatuar 41 viktima dhe 239 të plagosur mbrëmjen e djeshme në aeroportin ndërkombëtar Ataturk të Stambollit. Shpërthimet ishin tre dhe dyshohet lidhja me të ashtuquajturin shtet islamik. Aeroporti Ataturk është një nyje e rëndësishme, me fluturime që nisen e mbërrijnë nga e gjithë bota. Turqia këtë vit po ndjen mungesën e turizmit të zakonshëm pas shpërthimeve të muajve të fundit në Stamboll dhe Ankara. Nga ana tjetër edhe Rusia që masivisht popullon brigjet turke në verë, këtë vit nuk do të dërgojë turistë për shkak të rrëzimit të avionit rus nga ushtria turke më herët këtë vit.

55 Komente

Dheu i lehte. Keto bomba jane pasoje e flirtit te Erdoganit me anen e zeze te luftes ne Siri e Irak.

Paskish te drejte armiri, allahu puno ne menyra misterioze. Fale nje pune qe me nxori allahu dje, mu desh te shtyja bileten permes Stambollit nga dje per neser. Kur je ketej te ma zoti me hater armir; hajde kendej. Jannah!!!! 

Kjo vjen pak dite pasi Erdogani i ka kerkuar zyrtarisht falje Rusise per incidentin me pilotin dhe njekohesisht pasi Turqia dhe Izraeli kane normalizuar marredheniet.

sulmet gjithashtu vijne pak dite pasi era istrefi fitoi albanian awards. 

gjithsesi u prehshin ne paqe viktimat. tru-shpelaret dhe mjekerr-palaret po na bejne me hije. si luftohen hijet?

Kush eshte Era Istrefi dhe per cfare jepen "albanian awards"? Teknologji, aerodinamike, shkence sporti, cupcakes(nese ka nje te tille, te lutem per me shume detaje). Per cosa?

eshte si biçim mtv awards po qe e ben top-channel. 

O zot o zot po ben snobisten e vogel intelektuale ti, te zgjuaren qe sheh vetem gjera me vlere e nuk e con kohen dem me muzike ordinere. Ve bast qe dhe reality shows e selfiet i urren, apo jo? Se dhe keto jane pjese e klisheve qe papagallosin robt medioker qe po kopjon ti, kur duan te duken si te zgjuar duke share gjerat e te tjereve , jo duke bere gjera te zgjuara vete. Po sikur ka nja 10 vjet qe ka dale nga moda ky stili? Apo varja. Mund ta kopjosh dhe tani si papagalle?

shkbketu je frojd e tq frojdin. po pse gricesh gjithmone me njerezit, ca halli ke? ti flet sikur je perikliu me lla

Thjesht me vjen keq qe nuk ka as 1% origjinalitet vajza kur imiton disa tipa, jo se kam gje, jo.

dakort per lirine e fjales po menyra si shprehesh nuk eshte shume cilesore. mblidh veten se nuk i rruhet njeriu per ty

ke shkruar shume fjale per te qene dikush qe nuk i rruhet.

Si je shkabe, mire? Mbase e ke nga nxehti tropikal.

 

P.S. snobe, jo snobiste.

Me mesazhe te tilla paska dash me kap p... ky gerdalla, me performance femerore  e administrim vlerash. Atyre mesazheve qe shkruaja une nuk u bente dot balle as Angeline Jolie.

Mos reflekto mendesi snobiste maloke Saliste. OK ??

.

Kokeshtypjen ( smiley ) e çben me elokuence.

 

Mesohu te flasesh me meshqit (TM shkaba por qe na e kujton shpesh bredharaku).

Aeroporti i Stambollit, qe eshte cilesuar si nje nga aeroportet me te medhaja ne Europe dhe bote, u prek, gje qe tregon se aeroportet e vogla, jane me te sigurta se aeroportet e medhaja, megjithse keto te fundit kane teknollogjine e fjales se fundit. 

