“Vitin tjetër, në ditën botërore të mjedisit, Tirana do të jetë një qytet ku do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike''

Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan që i bashkohet nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në markete apo supermarkete. Në aktivitetin “Më pak qese plastike, më shumë jetë” organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë në maksimum përdorimin e qeseve plastike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i konsideroi ato si një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet sot qyteti.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit në maksimum të përdorimit të ambalezheve plastike, deri në ndalimin e plotë të tyre. “Vitin tjetër, në ditën botërore të mjedisit, Tirana do të jetë një qytet ku do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike. Do të fillojmë të punojmë gradualisht, që deri në datën 5 korrik, duke futur konceptin e çantave shumëpërdorimshe të pazarit, të reduktojmë në maksimum maninë që kemi për të përdorur qeset plastike. Dëshira për të përdorur kaq shumë qeset plastike është e pakuptimtë, por sigurisht me pak ndërgjegjësim mund të reduktohet”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se qeset plastike janë një nga shkaktarët kryesorë të bllokimeve të pusetave dhe kanalizimeve në qytet, çka rrjedhimisht bëhen shkak edhe për përmbytje nga shirat.

Por, që Tirana të jetë edhe më e pastër, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se duke filluar nga kjo verë nuk do lejohet më ndërhyrja në kazanët e mbetjeve, pasi ky veprim së pari, rrit ndotjen në qytet dhe së dyti, përbën rrezik për përhapjen e sëmundjeve. “Qyteti i Tiranës nuk do të lejojë më ndërhyrje në kazanët e mbeturinave sepse shpërndan infeksione pafund. Kush është realisht i interesuar të mbrojë kauzën e atyre që punojnë dhe jetojnë me riciklimin, nuk duhet ta kundërshtojë bashkinë. Përkundrazi, duhet ta mbështesë bashkinë që këtyre njerëzve t’u japë një punë me sigurime shoqërore, dhe jo të lejojë trajtimin e tyre si skllevër që punojnë për grosistë, të cilët as i paguajnë sa duhet, as i sigurojnë”, nënvizoi Veliaj.
 

39 Komente

Shko mer mblidh qent se po hane dynjone, e leji lejfenlliqet.

PS. Kete lajm e kishin gjithe mediat kendej e andej. Ta dishim s'ikshim ik fare, kishte thone dhe inglizi.smiley

Qente jane bere me vathe te veshi, jane sterilizuar. Nuk jane vrare. Te pakten ata qe me bie mua te shoh andej nga kaloj.

Tema e qenve duhet hapur me vete.

Dje nga ora 2:30 e nates me del gjumi. Kori i qenve te lagjes ne nje lefje te sinkronizuar mire, orkestra me violine te pare, te dyte, dhe me te gjitha pajimet e tjera... ohoho per shtate pale qejfe.

Ky muhabet eshte pernate. For everything else, there's sterilizim.

Metoda tjeter eshte vrasja. Meqe shume njerez do dilnin kunder dhe ashtu, sterilizimi mbetet nje zgjidhje. Edhe pse njerezve eshte veshtire t'ua shpjegosh. Kur ia shpjeguan njerit qe "sterilizim" dmth qe qenve te mos u punoje me sistemi i riprodhimit, ai u ankua  "O lali eri, po neve po na kafshojne qente, nuk po na q***e".

"Vrasja" me perkufizim eshte marrja e jetes njerezore, gjithmone ne kontekstin e qytetit flas, jo ne pyll (te vrasesh nje kafshe te eger ne pyll, e cila s'te ka bere gje dhe kunder ligjeve per gjuetine, eshte vrasje qe c'ke me te).

Kur qeveria zhvillon nje program per reduktimin e deri eliminimin e qenve te rruges, ka disa pjese plani, si psh:

1) grumbullimi i te gjithe qenve te rruges neper qendra te posacme

2) kontrollimi i tyre per semundje dhe trajtimi veterinar sipas mundesise

3) ofrimi i atyre me te mireve per adoptim nga njerezit

4) venia e nje afati kohor per kete proces adoptimi

5) "venia ne gjume" e qenve qe nuk i adoptoi njeri

Ti si mendon se jane pastruar qytetet e gjithe Europes nga qente e rruges, pa "vrare" asnjerin syresh? Ne cilen bote te universit jetojme?

