Tani në Valbonë nuk ka më njeri papunë. Emigracioni është i tejkaluar. Nuk ka njeri me mend që lë shtëpinë, kur nëse e hap shtëpinë dhe pret miq, jeton mirë dhe puna sjell punë.

Rrugës për të shkuar në Valbonë, në një ditë të trishtuar si ajo e Brexit, një avokat më shpjegon se kjo ngjarje është e mirë për Shqipërinë, sepse, sipas tij, tanimë BE nuk do të ketë kohë të na vëzhgojë e bezdisë dhe qetësisht mund të mbjellim hashash e pasurohemi.

Kur arrij në Valbonë, një mrekulli e natyrës, një bukuri unike, me të cilën mund të mburremi e krenohemi, pa drojë se kemi shtuar gjë, drejtohem në hotelin ku kam bërë emision,  6 vjet më parë. Por nuk e gjej më. Në vend të tij, është një kompleks hotelesh, nuk gjej më kapanonin prej druri me pak dhoma, ngjitur Kroit të Valbonës, plot gjinkalla, flutura e ujë të bekuar, por dy hotele të mëdha guri, restorantet mëdha plot piktura bjeshkësh dhe poezi në kornizë.

Vetëm Mirash Lamthi, pronari është po i njëjti. Asnjë kg më tepër, me bluzë pambuku e duart gjithmonë të zëna, sa në kuzhinë, sa në hotel.  Me hashash është marrë,  më pyesin shoqëruesit, të ndikuar nga bisedat e mëngjesit, duke u habitur nga aq shumë ndryshim. Po Mirashi nuk ka nevojë për hashashin.  Thesari i tij, është te kroi. Nga 10 dhoma, tani ka mundësi të prese 300 vetë në natë, me krevatet ku të vë në gjumë uji dhe ajri.

Çfarë ajri! Provo këto dite zhegu të shkosh atje dhe do të më besosh.

Aty afër, është zalli ku piktorët vënë telajot, ku kuajt ndalojnë, si për të përshëndetur artistin, ku piqet helli dhe aroma shpërndahet në gjithë luginën.  Mirashi, Marku, Ibrahimi, nuk flasin për Brexit, as për politikë Tirane, për hashash jo se jo. Flasin për telefonin që nuk po vjen në këtë cope parajsë. Ata shkojnë nën një pemë që i thërrasin PTT dhe aty rrinë e presin mesazhet për rezervim në hotel.

Flasin për rrugën që të çon te trageti dhe është copë e të bën copë, kur vjen me makinë, ndaj të gjithë vijnë nga Gjakova, veç kujt kërkon aventurën, apo të rrëzojë gurët e veshkave. Marku tregon se qyshkur u bë rruga që të sjell në Valbone, erdhi dhe fati e mirëqenia në fshat.

Tani në Valbonë nuk ka më njeri papunë. Emigracioni është i tejkaluar. Nuk ka njeri me mend që lë shtëpinë, kur nëse e hap shtëpinë dhe pret miq, jeton mirë dhe puna sjell punë. Aty çdo shtëpi është një bujtinë, çdo makinë e kalë është për turistët,  çdo i ri është një kamerier, çdo grua një kuzhiniere, çdo burrë, një guide për ecje deri në Theth, që mban 11 km nga Valbona por do 5 orë në këmbë. Na kanë thënë se do të bëhet rruga, tregojnë, atëherë do të bashkohemi e do presim dhe përcjellim gjithë botën.

Ata njerëz të mrekullueshëm që punojnë e nuk qahen kurrë, që bëjnë mjaltin më të mirë të gështenjave, që mbledhin çajin më erëmirë që ke shijuar, të japin kënaqësi pafund kur i takon dhe i sheh sa janë zhvilluar dhe e kupton se u deshën vetëm pak vite, një rrugë dhe siguria se aty s’të bën keq as miza, që të shndërroheshin nga emigrante në tokën të huaj, në zotër të shtëpisë së vet dhe bujtësit e një fundjave nga më fantastiket që të qëllon të provosh.

Ata janë shembulli se nuk ka si shtëpia jote, duhet vetëm ta kuptosh dhe ta kthesh në mundësi. Ata bënë gjithçka mund të bëjë një njeri për shtëpinë e tij, për fshatin e tij, pa pritur shoqatat e turizmit me listat çarçafë të ankesave, që nuk japin kurrë ide, as ofrojnë zgjidhje. Pa pritur as kompanitë celulare, që i kanë mbushur pallatet e Tiranës me antena, po nuk shkojnë dot, as lart në veri,as tutje në jug.

Vetëm duke dëgjuar zërin e ujit, te orëve , të maleve dhe duke besuar te zërat e tokës së të parëve, ju shtruan punës dhe tani  nuk kanë asgjë më pak se në Zvicër, madje kanë më shumë.  Valbona nuk është më fshat. Turizmi e bëri Valbonën qytetërim. Turizmi është mundësia e saj e vetme për zhvillim. Siç është për Shqipërinë. Nuk kemi rruge tjetër. Kush nuk e kupton, nuk e do këtë vend.  Si ai avokati që i gëzohej lirisë për të mbjellë hashash dhe korrur para, por jo dot pasuri. As qytetërim, as krenari, as paqe, si ato që t’i jep vetëm një fundjave Valbone.