Mund te kesh armet me te fuqishme ne bote, teknologjine me te fundit, por nuk ke cfare i ben dikujt qe eshte gati te vdese per te te bere dem ty. Prandaj koha e politikaneve "te forte" ka ikur. Ata vetem ndjellin "te forte" te tjere kunder vetes, ose i frymezojne te jene te tille. Si Trump.

gjynah dhe keqardhje per viktimat !
ndersa terroristat i kane kalkuluar mire sulmet pikerisht tani qe sapo ka filluar sezoni turistik. godtije e rende per Turqine .

Po kthehet ne makth ky muhabet. (vlonjatja na pat then se "muhabet" do te thote dashuri ne turqisht? smiley)

Si ka mundesi te penetrojne deri ne aeroporte,biles te ai me i rendesishmi,kur presopuzohet se aty masat e sigurise jane ekstreme. Ca shoke te mije anallun Francen nga frika e ketyre. Po ja dalin. E kane vene gjithe dynjane ne gjenje alerti.

opo lere "muhabetin", po shiko pak te foto si i thone aeroportit turqisht: "hava-limani".. Ok, liman-i i thone portit, e dinim kete . p.sh Pashaliman-i.. po ky qenka porti qe te çon ne qiell.... ne "hava".smiley

hahahahaaaa...!

Belulo kjo Havaja mund te jete dhe ndonje figure e shquar turke. Se ja psh ne ja kemi vene aeroporti nene tereza kurse turqit aeroporti i nene Havase. 

Te kish ndodh ne aeroportin e parigit e kish kap 300 komentshin pa frike.

Nuk e kuptoj se përse prodhohen gjithë ato bomba kur nuk i përdor asnjë. Teknologjia në ditët e sotme nuk mungon, disa nga ato që unë përmenda më sipër të telekomanduara me lazer, dhe ja ku zgjidhet problemi i ISIS. Kjo fe e myslymëve paskësh qenë vërtetë e dhjerë, të vrasësh fëmijë, gra e pleq e njerëz pa mbrojtje..? Kjo s'është luftë, nga ana tjetër pos Amerikës shtetet europiane, duket sikur po humbasin terren në luftën kundër terrorit. Kjo është gjeja më e trishtë, ky është një turp i civilizimit perendimor, madje frikë përballë mekërcjepërve të palarë e zgjebarakë që në emër të Kar'anit po i venë flakën planetit

Nuk e kuptoj se përse prodhohen gjithë ato bomba kur nuk i përdor asnjë. Teknologjia në ditët e sotme nuk mungon, disa nga ato që unë përmenda më sipër të telekomanduara me lazer, dhe ja ku zgjidhet problemi i ISIS.

Po thuaja pra se lane nam budallenjte. Kerkoji Berishes te te caktoje nje takim dhe jepua idene. Nuk i thone shaka. Ke per te shpetuar boten. Keshtu rregullon dhe baba Sali pak punet me amerikanet se i ka 10re fare e ju ka marre ne qafe, ju ka futur ne nje llogare me ISIS.

Ah, ja dhe shurruthulla, fajin e paskesh Saliu edhe për këtë...

" Shurruthulla "

smiley

Edhe ti e paske provuar si shije?

Rritja e pandalshme e popullsise + problemi kurd i pazgjidhur = terror dhe konflikte te programuara nga vete sigurimi turk. Nese dy problemet e mesiperme do te zgjidheshin me paqe, nuk do te kish nevoje per kurrfare konflikti, as per plehra te programuara si ISIS, qe kryejne porosite e marra nga vete shtetet e ndryshme.