Vetem sepse ti e quan "venie ne gjume" vrasjen nuk do te thote qe nuk ke marre nje jete. Sterilizimi perfshin kontrollin per semundje, me sa kam degjuar. Nuk i merr njeri qente e rrugeve tona per sa kohe qe blen nje qen rrace me 100 mije leke.

Po sigurisht qe "merr nje jete", kush po e mohon kete. Por ta quash "vrasje" kete program per te cilin po flas do te thote ta kriminalizosh ate. Kur ne te vertete kjo "venie ne gjume" eshte detyre e qeverise, ndryshe kush do t'i dali per zot problemit te stermadh qe perbejne sot qente neper ruget e Tiranes e me gjere? Askush s'ka tagrin te merret me kete gje vec qeverise lokale dhe nuk mund te flitet per "vrasje" kur qeveria merr persiper t'i jape nje zgjidhje perfundimtare nje problemi urban.

Gjithsesi ketu jemi ne nivel krejt teorik, e lagu s'e lagu, hair-splitting. Puna eshte se qeveria s'po ben asgje, nuk po na deften asnje plan per t'u marre ne afat te gjate me kete problem, dhe qofte qente qofte qytetaret jane lene ne meshire te njeri-tjetrit apo, ne rastin e qenve, ne meshire te kazanit te plehrave te lagjes.

Duhet teme me vete. Komnti im i fundit per kete pike. Out.

Shoqatat e mbrojtjes se kafsheve nuk jane 5-vjecare qe t'i genjesh me "venie ne gjume". Sterilizimi nuk eshte "asgje". Jam i sigurt qe nuk kane bere sa duhet, por jo "asgje".

Nuk jetoke me ne lagjen me te mire ne bote?

Nisma po me pelqen, veç duhen alternativa, se si do ti hedhin plehrat njerzit ne kazane, ku gjer tani i hidhnin (gabimisht) me qese plastike.  

Pjer , po thote qe pazarin mos e beni me me qese por me canta .

Po luleshtrydhet? smiley

Sa erdhe , fillove te krruhesh ti kshu ? smiley

Luleshtrydhet e dashur, sapo kishin dale ne Shqiperi, prodhim vendi dhe ishin te lira per xhepin tone, 100 leke kupa ose 0,75 cent, ose kilja 2 euro maksimumi. 

Dakord Brado, me çanta ose trajste, por problemi eshte se njerzit, qeset qe marrin nga dyqanet, i perdorin per plehra, nderkoh qe duhet te perdorin "qese" letre, siç i perdorim ne ketu, kur blejme buken. 

Dëshira për të përdorur kaq shumë qeset plastike është e pakuptimtë, por sigurisht me pak ndërgjegjësim mund të reduktohet

Posi jo, deshire e madhe. Edhe ben sikur ka shpikur rroten pale ... zgjidh problemin e plehrave njehere ... pordha madhe ky ... 

je qi je, ndaloi dhe bidonat e ujtit

Heren e pare qe jam kthy ne albanie (ka qene nga mesi i viteve 90) kojshija më pat thene: "e shef sa ka ndryshu shqiperia! Tani edhe plerat ke lezet me i pa, sepse nuk jane më me bishta prasi apo qepesh, por me kanoçe coca cole e qese plastike me stampa t'bukra"

Tekstualizim i "Ta bojm shqiperine si gjithe evropa" ne domenin e plerave i thone kesaj

 

Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan që i bashkohet nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në markete apo supermarkete.

Nisme e mire. Go for it!

kryebashkiaku Veliaj deklaroi se duke filluar nga kjo verë nuk do lejohet më ndërhyrja në kazanët e mbetjeve

Nisme e keqe. Don't do this man, not to those people. Don't!