15 Komente

Mirash Lamthi, pronari është po i njëjti. Asnjë kg më tepër, me bluzë pambuku e duart gjithmonë të zëna, sa në kuzhinë, sa në hotel.  Me hashash është marrë,  më pyesin shoqëruesit, të ndikuar nga bisedat e mëngjesit, duke u habitur nga aq shumë ndryshim. Po Mirashi nuk ka nevojë për hashashin.  Thesari i tij, është te kroi.

smiley 

Mir e ka autori, por per te shkuar ne Valbone, kushedi sa ore duhen. 

ne valbone shkohet (nga kosova) per 4-5 ore. ndersa rruga nga komani me traget eshte me e gjate por shume here me e bukur.

Falemnderit peshku per postimin, shume artikull i embel per Valbonen, ndonese i shkruar me stil "fluturon, fluturon".

Kush eshte autori? 

Peshku i kuq 

Rudina Xhunga

Aha ok, tani merr kuptim ajo lidhja pa lidhje me Brexit.

Jo "fluturon fluturon", por duhet thene jane te gjitha rrena per turistet qe me perkufizim kane statusin e trangullit te idhet.

Nuk e harroj kurre kur vite me pare ishim nje grup trangujsh te idhet ne malet e Svicres. Peisazh sviceran, mrekullia vete, gjithe grupi i trangujve "Oh sa bukur ketu, ah sa bukur atje! Parajse e vertete!". Anash grupit ishte nje venali qe korrte bar dhe shifte grupin me tallje. Me beri pershtypje cinizmi i tij, dhe i fola nja dy fjale. Me pyeti nga ishim e nga s'ishim, e si perfundim me tha kryesoren qe ka lidhje me temen:

- Ketu ju duket parajse, dhe vertet nga pamja e jashtme eshte, por po te jetosh ketu e shef qe eshte nje ferr si çdo vend tjeter.

Ka nje roman Shtejnbek, tani ja kam harruar titullin, qe hapet me nje autobuz i cili ndalet per te bere nje gome ne nje rrepire malore. Zbresin pasagjeret qytetare per te shkryth kockat, dhe shohin poshte nje fshat ne nje pejsazh kartoline. Filluan psheretimat: "Shif sa bukur, ky qeka Kopshti i Edenit, ketu qeka per te jetu, beji naften qytetit, etj etj".

Shoferi maroi pune me gomen, pasagjeret hypen gjithe peng zvarre zvarre ne autobuz, dhe me kaq mbaron kapitulli i pare, gjithsekushi n'pun t'vet. Te gjithe kapitujt e tjere te librit pershkruajne jete te ndryshme tragjike katunaresh nga katundi ne fjale.

 

Jeta ne fshat eshte goxha e rende, nuk diskutohet. Por zhvillimi i turizmit po i jep nje tjeter permase vende-vende (dmth Valbone e Theth, se fshatra pa fund te veriut eshte merre me long puna...). 

Sinqerisht, te kishte investim ne infrastrukture do merrte zhvillim gjithe veriu pasi natyra e bukur nuk eshte vetem ne Valbone, por kudo ku te gjezdisesh neper male andej. Turizmi na duhet, pa ate s'ka pike perspektive per ata banore, me duket se te kjo don te dali edhe ky hartimi me lart. 

Shtejnbek dhe un dum me dale ne nje vend tjeter, por s'prish pune, vari hejbet, dihet ajo pune, njeri gozhdes se Edenit e tjetri patkoit te Valbones.

 

E kuptoj sh mire ku do te dalesh ti, por dhe Shtajnbeku. Shif nje tregim te tij, Krizantemat, kur te te bije rasti.

..ta them mendimin tim , del ku te del ( kjo pune ) !!

Une isha mesuar ta njoh natyren shqiptare nga Naimi i madhe, te gjithen Bageti e bujqesi , e thene te verteten ( i kerkoj ndjese autorit ) kur isha vjet ne Valbone ( kuptohet hera e pare ) ndjesi me te pashpjeguar ende nuk kam perjetuar ! Thjeshte me vinte te qaj, vrazhdesi e pafund ,gure , mjerim, ..bote e harruar.. prapa diellit .

Dhe ato dy kompkelset qe kaq bukur i pikturon autori i keti shkrimi, aq  pa sharme kishin guret e ndertuar e aq te varfera dukeshin sa qe dhe ai djath delesh dhe ajo domate shkrepash e ajo buke saqe me mbet ne fyt e  me vehte thash .. ju jap te drejte deri me sot per gjithecka cka kane bere shqipet e mija neper bote , me te vjedhur e me te vrare , me te mbjellur e me te korrur .

Te jetosh ne ato vise eshte me shume se mbijetese !

p.s.

pa cka qe per hire te shoqeruesit qe me tregonte vendin dhe ate po , po ,po mrekullia vete qenka ketej , kur e nxerrja nga fyti dilte akord i mekur ..

Per dembelt jeta eshte gjthmone e veshtire por banoret e atyre zonave jane shume puntore,dhe me pak ndihmen e shtetit, me investime ne rruge, jeta e tyre bohet me e lehte, por kur shteti nuk ndihmon me rruget, dhe infrastrukturen qe eshte detyre e tij, jeta sigurisht behet me e veshtire, per publikun jo ne TROPOJE, por edhe ne Lushnje!

 

 

Rudina Xhunga right? Artikull, tani qe ka fillu zhegu... per hotelet e Mirash Lamthit. Sikur Rudina te shkote per ski ne Dimer, me siguri do e kishim edhe nji artikull tjeter per rruget qe i blloko bora.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).