Ja vlen të përmendet se si media luan me mangësitë natyrale të njeriut. Jemi më të prirur t'i kushtojmë vëmendje një ngjarje të rrallë sikur nuk kishte gjasa të ndodhte, se sa një tjetre që është përsëritur disa herë, në kontekstin mediatik. Kur ndodhi sulmi në Paris, vërrejta që shumë njerëz(të njohur dhe të rëndomtë) u shprehën se media nuk e kishte bërë të madhe aq të madhe sa Parisi sulmin në Lebanon ose kishte dhe nga ata që thonin në lajme nuk u dha asnjë lajm për të vrarët në Siri, kur në shtyp dhe televizor ishin prezantuar më herët këto lajme por që askush nuk i kishte bërë përshtypje prandaj dhe përhapja e lajmit ishte më e vogël. E njëjta situatë po ndodh dhe tani me Turqinë. Brenda një viti nuk është hera e parë që shikojmë një lajm të tillë në shtetin turk. Arsyeja pse po merr përmasa të mëdha është se sulmi ka ndodhur në një nga aeroportet më të mëdhenj dhe interesimi vjen nga të gjitha vendet për arsye personale.

Vdekja e një njeriu është tragjedi, vdekja e shumë njërzve është thjesht statistikë.

Clidhje ka Trump me sulmet e Turqise o shkabe?
Po ja fut kot tani.

Terroristet kane sulmuar edhe kur Trump nuk ishte fare ne politike...
Plus qe tani e 8 vjet president nuk eshte Trump por nje afrikano-amerikan me emrin Hussein.

Plus qe tani e 8 vjet president nuk eshte Trump por nje afrikano-amerikan me emrin Hussein.

acdc you know better than that.

I know,po a di shkaba.
keta vetem me kete gjuhe marrin vesh.

Ja ta them une se c'lidhje do te kete Trump me terrorizmin edhe sikur te mos zgjidhet. Trump tha se zgjidhja per ISIS eshte qe "I will bomb the shit out of their oil camps" qe te mos fitojne me para nepermjet naftes.

Dmth, Trump nuk e di qe ne ato vende pune per nafte nuk rri vete ISIS, por rrine punetore te varfer te atyre zonave qe ISIS i ka punesuar dhe ata punojne nga halli.

Per cdo punetor qe vret, do te lere shume jetime. Dhe cdo jetim eshte nje terrorist i mundshem. Neper rruget e atyre qyteteve do te thuhet qe Amerika i vrau ata punetore te pafajshem, dhe do te jete e verteta e paster. Kane videon e trump si deshmi.

"I will bomb the shit out of them" dhe fotot e femijeve te vdekur do te qarkullojne gjithandej per te mbushur e per te rekrutuar te tjere terroriste jo vetem ne vendlindje, por edhe femije refugjatesh te neperkembur nga shoqeria amerikane dhe te mbushur me mllef. Dhe amerika ka plot te mllefosur. E pame ne Paris dhe ne Boston se sa deme bejne keta femijet e refugjateve.

Dhe sikur te mos i bombardoje fare trump pasi te behet president, edhe sikur te mos zgjidhet fare president, ajo qe tha mjafton qe te perdoret si mjet rekrutimi. Prandaj nje politikan flet me "politically correct language". Jo se eshte budalla. Por sepse duhet te jesh shume budalla te mos jesh "politically correct".

Ja c'bene emigrantet. Po sjellin ne krye politikanet me te paafte ne historine e Amerikes dhe te Britanise, po fryjne popujt me te vjeter te europes te percahen edhe nje here tjeter qe nga lufta e dyte boterore, dhe po i japin ISIS-it kenaqesi e mjete te tjera propagande.

Megjithate, Amerika e meriton nje si Trump. Do te behej corap e qesharake ne syte te botes, dhe asnje shtet s'do te kishte droje te fliste hapur per Ameriken, per shkak se nuk do te kishin nje figure presidenciale te respektuar qe t'i frenonte, por nje kloun qe s'ka ngel njeri pa e telendisur pa pike serioziteti, nje Sali Berishe i Amerikes.