 

Bashkia kishte qene ne dileme te ndalonte qeset apo breket, se te dyja ndotin ambjentin. Po ishin fukusu ke qeset perkohesisht. Se breket mund t'i perdorni dhe ne vend te qeseve per te majt gjonat qe bleni, kurse e anasjellta ishte ca mo e veshtire. 

Me vjen keq per shitset, me sa kenaqsi ti japin qeset plastike, qofte kur ble dhe gjene me te vogel.

Nuk kena fare ndergjegje ekologjike me thene te drejten. Plehrat ne albanie mund ti shofesh ngado, rrugeve fushave. Lali eri deshiron te na fusi ne evropi, e mire ben.

Te huajve u ben pershtypje se u ngacmon ndjesine e fajit qe vjen nga konsumizmi i tepruar. Ne kete kontekst mo mire plehrat mos te fshihen se sherbejne si refleksion i nendergjegjes.

Me vjen keq per shitset, me sa kenaqsi ti japin qeset plastike, qofte kur ble dhe gjene me te vogel

ka diçka prej tragjikomikeje ekonomia e tregut: a thu se eshte kriju per ti bo gropen vetvetes

smiley

Ato rrjetat e dikurshme te qumshtit kush i ka pas prodhu ? Te lezecme kan qene.

 

Me duket se nuk po e realizon dot pedonalen Erjoni, dhe hidhet tek qeskat plastike! Prit kur te linde ne Shqiperi mafia e qeseve plastike! 

Pedonalja, ka vite qe ka perfunduar KM. 

Eshte thjeshte nje menyre per te bere me shume lek. Ka disa vite qe qeset plastike jane bere me pages ne Irlande . Kur kam ardhur fillimishte mund ti merrje falas ne supermarket dhe te perdorje per cdo produkt nje qesk. Tani i kane bere me lek dhe perfitojne me shume. Asgje nuk ka ndryshuar riperdoren pak me shpesh por asgje me shume prap i shikon me ton ne mbeturina. 

 

Mos u merzit Vlonjati i Irlandes, se keto dite ka nje taks tjeter ne rang Europian ne drejtim te qeseve plastike, nuk do i marresh me 3-4-5-6-7 cent qeset, por me shtrenjte.  Tani, nepermjet obligacioneve te CO2 po stimulohen plastiket organike, qe jane te treteshme ne toke, por avash-avash, se kan ca vite qe po i eksperimentojne nen toke, se sa shpejt/vone shperbehen. 

dashnori i reformes ne drejtesi kshusmiley

Qe i fazë ashu, qe i pelqete me bredh naten me taksixhinjt smiley

 

ishalla s'i qello gjygjtar ai beratsi i Sesilit, ka per te plas romanza, sa Shakespearja ka per ta gris Romeo e Xhulinsmiley

inisiative e mire! Me pak ndotje me shume jete! Sa per qente ka dy lloje: ata te rrugeve dhe ata te biresuar. Nder keta te fundit jane perhapur disa raca shume te egra qe jo vetem trembin njerezit ne rruge, por ne mjaft raste edhe kane sulmuar e shqyer kalimtare apo qener te tjere. Nuk e kuptoj sesi nuk po vene dore bashkija per te mos i lejuar keto lloj racash agresive te livadhisin rrugeve apo edhe brenda ambienteve familjare. Duhen ndaluar me ligj dhe me sansione te forta mbajtja e ketyre qenerve. 

nderkohe, grupi me 3 mije dollaro konto bankare, nuk eshte tregu aspak dorshtrenguar me presidentin duke i rras nji shuk 80 mijshe ne dore per nji foto. #cunTirone

Pergjigjen ta ka dhene shkaba/Lumi.

Shkova sot mjes me kthy shishen e qumshit po ai legeni i minimarketit nuk ma kthehu. Biles ene m'talli se kisha dale per pazar me rrjete. smiley

Pavaresisht patetizmit ne forme dhe permbajtje te Veliajt, kjo nisme eshte pozitive. Amon te boje ene ato koshat e diferencume se kom zone gjysmen e dollapit tu i nda plenat e m'qa zemra kur i hudh me i ven.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).