I njohur si Bud Spencer, aktori italian i lindur me emrin Carlo Perdersoli vdiq në moshën 86 vjeçare. Bashkë me mikun e tij të ekranit Terence Hill, luajtën rolet protagonistë në një seri filmash "spagheti western" të xhiruar në vitet 60-70 që ishin një burim i madh argëtimi edhe për shumë shqiptarë në vitet 80-90. Filma si "Më mirë një mik sesa një thesar", "Ende quhem trini", "Këmbëmadhi", e shumë të tjerë ishin tepër të pëlqyer në kohën e tyre. Bud Spencer ishte me origjinë nga Napoli dhe përveç filmave ishte marrë me not në nivel profesional në rininë e tij. Aktori vdiq në Romë.

14 Komente

Hengert fasule ne parajse tani.

na ka dhene shume  kenaqesi  kur ishim te vegjel.. u prehte ne paqe !

Rip

Artist i madh . 

Noooo!Kamemadh i thirnim. Qe heroi yne.

RIP

Iku nje pjese e femijerise, shokeni.

Qe nga emri, Bud Spencer: ose boksiçekan kokes, ose dacka dyshe surratit. Bandite, hajdute, kriminela,arrogante, kaçurrelsa, veshpalare, te gjithe mullar, qe fluturonin si pupla.

Dio perdona, io no. Rip.

Per mua filmi me i larte ka qene: Continuavano a chiamarlo Trinita.

Pushofsh ne paqe.

Ishin ''çifti'' më simpatik, së bashku me Terence Hill na kanë argëtuar pa masë në vitet e fëmijërisë..U prehtë në paqe!

smiley

Pritej prej kohesh, ngaqe Bad Spenseri ka qene semure dhe i shtruar edhe ne spital, sipas lajmeve te para shume javeve. S.d.q. ka per te mbetur i paharruar. 

Nje artist filmash i madh vdiq po keto dite, Götz George) rreth 70 e ca vjec, gjerman, artist klas, por thuajse i panjohur ne bote, nga shkaku se ka luajtur me se shumti ne filma gjermane. https://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&...

 

Nuk e njohim kete Guzzin.., Mos ka luajtur gje te filmi Korracata Potjomkin?

ciao gigante buono

me mir nje mik se nje thesar, ka qen filmi me argetues dikur. Bud spencer ka qene dhe ne filmin polici kembemadh me pare kshu qe me te mdhenjte e njifnin si polic kembemadhi. my name is nobody esht filmi me i madh spagheti wester. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).