Ja c'bene emigrantet

smiley

inatosuni sa te doni por gjithe bota e di qe trump eshte produkt i emigranteve dhe i amerikaneve te kthyer ne raciste prej tyre. smiley

Fakju smileysmiley

 

smiley legjendare

Sulmet e shpeshta terroriste në Turqi, përvec se mijëra viktima të pafajshëm vendas dhe shtetas të huaj, kanë patur edhe pasoja serioze mbi ekonominë, duke i hequr Turqisë 30 miliardë euro në vit si pasojë e uljes së turizmit.

Edhe pse Turqia është një nga vendet më të bukura të kontinentit europian, turizmi ka arritur nivele mjaft të ulëta dhe rrezikon të prekë fundin pas sulmit të fundit në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit.

 

turistet do na vijne neve. o sa mire.

turqia eshte shum e rrezikshme ca jan kta njerez qe udhtojn ne kto vende arabe buke ditur mir se si esht atije. futen ne pyll dhe ankohen se kafshoi ariu

ja copa katunarit qe eshte rritur duke fshire qurrat, si perpiqet te beje venaliun. stambolli eshte me i sigurt statistiksht nga krimi se shume vende ne amerike, sidomos ne lagjet ku detyroheni te plaseni ju halelaresit.

200 + njerez te vdekur nga terrorizmi ne vitin e fundit ne Turqi, shkabe. smiley

200 + njerez te vdekur nga terrorizmi ne vitin e fundit ne Turqi, shkabe.

Po ne France sa kane vdekur? Apo cqr? Atje bejme europian, ne Turqi te mos ike njeri.
I thoni logjikes ik peerdhu

Mendimin tim e shpreh vete pa nevojen e kujt ta beje per mua. Nuk eshte logjike e imja "ne Turqi te mos ike njeri" dhe nuk i dhashe te drejte komentuesit me siper. Ne Turqi sulmet kane qene te shpeshta dhe prane pikave turistike, detyrimisht me pikesynimin qe te demtohet turizmi. Tani, kjo do te sjelle ankth per kedo qe udheton ne ate vend apo per te tjere qe e kane konsideruar si opsion.

Ne France kane vdekur diçka me pak, por nuk shoh se si mund te relativizohen ngjarjet.

 

a ka naj link per keto statistikat? 

Erdosulltani po korr frytet e punes se tij. Deshi ti bente gropen Asadid por po e paguan populli tij dhe ky eshte vetem fillimi. Nuk ka asnje bote tjeter kur paguhen borxhet, te gjitha paguhen ne kete bote. Gezoju arrogances tende te semur Erdogan bej dhe lepij bythen Rusit e Izraelit tani . 

Vallai z, Trump shume traplliqe thote (sorry iFiqo), po nji gjo e ka tamom. Kto kafshet e shtetit te leshit duhen zhduk sa me shpejt. Gjithe ajo amerike, me aleate, natje, e pordhi kali,  vecse bojn cirliding. Obam vanilja thuj. 

...Dhe sikur te mos i bombardoje fare trump pasi te behet president, edhe sikur te mos zgjidhet fare president, ajo qe tha mjafton qe te perdoret si mjet rekrutimi. Prandaj nje politikan flet me "politically correct language". Jo se eshte budalla. Por sepse duhet te jesh shume budalla te mos jesh "politically correct"....

Po mire mo copa e injorantit,deri tani kemi pasur politikane qe kane folur "politikisht korrekt" dhe sulmet jane shtuar dhe nuk jane ndalur.

Cfaj ka Trump-i psh per sulmet ne 1998 ne ambasadat e Kenias dhe Tanzanise?Apo per 7/7 ne Londer, apo ne Madritit etj

Po te marr 2-3 shembuj se ka dhjetra te tille qe kete teori idioten tende e hedhin poshte.

Nje pyetje kisha une, ku jane adminet ta rifreskojne faqen se ka tre dite qe ka ngrire. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).